HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LIGJĖRIMI FUNKSIONAL POETIK

-- nga Ilir Seci, Shtator 2003

Ilir Seci Pėrkitazi me krijimtarinė e Sadri Ahmetit, vėshtrim mbi poezinė dhe prozėn e tij. Ndryshimet qė pėrfshinė Shqipėrinė pas viteve '90 sollėn para shqipėtareve njė botė tė tėrė kulturore, e cila ishte mbuluar nėn akullin e diktaturės dhe ishte fare e panjohur pėr kulturėn shqipe. Nė kėtė kulturė pėrfshihen qindra artiste e krijues tė tė gjithė fushave, tė cilėt u tretėn burgjeve e internimeve duke mbajtur tė gjallė artin nė atė formė siē e thekson me tė drejtė studiuesi I. Fohti: "Arti ėshtė i vetmi azil i shpirtit, ku subjekti njerėzor e ruan identitetin e tij historik!"

Sadri Ahmeti Kjo pjesė e vyer e kulturės sonė ėshtė tashmė trashigimi kombėtare pse ėshtė shembull shpresėdhėnės se humanizmi mbahet gjallė edhe nė kohėt mė tė errėta tė burgosjes sė fjalės, pavarėsisht prej ēmimit qė duhet paguar. Prandaj edhe studimi dhe vėnia nė vendin qė i takon kėsaj pjese tė trashgimisė sonė kulturore ėshtė njė nga detyrimet qė shoqėria e sotme duhet tė pėrmbushe. Njohja dhe studimi i kėsaj trashgimie ėshtė njėherit edhe shpėrblim ndaj sakrificės sė gjithė atyre njerėzve, qė vuajtėn vite me radhė pse nga shpresa e tyre u mbajt gjallė edhe shpresa e shqiptarėve si komb. Nga kjo letėrsi njė prej poetėve qė meriton studim e njohje ėshtė edhe Sadri Ahmeti, i cili pas viteve '90, botoi disa libra tė cilėt tregojnė se ndalimi i kėtij poeti ishte dėm ndaj poezisė shqipe mė shumė se dėm ndaj poetit! Poezia shqipe ka merituar kaherė ta njohė kėtė poet, pėrmasėn e vargut, thellėsinė e ndjenjės, shpirtin e madh e humorin e rrallė. Sadri Ahmeti lindi nė Vuthaj tė Plavės - Mali i Zi me 1939, njė fshat nga i cili kanė dalė shumė krijues e artistė me emėr nė kulturėn shqiptare.

Pas shkollimit tė mesėm emigron nė Shqipėri nė vitin 1957 ku edhe nis kalvari i tij jetėsor. Ishte e vėshtirė pėr njė artist si Sadri Ahmeti tė mbetej i lirė, mik u ngushtė i Bilal Xhaferrit, Sadriu njihej nėpėr rrethet kulturore tė Tiranės per guximin e tij nė fjalė. Nuk vonon e arrestohet kur ishte student nė Akademinė e Arteve, dėnohet me burg e pastaj me internim qė nga minierat e Spacit nė kantieret e Elbasanit. Pas viteve '90 pėrfundon studimet e lėna pėrgjysmė ne Akademinė e Arteve, qė ia pat ndėrprerė burgu, njė ėndėrr e mbetur pėrgjysmė, pasi ky poet ėshtė edhe njė piktor i njohur e njė nga akuarelistėt mė tė mirė shqiptarė. Pas viteve '90 boton kėto libra: "Njė e qeshur harbon nėpėr errėsirė", "Dielli pėr nė Ballkan nuk kalon nėpėr Goli Otok", "Masakra e Tivarit", "Aisbergu i preludit tė katastrofės","Vallja e katrahurave"."Kalėroj rreth botės mbi re'."Tek lahem nė dritėn e Hėnės","Loz era me gjethet e vjeshtės sime", "A do mund tė takohemi nesėr?" si dhe librin me prozė, "33 vjet nė mitrėn e ferrit tė fjalės".

Kur e lexojmė nė tėrėsi poezinė e poetit Sadri Ahmeti, lirisht mund tė themi se teksti i tij realizohet pėrmes ligjėrimit, vėrtet tė folurit mjaft funksional poetik. Pėr nga funksioni, tė folurit e tillė pėrbėn rrėfimin poetik, qė paraqet qenėsinė e kėsaj poezie. Struktura e rrėfimit poetik, nė planin teorik dhe nė atė real, ėshtė njė hapėsirė e lirė brenda sė cilės realizohet bota dhe botėkuptimi poetik i krijuesit, kurse nė planin e zhvillimit ėshtė infinitive, e pakufishme dhe e pambarim. Themi se ėshtė infinitive, sepse del e ndėrtuar nga elementet vargėsore sintaksore tė gjuhės poetike, qė tė lė bindjen e njė thėnieje tė pambaruar kurrė, me ē'rast fitojmė pėrshtypjen e pėrjetėsisė sė ligjėrimit: "Ti qė ke sy dhe sheh me verbėrinė e tė tjerėve/je mė i verbėri/I verbėri i lindur sheh mė larg nė hapesirėn/ai shpon terrinėn e ngjeshur/me sythat e shpirtit tė pandikuar/tė prekjes/drita e tij nuk ėshtė as e zezė dhe as e bardhė/me sytė e zemrės ai bredh nėpėr poezinė anonime/tė natyrės sė pangjyrė".

Prandaj, mė shkoqur dhe mė veēantė, imponohet mendimi se gjėrat dhe ne ekzistojmė pėrderisa flitet pėr to, pėr ne. Po ashtu do tė bindemi se tė folurit, rrėfimi poetik nuk mjafton kurrė. Duhet tė na flasė dikush, sepse ne nxjerrim njohje tė reja nga tė folurit dhe, mu pėrmes kėtij akti depėrtojmė nė qenėsinė, nė thelbin e gjėrave dhe tė dukurive tė ndryshme. Pėrderisa tė folurit poetik ėshtė njė akt, tė themi, i posaēėm i krijuesit tė poezisė, poetit, rrėfimi poetik ėshtė ajo tėrėsi e organizuar tekstore ku hyn tė folurit dhe merr formėn e vet tė pėrhershme e tė vazhdueshme, e qė nė vete mban mesazhin drejtuar njeriut dhe botės.

Shikuar nė pikėpamje tė ndėrtimit, rrėfimi ėshtė lakor, me rėnie e me ngritje tė herė pas hershme dhe drejtvizor, i njėtrajtshėm, brenda tė cilit tė folurit shfaqet vetėm pėrmes njė mėnyre, ku mė shumė kemi tė bėjmė me kėmbėnguljen e tij kur flitet pėr gjėra tė caktuara, me qėllim qė t'i theksojė ato mė shumė, tė na heq mendjen pandėrprerė. Po ashtu rrėfimi poetik, fuqinė e vet bindėse e merr edhe nga ritmi, nga masa e lėvizjes sė taktit tė tė folurit. Rrėfimi i kėsaj poezie ėshtė njė strukturė e thellė, qė del nga njė botė e krijuar, pėrafėrsisht, imagjinare. Poeti zgjodhi njė prosede tė tillė brenda fantastikės, ireales, me qėllim qė mesazhi i tij tė dalė sa mė i plotė dhe mė i lirė dhe tė marrė njė kuptim tė pėrgjithshėm e mė tė qėndrueshėm. Ndėrsa mesazhin e poezisė nė fjalė nuk e kemi tė dhėnė mė parė, po e nxjerrim nga tėrėsia e saj qė pėrbėn njė strukturė tė thellė, nga e cila dalin dimensionet e kuptimit.

Strukturėn e thellė e pėrbėjnė aspektet e realizuara kuptimisht nė kėtė poezi e qė ne i marrim nė formėn e quajtur mesazh. Njėherėsh ky mesazh shfaqet si rezultat i asaj qė flitet mbi botėn dhe mbi elementin kryesor tė saj, njeriun: "Netėve tė thėllimta tė dimrave/kur shteti iu sul fjalės sė thjeshtė/si lubi e streshtė/Ai, ngjitej tek gjiri shkėmbor/aty ku derrat putheshin/dhe ua zbrazte dallgėve tė krisura dufin..." . Mu pėr kėtė arsye, fare qartė mund tė vėrejmė se teksti i kėsaj poezie ėshtė plotėsisht i pėrshkuar nga njėfarė shqetėsimi qė na jep rrėfimin e shqetėsuar. Ky rrėfim i tillė nuk na flet nė mėnyrė ndjenjore, tė dhimbsur, pėrkundėr shtron ēėshtjen e ekzistimit tė njeriut nė kohėn bashkėkohėse dhe realizimin e tij si njeri. Kėshtu mesazhi nuk na del i mbivėnė nga koncepte tė caktuara tė mendimit mbi njeriun, po nga pėrvoja e ekzistimit tė tij nė kohė e nė hapėsirėn e caktuar vendore. Kėtu shohim pėrpjekjen, insistimin e rrėfimit (poetit), qė njeriu tė mos mbetet vetėm si koncept, si emėr kuptimi qė shpesh e gjejmė, gjatė gjithė historisė, vetėm nė botėn e fjalės sė pavlerė qė nuk thotė asgjė, sepse nuk ėshtė adekuate me qenien njerėzore.

Njeriu real ka humbur dhe mė kot. Kėshtu mesazhi i rrėfimit tė Sadri Ahmetit zhvillohet nė kėrkimin e pajtimėsisė midis idealitetit dhe realitetit sa i pėrket ēėshtjes sė njeriut. Dhe siē dihet, sa herė qė kėrkohet idealiteti, e nuk gjendet, lind tragjikja. Pėrkundrazi nė kėtė poezi tragjikja del nga realiteti i ekzistimit tė njeriut. Siē e theksuam edhe mė parė, kėto nė mėnyrė artistike i vendos nė hapėsirėn imagjinare, pra gjen njė fushė mė tė qėlluar tė realizimit tė botėkuptimeve dhe tė pikėpamjeve reale. Prej kėndej, vėshtrimi i mvrejtur mbi ato qė i sheh e i kupton: i thotė. Poeti gjithėsesi do tė ketė njeriun dhe po, e krijon nė imagjinatėn, nė mendjen e vet dhe na flet pėr tė. Nė kėtė shtegtim mbas njeriut, rrėfimi dėfton se poeti niset nga uni i vet qė e njeh mė mirė pėr tė arritur tek temat e pėrgjithshme qė e pėrfaqėsojnė njeriun nė pėrgjithėsi. Po ashtu, nė atmosferėn e plotė tė rrėfimit tė Sadri Ahmetit ndeshemi me tė kėqiat e botės moderne, bashkėkohėse: me vetminė, me humbjen, me harrimin e qenėsisė njerėzore, tė cilat nė mesazhin e tij shtrojnė kėrkesėn: te bėhemi tė qėndrueshėm ndaj tyre dhe me vetėdijen tonė tė krijojmė kuptime dhe qėnie tė reja.

Pėrmes njė poezie-metaforė, poeti e simbolizon dhe e metaforikon vetminė, izolimin e kohės qė ekziston nė shoqėrinė njerezore nė kėtė kuptim poeti hyn pėrmes ironisė metaforike: "O, sa pak djersė e sa shumė thonjė/Dyzet gazeta, predikojnė eklipsin e lirisė/dhe kolapsin e urisė/Ulurijnė llapat duke i mbyllė gojėn ditės me shumė/diell/dhe me pak dritė/... Njeriu zu tė trembet nga vehtja e tij/mė ngjan se po humbas drejtėpeshimin/dhe po bėj divorc me arsyen."

Tė shpjegojmė: po tė fliste poeti kėshtu sikur folėm kėtu, atėherė nuk do tė kishim poezi, efekti i sė cilės na godet pėr tė na zgjuar, pėr tė na bindur. Me anė tė kėtij akti poetik, poeti godet me revoltėn, me ironinė qė e gjen nė epokėn ekzistuese dhe nė histori. Rrėfimi i Sadri Ahmetit na sjell edhe te njė qenėsi e kotė, qė njeriu, duke kėrkuar veten jashtė vetes, thėnia mė e fortė e mesazhit tė tij poetik: njeriu t'i kthehet vetes, sepse ai ekziston nė tė brendshmen e vet; tė krijojė lidhje njerėzore me rezultatet e veta dhe tė ndėrtojė veten nė botėn njerėzore.

Interes paraqet edhe libri me prozė "33 vjet nė mitrėn e ferrit tė fjalės" - njė libėr me kujtime nga jeta e artistit nėpėr burgje e kampe internimesh, tė cilat shquhen me gjuhėn e pasur e humorin e hollė. Nė kėtė vepėr, Sadri Ahmeti nuk rrin tė qahet apo tė sjellė tmerrin e burgjeve si njė pėrshkrim dantesk, aspak, Sadri Ahmeti ka zgjedhur humorin si mjet shprehės, nėpėrmjet paraqitjes sė ngjarjeve nė ketė mėnyre ai sikur krijon njė eufemizėm me tmerrin e asaj kohe. Dėshmitė nė kėtė mėnyre bėhen edhe mė interesante sepse e qeshura sikur e zbut pėrmasėn tragjike tė asaj kohe, tė atij realiteti, i cili nė kete vepėr shfaqet tragji-komik, duke dhėnė mjeshtėrisht absurditetin e totalitarizmit.

Duke i dhėnė fund leximit nėpėr krijimtarinė e Sadri Ahmetit, rrėfimi i tij nuk mbyllet thjesht si njė tekst i rėndomtė, ai ėshtė i pakufishėm, por ne i mbajmė pėr vete kuptimet dhe domethėnien e mesazhit tė tij, njėherėsh edhe ritmin e atij rrėfimi, qė na bėn tė vėmė nė lėvizje mendjen dhe qėnien tonė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara