HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


XHOANA, KALI I TROJĖS NĖ SHKODĖR

-- nga Koha Jonė, 03.10.2003

Njoftimi se Xhoana Nano ishte bere Presidente nderi e nje organizate qe ka si synim pajtimin e familjeve qe jane ne gjak, nuk na kapi ne befasi. Planifikuesit e ketij "skupi" duhet te mos jene edhe aq te kenaqur per impaktin, pasiqe evenimenti dhe me pas transmetimi si lajm, nuk perbejne asnje surprize. Ka shume organizata, ndermarrje, kompani, sipermarrje te ndryshme qe jane gati ta vene ne krye te nderit te tyre, Xhoanen, si presidente, kryetare apo shefe, vetem qe te bejne pershtypje te mire prane qeverise. Kjo eshte nje kohe e veshtire, ku qeveria te shtyp, ose te jep krahe, varet si te merr, si e ka henen Kryeministri. Keshtu qe pak servilizem nuk i ben keq askujt.
Me Xhoanen presidente nderi mund t’u shkoje mbroth shume veteve. Kushedi se si mund te forcohen financat, fjala vjen te nje rrobaqepesie, nese menaxheret vendosin te emerojne kryetare te bordit drejtues zonjen e pare. Por ajo cka te ben me shume pershtypje eshte vizita e pare e Xhoanes si Presidente nderi e shoqates, ne Shkoder. Qyteti verior qe aq shume po lakmohet nga Nano, dhe qe eshte kthyer gati ne sfide jete per te, po bombardohet nga te gjitha anet dhe me te gjitha menyrat.

Eshte gjetur nje kandidat i fuqishem ne ate zone, Nano ka shkuar deri tani dy here atje duke organizuar vizita teper te vecanta ne fakt. Dhe mesazhi i fundit, ishte vajtja e Xhoanes per te pajtur gjaqet. Ky lloj misioni eshte vecse fisnik dhe do te ishte e pamoralshme qe te denoncohej. Mirepo ajo cka te le nje shije shume te keqe, eshte se vejushat e gjakmarrjes jane shfrytezuar ne kete rast, politikisht. Synimi i Xhoanes, me sakte i Nanos, nuk kane qene asfare grate e ngrata qe kane vuajtur shume, por imazhi publik i kryeministrit ne metropolin e veriut, nje imazh qe rezulton gjithhere deficitar. Sigurisht, ai ka bere nje lloj progresi. Dikur nuk mund te shkelte ne Shkoder, ndersa sot arrin te beje edhe dy vizita ne pak dite.

Pse e synon Nano Shkodren

Eshte e kuptueshme pse bastioni i PD-se ne veri, eshte kthyer ne nje obsesion per kryetarin e Partise Socialiste. Perpjekja e tij per te ngritur flamurin roze ne Shkoder ende quhet nje utopi. Mirepo, Nano nuk e ka te ndaluar qe te enderroje. Keshtu, ai projekton ne mendjen e tij nje fitore ne qytetin e njohur si djepi i kultures. Me kete ai del mbi gjithcka dhe mbi te gjithe. Te nesermen e nje fitoreje hipotetike ne Shkoder, Nano mund te fillonte nje tallje masive dhe te gjate me liderin demokrat. Imagjinoni se cmund te bente me Meten. Bilancet e ish-kryeministrit sado qe jane te konsiderueshme s’mund te vijne kurre deri ne nivelin e nje fitoreje te tille. Keshtu, fitorja e Shkodres, do te ishte per Nanon si te kapercente ylberin. Kenaqesia me e madhe politike e gjithe karrieres se tij.

Mirepo, ketu ka nje problem te madh per Kryeministrin. Populli i Shkodres ka nje dialektike te veten, gje qe e perjashton automatikisht Nanon nga pelqimi. Shkodranet se pse kane nje bindje qe Nano eshte nje perfitues i madh i fondeve publike, nje politikan jo-serioz, dhe keshtu do te jete e veshtire qe ata t’i hapin dyret per kete karakter.

Bera gjithēka munda

Gjithsesi, edhe ne eventualitetin e humbjes se zgjedhjeve ne Shkoder, ēka do te ishte nje zhvillim mjaft normal, Nano prape ka se ēte thote. Ai mund te flase per perpjekjet qe beri, qe ne fakt nuk jane te pakta. Dhe ne fund mund te thote se: dergova edhe gruan atje per te pajtuar gjaqet.

Per kete arsye, misioni i Xhoanes ne Veri, eshte dekonspiruar. Sfodni i gjakmarrjes ishte i pershtatshem per te kamufluar qellimin politik. Mirepo Nano eshte bere tashme shume i lexueshem. Interesat e tij jane te qarta dhe te kuptueshme. Ndaj, jo pa shkak, shume vete e cilesuan Xhoanen ne Shkoder, si nje kal troje. Shkoi per mision humanitar, dhe ne fakt ne "barkun" e saj fshihte synime te qarte politike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara