HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėr profesor Jup Kastratin, s'kishte gjumė

-- nga SHABAN BABATINCA

I nderuar Shaban Babatinca,

Me pelqeu shume shkrimi juaj per Prof. JUP KASTRATIN i cili ne te njejten kohe me ngjalli edhe kujtimin e te urtit e te mirit historian ZIJA SHKODRA. Ke shkruar thjeshte, natyrshem dhe me emocionine nje copeze jete ne Shqiperi dhe mbi gjendjen e intelektualeve, pasionet dhe stermundimet e tyre.
Ishte koha kur Shqiperia gjendej ne ethet e transformimit te nje bote qe po krisej e gremisej. E megjithate studiuesi i qete aty ne shtepine e tij te vjeter me nje kandil vajguri( ku koha i ka hedhur uje) vazhdonte me pasion studimet. E tille eshte jeta...
Gjithesecili ne frontin e pasionin te jetes se tij. Pavaresisht prej kushteve, prej mundimeve, prej strapacave njerezore. Se vetem keshtu jeta ka qellim e kuptim. Ndryshe njeriu eshte i shuar dhe i harruar.
Jeta pa qellim eshte te te berit harram te vetvehtes.
Thoshte i ndrituri Vangjel Koēa dikur, ne shtypin e kohes: nje shoqeri ku jeta eshte pa qellime nuk civilizohet, nuk zhvillohet. Ky eshte shkaku qe kemi mbet pas ne shqiptaret.
Shkrimtari me pasion te shkruaj libra-fshatari me pasion te punoje token thelle - keto nuk jane fjalet e mia, jane setencat e nje mendimtari te madh, Getes.
Pershendetje dhe te faleminderit qe na solle nje copez jete nga Shkodra jone e mire, qe e kemi lene pertej oqeanit, atje ku jeta vazhdon anipse me pak drita e me pak uje, atje ku gjithnje e gjithnje na vene mendimet..

Ke mirenjohjen time!
Kolec Traboini
Boston, 28 Tetor 2001
www.traboini.com
Jup Kastrati Ishte fillimi i viteve 90 kur shkela per here te pare ne token nane. Do te shkoja ne Shkoder, ku me priste vajza*) me te cilen isha njohur para disa viteve nepermjet nje leterkembimi.
Gjeja e pare qe bera, sapo mberrita, kerkova te shoh muzeumet. Por te gjitha ishin te mbyllura. Shkova te shoh shtepine e Oso Kukes por ajo po restaurohej. Shtepia e Migjenit e mbyllur, po ashtu dhe e Luigj Gurakuqit. Pyeta per Fishten por nje burre me shikoi i habitun dhe me tha:
- A je i marre? A tash e paske gjet kohen ti me pyet per Fishten, a? Po binte muzgu. Befas mu kujtua profesor Jupi. Sa here librat e tij i kisha kaluar neper duar gjate studimeve ne katedren e Gjuhes Shqipe. U futa ne nje rrugice me shtepi te vjetra. Ne mes ishte shtepia e profesorit. Shtyva deren e madhe prej druni dhe ajo leshoi nje zhurme te menteshave te ndryshkuna. Nga brenda u degjua nje za:
- Kush asht?
- Nje shqiptar i Kosoves i thashe.
- Hajde o djale, mu pergjigj zani.
U futa brenda. Shtepia ishte gjysem erresire. Nje njeri mbante nje kandil lart dhe mua mu desh te ngjitesha neper ca shkalle druni te vjetra, te cilat kercisnin nen kambet e mija. Salloni u ndricua dhe nga nje kandil tjeter dhe atehere pashe profesor Jupin. Ishte nje burre mesatar, i thinjun, i mbushun ne trup. Ajo qe me bani pershtypje ishin syte e tij. Ishin sy plot gjalleri, plot jete. Me perqafoi me plot ngrohtesi me tha te ulesha.
Ishte dhe nje student qe kishte pru dicka per t'ia pare profesori. Studenti iku dhe ne filluam biseden. Nuk e di sa kohe kaloi keshtu. Para meje kisha nje njeri me nje diapazon shume te gjane, njohes i disa gjuheve. Ajo qe me bani pershtypje ishte biblioteka e tij. Kishte nje biblioteke te pasun, te mrekullueshme, qe rradhe them ta kem njeri. Mbi tavolinen e punes kishte me dhjetera doreshkrime. Sapo kishte dorezuar ne shtyp monografine per Faik Konicen dhe me tha:
- Ne shqiptaret kena nje obligim te madh me ndriēu historine, e ketu do te veēoja kontributin e madh te Konices.
Une me vete kisha librat qe ishin botuar per Konicen ne Prishtine. Ai deshironte te konsultohej me keto libra dhe une ia dhurova. Me tha se te nesermen do ta terhiqte monografine ne menyre qe te kompletonte ate. Me bani pershtypje thjeshtesia dhe modestia e tij. Dhe keto jane tipare te nje njeriu te madh. Nderkohe kandili filloi te ndriconte dobet dhe u fik. Ai buzeqeshi dhe me tha:
- E ka fajin vajguri, asht i perziem me uje...
Tek shkallet e pyeta ne se kishte ndonje deshire.
- Po me tha, te hulumtoj bibliotekat dhe arkivat e Bostonit dhe tjetra asht te shoh tana trojet shqiptare te bashkueme.
Kur dola ne rruge per disa ēaste, u ndala para deres. Shikoja driten e kandilit tek luhatej dhe koken e profesorit prane tavolines i zhytur mes letrave. Befas piskata. Piskata me zgjue shpirtnat qe s'po ndiheshin. Por Shkodra e lashte ishte zhytur e tana ne erresine. Dhe befas pashe hije te shumta ne dhomen e profesorit. Ishin pellazget e lashte qe po studionte profesori, iliret, arberit, albanet, ishte Budi, Bogdani, Serembe, De Rada. Arbereshet e Italise, Konica, Migjeni, Fishta.
Per profesorin s'kishte gjume...

*) Vajza shkodrane qe e lidhi jeten me autorin e ketij shkrimi eshte kolegia jone poete, Xhuli Babatinca dhe te dy familjarisht jetojne tani ne Kanada (Shenimi K. Traboini).

Marre nga ROZAFA-Reviste ne Internet: http://groups.yahoo.com/group/rozafa

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara