HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lidhja III e Prizrenit nė mėrgim - themeluesi Ismet Ukė Sadik Berisha

-- nga Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Kopertina e librit Lidhja e Prizrenit 1962-2002 ( Si filloi dhe pse filloi )

Nė kohėn kur populli shqiptarė nė trojet etnike tė veta ishte nėn kėrcėnimit e asgjėsimit tė pėrditshėm tė pushtuesve jugosllavė, kur krimet, kundėr njerėzimit, kishin arritur nė zenith, kur shqiptarėve u mohohej ēdo e drejtė mė elementare, atėherė kur diktatura fashiste e manjakut antishqiptar Rankoviēit zotėronte ēdo tė drejtė, pėr tė masakruar e asgjėsuar njė popull, qė nuk ka gjuhė, zakone, tradita, sikurse tė sllavėve, ndėrgjegjja nacionale shqiptare thirri nė skenėn e historisė sė saj, bijtė, nipat mė tė mirė tė Kosovės kreshnike, pėr t’u tubuar rreth flamurit tė mėmėdheut nė emigracion, pėr t’iu gjendur pranė nė ditėt mė tė vėshtira. Dardania, kėrkonte tė ripėrtėrinte vlerat e nacionalizmit tė masakruar ndėr shekuj nga sllavėt dhe pushtuesit e njėpasnjėshėm, qė shkelėn trojet shqiptare tė Rrafshit tė Dukagjinit e Fushės sė Kosovės. Geni i nacionalizmit nuk ishte zhdukur, por u rishfaq fuqishėm nė truallin e traditės patriotike, nga bijtė qė nė njė formė a tjetėr kishin mundur tė thyenin ferrin e burgut sllavokomunist e kishin dalur nė botėn e lirė, tė gjallė pas shumė kalvareve e pėrndjekjeve tė UDB-sė.
Mbledhjet e elementit shqiptar nė mėrgim, nisėn nė disa qytet e shtete tė Amerikės. Tematika dhe debatet ishin nga mė tė ndryshmet. Ishte koha, kur Balli Agrar, si antar me tė drejta tė plota nė Lidhjen Internacionale tė Katundarve zhvillonte mbledhjen e Kongresit nė Washington D.C., mė 1-2 shtator tė vitit 1961, duke pasur shumė tė ftuar. Njė pjesė e tyre ishin bijė tė Kosovės, qė ishin arratisur nga kampi komunist i vendeve tė Lindjes, qė drejtohej e udhėhiqej nga Bashkimi Sovjetik.
Shumė tė rinj kosovarė, me ideale tė pastra atdhetare nė shpirt, tė gjendur nė udhėkryqin e jetės patriotike, mundėn mė sė fundi qė tė gjejnė strehėzėn e tyre, qė ishte "Lidhja III e Prizrenit". Ajo, po jepte shenjat e parė tė rizgjimit tė ndėrgjegjės nacionale, nėn frymėn e traditėn e mirėfilltė tė Lidhjes sė Parė dhe tė Dytė tė Prizrenit 1878-1943-1962. Situata e nxehtė politike, tensioni midis njerėzve me streset e bartura nga vendlidnja, bėnė, qė nė fillim, shumė njerėz t’a kuptonin me vėshtirėsi arkitektin, themeluesin dhe drejtuesin e parė tė Lidhjes III tė Prizrenit nė mėrgim Ismet Ukė Berisha. Kėto tė rinj kosovarė, ende ishin tė pavendosur, se ēfarė rruge do tė merrnin, mbasi nė diasporė vepronin disa parti politike dhe organizata me qėllime pozitive, pėr tė mbrojtur kudo fatet e kombit. Por kjo, nuk do tė thoshte, se midis tyre nuk kishte ndonjė element qė punonte me zell kundėr Atdheut. Me dashje ose jo, veprimtaria e ndonjė pėrsoni kishte rrėshqitur nga qėllimi fisnik, pėr tė cilėn kishte braktisur vendlindjen, familjen, miqtė, tė afėrmit, dhe ēonte ujė nė mullirin e armikut shekullorė sllav. Por, njė fjalė e urtė popullore thotė, se: "delja qė shkėputet nga tufa e ha ujku".
Ismet Berisha sė bashku me dashamirėsit e pėrkushtuesit e ēėshtjes nacionale, u pėrpoqėn qė tė bėnin sa mė shumė tė rinjė ushtarė tė fateve tė atdheut, tė mbushur me energji, mbasi tė tillė ishin edhe ato vetė. Sigurisht, rruga dhe arritja e qėllimit patriotik nuk ishte aq e lehtė. Ismeti, nga ana e tij me gjithė fis, kishte humbur pjesėn mė tė madhe tė njerėzve tė zemrės, tė cilėt ishin vrarė nga dora mizore sllavokomuniste. Koka e tij dhe shokėve tė idealeve atdhetare nė Jugosllavi, ishte shumė e kėrkuar dhe me njė ēmim tė lartė.
Shpesh u provokua, pėr t’u asgjėsuar fizikisht nga agjentėt e UDB-sė, qė jo rrallė flisnin serbisht. Amerika, ēdo ditė e vit mbushej me shqiptarė tė rinj tė trojeve etnike, ku shumė prej tyre kishin ardhur nga Kosova, kampet e grumbullimit tė Austrisė (qė administroheshin nga Komisariati i OKB-sė, Departamenti i Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut), Italisė dhe se e njihnin shumė mirė gjendjen e atdheut tė robėruar nga sllavėt. Ismeti, regjistronte me kujdes ēdo burim informacioni, qė vinte nga vendburimi kryesor Kosova, pėrmes emigrantėve politikė.
Nė vitin 1961, nė Beograd, ishin mbledhur pėrfaqėsuesit e shteteve neutrale, si: Nehru, Sukarno, Naseri, Burgiba, Selasija. Duke pėrfituar nga situata e re politike e krijuar, u propozua nga Ismet Berisha, qė nė kėtė rast tė volitshėm tė hartohet njė memorandum dhe tė dėrgohet menjėherė nė kryeqytetin jugosllav, tė gjithė pėrfaqėsuesve tė lartė tė shteteve neutrale pjesėmarrėse, sepse vetė Jugosllavia (qė ishte shkėputur nga Bashkimi Sovvjetik), ishte pėrfshirė si njė shtet neutral. Ishte menduar gjithashtu, qė njė kopje t’i dėrgohej kryetarit tė shtetit Tito, me qėllimin e marrjes sė masave paraprake, pėr t’i dhėnė njė notė proteste ose rezolutė, pėr keqtrajtimin e dėnimin kolektiv, qė po i bėnte shqiptarėve nė Kosovė.
Ndoshta, ky pėrbėn rastin e parė tė protestės dikrekte, qė nacionalisti demokrat Ismet Berisha, me vendosmėri e guxim i dėrgoi Konferencės Internacionale, qė fliste dhe diskutonte pėr shtetet neutrale, nė njė kohė qė vendi organizator e mikėpritės shtypte me kėrbaē liritė dhe tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit kosovar. Edhe Kosova, kishte tė drejtė tė ishte neutrale, sikurse shtetet e tjera tė vogla. Jugosllavia e Titos, kėtė veprim demagogjik tė natyrės komuniste e bėnte thjeshtė pėr t’u dukur si ruajtėse e " lirive dhe tė drejtave tė njeriut" tė shteteve neutrale, kur vetė mbante nė " shtepinė e vet" (Jugosllavi), popullin martir tė Kosovės nė juntė ushtarake, duke vrarė, masakruar, dėnuar me gjyq, privuar nga arsimi nė gjuhėn amtare, njė popull tė tėrė. Por demagogjia serbe, nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė flluckė sapuni dhe se Evropa e SHBA nuk e hanin sapunin pėr djath.
I ligėshtuar ēdo ditė, pėr fatin tragjik tė vėllezėrve kosovarė nėn Jugosllavi, propozimin Ismet Berisha menjėherė ua paqiti pėrfaqėsuesve tė Lidhjes Kosovare, si: Prof.Luan Gashi, Halit Maqi, Ramazan Turdiut etj. Mirėpo pėrfaqėsuesit e lartė tė Ballit Agrar pėr SHBA, u shprehėn, se nė fillim duhet pyetur Prof.Vasil Andoni nė Itali dhe kryetari i Ballit Agrar nė Francė Prof.Abaz Ermenji. Por koha nuk priste, sepse gjendja e rėndė nė trojet etnike nuk duronte njė zvarritje tė pakuptimtė, pėr tė marrė vendime, qė kėrkonin shumė muaj e vite.
Nga ana e tjetėr, duhet thėnė pėr hir tė sė vėrtetės historike, se njė pjesė e tė rinjve kosovarė tė ardhur rishtas, ishin tė dėshpėruar dhe meqenėse nė Beograd, mbledhja e shteteve neutrale merrte fund pas dy-tre ditėve, propozuan se qysh tashti Lidhja Kosovare, tė ketė fonde tė posaēme, tė cilat me kujdes duhet tė administrohen e shfrytėzohen pėr ēėshtje tė Kosovės e kosovarėve tė shtypur nėn kthetrat e nazizmit tė ri sllav. Mbledhja mori fund nė sallonin e Hotelit "Sheraton Internacional" Washington D.C. Nė fund u zgjodh ekipi pėrfaqėsues, me: Prof.Luan Gashi, Abdyl Henci, Mehmet Krileva, Dr.Fatos Gashi, Isuf Azemi, Isa Vranica, Kadri Bajrami dhe Ismet Berisha. Menjėherė filloi aksioni pėr grumbu llimin e ndihmave, tė cilat iu dorėzuan pėr administrim mė 1961 Kadri Bajramit dhe Ismet Berisha.
Pėr Ismetin, kishin filluar shqetėsime tė reja, tė cilat me vrullin rinor, energjitė e mėdha mendore dhe fizike mundi qė t’ia dalė mbarė pėr 40 vjet me radhė, si themelues, ushtarė besnik i Lidhjes sė Prizrenit pėr Kosovėn e trojet etnike, drejtues i aftė dhe me pasion pėr ēėshtjen e mėmėdheut, duke shkrirė gjithēka vetėm pėr Shqipėrinė etnike. Ismet Berisha, sapo u kthye nga Washington D,C., meqenėse ishte i pranishėm nė zhvillimin e dy ditėve tė punimeve, gradualisht organizon tubimin e shumė ėndrruar tė mbarė kosovarėve. Mė 20 tetor tė vitit 1962 nacionalisti Ismet Berisha shpall themelimin e "Lidhjes III tė Prizrenit" nė mėrgim, meqenėse nė vendlindje Kosovė, ishte i pamundur aktiviteti i saj. Ai nuk ishte i vetėm nė rrugėn e vėshtirė, por gjeti pėrkrahjen e njerėzve tė shquar tė komunitetit mbarėshqiptar.
Njė kontribut tė shquar e ndihmė tė drejtpėrdrejtė dhanė Prof. Rexhep Krasniqi, Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku, Prof.Nexhat Peshkopia, Vasil Germeni dhe Mexhid Dibra, Idriz Lamaj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara