HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė martesė e mrekullueshme shqiptare nė zemėr tė New York-ut

-- nga Klajd Kapinova

Klajd Kapinova Mes kėngėve e valleve shqiptare lidhėn jetėn bashkėshortore avokat Nikollė Gjelaj me kėngėtaren Ardiana Mrijaj

GREENTREE CONTRY CLUB (New Rochelle)
Sot Nicki do tė qendrojė larg librave tė ligjeve dhe dosjeve tė avokatit, ndėrsa Adriana njė ditė pa muzikė dhe librat e shkollės. Tjetėr gėzim ka pushtuar zemrat e tyre nė ambientet e bukura buzė oqeanit Atlantik nė restorantin luksoz "Greentree Contry Club", ku janė mbledhur pėr tė gėzuar mbi 600 vetė.
E shtuna e kėngėve nė familjet Gjelaj dhe Mrijaj dhe dita e dielė nė orėt e bukura tė mbrėmjes, ka mbledhur nė njė vatėr tė madhe gėzimi dhe hareje shumė miq, shokė, dasmorė shqiptarė dhe amerikanė.
Ēifti Nikollė Gjelaj dhe Adriana Sipas traditės shqiptare nė Kosovė, gratė dhe bijat, mbesat, mblidhen pėr tė festuar sė bashku. Ky rit i transmetuar brez pas brezi dhe jashtė Kosovės quhet ‘Nata e Kanagjeqit’, thotė Marta Mrijaj, qė kujton se si janė zhvilluar dhe ruajtur deri mė sot traditat e hershme shqiptare, ku i kanė lyer duart me bojė vajzės qė do tė nusėrohej tė nesėrmen dhe kanė filluar t’i kėndojnė. Vajzėn e ulin nė mes tė dhomės dhe i vėnė nė krye njė shami tė kuqe. Nė tė dy anėt e dhomės ulen grupe vajzash pėrballė njėra tjetrės dhe fillojnė dhe kėndojnė:

"Kaj moj ēikė, kaj pa pra,
se ti ēikė nuk bahesh ma,
kaj moj ēik n’shami me pika
se ti m’je ken bajrak nder ēika..."

Kjo traditė e lashtė, ėshtė ruajtur nė tėrė Kosovėn...

Nicki me smoking dhe Ardiana me vellon e nusėrisė

Majori John Spencer nė mes, Tomė Mrijaj - djathtas dhe dhėndri Nikollė Gjelaj Nicki i veshur me smoking elegant, qė i hijeshon mbi shtatin e gjatė dhe Ardiana me bukurinė dhe nurin e veshjes sė nusėrisė qėndrojnė buzė valėve tė ujit pėr t’i premtuar njeri tjetrit dashurinė e pėrjetshme. Prendush Gega, 87 vjeē, ėshtė mė i vjetri nė dasėm. Ai sot gėzohet se stėrmbesa e tij martohet. Prindėrit e dhėndrit Mark dhe Katrina Gjelaj me vajzat dhe djalin e vogėl, Maria me Hilin me djemtė me gratė e tyre, Toma me Lizen dhe fėmijėt Nicki, Beta dhe Dani, kanė lot gėzimi pėr motrėn e tyre. Kėtij gėzimi i shtohet edhe Kenny me Terry-in, Gjini me Meritėn, Arbeni me Florėn. Manuel Pėrgega, ka ardhur nga Zvicra pėr tė marrė pjesė nė dasmėn e vajzės sė dajės. Gjini me humorin e tij tė kėndshėm i fton tė gjithė qė t’i afrohen ceremonisė tė vėnies sė kurorės nė natyrėn piktoreske buzė detit... Mė pas tė gjithė uruan ēiftin, me buzėqeshje e pėrqafime, qė fiksohen nė celoluid nga Vasil dhe Diana Marku...

Historia e dasmės si rit

Nga burimet historike martesat e hershme ishin tė ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhėsit tanė tė komunitetit primitiv, qėndronin bashkė pėr t'u mbrojtur dhe pėr tė mbijetuar mė shumė, sesa pėr tė krijuar lidhje tė kuptimshme. Njerėzit primitivė formuan tribu, tė cilave u qėndronin shumė besnikė. Martesat e para kanė qenė grup-martesash, qė duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Mė vonė, burrat dhe grate filluan tė qendronin bashkė dhe formuan familjet e veēanta. Martesat nuk kanė qėnė gjithmonė njė ngjarje e lumtur. Dhe, pikėrisht prej rivalitetit tė tribuve, shpesh gratė dhe femijėt grabiteshin. Ky zakon ishte i pėrhapur nė shekullin e V-tė prej spartakėve, ku komandantėt ushtarakė mund tė festonin me njeri-tjetrin nė prag, tė martesės sė njerit prej shokėve...

Pamje nga Martesa

Nicki me Ardianėn provojnė shijen e fundit tė beqarisė

Dhjetė gra dhe vajza tė bukura tė shoqėruar nga burra dhe djem tė hijshėm shoqėruan vendosjen e kurorės se Nicki-it me Ardianėn. Majori i Yonkers-it z. John Spenser qė ėshtė edhe mik i familjes sė Tom Mrijaj, me njė qetėsi fisniku dhe humor elegant u vendosi kurorėn e martesės (shkėmbimin e unazave), duke i uruar ēiftit lumturi nė familjen e re tė porsanisur... Tradita e unazave tė marteses ėshtė nga mė tė vjetrat. Qytetėrimet e hershme, duke filluar nga egjiptianėt, i kanė pėrdorur unazat martesore, si simbol tė marrėveshjes martesore.
Sipas hiroglifeve egjiptiane, rrethi pėrfaqėson pėrjetėsinė, dhe unazat e para pėrbėheshin nga fijet e barit, lėkura, bari i thatė, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalet, zunė vendin kryesor nė pėrbėrjen e unazave dhe stolive tė tjera. Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore ėshtė gishti i katėrt i dorės sė majtė. Ky zakon ka filluar tek egjiptianėt, sepse ata besonin qė unaza e venė nė dorėn e majtė, qė ndodhej pikėrisht nė gishtin e katėrt, kishte lidhje me zemrėn. Ndėrsa shpjegimi i sotėm ėshtė se shumica e njerėzve pėrdorin mė shumė dorėn e djathtė, ndėrsa e majta ėshtė mė pak aktive.
Por, pasuesit e Elisabetės nė Angli, e mbanin nė dorėn e djathtė unazėn martesore. Edhe besimtarėt katolikė romanė i mbanin unazat nė anėn e djathtė. Asokohe unazat, nuk duhet qė tė bliheshin ditėn e premte pėrpara ceremonisė sė martesės. Shoqėrueset e nuses dhe vajzat e nderit u bėnė mė tė pranishme nė dasma, kur martesa u bė e planifikuar. Nė Romėn e lashtė, disa ditė para martesės, njė grua, duhej tė ndiqte tė gjitha pėrgatitjet e nuses. Kjo vajzė nderi (sot), siguron tė gjithė ceremonialin dhe ndihmon nusen, qė tė vishet. Tė gjitha vajzat e tjera ndihmojnė nusen qė tė zbukurojnė martesėn. Kėtė fat tė mirė ka pasur gruaja e talentuar me diplomėn e floktores (veshatores) Merita Mrijaj, qė gjatė gjithė kohės ėshtė pėrkujdesur pėr nusėrimin e Ardianės.

Nėn ritmin e muzikės sa bukur na ka dalė nusja

Mbas njė koktejn tė shtruar pėr miqtė dhe tė ftuarit e tjerė nė dasėm, filloi mbrėmja muzikore nėn tingujt e kėngėtarėve tė komunitetit Hana Nikprelaj dhe Remi, qė u shoqėruan nga instrumentistėt e grupit muzikorė "Dasmorėt". Nėn tingujt e muzikės popullore shqiptare, nė fillim tė ceremonisė hynė bajraktarėt me flamujt kombėtare shqiptarė dhe amerikanė, Nikollė Doda dhe Vasel Nikė Gjelaj, tė cilėt i lanė vendin ēifteve shoqėrues tė ēiftit qė po martohej. Thuhej se pėrpara pėrdorimit tė lulėve nė buqetėn martesore, gratė mbanin buqeta tė ndryshme tė herbeve (koleksioneve) dhe luleve me qėllimin kuptimplotė, pėr tė larguar shpirtrat e kėqinj. Me kalimin e kohės, lulet dhe erėrat e ndryshme u zėvendėsuan me lule qė simbolizonin pjellorinė dhe dashurinė e pėrhershme. Ndėrsa sot lulet bėhen strehės ku futėn brėnda nė shtėpinė e lumturisė ēifti i ri me ritin e dasmės bashkėkore shqiptare nė ShBA.
Njėri pas tjetrit, kėngėtari Remi, duke pėrmendur emrin e ēdo ēifti shoqėrues hynė me radhė Christoper dhe Gloria Gjelaj, Dukagjin dhe Merita Mrijaj, Ndoja Cekaj dhe Jackie Gjelaj, Nick dhe Donika Mrijaj, John dhe Jamie Ēekaj, Gėzim dhe Magdalena Doda, Michael Shkreli dhe Elizabeth Mrijaj, Joseph dhe Susan Vuksanaj, daja i dhėndrit Ded Elezaj dhe Kristina Curanaj, baba dhe nana e nuses Tom dhe Lisa Mrijaj, babai dhe nėna e dhėndrit, Mark dhe Katrina Gjelaj, kumarėt Nick dhe Marash Vuksanaj, gjuveri dhe dasmoresha George dhe Antoneta Gjelaj, fėmijėt e luleve Danny dhe Natasha Curanaj dhe sė fundi hynė ēifti kryesor i dasmės Nicki dhe Ardiana...
Veshjet e dasmės nuk kanė qenė gjithmonė, kėshtu si janė sot. Nė shekullin XVIII-tė, nuset e varfėra visheshin me veshje tė thjeshta. Kjo simbolizonte pėr burrin e ardhshėm, se ajo nuk kishte sjellė asgjė (pajė) dhe po kėshtu nuk e detyronte tė bashkėshortin pėr asgjė. Ndėrsa, nė mes tė shekullit XIX-tė, tė gjitha nuset filluan qė tė pėrdorin veshjet e bardha tė nusėrisė. E para qė e ka pėrdorur fustanin e bardhė, ka qenė Mbretėresha Viktoria (1840). Velloja, nė mėnyrė origjinale, ėshtė mbajtur nga gratė e pamartuara pėr tė treguar modestinė. Nė ceremoninė martesore, njė nuse e mban vellon, si simbol tė nėnshtrimit dhe premtimit, qė do t'i bindet tė shoqit tė saj. Dhe, vetėm pas ceremonisė, veli ngrihet pėr tė zbuluar pamjen e nuses, pėrpara dhėndrit. Dikur nė shekullin e XVI-tė, veshjet me vello ishin shumė delikate, ndėrsa vellot me tantella, pėr herė tė parė u bėnė popullore mbas martesės sė Mbretereshes Viktoria nė vitin 1840.

Kalaja e ėmbėlsirės me kate pėr ēiftin Gjelaj

Ėmbėlsirat kanė qenė pjesė e ceremonisė sė martesės qė nė kohėt mesjetare. Nė Romė ėmbėlsira e parė e martesės ishte bėrė nga shtresa (rriska ose feta) tė bukės sė bardhė. Gjatė ceremonisė buka thyhej mbi kokėn e nuses, si njė bekim pėr njė jetė tė gjatė me shumė fėmijė. Miqtė e ftuar nė dasėm hanin njė pjesė tė saj, si shenjė tė fatit tė mirė. Nicki dhe Ardiana i dhanė njeri-tjetrit njė lugė nga ėmbėlsira e dasmės pėr njė jetė tė ėmbėl plot dashuri. Nėn tingujt e muzikės sė valseve tė dashurisė, mė pas vallėzuan nė krahėt e njeri tjetrit, tė shoqėruar edhe nga dasmorė tė tjerė... Mes kėngėve e valleve popullore shqiptare u ndien ngrohtė edhe shumė miq tė ftuar amerikanė nga familja Gjelaj dhe Mrijaj, tė cilėt i bashkoheshin gėzimit tė familjeve shqiptare...
Nicki dhe Ardiana kanė prerė biletat pėr tė kaluar muajin e mjaltit nė ishujt e vegjėl por shumė tė bukur tė Meksikės...
Muaji i mjaltit si fjalė ka rrjedhur nga Evropa e veriut, nga njė vend ku pėr tradite, prodhohej njė lloj vere nga hidromeli (pije) dhe mjalti. Kjo traditė nenkuptonte qė ēifti pėr tė pasur fat nė jetėn e tyre, duhej tė pinin ketė verė tė ėmbėl, qė quhej metheglen, pėr njė muaj pas marteses. Dhe, qė kur muaji i parė u quajt "henor" kjo periudhė u njoh me emrin "muaj mjalti".

-- marrė nga "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara