HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Moisiu, Xhoana dhe Shqipėria e ndaluar

-- nga Mero Baze, TemA, 27.12.2003

Mero Baze Presidenti i Republikės u shfaq nė ditėn e Krishtlindjeve mes dy familjeve tė ngujuara, qė pranuan t'i falin gjakun njėra-tjetrės. Nėn njė klimė miqėsore pėr sjelljen e Presidentit ndaj fatit tė qeverisė, shtypi afėr qeverisė, por dhe shtypi nė tėrėsi, e pėrcolli kėtė ngjarje gati si njė sukses. Nė tė vėrtetė nuk jam i sigurt nėse janė pajtuar realisht dy familje nė Shkodėr, dhe nėse do t'ia mbajnė gjatė nderin Presidentit, por jam shumė i sigurt se Presidenti ka takuar vrasės tė padėnuar. Ai ka hyrė nė njė territor qė mund tė quhet "Shqipėri e ndaluar", pėr shkak tė papėrgjegjėsisė sė qeverisjes sė vendit dhe rėnies sė autoritetit tė shtetit. Nė atė zonė ku vėrtiten nė ajėr drama tė mėdha tė shoqėrisė sonė, ndihet me tė vėrtetė mungesa e shtetit dhe shtetarėve. Por nuk ndihet si mungesė fizike.
Ndihet si mungesė autoriteti, si mungesė institucioni dhe mbi tė gjitha ndihet si mungesė stabiliteti. AND-ja qė mban nė kėmbė atė "shtetin paralel" nė veri tė Shqipėrisė, ėshtė pafuqia e shtetit dhe mungesa e autoritetit tė ligjit. Nė atė "Shqipėri tė ndaluar", nuk hyhet as me Kuran dhe as me Bibėl nė dorė, por me ligje dhe autoritet shtetėror. Tė ngujuarit nė veri, tė pabukėt dhe tė pastrehėt, nuk janė dhe nuk mund tė jenė "gjah" politikanėsh qė shfaqin angazhim personal dhe emocional pėr ta. Nuk mund tė shpėtojnė gratė pa burra nga gjakmarrja pėr shkak tė njė kokteji luksoz tė Xhoana Nanos, ndėrkohė qė ato janė tė tilla prej papėrgjegjėsisė sė burrit tė fundit tė Xhoanės.
Nuk mund tė shpėtojnė dhe tė ndihen tė lirė tė ngujuarit e gjakmarrjes, qė lėshohen si bagėtitė nga vatha, pas njė bariu qė quhet President, ndėrkohė qė "Bibla" e Presidentit, Kushtetuta, e cila garanton lirinė e tyre, ngjan njė letėr e zhubrosur, edhe pėr vetė Presidentin. Ėshtė e pamoralshme qė fatkeqėsi tė tilla kombėtare tė shkaktuara nga papėrgjegjėsia politike e qeverisė dhe institucioneve tė tjera shtetėrore, tė kthehen nė objekte spektaklesh pėr ata persona qė janė pėrgjegjės pėr kėto fatkeqėsi.
Gjakmarrja ka vetėm njė armik nė Shqipėri dhe ai ėshtė shteti ligjor, pėr tė cilin duhet tė na garantojė Presidenti. Dje kur ai pajtoi dy qyqarė tė dyshimtė nė paqen e tyre, nė Shqipėri ndodhėn dhjetė vrasje tė tjera qė janė tė gatshme tė shkaktojnė njė zinxhir gjakmarrjesh, nėse nuk vepron shteti. Presidenti nuk ia del dot t'i pajtojė tek e tek. As Xhoana nuk ua del dot jetimėve duke u ndarė ēokollata dhe grave pa burra duke iu ndarė shampo. Kėtė masakėr mund ta ndalė vetėm njė shtet, qė nuk i lė kėto punė nė dorė tė Xhoanės dhe Moisiut.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara