HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nėpėr gjurmė t’ujkut orjental

-- nga DDr. Krist Maloki

Krist Maloki Orjentalizma shqipėtare asht pa dyshim njė system mendimesh, ndjenjash dhe instiktesh - si ēdo sistem tjetėr jeteset - me njė botė kuptim dhe filozofiė tė tijen. Dhe si dallohet dhe veēansohet secila filozofiė dhe secili botėkuptim nėpėr disa principe karakteristike, po njashtu dallohet dhe karakterizohet edhe orjenjtalizma shqiptare nėpėr disa shprehje symtomatike dhe jetėfilozofike.

Si ma tė paren karakteristikė t’ujkut orjental shqiptar duhet t’a e marrim proverbin e ēdo ēelerpirxhiu tė pashpirt:

Haja qenit, pija qenit
Edhe bjer’karadyzenit:

njė bonmot, mjerisht, qė asht bam bilem fjalė popullore:

Orientali shqiptar i pret tė gjitha tė mirat - per vehte! - ēelepir nga tė tjerėt; bota rreth e perēark asht per te njė burim i pashterrun mjetesh, qejfesh dhe lezetesh, tė cilėt aj i shfrytėzon me ēdo mėndyrė dhe methodė, pa pyetė se ku nget dhe ku vret. Detyrė tė ndershme apor sakrifica vetmohuese karshi botės peranė s’njef kurr jo, orjentali shqiptar. Perkundrazi ushujza orjentale, gjithmonė e pangishme, i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thithė gjakun pa asnjė droje a skrupullė. Dhe nė vend qė t’u turpnonte per veprėn shkatrimtare tė vetėn, orjentali shqiptar bahet edhe ma kryenalt, ma kapadaji, ma qejfli... dhe i bje karadyzenit...

Orjentali s’njef turp a mare, a ma mirė: aj s’ka cipė qė t’i nxihet a faqe qė t’i skuqet. Prandaj karakterizohet edhe nga thanja pothue popullore:

Atje posht, nėr ata ripa,
Her’ m’a hipe, her’ t’a hipa!

Orjentali shqiptar asht i zoti per tė gjitha... turpet. Shet bab’ e nanė, din e iman, per mos me thanė: shpirtin dhe trupin e vet; vetėm e pervetėm qė t’i shkoj kungulli mbi uj, vetėm qė mos t’i prishen telat e karadyzenit. Idealet e orjentalit shqiptar jan kulltuku dhe llokma. Per tė ja sigurue vehtes kėto tė mira perdor aj ēdo mjet: bahet, kur e do nevoja, edhe patriot dhe tradhėtor, monarkist dhe bolshevik, perparimtar dhe reakcjanor.... dhe bilem edhe shok i fort me tė tjerė. Porse nė shpirtin e tij, orjentali shqiptar asht kryekėput renimtar, asht destruktiv.... dhe bashkohet me tė tjerėt si njata ujqt qė vehen sė bashku nė preė.... porse edhe si njata ujqt qė e shkyjn shokun e vet kur dobsohet apor plagoset udhės.

Sepse orjentali shqiptar i ka instiktet e ujkut monoambulant, t’ujkut tek. Dhe deviza e tijė karakteristike - qė e percjellė nėr shtegtime tė jetės - asht njė thanėje - pothue prap popullore:

Kudo rafsha, mos u vrafsha!

me kuptimin: Ubi bene, ibi patria! Vendi, ku yshqehet dhe majet orjentali shqiptar asht atdhe, asht vatan per te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytėzon. Dhe e shfrytėzon pa pikė turpi, dhimbje dhe skrupullė. “Sepse po shprishet Shteti, sepse po shkatėrrohet Kombi, sepse po rėnohet njė botė e tėrė.... ēė ka?.... Aprčs moi le déluge!”

Dhe e kerkon e verteta tė deklarojm me kambėngulėja qė: kėsi farė orjentalash gjinden si ner pleq si edhe ner tė rinj shqiptarė....

Porse e verteta na detyron edhe per njė konstatim tjetėr per kah orjentalizma shqiptare!

Asht gabim i trashė kur thohet shumė herė qė orjentalizma na ka ardhė sefte nga Azija apor nepėr religjonin muhamedan apor edhe nga populli tyrk. Jo, kurrsesi, orjentalizma e jonė asht kryekėput njė dhantiė (darovė) fatale e kristjanizmit, me gjithė qė e njė kristjanizmi tė degjeneruem euro-aziatik.

Po spjegohemi! - Nė tė VIII-in shekull mbas Krishtit, - aty kah vjeti 740, - d.m.th. 600 vjet para se me shkelė Tyrku nė Vendin t’onė, u ba Shqipnija provincė e Byzancės nėn Leonin III., tė quejtun Isaurios. Dhe nga ky dhespo i mnerrshėm u ngushtuen gjithė shqiptarėt me u ndae nga kisha okcidentale (romake) e me u fundosė nėr labyrinthet e errėta tė kishės byzantine (orientale) s’atėherėshme. Por s’ishte aqė fort ndamja (skizma) kishėtare se sa njaj shpirt i administratės byzantine, plot ankth e myk, qė u plakos si njė shpirtėr e zezė, si njė hieje murtaje pothue mbi mbarė Kombin Shqiptar.

Se shka don me thanė spiritė byzantine e di pothue seicili qė ka kėndue ndopak nėr fletėt e historiės sė kulturės dhe nė literaturėn kulturė filozofike. Na kėtu po mjaftohemi vetėm tuj permendė qė byzantinizma kulturė historike asht po njėlloji me orjentalizmėn shqiptare qė u pershkrue ma nalt. Shqiptari i shkretė ja ka thithė langun njasaj bime dehėse dhe helmatuese mrenda 12 shekujve tė kaluemė - qysh nga vjeti 740 - dhe asht kalbė dalėngadalė nė trup e nė shpirt tė vet tuj i u shprishė kėsodore fuqiėt e tij ma tė thjeshtat dhe ma fisniket kolektive-kombėtare. Po Shqiptari dikur ka qenė kolektivist e universalist; ka pasė njė dashuniė tė pervėlueshme dhe njė besim tė pa fundt ndaj Zotat e qiellit e tė Tokės, ndaj vendit dhe trashigimisė tė parėve tė vetė dhe ndaj vėllaznit e vetė shqiptarė. Vala e nxehtė kolektiviste aristokratike dhe drita e flakėt politike-filozofike qė derdhen edhe sot nėr amanetet e cungueme tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe nėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare na lanė me kuptue naltėsiėn shpirtnore dhe heroizmėn vetflijuese tė tė Parėve t’onė dikur.

Porse tė gjitha njato vetijė - tė nalta e ndertuese-kolektiviste shkuen dam dhe hurq nepėr helmin shkatrues tė byzantinizmės. Sepse shi nė mbarėshtimin shoqnor e politik, d.m.th. nėr marrėdhanje tė shqiptarit me shtetin dhe eprorėt e tijė bunoj dhe u perhapė spirita byzantine si njė epidemiė renimtare dhe e deformoj karakterin e shqiptarit nė njė bollė amorfe dhe sy-sfingore. Genjusi i popullit ja ka gjetė mandej formulėn karakteristike, tuj e kristalizue tė gjithė filozofiėn e sajė - perfide dhe simahore - nė shanjėn shekullore:

bu gjun jarėn!

Si i tha nėnprefekti djalit tė ri qė po hynte rishtas kryetar komuneje?

-”Biro, ato qė ka mėsuarė nėr kurse dhe nėr libra hidhi mė nj’anė. Po deshte tė jesh njė nėnpunės i mirė, tė lavdėrohesh dhe tė nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sjelle vėrdallė nga njėra ditė mė tjatrėn, gjėr sa tė merzitet, dhe mos i kryej asnjė punė....”

Qé pra byzantinizma, mikrobi i demoralizimit dhe i bastardhimit tė Kombit t’onė.... dhe qé edhe murtaja shpirtnore e sa e sa kombeve tjerė. Dhe nė qoft qė Muhamedanizma heroike e dikurshme, nė qoft qė kombi zhenjal arab dhe turmat hovplote dhe ngadhnimtare tė Tyrkmenėve u shprishėn shpirtnisht dhe ranė posht qysh para se me e pushtue Byzanzin (Stambollin) mė 1453, kuptohet vetėm e pervetėm nga fakti qė njaj mikrob shkatrimtar u infiltrue qysh nga lufta byzantine-arabe (720 e tėhu!) - nėr zemrat tė tyne. Tyrqija e pastajme s’ka qenė tjetėr veē se trashigimtarja dhe kujdestarja e miraz-it byzantin, dhe fesi i kuq - njė krijesė greko-byzantine u pranue si symbol i njatij trashigimi....

Dhe s’asht ēudiė qė Atatyrku zhenjal - me njė gjest prap symolik e flaki fesin mb’atė anė dhe e shkėputi zemrėn e kombit tyrk - kryegjytetin - nga pellgu i miazmave tė Stambollit....

Kaqė sot sa per stambollinjt e sotshėm shqiptarė - pleq apor tė rij!....

(Marrė nga www.stublla.com)

-- dėrguar nga Zef Ahmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara