HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Lahuta e Malcis” tingėlloi mė nė fund edhe nė anglisht

-- pėrkthyer nga Robert Elsie

Ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn angleze njėra prej veprave tė njohura tė letėrsisė shqipe

At Gjergj Fishta At Fishta nė fillimet e shekullit tė kalumė pasqyroi nė kangėt e “Lahutės sė Malcķs” dėshirat e nevojat e shqiptarve pėr me jetue tė lirė nė vend tė vet. Sot ajo atmosferė po jeton pėr sė dyti nė pėrkthimin e pźsė kangėve tė para tė vepės, krye prej z. Robert Elsie-t, mikut tė njohtun kanadez tė vendit tonė. Elsie edhe kėsaj here diftoi se e njeh shkėlqyeshėm jo vetėm gjuhėn tonė por edhe historinė, doket e zakonėt tona, shumė tė nevojshme kėto pėr me pėrkthye Lahutėn e Fishtės.
Me tė drejte, pėrkthyesi i talentuem ka mendue me bā nė krye tė secilės prej pźse kangėve nga nji pėrmbledhje tė shkurtėr nė tė cilėn pėrshkruhėn ngjarjet qi do tė kėndohėn mā poshtė. Pėr lexuesin nji gja e tillė āsht shumė e dobishme sepse gjuha e prozes i bān mā tė kuptuėshme ngjarjet sidomos pėr ata tė cilėt nuk e kanė tė lehtė me kuptue gjuhėn e poezisė. Siē thotė edhe vete nė parathanjėn e librit, Elsie ka pėrdorė nji pėrkthim interlinear, domėthanė ku nji vargu shqip i pėrgjegjet nji varg anglisht. Kjo si metode punėt ėsht e ndryshme prej asaj tė pėrdorun prej albanologut tjetėr tė madh, Max Lambertz-it i cili nė pėrkthimin e vet u pėrpoq me e shpjegue Lahutėn me vargje gjermanisht.
Kuptohet se metoda e pėrdorun prej Elsie-t bjen me vedi shumė mā tepėr vishtirėsi sė sa e dyta, e cila mund tė quhet edhe si nji pėrkthim i lirė. Le tė pėrpiqemi tash me komentue shkurtimisht anėn stilistike e semantike tė kėtij pėrkthimi tė ri tė Lahutės. Qysh tek Kanga e parė, tė bjen mėnjiherė nė s? pėrpjekja e pėrkthyesit me ruejt sa mā shumė qi tė jetė e mundun ritmin e vargut tė Fishtesė Nė shqip ky ritėm ndihėt se tepėrmi se bashku me rimen. Tue veprue me shume zgjuetsi, Elsie ka zgjedhe mā mire me ruejt ritmin sesa rimen. Ritmi āsht ecunija e mbrendshme e vargut, e kjo edhe mund tė pėrcillet nė nji gjuhė tjetėr tue mbajt theksat.
Pėrkundrazi, rima e Lahutes qi pėr nė shqiptarėt āsht krejt e pranueshme, pėr poezinė angleze nuk āsht e tillė. Pėrveē kėsaj, pėrkthyesit, nė fund tė ēdo vargut do t’i ishte dashtė me gjetė edhe fjale qi tė bājnė rime me vargun pararendes e e gjithė kjo punė do tė kishte qenė e kotė, sepse siē thashė ma nalt, kjo lloj rimet nuk tingllon mirė nė anglisht e do t’i kishte ule vlerėn edhe vargut, i cili āsht pėrkthye aq mjeshtrisht. Nji fakt tjetėr pėr me u vue nė dukje, āsht se Elsie ka ruejt edhe figurat stilistike tė autorit shqiptar. Fjala vjen, pėrkthyesi ka kuptue mirfilli vlerėn e anaforės ose tė aliteracionit te Fishta e kėto mandej edhe i ka pėrdore me sukses tue na dhane anafora e aliteracione tė njajta ose tė reja, por nė masen e duhun, nė variantin e vet anglisht.
Po marrim vetėm nji shembull prej anaforave e pėrkthyeme njinji: Lypet me shtue se kėto anafora tė reja tė Elsie-t kryejn edhe nji funksion tė dytė shumė tė randsishėm. Ato janė nji shpėrblim dhane vargut pėr rimen e mohueme. Shembulli qi vijon difton se si anafora ka zāvėndsue rimen: Kjo sepse emnat-koncepte si Ore, Zana, bese e tjere, jane lane ne gjuhėn e origjinalit e tash e mbrapa kanė me bā pjese nė leksikun e specializuem tė gjuhės angleze qi shėrben me pėrkthye vepra tė tilla prej shqipės. Pėrveē kėsaj, pėr nji anglez, besoj se ka edhe mā shume interes me u sqarue nji pikė tjetėr: bashkėjetesa e raporti mes paganizmit e kristianizmit nder personazhet e “Lahutės sė Malcķs”. Nji gja tjetėr qi tėrheq vemendjen nė kėtė pėrkthim āsht riprodhimi i plotė i vlerave semantike tė vargut tė Fishtės. Nji fakt tjetėr qi flet pėr mundin e bāme prej pėrkthyesit e pėr seriozitetin me tė cilin ai ka studjue Lahutėn, āsht edhe treguesi i gjane bibliografik, qi gjindet ne fund tė librit. Kjo pregatitje e fortė i ka mundsue atij me e pėrcjelle besnikisht poemin e Fishtės nė anglisht tue e realizue plotesisht qėllimin e kėtij pėrkthimi. (Koha Jonė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara