HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbi gjuhėn shqipe:

Dialektet shqipe dhe nevoja e njė shkrirjeje tė tyre

-- nga Trank Spirobeg (Faik Bej Konica)

Faik Konica Dy dialekte tė mėdha, - tė cilat edhe ato vetė ndahen nė dialekte tė tjera, sidoqoftė me mė pak rėndėsi - e ndajnė Shqipėrinė: dialekti gegė nė Veri, e dialekti toskė nė Jug. Njė lum, Shkumbini, shėnon pikėn e dallimit nė mes dy dialekteve.

Duke studiuar, qoftė edhe shkurtimisht, natyrėn e gegėrishtes e tė toskėrishtes, menjėherė bie nė sy se ndryshimi qė i ndanė nuk ėshtė mė i madh se ai qė shquan mėnyrėn e tė folurit tė njė Normandi nga ajo e njė Gaskoni. Don tė thotė se nė thelb ky ndryshim kufizohet nė disa ngjyrime shqiptimi. Por nė njė vend ku mungon njė traditė shkollore, kėto ndryshime shqiptimi mė tepėr janė theksuar se sa janė zbutur; dhe Shqiptarėt, duke mos pasur si udhėheqės drejtshkrimorė as fjalorė, as akademi, ka rrjedhė qė - kur ua ka marrė mendja tė lėvrojnė gjuhėn e vet - nuk kanė ndjekur rregulla tė tjera drejtshkrimore pėrveē atyre tė transkriptimit tė fjalėve ashtu si shqiptohen. Kėshtu, sikur t' u jepshit sot njė Shqiptari tė Veriut dhe njė Shqiptari tė Jugut njė tekst pėr ta pėrkthyer, do tė kishit dy pėrkthime gjuha e tė cilave, nė pikėpamje morfologjike, do tė ndryshonte po aq sa ndryshon spanjishtja nga italishtja.

As rreziku i bashkjetesės sė kėtyre dy dialekteve tė pėrkundėrt, as vėshtirėsia pėr t' i shkrirė, nuk do t' u shpėtonin Shqiptarėve tė cilėt janė tė pajisur me njėfarė mendjemprehtėsie. Ēėshtja nuk qėndron a tė zhduket gegėrishtja ose toskėrishtja, as madjč tė bėhet qė Shqiptarėt tė ndryshojnė, nė pėrdorimin e pėrditshėm, dialektet e tyre pėrkatėse pėr tė arritur te njėfarė njėsie tė foluri; gjė e pamundur. Pėrveē kėsaj kjo do t' ishte ngathtėsi, sepse tė duash tė ndryshojsh tė folmen e njė populli, do tė thotė tė ndryshojsh karakterin e tij e tė shkatrrojsh personalitetin e tij. Dialekti toskė, i gjallė, i zhdėrvjellėt, i mprehtė, vijimisht nė evolucion, e pėrmbledh mirė karakterin e toskės, qė ėshtė plot dhunė tė pėrmbajtur, plot shpirt, shkathtėsi, dredhi e paqendrueshmėri; dialekti gegė, pėrkundrazi, i ngadalshėm, i rėndė, i pandryshueshėm, i ēveshur nga format me kuptim tė dyfishtė, pėrmbledh pėr mrekulli karakterin gegė, qė ėshtė hijerėndė e me nji shpirtdlirėsi tė bukur, shpesh pa djallėzi, e sidomos armik i risive. Ēėshtja qėndron te fakti qė tė arrihet tė krijohet, pėrtej bashkjetesės paralele tė tė folmeve toske e gege, njė gjuhė letrare, njė gjuhė e shkruar qė tė jetė e pėrbashkėt pėr tė gjithė Shqiptarėt.

Po t'ua vinim veshin disa Shqiptarėve tė shkolluar tė cilėve ua kemi kėrkuar mendimin, ēėshtja as duhet parashtruar. Sipas mendimit tė tyre, do tė vijė njė ditė nė tė cilėn dialekti toskė - posa tė arrijė, nėpėr njė zhvillim qė ne e shohim ēdo ditė nė pėrparim, te lartėsia e gjuhėve tė mėdha moderne - ka pėr ta thithur nė mėnyrė tė pashmangshme dialektin gegė, qė ka qėndruar i palėvruar; dhe ata ēekun, nė mbėshtetje tė mendimit tė tyre, kėtė fakt, nė vetvete tė saktė, se shumė Shqiptarė-Gegė pėrdorin toskėrishten kur shkruajnė. Por ne nuk e pėrkrahim kėtė mendim; sepse, ndonėse fakti qė ata sjellin nuk na duket fort bindės, dialekti gegė pėrmban me qindra trajta tė humbura nga Toskėt e qė janė visare tė vėrteta tė trashėguara nga tė parėt tanė tė lashtėsisė. Mjaft tė sjellim nė mend mbaresėn -mun tė pjesores gege, qė daton sė paku dymijė vjet, e qė s'ėshtė gjė tjetėr veēse -mėnov i pjesores greke (khs. shkrumun, gegrammėnov).

Ndoshta ēėshtja mund tė kishte njė zgjidhje tė lehtė e tė shpejtė, po qe se toskėrishtja do tė ruhej si gjuhė e prozės, dhe gegėrishtja e poezisė. Karakteri pėrkatės i dy dialekteve padyshim do tė rregullohej nė kėtė rol. Ecja e gjerė dhe fisnike, ndonėse pak e lakueshme, e gegėrishtes duket se i pėrshtatet ritmit tė mendimeve e tė ndjenjave. Tash vonė kemi botuar (A. 91) nji tingėllim tė mrekullueshėm, i pari nė gjuhėn tonė, prej njė autori tė ri shkodran, i cili jep njė idé tė asaj qė mund tė bėhet dialekti gegė ndėr duar tė afta. Herėn e fundit kemi botuar dy tingėllime tė tjera, prap tė njė autori gegė, bukuria e fuqishme e tė cilave e vėrteton kėtė pėrshtypje.

Por, tė thuash tė drejtėn, realizimi i kėtij mendimi nuk do tė ishte i mundur nė njė vend ku njerzit, nė pėrgjithėsi me pak dijeni pėr dialektin e vet, janė mė pak tė aftė tė mėsojnė ta shkruajnė dialektin fqinj. Jo! zgjidhja mė e mirė e problemit, ajo mė praktike, do tė ishte krijimi i njė gramatike - tė miratuar nga Shqiptarėt e shkolluar dhe nga Albanologėt - nė tė cilėn tė gjitha elementet dialektore, tė grupuara, tė pajtuara, tė bashkėrenditura, sipas njė metode racionale e shkencore, do tė lindnin njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr tė gjithė Shqiptarėt, sikurse Grekėt qė kanė Koļnź glōssa.

Pėrktheu nga frengjishtja: Willy Kamsi

Albania, Bruxelles, Vol. A, II/1898, nr. 10, ff. 173-174.
Marrė nga revista Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Ripublikimi ėshtė bėrė me lejen e redaksisė (shėnimi im - K.Traboini)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara