HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kongresi III i Lidhjes sė Prizrenit nė mėrgim

-- nga Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Kopertina e librit Lidhja e Prizrenit 1962-2002 Kongresi III i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė mėrgim, u mbajt nė New York mė 20-21 nėntor 1982 nė SHBA. Nė orėn 10:00 paradite u hap zyrtarisht mbledhja e Kongresit III tė nga ana e Sekretarit tė Pėrgjithsmė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė mėrgim, Ismet Berisha, i cili mbasi pėrshėndeti delegatėt dhe pjesėmarrėsit, kėrkoi ngritjen nė kėmbė pėr tė kėnduar Himnin e Flamurit Shqiptar dhe Amerikan. Lutjet fetare u bėnė prej Monsinjor Zef Oroshit dhe Hamit Perollit. Njė minutė zi u mbajt pėr tė gjithė delegatėt dhe dėshmorėt nacionalistė, qė kanė rėnė gjatė luftės nė kohėt e fundit nė vendet e banuara prej shqiptarėve nė Jugosllavi. Nė seancėn e mbasditės u formua Komisioni pėrkatės.
Ai do tė kishte synim revizionimin e Statutit. Dom Prekė Camaj bėri disa propozime, dhe u vendos mbledhja qė do tė zhvillohej tė nesėrmen. Nė seancėn e ditės sė dytė tė punimeve tė Kongresit, Gani Perolli lexoi propozimet e Komisionit tė Statutit, qė ishin: qė tash e mbrapa emri i Organizatės sonė tė jetė Lidhja Shqiptare e Prizrenit; asnjė pėrson nuk ka tė drejtė me pėrfaqėsu Lidhjen pa qenė i autorizuar prej Kryesisė; 10 qershori tė festohet ēdo vit nga Qendra (New York) dhe degėt e Lidhjes. Kongresi aprovoi disa propozime tė tjera tė Komisionit mbi ēėshtjet organizative.
Ismet Berisha afron pranė Lidhjes klerikun dom Prekė Camaj, tė cilin e propozoi pėr kryetar. Duke parė, se nuk kishte kandidaturė tjetėr konkurente, delegatėt i dhanė votėn. Pėr arsye pėrsonale dom Prekė Camaj pas njė kohe tė shkurtėr dha dorėheqje nga Krysia e Lidhjes. Nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme tė mbledhur nga Kėshilli Ekzekutiv nė vendin "Liberty" nė New York, antarėt e Kryesisė emėruan njėzėri Ismet Berisha pėr kryetar tė Organizatės "Lidhja e Prizrenit", detyrė tė cilėn e ka edhe sot. Kongresi zgjodhi Sekretarin e Pėrgjithshėm Tomė Mrijaj dhe dy n/kryetar Myrvet Muēa dhe Kolė N.Bajraktari, arkėtar i Organizatės u zgjodh Mustafa Demalija, ndėrsa antarė tė tjerė tė Komitetit Qendror u zgjodhėn Fran Sokoli, Gani Perolli, Anton Syku, Hamza D.Abdullaj, Jusuf Adili, Jusuf Ēekiēi, Mustafa Vraniqi, Ali Gaēaferi. Nė Kėshillin e Pleqėsisė bėjnė pjesė: Gjon Shtufaj, Aziz Mexhani, Adem D.Ēelaj, Musa Vuēiterna, Selim Berisha, Selim Berisha, Sefedin Maxhuni, Abdyl Azizi, Bajrush M.Kosova, Mustafa Demalija. Editor i Buletinit "Lidhja e Prizrenit" u zgjodh ShemsedinVendresha.
Mė poshtė po japim njė pėrmbajtje tė shkurtėr tė fjalimeve tė pėrsonaliteteve tė shquar shqiptare.
Diskutimi i Dr.Rexhep Krasniqi. "Po bahen gati 10 vjet qe Lidhja e Prizrenit, qysh prej Kongresit tė Dyte tė saj, nuk ka tregue nji aktivitet tė gjane per arsye se Kalosh Hamdija u vra, Ismet Berisha pesoi njė aksident tė rande, kurse Xhafer Deva, ish Kryetari i Lidhjes, ndėrroi jetė. Rigrupimi dhe rivitalizimi i Lidhjes duhet tė bahet tash. Tash asht koha. Nuk asht vetėm Kosova qė e lypė kete, por edhe vende tė tjera ne Jugosllavi, ku jetojnė shqiptarėt. Duhet me nderhye te personalitetet e hueja per me e ndihmue Kosoven. Propaganda e Beogradit e paraqet Kosoven sikur asht nji demostrate e thjeshtė. Lidhja e Rinisė Kosovare, ka ba ē’asht e mundun me dergue letra Organizates se Kombeve te Bashkueme, Departamentit tė Shtetit, Kongresit e Senatit.
Rinia Kosovare-Amerikane, ka luejt nji rol tė jashtezakonshem. Lidhja e Prizrenit ka nji rendesi te jashtezakonshme. Roli i Sekretarit te Pergjithshem asht kryesor. Popullsia shqiptare ne Jugosllavi, nuk asht ajo popullsi e vitit 1878. Sot ka profesora dhe doktora, nji elitė shkollaresh, te cilet i drejtojne folet e tyne ne rrethana te jashtezakonshme." Z.Abedin Mulosmanaj, pėrfaqėsues i Oborrit Mbretėror, falėnderoi udhėheqėsit e Lidhjes pėr ftesėn, lexoi telegramin e Mbretit Leka I, dėrguar Kongresit III tė Lidhjes sė Prizrenit. "Lufta e jonė duhet tė drejtohet kundra sllavizmit komunist. Zoti u ndihmoftė nė punėn tuaj."
Dr.Gjon Buēaj, Sekretar i Pėrgjithshėm i "Blokut Kombtar Indipendent". "Lidhja e Prizrenit dhe Bloku Indipendent kan bashkpunue dhe do tė bashkpunojn ne te ardhmen per nji Shqipni tė Madhe". Zef Mirakaj, foli shkurtimisht mbi historinė e popullit shqiptar dhe rezistencėn e tij kundra armiqve te huaj. Ai pėrmendi datėn historike tė Lidhjes II tė Prizrenit nė shtator tė vitit 1943 me n/kryetar Dr.Rexhep Krasniqin.
Adem Hodo, mbasi i uroi Kongresit punė tė mbarė, lexoi njė dialog tė pėrpunuar prej tij me titull "Dialogu midis Shqiptari dhe Shqiponjes", ndėrsa dialogun "Kosova e robnuar dhe Shqiponja", e paraqiti para delegatėve nė sallė me inēizim.
Nderim Kupi, Sekretar i Pėrgjithshėm i OKLL, falėnderoi Sekretarin e Pėrgjithshme tė "Lidhjes sė Prizrenit" Ismet Berisha, pėr ftesėn. I falėnderoi tė gjithė ata qė flasin kundėr armiqve, si: Serbisė, Turqisė, Bullgarėve. Nė fund shprehu parrullėn e pėrhershme "Atdheu mbi tė gjitha". Tonin Mirakaj, n/kryetar i Federatės Panshqiptare "Vatra". "Ky Kongres po mbahet nė njė kohė kur vėllezėrit tokė kosovarė po vuajnė nėn thundrėn e Jugosllavisė. Serbėt, janė ujqėrit qė e ndrrojnė qimen, por jo zakonin". Ismet Ukė Berisha, Sekretar i Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Prizrenit nė mėrgim.
Ai dha njė raport shumė tė racionalizuar mbi aktivitetin e Organizatės Lidhja e Prizrenit nė mėrgim. Ndėr tė tjera, Ismet Berisha ceku organizimin e demostratave kundra Jugosllavisė nė New York, dhe denoncimin e politikės shovisniste tė serbomėdhenjve nė Kosovė dhe nė krahina tė tjera tė Jugosllavisė tė banuara prej shqiptarėsh. Me vdekjen e ing. Xhafer Deves, dorėheqjen e n/kryetarit tė Lidhjes, z.Hysen Tėrpezes edhe vrasjen e tė ndjerit Kalosh Hamdisė, gjithashtu edhe aksidenti i randė i tij, e demtuan mjaft aktivitetin e Lidhjes sė Prizrenit, por ajo si organizatė politike nuk u shuajt.
Shemsedin Vendresha, i ardhur nga Florida, foli mbi ligjet ndėrkombėtare, pėrsa i pėrket ndalimit tė luftrave dhe indipendencės sė popujve. Ai tha, se "nė vitin 1968, OKB konfirmoi pikėpamjet pėr tė drejtat e njeriut". Adem Dervishi, tha: "Ne kemi luftuar dhe do tė luftojmė deri nė fund kundra serbėve pushtues. Atė luftė qė po shoqėrohet me shumė sakrifica nga populli martir kosovar do tė vijojmė deri nė vdekje".
Rifat Kolgjini (ardhur nga Belgjika), mbasi falėnderoi kryesinė e Lidhjes sė Prizrenit pėr ftesen me marrė pjesė, pėrmendi kontributin e Dr. Krasniqit e Prof. Vasil Antonit pėr ēėshtjen e tė drejtave shqiptare nė Jugosllavi. Mbi 60.000 dėshmorė, kanė dhėnė jetėn nė Jugosllavi qysh prej Lidhjes II tė Prizrenit.
Remzi Barolli, "Sllavėt na kanė vrarė dhe torturuar, por Enver Hoxha si kriminelė, ka bėrė mė shumė. Pėrse kaq pak shqiptarė kanė ardhur sot kėtu?" Preng Gruda, i ardhur nga Detroiti, "Lidhja e Prizrenit asht e tė gjithė shqiptarėvet dhe jo vetėm e kosovarvet. Neve, duhet tė jemi tė bashkuar si njė grusht i vetėm. Ne duam trojet dhe Shqipėrinė tonė. Duhet tė mbledhim sa mė shumė ndihma pėr organizatėn tonė."
Tomė Mrijaj, i cili nga Kongresi III u zgjodh Sekretar i Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Prizrenit me qendėr nė New York, ndėr tė tjera tha: "Ēdo popull, ka historinė e vet nė aspektin e zhvillimit tė ngjarjeve, qė pėrbėjnė palcėn etnike tė nacionalizimit, me tė cilėn mbijetoi nė shekuj. Nė historinė e lėvizjeve tė lavdishme erdhėn kryengritjet ēlirimtare antiturke 1910 nė Kosovė, 6 prill 1911 e udhėhequr nga Dedė Gjo Luli, shpallja e Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912 nė qytetin historik tė Vlorės, janė frymėzime nga "Lidhja e Prizrenit" 1878.
Kėrkesė themelore ishte vendosja e autonimisė nė viset etnike shqiptare, organizimi i ēetave tė armatosura nėn flamurin shqiptar. Lidhja, ndihmoi nė pėrhapjen e zhvillimin e fjalės sė shkruar shqipe, pėrmes gjallėrimit tė shoqėrive kulturore e patriotike. Revoltat antiturke, tė organizuara e spontane, dobėsuan shumė pushtetin osman e hapėn rrugėn e tjetėrsimit tė mėtejshėm tė tij.
Lidhja, ishte rrjedhim i zhvillimit tė natyrshėm tė mentalitetit shqiptar nė trojet e veta. Populli shqiptar si komb kėrkonte autonominė e natyrshme, njė e drejtė qė shtetet e tjera tė botės e kishin arritur me sukses. Por kjo lėvizje, ishte gjithpėrfshirėse. Tė rėndėsishme ishin selitė patriotike nė: Prizren, Gjakovė, Shkodėr, Dibėr, Gjirokastėr, Janinė etj. Ata ushtruan funksione administrative, pushtetin ligjvėnės, ekzekutiv, gjyqėsor, ushtarak, etj., duke krijuar njė shtet paralel.
Turqit, u munduan tė shpėrndanin Lidhjen, mbasi ajo nuk ishte dakord, tė zbatoheshin vendimet, qė kishin tė bėnin me dorėzimin e Kalasė sė Plavės e Gucisė shtetit tė Malit tė Zi. Ajo, gjithnjė kundėrshtonte vendimet e Kongresit tė Berlinit dhe asnjėherė nuk zbatonte urdhėrat e Portės sė Lartė. Ajo, kishte pushtet tė plotėfuqishėm nė shumė vise shqiptare, gjė qė nuk i shkonte pėr shtat pushtuesve shekullorė.
LIdhja angazhoi forcat e veta nė Jug nė kufi me Greqinė. Kongresi i Berlinit nuk mori asnjė vendim tė prerė, pėrsa u pėrket ndryshimeve territoriale nė favor tė Greqisė. Pėrkatėsisht Kongresi ftonte Portėn e Lartė qė tė merrej vesh me Greqinė pėr njė rishqyrtim tė kufijve nė Thesali e Epir dhe si vijė tė re kufitare rekomandonte vijėn e lumenjve Kalamas-Selemvria, qė pėrfshinte nė Greqi pjesėn e brendshme tė Ēamėrisė e Janinės, qendėr e vilajetit tė Jugut. Lidhja u dha pėr tė kuptuar Turqisė e Fuqive tė Mėdha, se krahinat shqiptare nuk ishin "njė shprehje gjeografike". Autonomia, si kėrkesė e rilindėsve tanė, ėshtė konsoliduar pėrmes programeve, memorandumeve tė ndryshme.
Lidhja u priu shqiptarėve nė luftė, pėr marrjen e pushtetit e fitimin e autonomisė. Shqiptarėt morėn pushtetin nė shumė qytete, si: Gjakovė, Prizren, Pejė, Prishtinė, Mitrovicė e Vuēiternė. Dega e Lidhjes nė Shkodėr 1880, proklamoi autonominė e vendeve ku jetonin shqiptarėt e vendosi pushtetin e saj. Kjo lėvizje u pėrhap nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut, duke u pėrpjekur tė bindė sulltanin, ta njohė autonominė shqiptare, tė vendosur nė kundėrshtim me dėshirėn e tij.
Mė 1880, nė Gjirokastėr u mbajt mbledhja e Lidhjes sė Prizrenit, pėr tė gjetur rrugėn e pėrbashkėt pėr autonomi e vendime tė tjera tė rėndėsishme. Mė 1880, u bė mbledhja nė Dibėr, ku me Rezolutė u kėrkua autonomi e plotė nė viset e banuara shqiptare, krijimin e kėshillave me pėrfaqėsues tė popullit dhe organizimin e ushtrisė nacionale shqiptare. Mė 1880, u bė riorganizimi i Lidhjes, duke pėrfshirė Komitetin Qendror, zgjeruar rrethin e bashkėpunimit dhe kėshilli e shpalli veten Qeveri e Pėrkohshme, e cila do tė drejtonte luftėn pėr ruajtjen e autonomisė e fitimin e pavarėsisė sė plotė."
Mustafė Vraniqi, kryetar i degės nė Texas, "Kemi me mijėra vėllezėr e motra kosovarė, qė dergjen nėpėr burgjet e Jugosllavisė. Prandaj, neve na duhet tė mbledhim ndihma financiare, pėr tė ndihmuar kauzėn e Lidhjes. Mė nė fund lexoi dy poezi kushtuar Lidhjes sė Prizrenit dhe Adem Demaēit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara