HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė na rrojė Nano, zoti President

-- nga Fatos Lubonja

Orwelli, nė librin e tij 1984, duke folur pėr natyrėn e qėnies njerėzore, thotė diēka qė ndihmon shumė pėr tė kuptuar ato mbrothėsira dhe pambrothpėsira tė kėsaj bote qė nė vėshtrimin e parė duken tė pashpjegueshme. Ai thotė se kjo qėnia njerėzore ka njė veti tė ēuditshme: aftėsinė pėr tė besuar njėkohėsisht dy gjėra qė janė nė kundėrshtim tė hapur me njėra tjetrėn. Pėr shembull, po t’i referohemi periudhės sė komunizmit, do tė shohim se udhėheqėsit tanė tė lavdishėm tė asaj kohe kishin aftėsinė e mrekullueshme tė besonin njėherėsh se tė gjithė njerėzit ishin tė barabartė, dhe, njėkohėsisht, tė besonin se ata kishin misionin e lartė pėr t’i ēuar njerėzit drejt kėsaj barazie, prandaj meritonin tė gėzonin disa privilegje e llukse, pra tė ishin mė tė barabartė se tė tjerėt, shkurt tė pabarabartė.

E ēfarė do tė ishte bota pa kėtė aftėsi tė mrekullueshme tė qėnies njerėzore pėr tė besuar dy tre gjėra qė kundėrshtojnė njėra tjetrėn. As nuk do tė mund tė pėrfytyrohej. Imagjinoni se si do tė ishte bota pa njerėz qė mė njė anė flasin nga mėngjesi deri nė darkė pėr ndershmėrinė dhe, nga ana tjetėr, nuk lenė maskarallėk pa bėrė - gjithmonė duke besuar se kjo nuk bie nė kundėrshtim me atė besimin e lartė se maskarallėku i tyre, indirekt, i shėrben po njerėzimit. Shkurt, sikur tė mos ishin kėto besimet e dy tre katėrfishta tė qėnies njerėzore do tė jetonim nė njė botė qė, nuk e di, por patjetėr do tė ishte shumė ndryshe nga kjo e jona. Edhe vetė gjuha do tė ishte krejt tjetėr: shumė fjalė nga ato mė tė zakonshmet nuk do tė ekzistonin dhe shumė tė tjera do t’i kishim nė majė tė gjuhės.
Madje madje unė them se, sikur tė mos ishte kjo aftėsi e mrekullueshme, ne do tė jetonim nė njė botė tė paqeverisėshme sepse nuk do tė kishim politikanė. A i ka dėgjuar kush politikanėt tanė tė thonė, psh., se ata mbi ēdo gjė venė veten, se ata kanė hyrė nė politikė pėr t’i shėrbyer interesave tė tyre? Jo, ata edhe luftėn me njėri tjetrin e bėjnė duke i sulmuar kundėrshtarėt nė emėr tė gjėrave tė larta kundėr gjėrave tė ulta qė tė tjerėt kanė bėrė. Por kjo nuk i pengon tė korruptohen e vjedhin nga mėngjesi nė darkė. Por edhe vetė njeriu i thjeshtė, votonjės ose jo, e ka po aq tė zhvilluar kėtė veti tė mrekullueshme. Edhe ai, mė njė anė beson se ėshtė punė e lartė tė jesh i ndershėm, tė mos bėsh punė tė pista dhe, nga ana tjetėr, beson se po t’i bjerė pėr hise ndonjė punė politikani do tė dinte se si t’ia nxirrte ujėt e zi. E njėjta gjė pėr pėr besimet e tre katėr fishta qė kanė pėr idetė apo pėr njerėzit madje dhe pėr fetė.

A mund tė mendohet Shqipėria jonė e vogėl pa kėtė aftėsi tė madhe tė bijve tė shqipes pėr tė pasur dy koka? Jo, kjo qė them ėshtė njė gjė aq e natyrshme saqė askush nuk e ve nė diskutim. A nuk e ka thėnė edhe vetė Noli se shqiptari nuk e ka pėr gjė t’i ndezė njė qiri djallit kur mėrzitet me Zotin? Mirėpo ja qė ndodhin edhe ēudira. Unė u zgjova nga gjumi i kėsaj tė vėrtete sa lokale aq edhe universale sepse mora vesh se na paska dalė njė i marrė qė na e paska vėnė nė dyshim kėtė parim bazė mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar jeta jonė si shoqėrorja edhe, e mbi tė gjitha, ajo politikja.
Dhe ky nuk ėshtė njeri dosido, por vetė Presidenti ynė. Sipas disa lajmeve qė u bėnė publike dje nė orėt e vona nė Klan TV na del se Presidenti ynė Moisiu i paska thėnė Kryeministrit Nano se ai nuk do t’i firmosė emrat e dy ministrave (Angjeli dhe Fino) qė Nano i paska ndėrmend t’i propozojė pėr tė zgjidhur krizėn, po qe se Nano nuk kryen njė akt kėrkimi ndjese publike pėr ato qė ka thėnė para disa kohėsh pėr Naēin dhe Baēin. Ėshtė fjala pėr akuzat e rėnda pėr korrupsion dhe lidhje me krimin qė Nano u bėri kėtyre dy ish ministrave tė kabinetit Meta nė kohėn kur besoi (dhe unė them se vėrtet besoi sipas teorisė Orwelliane) se po bėnte katarsisin e Partisė Socialiste. Me njė fjalė presidenti Moisiu, duke neglizhuar kėtė princip bazė tė politikės sonė: atė tė dy-tre katėr besimeve njėherėsh, po na i kėrkoka Nanos qė tė besojė vetėm njė gjė: ose qė Naēi dhe Baēi janė burra shumė tė kėqinj, siē ka deklaruar para disa kohėsh, ose se janė burra shumė tė mirė dhe prandaj meritojnė tė bėhen ministra.

Ēfarė lajthitje kjo e Moisiut tonė! Dashka tė na zevendėsojė besimin nė shumė zota me besimin nė njė zot tė vetėm, tė na e fusė moralin edhe nė politikė, pale! Po kjo ėshtė njė punė qė e ka bėrė vetėm Moisu i ēifutėve. Nuk ka kėllqe Moisiu ynė pėr kėtė punė. Le qė, edhe po e pranuam tė na bėjė Nano ndjesė publike, pra se ka nderuar lopėn nė vend tė zotit, do tė na duhet qė do tė na duhet tė rrimė dyzet vjet nė shkretėtirė, siē ndejtėn ēifutėt, derisa tė vdesė edhe ai i fundit, qė mė nė fund tė arijnė nė tokėn e premtuar jo ne, por fėmijėt tanė. Po kush ia ka ngenė tė rrijė 40 vjet barkthatė nė shkretėtirė dhe as pėr vete, por pėr fėmijėt.
Jo jo, kanė tė drejtė ata socalistė qė i thanė Moisiut t’i mshojė vendit atje ku ėshtė e tė mos pėrzihet nė punėt e tyre. E si mund tė mbahet njė parti e madhe si PS-ja pa njerėz qė kanė aftėsinė tė ndėrrojnė faqe tre katėr herė nė vjet, qė me njėrėn dorė tė fėrkojnė kurse me tjetrėn tė kėrcėnojnė e qė nderojnė njėherėsh Zotin, lekun dhe fishekun? E kush mė mirė se Nano di ta bėjė kėto punė? Prandaj lėreni Nanon tė bėjė ēfarė tė dojė, a nuk kemi bėrė pallė deri tani. Vetėm ata qė kanė besim nė njė zot tė vetėm e kanė ngrėnė, por ata janė aq pak sa nuk ia vlen tė ndėrrojmė pėr hatėr tė tyre. Prandaj, zoti President, tė na rrojė politeizmi, fusni Naēin dhe Baēin nė kabinet pa pallavra tė tilla si ndjesa pėr gabimet, dhe le tė vazhdojmė tė pijmė e dėfrejmė rreth zotave me koka dhelpre, gjarpėri, lope, gomari… deri kur tė na vijė ngordhja.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara