HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Lidhja e Prizrenit"
537 Glenmore Ave
Broklyn, NY, 11207
U.S.A.

M E M O R A N D U M

-- nga Ismet Berisha, New York

Kombeve tė Bashkuara me Seli nė New York City-Amerikė!
(Sekretarit tė Pėrgjithshėm Mr. U. THANT drejtues
i Asamblesė sė OKB-sė dhe delegatėve tė shteteve)

Kopertina e librit Lidhja e Prizrenit 1962-2002 Organizata mė e madhe shqiptare kosovare nė mėrgim, e dalur nė dritė pėr herė tė tretė nė botėn e lirė, mė 28 nėntor 1962, e cila pėr njė kohė tė shkurtėr pėrfshiu tė gjithė rruzullin tokėsor, ku dėshirojnė 9 grupet e formuara, si nė Amerikė, Kanada, Belgjikė, Francė, Gjermani, Australi. Turqi e vendet tė tjera, e sheh tė arsyeshme dhe tepėr tė nevojshme tė paraqitet me kėtė memorandum pranė Kombeve tė Bashkuara pėr tė drejtat e popullit tė shumėvujtur tė Kosovės me njė popullsi mė se 2.000.000 banorė, i cili pa asnjė tė drejtė shkelet nga ana e ēizmes sė sllavizmit internacional, sot Jugosllavia komuniste.
Me kėtė rast i bėjmė tė njohur tė gjithė opinionit botėror, se ka ardhur koha qė Kombet e Bashkuara (UNO) tė hapin njė fletė tė re nė historinė e nacioneve (kombeve) dhe t’a nxjerrin pėrpara problemin delikat tė shqiptarėve kosovar pėr zgjidhje, nė mėnyrė qė t’i jepet e drejta e vetėvendosjes e lirisė dhe pavarėsisė sė plotė, sikurse tė gjithė popujt e kėtij planeti.
Jemi thellėsisht tė bindur se dhe vendi ynė do tė gjejė njė zgjidhje paqėsore, tė pėrshtatshme ndėrkombėtare, si tė tjerėt. Pėr me tepėr shohim se ditė pėr ditė popujt gjysėm tė egėr tė Azisė dhe Afrikės fitojnė tė drejtat e tyre, pėr tė jetuar tė liriė dhe tė pavarur, ndėrsa populli kosovar keqtrajtohet e shfrytėzohet nė kulm edhe nė mbarim tė shekullit XX, pa marrė parasysh se ėshtė njė ndėr popujt mė tė lashtė tė gadishullit Ballkanik dhe i mbarė botės. Vendi ynė ka njė histori aq tė pasur dhe tė ndėrlikuar, qė nuk mund tė krahasohet me asnjė komb tjetėr.
Ka ardhur koha qė populli kosovarė me ndėrmjetėsinė e kėsaj Organizate ndėrkombėtare humanitare, t’i jepen tė drejtat e para tė njeriut, d.m.th. tė ndalohet shteti barbar jugosllav nga nasakrimet e vazhdueshme, pse nė realitet shteti nė fjalė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė shpikje e imagjinuar, nė brendinė e tė cilit pėrmblidhet njė varg kombesh qė shtypen aq mizorisht nga sllavėt vdekjeprurės tė komunizmit internacional.
I gjithė populli kosovar, si ai nė mėrgim dhe sidomos ata nė Atdhe, kanė shpresa tė pashterrura nė fuqine e fjalės vendimtare tė UNO-s, e cila pėrpiqet me kėmbėngulje pėr sigurimin e tė drejtave tė njerėzimit dhe ėshtė pishtarja e parė e ruajtjes sė paqes nė botė sot mė shumė se kurrė. Pėr kėtė gjė ne kosovarėt tė mbledhur masivisht nė Lidhjen III tė Prizrenit, kėrkojmė ndėrhyrjen urgjente tė autoriteteve tuaja, para se tė jetė tepėr vonė. Mendojmė, se Organizata autoritative duhet tė marrė njė qėndrim tė prerė ndaj Jugosllavisė, nė mėnyrė qė tė stabilizohet ky rajon dhe tė vendoset paqja nė Ballkan.
Duhet t’a dini se Jugosllavia gjithnjė ka qenė vatra mė e rrezikshme e pėrleshjeve me karakter tė gjėrė tė luftės botėrore.

Kosova kėrkon Pavarėsinė e saj
Lidhja e Prizrenit, ėshtė Organizata mė e vjetėr shqiptare nė pėrgjithsi, zėri dhe famėn e tė cilit ia ka dėgjuar mbarė bota perėndimore, tallazet e sė cilės vazhdimisht janė pėrplasė ndėr dyert e mbledhjeve tė mėdha ndėrkombėtare (Berlin e Londėr) etj., si ajo e 1878, kurse kjo e ditėve tona 1962 pėrpiqet me tė gjithė fuqitė e saj t’i garantojė popullit tė drejtėn e mohuar ndėr shekuj me radhė. Pėr kėtė gjė jesmi shumė optimistė nė pavarėsinė tonė, e cila nė saj tė bijve tė denjė tė Kosovės, do tė fitohet patjetėr me gjak ose paqesisht. Populli i Kosovės, nuk mund tė durojmė mė shtypjen e sllavizmit, pse ato janė dhe po i kalojnė tė gjithė fuqitė pėrballuese dhe fuqia mendore njerėzore nuk ėshtė nė gjendje tė pėrshkruajė sjelljet shtazarake tė serbomėdhenjve. Nuk e shohim tė nevojshme tė futemi nė dhėnjen e detajeve tė diktaturės rė rėndė komuniste, e cila shtyp miliona popuj anė e mbanė botės. Pėr veprime tė tilla janė tė njohur dhe kombet mė tė prapambetur kudo qė gjenden, por ne duam t’ju vėmė nė dijeni duke protestu se pėrveē masakrave tė vazhdueshme nė tė kaluarėn, kohėt e fundit veprimet e tyre janė bėrė tė padurueshme. Pėr veprimet e Jugosllavėve ėshtė njohur e gjithė bota dhe pėr tė vėrtetuar kėtė gjė kemi lajmet e radio Londrės mė 14 korrik 1964 dhe artikullin e gazetės sė Stambollit nė Turqi me titull: "Cummuriyet", mė 15 korrik 1964, e cila tekstualisht shkruan: "Njė Jugosllavi shqiptarėt arrestohen. Londėr, 14 korrik 1964 (Radio). Sipas lajmeve tė marrė nga shqiptarėt qė jetojnė nė botėn e lirė, shqiptarėt qė jetojnė nė Jugosllavi kanė filluar tė lėvizin. Sipas kėtyre lajmeve, nė muajin prill, nė Kosovė e Metohi, e sidomos nė Prishtinė, Pejė e Mitrovicė, janė ngritur flamujtė e Shqipėrisė, nėpėr ndėrtesa dhe insititucione tė mėdha tė ndryshme dhe janė ngritur afishe (pllakata) tė dukshme nėpėr mure me shkronja tė mėdha. Kėto afishe kishin tė shkruar: "Kėto vende janė tonat!", "Hiqni dorė nga kėto vende!", "Kėto vende si nė pikėpamje historike, si nė kuptim tė sotshėm janė shqiptarė", etj. Pėr kėto arsye, organet e sigurimit jugosllav kanė bėrė arrestime, arsyetime tė rrufeshme nė shumicė. Synimi i arrestimeve janė profesorėt e Universitetit tė Prishtinės. nxėnėsi, mėsuesit, njė pjesė e nėpunėsve tė radio-stacionit tė vendit dhe njė pjesė e nėpunėsave tė fletores shqipe "RILINDJA". Pėrve kėtyre veanėrisht nė Pejė, Llap e Mitrovicė. Nė Gilan janė bėrė arrestime nė masė tė gjėrė. Nė mes tė arrestuarve janė: Adem Demaēi (shkrimtar), Prof. Mustafa Venhari dhe Ali Hoxha nga Mitrovica. Ndjekjet e kontrollimet janė nė vazhdim nė tė gjithė krahinėn e Kosovės. Ky operacion i arrestimeveende nuk ka marrė fund. Deri tashti numri i arrestuarve mendohet se ka kaluar 2.000 vetė. Tė burgosurit internohen grupe-grupe dhe me mjete tė ndryshme transportimi, dėrgohen brenda nė Serbi".
Populli i Kosovės po dėshmon botėrisht, se kėrkon me ēdo kusht shkėputje nga shteti jugosllav, tė cilėn atė e shftytėzon si njė koloni tė majme. Ėshtė koha pėr thirrjen e njohur "o sot o kurrė", qė shtetet antare tė Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara me nė krye Sekretarin e Pėrgjithshėm U THANT ta ofrojė pėrpara pėr zgjidhje dėshirėn dhe tė drejtėn e legjitime tė popullit kosovar, qė Kosova tė jetė e lirė dhe e pavarur.
Padrejtėsia mė e madhe bpotėrore qė i ėshtė bėrė atij populli. mos tė mbesė nė heshtje dhe indiferentizmin e burrave shtetėrorė ndėrkombėtar tė kohės sė atomit. Nė asnjė mėnyrė mos lejoni qė tė derdhet gjak, pėr tokat tona qė tė parėt tanė Ilirėt na kanė lėnė amanet brez pas brezi, tė cilėt sllavėt jugor, me ndihmen e nanės sė tyre arushė Rusinė, mundohet pa asnjė tė drejtė me i fut ne dorėn e saj, duke kėrcėnuar botėn perėndimore herė pas here.
Jugosllavia artificiale e kriminelit Tito e ka shėmtuar kėtė krijesė (krahinė) aq shumė sa ėshtė bėrė t’i dhimbset gurit e drurit dhe njerėzimit. Prej njė vendi qė prodhonte aq shumė saqė vetė serbėt e kanė quajtur Kalifornia e Jugut, tashmė e kanė shndėrruar nė njė shkretėtirė, saqė komunistėt dhe pushtuesit serbė e kanė kthyer nė njė burg tė madh ku zia e mjerimi ėshtė katastrofik. Shqiptarėt e Kosovė pėrjetojnė momente mė kritike nė historinė moderne, tė cilėt nė do lėmi shkelėn pa asnjė tė drejtė njerėzore. Serbėt bėjnė njė presion shumė tė madh, saqė kanė detyruar dhe detyrojnė akoma atė popull tė shpėngulet me shumicė, sė pari, duke iturqizuar me detyrim, e pastaj duke ia hapur derėn e madhe pėr nė Anadoll tė Turqisė, ku sot si dėshmitare kanė mbetur kolonitė e mėdha ksovarėsh shqiptarė, qė nė numėr i kalojnė 1 milion banorė. Kjo sjellje jo humanitare ėshtė karakteristikė e dallueshme e sllavizmit internacional pa marrė parasysh ngjyrat dhe format e saj tė paraqitjes gjatė etapave tė historike, nuk ka pėrfunduar me kaq, por krimet, burgimet, pėrsekutimet, internimet nė masė tė gjėrė, pushkatimet, varjet, mos dhėnia e tė drejtave tė barabarta qė janė garantuar me statusin elastik tė qeverisė sė Jugosllavisė, etj., pėr ēdo kombėsi, shqiptarėt janė njė pėrjashtim i veēantė d.m.th. trajtohen sikur tė ishin zezakė e shekujve tė kaluar. Ata shpesh kthehen nė hamej duke punuar punė tė rėnda me orė tė stėrgjatura, si nė Beograd, Zagreb, Sarajevė, Ljubjanė, Maribor, Novi Sad, gjatė bregdetit Adriatik dhe qendrave industriale, etj.
Gjatė kohės sė pėrfundimit tė Luftės II Botėrore, serbomėdhenjtė pushkatuan 60.000 banorė tė kėsaj krahine shqiptare. Ata qė u pushkatuan u hodhėn si kufoma nė ujėrat e detit Adriatik (nė limanin e Kosovės, bregdetin e Tivarit). Serboshovinistėt pėr ta sunduar mė lehtė popullin martir tė Kosovės e kanė ndarė dhe falė republikave tė tjera tė shtetit jugosllav, duke pėrdorur politikėn e vjetėr pėrēa dhe sundo. Kėshtu Rrafshin e Dukagjinit e shfrytėzonte Serbia, pjesėn jug-lindore Maqedonia e Stalinit, dhe atė veri-perendimore republika e favorizuear e Malit tė Zi, qė nė pikėpamjen e banorėve, sipėrfaqen tokėsore, industriale, blegtorale, etj., ėshtė mė e prapambetur dhe disa herė mė e vogėl se Kosova.
Vendi ynė prej kohėsh njihet nga bota. Pikėrisht atėherė kur njeriu ka filluar tė shkruaj dhe lexojė, ka qenė banuar prej shqiptarėve dhe kėtė gjė e ka vėrtetuar mė sė miri shkenca e arkeologjisė. Po ashtu dhe nė ditėt tona ky shtet ėshtė i banuar nė masėn 90% nga shqiptarėt me pakica etnike serbe-malazeze, etj...
Me vendim tė Sekretarit Qendror z.Ismet Ukė Berisha, si delegat i Kosovės sė robėruar pranė UNO-s emėrohet z.Mithat Vranica, ku pėr tė gjithė shpenzimet, organizata e jonė ėshtė nė gjendje tė paguaj gjithnjė dhe kėtė pėrjashtim nė histori Kosova e meriton, sepse vendi i saj nė shekuj ėshtė larė me jetėn e gjakun e bijve tė saj. Xhelati i kombeve Tito nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė Eichmen nr.2 nė Ballkan, po shfaros me tė madhe kombin shqiptar nė Kosovė, pėr krimet e fshehura dhe tė hapura ėshtė i dalluar me gisht, prandaj sot po i kalon tė gjitha kufijtė e rezistencės duke ndjekur kosovarin kėmba kėmbės pėr ta torturuar sikurse ēifutėt nga gjemanėt nazistė. Robėria nėn sllavokomunizmin i mbushi 20 vjet, prandaj ėshtė e tepėrt tė mbahet mbi shpatulla tė lodhura ky kolonizim nė kohėn e atomit. Pėr kėtė Lidhja e jonė parasheh, se nėse problemi nuk vlerėsohet si duhet ai do tė keqsohet, dhe shtypja do tė ēojė pėr pasojė nė revolta zemėrimi tė tjera.
Nganjėherė i bėjmė pyetjen vetes sonė, se a ėshtė fajtor ky popull pse ėshtė musliman, duke parė njė shtet si Qipro, qė ėshtė gjysmė milion banorė ēdo ditė tėrheq vėmendjen e tėrė botės dhe OKB-sė, tė cilat para disa kohe ndėrhynė me fuqitė e veta policore pėr ruajtjen e tė drejtės tė njeriut dhe paqes nė Detin Mesdhe, kurse pėr muslimanėt e Kosovės nuk ka asgjė tė re. Bile edhe shtypi i pėrbotshėm e mbron Jugosllavinė ortodokse dhe problemin e Kosovės e lėnė nė mėshirėn e fatit. Kujtojmė se njerėzimi nė kėtė botė lind i njėllojtė, prej mishi, gjaku dhe eshnave, kurse fetė nuk janė gjė tjetėr vetėm rrugėt e ndryshme pėr tė besuar Perėndinė, ose po t’a krahasojmė trupin e njeriut, i cili pėr nevojat e jetesės tė tij nė sipėrfaqen e tokės ushqehet me atė ushqim qė ėshtė i pėrshtatshėm pėr organizimin dhe shijen e tij vetjake. Kėshtu ėshtė zgjedhur besimi ndėr njerėz, por mbi tė gjitha ėshtė e rėndėsishme se populli i Kosovės beson nė tė drejtat dhe sovranitetin e tij, si shtet i pavarur nė tė ardhmen. Do tė ishte njė mėkat i rėndė i shek.XX, nė qoftėse shkojmė nė rrugėn e qindra vjetėve mė pėrpara, d.m.th. lufta e popujve nė pikėpamje dalluese, sikurse nė kohėn e luftės sė kryqėzatave.
I shohim tė nevojshme pėrshkrimin e masakrave dhe torturave tė vitit 1956, me pretekstin e "mbledhjes sė armėve nė Kosovė", dhe nė asnjė vend tjetėr nė Jugosllavi. Populli shqiptar kosovar u shtru pėrtokė nga pendreku (kamxhiku) serb, u vra dhe u burgos, ku shumica e tyre ende nė ditėt tona lėngojnė, tė sėmurė nė shtėpitė e tyre, pa qenė nė gjendje ekonomike me pėrballu shpėnzimet pėr mjekimet e nevojshme nė spitale. Armėt e kėrkuara, pushkėt, revolet, automatikėt apo diēka tjetėr qė thonė serbėt, nė shumicėn e rasteve kosovari nuk i ka. Por ata thonė, se gjoja ato nuk duan t’i dorėzojnė dhe ky "pretekst" absurd i nxit ata tė ndėrmarrin masa ekstreme dhune e vrasje tė drejtpėrdrejtė. Popullit u jepet shkresa (leja e sigurimit) pėr tė blerė armen nė mėnyrė qė tė shpenzojnė 50.000 dinarė. Kjo masė e serbėve ishte njė formė e e re plaēkitjeje, duke varfėruar edhe mė shumė fshatarėt e shkretė tė lodhur shumė ekonomikisht dhe financiarisht. UDB-ja famėkeqe arreston shqiptarėt pa kurrėfarė tė drejte, atė e denon me gjyq tė mbyllur nė 60% tė rasteve, gjė qė pregatit vėllaun me folė kundra vėllaut tė vet, pėr ta denuar gjoja me fakte pėr tė mbjellė armiqėsi tė reja nė mes tė kosovarėve.
Presioni komunist serbo-malazez i 20 viteve tė funit, masat e reja tė shkombėtarizimit tė Kosovės tnike, gjeti kundėrshtimin e hapur tė vetė popullit kosovar, i cili masivisht shpalosi flamujtė kuq e zi dhe nė plakkatat e tyre shkruahej se "Kosova ėshtė toka jonė", dhe do tė mbesė gjithnjė shqiptare. Pėr kėtė guxim tė mrekullushėm janė arrestuar 5000 vetė, nėn okelion si armiqtė e sllavizmit.
E gjithė Kosova ėshtė mbuluar me rroba tė zeza, dhe asnjė turist i huaj nuk guxon tė hujė nė brėndėsi tė kėsaj kasaphane tė pafund. Komunizmi gjakatar nuk la asnjė masė pa pėrdorur kundra popullit tė pafajshėm, ata nuk kanė turp, respekt, dhimbje pėr masėn e pa mbrojtur tė popullsisė. Ata vetėm njė gjė kanė shumė frikė, ndėrhyrjen e jashtme tė ndonjė shtetit, si p.sh Nikita Hrushovi ndaj vendimit shumė tė lartė tė Mr. John F. Kennedy, nė lidhje me situatėn nė Kubė nė vitin qė shkoi. E kjo lėvizje antikomuniste e shqiptarėve tė Kosovės nuk ėshtė njė gjė e rastit, sepse kėto shembuj janė pėrsėritur gjatė gjithė jetėn sė kėtij populli si para luftra botėrore kundėr invazioneve sllave, qė kanė sulmuar e sulmojnė tokat Ilire. Ata mundohen me do mėnyrė tė shfarosin racen shqiptare nė ato krahina me qėllim qė tė dominojnė nė mėnyrė absolute nė pikat strategjike tė Ballkanit dhe nė ngushticėn e detit Adriatik.
Sot Jugosllavia komuniste ndjek tė njėjtin plan likuidues ndaj shqiptarėve nė Kosovėn etnike, ashtu si dikur Bullgaria e aq mė tepėr Greqia nė pjesėn Jugore tė tokave arbnore (Ēamėria). Pėr tokat shqiptare nė Ēameri, ishte nė dijeni e gjithė bota, se ėshtė tokė e mirėfilltė shqiptare, por shkombėtarizimi i saj vazhdon edhe sot, ku nuk kanė munguar tė shkruajnė gazetat italiane, turke, etj. Kleri ortodoks grek nė vend qė me ushtrue detyrėn fetare fetare, shfrytėzon misionet e veta me synim tė caktuar me njė propagandė tė pasur antishqiptare nė Ēamėri dhe nė shtetet pėrēark, sidomos me shqiptarėt ortodoks qė gjenden nė Turqi. E gjithė pėrpjekja pėr regjistrimin e shqiptarėve me nenshtetėsi greke deshtoi nė saj tė vetė ēamėve qė janė me tė vėrtetė patriotė, duke deklaruar, se "mė parė marrim shtetėsinė turke se greke"...
Lidhja III e Prizrenit, kėrkon ndėrhyrjen urgjente tė OKB-sė pėrsa i takon tė burgosurve, qė ata tė kthehen nė Atdhe dhe gjatė proceseve gjyqėsore ndaj kosovarėve tė jetė i pranishėm njė komision special qė t’a studioj ēėshtjen nė vend. Ndoshta ky memorandum nuk do t’i gjej tė papėrgatitur qarqet e OKB-sė, por Ju themi kėtė se sė shpejti ka me ardhė koha qė vetė ky popull ta shqyrtojė kėtė ngatėrresė, tė padrejtė dhe tė madhe qė u ka bėrė e kaluara e kombit shqiptar, tė cilin Fuqitė e Mėdha asokohe nuk ishin tė zoja ta kundėshtojnė dėshirėn dhe epshet ruse, copėtimin e trupit shqiptar, duke lėnė mėse gjysmėn e trojeve tė Shqipėrisė mė 1913, nė krah tė Serbisė, Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Greqisė...
Nga ana e tjetėr shqiptarėt e mėrguar nė tė gjithė anėt e botės e sidomos kolonitė e mėdha kosovare nė Turqi, kohėt e fundit i janė drejtuar Qendres sė Lidhjes III tė Prizrenit, si nė letra, peticione, memorandume e telegrame, pėr ndėrhyrjen e shpejtė tė OKB-sė, tė ndalohen masakrat dhe kėrcenimet e pandėprera tė Jugosllavisė kundra vėllezėrve tė tyre qė ndodhen nė Kosovė...
Por gjaku i derdhur pa kursim i kosovarėve pėr mbrojtjen e trojeve tė tė parėve, gjaku i djemve heroikė tė batalionit "Hasan Prishtina", gjaku i trimave nė zė tė Drenices kreshnike dhe i atyne fatosave qė vazhduan luftėn deri mė 1946, ishin trathtuar nga komunistėt e Shqipėrisė, e cila nėn komandėn e Shefqet Peēit dėrgoi mė shumė se njė divizion partizan pėr tė shtypė qėndresėn kosovare me armė dhe gėnjeshtra, dhe kur ia doli nė krye me gėnjye komandantin Fuat Dibrėn me oficerat e tij dhe parin e Drenices qė tė lėshojnė armėt "meqenėse Kosova i mbetet gjithnjė Shqipnisė nanė (!)", e vulosi trathitnė me aktin tragjik tė pushkatimeve nė masė tė shqiptarėve. Mbi 100 oficera ishin pushkatuar nė Prizren nga komunistėt e quajtur shqiptarė. E gjithė paria e Drenices, Bajraktari i Junikut e shumė tė tjerė, tė gjithė antarėt e Komitetit tė Lidhjes II tė Prizrenit, tė Qendrorit e tė krahinave tė tjera tė Kosovės etnike.
Nė mbarim tė memorandumit drejtuar Asamblesė sė OKB-sė me nė krye Sekretarin e Pėrgjithshėm dhe tė gjithė antarėve tė OKB-sė nder shtetet e tyre, Ju dėshirojmė suksese tė dukshme nė pėrpjekjet e pandėrprera pėr zgjidhjen e problemeve tė nderlikuara pėr tė evituar ēdo ngatėrresė tė rastit kudo nė botė.
Lidhja III e Prizrenit me qendėr nė New York City dhe tė gjithė grupet qė ekzistojnė nė pesė kontinentet e botės, janė nė pritje qė OKB-sė qė tė tregojė interesim dhe tė vėrė nė rendin e ditės ēėshtjen delikate tė Kosovės, e cila po shkelet nga sllavėt pushtues pa asnjė mėshirė. T’i jepet e drejta atij populli tė jetojė i lirė e i pavarur si tė gjithė kombet e tjera.
Shpresojmė qė Organizatė botėrore nuk do tė lerė Kosovėn tė shndėrrohet nė njė vend si Kongo, Korea, Algjeria, Vietnami, Qipro, por t’i jepet Pavarėsia si shtet i pavarur.

28 shtator 1964
New York City


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara