HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fatos Nano kėrkon burgosjen e kryeredaktorit tė gazetės "TemA"

-- nga Redaksia TemA, 30.05.2003

Mero Baze Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, i ka kėrkuar Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės, tė fillojė procedimin penal ndaj kryeredaktorit tė gazetės "TemA", Mero Baze, duke pretenduar se nė editorialin e datės 16 maj 2003 botuar nė kėtė gazetė, "ėshtė shpifur publikisht ndaj tij, pėr shkak tė detyrės qė ai kryen."
Prokurori Sokol Stojani ka njoftuar kryeredaktorin e gazetės "TemA" tė paraqitet pranė prokurorisė sė rrethit tė Tiranės mė 3 qershor pėr tė filluar hetimet pėr kėtė akuzė tė ngritur nga kryeministri.
Nė editorialin e datės 16 maj 2003, autori shpreh pikėpamjen e tij se dhuna ndaj ish tė burgosurve politikė nga polica dhe moszgjidhja e kėrkesave tė tyre, vjen pėr shkak tė njė mentaliteti tė shtetit klasor qė ekziston nė Shqipėri dhe qė aplikohet nga kryeministri Fatos Nano. Zoti Baze ka krahasuar nė editorial, kriteret e ndryshme qė janė pėrdorur pėr dėmshpėrblimin e ish tė burgosurve politikė dhe kompensimet qė morėn ish zyrtarėt e lartė tė regjimit komunist pėr dėnimet qė morėn nė vitet e para tė pluralizmit, pėrfshi dhe zotin Fatos Nano.
Zoti Baze tha se do t'i pėrgjigjej thirrjes sė prokurorisė duke u njohur mė hollėsisht me akuzėn.
Ai tha se ndihej i habitur nga reagimi i kryeministrit, i cili nuk ka ka reaguar kur shtypi ka botuar akuza konkrete ku flitet pėr pėrfshirje tė kryeministrit nė vrasjen e njė qytetari. Kjo shton dyshimet se padia ėshtė ngritur pėr tė mbajtur nėn tension gazetėn, e cila nuk ka pranuar tė bėjė kompromise me qeverinė. Nga ana tjetėr zoti Baze nuk pėrjashtoi mundėsinė qė padia tė jetė frymėzuar nga bashkėshortja e kryeministrit, e cila mund tė ndihet e prekur nga pėrshkrimi i kushteve tė jetesės nė burgun e Bėnēės pėr kryeministrin Fatos Nano.
Padia e kryeministrit Fatos Nano ndaj kryeredaktorit tė gazetės "TemA" kulmon njė fushatė gjyqesh ndaj tij, inicuar nga zyrtarė tė lartė dhe bashkėpunėtorė tė tyre.
Dy ditė mė parė gazeta ėshtė pėrballur nė gjykatė me ish kryetarin e Kuvendit Skėnder Gjinushi, ndėrsa po vazhdon procedurėn pėr nė gjykatėn e shkallės sė dytė me nėnkryetaren e Kuvendit, Makbule Ēeēo.
Nėnkryetarja e Parlamentit shqiptar, Makbule Ēeēo, i kėrkon atij njė dėmshpėrblim prej rreth 40 mijė eurosh, pėr shkak se gazeta ka cituar njė parlamentar shqiptar tė thotė se shumė deputetė qė kanė mbėshtetur ish shefin e Shėrbimit Sekret, Fatos Klosi, kanė qenė tė shtrėnguar ta bėjnė kėtė, pėr shkak tė problemeve qė kanė me drejtėsinė. Gjykata e Shkallės sė parė e dėnoi zotin Baze sipas nenit 617 dhe 625 tė Kodit civil.
Prokuroria e Tiranės e ka marrė zotin Baze tė pandehur pėr shkak tė njė padie ngritur ndaj tij nga ish kryetari i Parlamentit, Skėnder Gjinushi, aktualisht kryetar i Partisė Social Demokrate, aleate e socialistėve nė pushtet, pėr shkak tė njė editoriali tė tij, ku pėrmendte tė kaluarėn problematike, tė zotit Gjinushi me bandat dhe grupet e krimit tė organizuar nė Vlorė gjatė vitit 1997. Nėse gjendet fajtor, mund tė dėnohet deri nė dy vjet burg. Zoti Baze ėshtė marrė i pandehur nė bazė tė nenit 240/2 tė Kodit Penal.
Nė adresė tė kėsaj gazete janė inkurajuar njė sėrė procesesh tė tjera gjyqėsore nga subjekte afėr qeverisė, dhe persona mbi tė cilėt rėndojnė shumė probleme nga e kaluara.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara