HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Opozita mbron "Faturėn" e tė burgosurve

-- nga Kleves Bitro, Gazeta TemA, 17.05.2003

Fatura e ish tė burgosurve ėshtė mė e vogėl se abuzimet e socialistėve nė dogana. Gati 500 vetė pėr t'u flijuar nė Tiranė, Shkodėr dhe Vlorė deri nė rrėzimin e kabinetit Nano. Inkurajimi i opozitės ka rritur protestėn.

Opozita ka bėrė pėrllogaritjet dhe po mendon pėrfshirjen nė programin e saj ekonomik, si prioritet kryesor, pagesėn e faturės sė ish tė burgosurve politikė.

"PD, jo vetėm qė i pėrgjigjet plotėsisht faturės sė kompensimit tė ish-tė dėnuarve politikė, por edhe do tė pėrdorė tė gjitha mjetet legjitime pėr realizmin e tė drejtave tė tyre" tha dje kryetari i PD-sė Sali Berisha. Ai ka theksuar se PD duhet tė jetė e gatshme 'tė pėrdorė tė gjitha mjetet demokratike pėr rivendosjen e tė drejtave tė ish tė pėrndjekurve'. Mbėshtetja ndaj tyre do tė bėhet nė disa plane ku pėrfshihen pjesėmarrja e strukturave tė opozitės nė protestat paqėsore si dhe reagimi nė Kuvend.

Nga ana e tyre tė pėrndjekurit kanė bėrė gati njė listė me 500 vetė tė gatshėm tė hyjnė nė grevė urie nė Shkodėr, Tiranė dhe Vlorė deri nė rrėzimin e kabinetit Nano, nėse nuk njeh faturėn e tyre.

Pėr mbėshtetjen institucionale, opozita ka parashikuar qė tė kėrkojė futjen nė axhendėn e parlamentit tė projektligjit pėr dėmshpėrblimin e tė pėrndjekurve, pavarėsisht vonesave qė po krijohen nga mazhoranca e majtė.

Nė Kuvend parashikohet njė debat i ashpėr mes palėve pėr kėtė ēėshtje, gjė tė cilėn e ka konfirmuar edhe kryetari demokrat Berisha. Logjika e diskutimeve dhe hartimit tė tekstit tė projektligjit do tė jetė arsyetimi se ish tė pėrndjekurit janė shpallur tė pafajshėm dhe i pafajshmi automatikisht duhet tė dėmshpėrblehet nga ata qė e kanė fajėsuar, nė rastin konkret nga shteti. PD, nė fillim do tė kėrkojė njohjen e faturės nga qeveria dhe nė hapin e dytė, afatin kohor tė pagesės.

Nga ana tjetėr, Berisha ka paralajmėruar kryeministrin e vendit Fatos Nano se nė rast tė njė mos angazhimi pėrfundimtar dhe pozitiv ndaj kėrkesės sė tė pėrndjekurve, "do tė pėrballet me njė reagim shumė tė fuqishėm mbarėpopullor pėr rivendosjen e tė drejtave tė tyre". Kryetari demokrat akuzoi Nanon dhe qeverinė e tij se po krijojnė atmosferėn e gjoja diferencimit mes dėmshpėrblimit tė shtresės sė tė pėrndjekurve dhe klasave tė tjera tė shoqėrisė shqiptare. Berisha kujtoi se as nė kohėn kur u shpėrblye Byroja Politike dhe as nė rastin e dėmshpėrblimit tė Nanos pėr vitet e burgut nuk pati ndonjė diferencim.
Pėr kėtė ai theksoi se "Deklarata e qeverisė pėr pamundėsi pėrballimi tė faturės financiare ėshtė mashtrim. Shuma e faturės sė tė dėnuarve politikė ėshtė mė e vogėl se sa vjedhja njėvjeēare qė bėhet nė taksat dhe doganat e Shqipėrisė nga zyrtarėt dhe qeveritarėt, pa llogaritur vjedhjet e tyre nė tenderat qeveritare etj.". Kryetari demokrat ka konfirmuar sėrish dje qendrimin e PD-sė kundėr dhunės sė ushtruar ndaj ish-tė pėrndjekurve nga policia. Sipas deklaratave tė Berishės, "shkopinjtė e gomės, shkelmat dhe zvarritjet e martirėve tė gjallė tė fjalės sė lirė, para ndėrtesės sė kryeministrisė janė njė atak i rėndė qė kryeministri i papėrgjegjshėm shqiptar nga pozita thellėsisht klasore marksiste-leniniste i bėn ndėrgjegjes dhe idealeve tė lirisė".

Berisha ka akuzuar Nanon se ėshtė fajtori kryesor pėr ndėrprejen e procesit tė kompensimit. Kjo, sipas tij, pėr arsye se me rikthimin e tij dhe tė PS nė pushtet, u ndėrpre tėrėsisht procesi i dėmshpėrblimit dhe kompensimit tė tė pėrndjekurve politikė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara