HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIALI

Dyshimet mbi kontratėn e re tė Fatos Nanos me PS-nė

-- nga Mero Baze, TemA, 12.12.2003

Mero Baze Shefikat Ngjelėn e mbaj mend si njė biznesmene tė zonjėn, e afėrt me njė ish drejtor banke nė kohė tė qeverisjes sė Partisė Demokratike. Ajo ka qenė miqėsore me PD-nė dhe shtypin afėr saj. Njė kolegun tim e nxori nga kriza e gazetės duke i falur rreth 5 ton letėr pėr gazetėn mė anti-Nano qė ėshtė botuar ndonjėherė nė Shqipėri, ndėrsa pas vitit 1997 tregoi mirėsjellje dhe ish drejtorin e Bankės e futi nė pjesė nė biznesin e saj. Unė e kam njohur atė nga miku im Eduard Ypi.
Ai u shqetėsua pėr herė tė parė, kur gazetat joqeveritare, ku bėn pjesė edhe "TemA", filluan tė shkruajnė pėr tenderin e orizit ku nė qendėr ishte zoti Hajdaraga. Pak ditė mė vonė u kuptua se firma qė kishte bėrė pėrshesh paratė, ishte ajo e zonjės Ngjela. Prej atėhere ruaj njė hije tė dyshimtė se si kjo biznesmene kaq e afėrt me njė ish zyrtar tė PD-sė, arriti tė fitonte tendera nė kohė tė PS-sė. Tani qė e shikoj nė hierarkinė e PS-sė, jam i qetė. Ajo ka gjetur modelin e saj.

Po kėshtu i mbaj mend edhe Dukėn, dhe Kokėn. Nė vitin 1999, kur televizioni mė i varfėr dhe mė pa takt qė mbronte PD-nė, "ATN1" ishte nė gjendje tė keqe edhe pėr njė gjenerator, dikush nga Durrėsi tha se mund tė fliste me Kokėt pėr njė tė tillė dhe mbaj mend qė ai u gjend para zyrave tė kėtij televizioni. Agron Dukėn e kam njohur nė vitin 2000 dhe mė ka treguar gjatė se si ka refuzuar kėrkesėn e socialistėve pėr tė kandiduar nė Shijak, vetėm pėr shkak tė respektit qė kishte pėr periudhėn e PD-sė dhe paratė qė kishte bėrė nė atė kohė. Pėr Gjergj Liqejzėn mė ka folur shumė mirė ish kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, biles dhe pėr kohėn qė ishte prefekt z.Liqejza, pasi ishte njeri qė vinte nga PD-ja dhe kishte nisur bizneset nė kohė tė saj. Po kėshtu mbaj mend edhe Luan Bregasin, qė nė kohė tė PD-sė, nėn ombrellėn e Kokėdhimės, fitonte lehtėsisht tenderat e rrugėve dhe punėve tė tjera publike me fondet e shtetit.

Kėta njerėz janė sot oferta e Fatos Nanos pėr Partinė Socialiste dhe thelbi i kontratės qė socialistėt duhet tė nėnshkruajnė me tė pėr katėr vitet e ardhshme. Me kėtė elitė biznesi Fatos Nano u premton socialistėve se ėshtė i aftė ta blejė pushtetin, edhe nėse nuk u takon. Por ē'vend zė kjo kontratė me kontratat e tjera tė Fatos Nanos me PS-nė?

Historia e bashkėjetesės sė Fatos Nanos me Partinė Socialiste i ka shtuar disa rrathė moshe trungut tė vjetėr tė ish Partisė sė Punės, dhe mbi tė gjitha ka bėrė tė funksionojė biologjikisht shartimi i njė partie staliniste nė njė parti pluralizmi. Nėse i hedh njė sy historisė 12 vjeēare tė qėndrimit tė tij nė krye tė PS-sė, ka njė arsye tė fortė tė besojmė se kjo periudhė e gjatė kohe nuk ėshtė e gjitha njė kohė pėr tė cilėn ka merita personale Fatos Nano. Ka shumė pak vite kur Fatos Nano e ka merituar udhėheqjen e PS-sė dhe shumė mė tepėr vite, kur PS ka pranuar, pėr rrethana tė caktuara, udhėheqjen prej Fatos Nanos.

Kėshtu, nė vitin 1991, as Fatos Nano nuk e zgjodhi PS-nė dhe as PS nuk e zgjodhi Fatos Nanon. Ish udhėheqėsi komunist Ramiz Alia drejtoi gishtin nga Fatos Nano dhe ai u emėrua kryetar i PS-sė. Pasi humbi thellė zgjedhjet e para nė mars tė vitit 1992, ai ndėrmori disa lėvizje gjysmake nė kreun e PS-sė dhe u pėrpoq tė pėrdorte pakėnaqėsinė e shoqėrisė nga reforma, pėr t'u pranuar si udhėheqės i PS-sė dhe alternativė pushteti nė Shqipėri. Por mbėshtetja e fortė ndėrkombėtare pėr demokratėt dhe mosbesimi i thellė pėr reformimin e PS-sė, bėri qė ai tė mos arrinte ta kthente rezultatin premtues tė zgjedhjeve lokale tė vitit 1992 pėr PS-nė, nė njė hipotekė tė tijėn politike si lider. Pas arrestimit tė ish krerėve kryesorė tė regjimit komunist nėn akuza gjysmake dhe joprofesionale pėr abuzime financiare, Fatos Nano u pa me dyshim nga kupola e vjetėr e ish-PPSH-sė, pėr shkak tė heshtjes sė tij natyrale, ndėrsa shihte Ramiz Alinė, Nexhmije Hoxhėn apo Hekuran Isain e Foto Ēamin me pranga nė duar.
Hakmarrja e tyre nuk vonoi. Duke shfrytėzuar revanshin e demokratėve dhe njė lloj linku tė ish Presidentit komunist brenda PD-sė, Fatos Nano u gjend para akuzave tė ringjallura pėr abuzime financiare si ish-kryeministėr. Sali Berisha, soditi me papėrgjegjėsi politike skenėn e ēakejve tė tipit "Brozi" e "Selami", dhe pranoi fatalisht arrestimin e liderit tė opozitės, pa u gjykuar. Kriza reale e Fatos Nanos niste tani. Socialistėt duhet tė zgjidhnin mes njė lideri tė ri, qė mund t'i ofrohej PS-sė, ose tė mbijetonin me Fatos Nanon. Ata zgjodhėn tė dytėn. Tė rinj dhe tė vjetėr nė PS, kundėrshtarė dhe miq tė Fatos Nanos, kafshuan buzėt dhe pranuan se Fatos Nano ishte simboli i tyre.
Skema e atyre qė e emėruan Fatos Nanon nė krye tė PS-sė dėshtoi dhe politikisht fitoi Fatos Nano. I mbyllur nė burgun e Bėnēės, ai filloi tė krijonte njė mit qė u nevojitej aq shumė socialistėve pėr t'u ndier tė sigurt. Tė gjitha tentativat pėr ndryshim qė nuk kalonin pėrmes tij, skualifikoheshin. "Malėshovistėt", "Reformatorėt" e gjithėfarė zėrash qė cicėronin brenda kubesė sė PS-sė, shkatėrroheshin me njė fjalė tė dyshimtė tė dalė nga dritaret e burgut tė Bėnēės. Kėshtu nė rizgjedhjen e tij tė dytė nė vitin 1996, mund tė themi qartė se Partia Socialiste zgjodhi pa dilema Fatos Nanon si simbol qėndrese.

Pas daljes nga burgu nė vitin 1997 dhe rrėzimit si kryeministėr nė vitin 1998, Fatos Nano u gjend mes katėr rrugėve dhe thuajse i braktisur nga lidershipi i partisė sė tij. Me vizionin e njė lideri tė vėrtetė politik, ai doli nė rrugė dhe filloi betejėn e vėrtetė politike pėr tė fituar kreun e PS-sė. Kongresi i tetorit tė vitit 1999, ishte kongresi qė ndau Partinė Socialiste nga Partia e Punės. Divorcin e vulosi realisht Fatos Nano me pasurinė mė tė madhe qė i dha asaj partie nė gjithė karrierėn e tij politike, GARĖN. Ai u fut nė garė dhe fitoi. Kundėrshtari i tij, megjithėse i kishte tė gjitha pushtetet, nuk bindi dot socialistėt ta kishin pėr lider. Pra nė vitin 1999 mund tė themi se Fatos Nano zgjodhi PS-nė, si parti qė do ta udhėhiqte pėrmes garės.

Zhvillimet deri nė kongresin qė ēelet sot, flasin se Fatos Nano ka hyrė nė njė fazė delikate nė raportet e tij me PS-nė. Ai sot po merr njė mandat, pasi ka bėrė sa ka mundur tė shkatėrrojė pasurinė e vetme qė i ka dhėnė PS-sė para katėr vjetėsh, garėn dhe cilėsinė e fitores. Ai po shkon drejt mandatit tė katėrt nė krye tė PS-sė, duke pėrjashtuar edhe nga e drejta pėr tė qenė delegatė, disa figura tė njohura qė e kontestojnė atė brenda PS-sė dhe ēfarė ėshtė mė e rėnda, duke u ballafaquar me njė refuzim flagrant nga anėtarėsia mė cilėsore e PS-sė qė, - biem dakord tė gjithė, - ėshtė ajo e kryeqytetit. Nė vitin 2003, 12 vjet pas mandatit tė tij tė parė nė PS, Fatos Nano po tenton ta marrė mandatin me votat e pjesės periferike tė PS-sė, dhe votat e njė elite tė korruptuar tė biznesit shqiptar, i cili e sheh atė si garant dhe partner nė modelin e tyre tė suksesit financiar.

Kjo fitore risjell nevojėn e njė vėmendjeje tė madhe se cili do tė jetė thelbi i ri i kontratės sė Fatos Nanos me Partinė Socialiste.

Nga mėnyra se si ai po e kėrkon kėtė mandat tė ri nė krye tė PS-sė, - thelbi i kontratės sė Fatos Nanos me PS-nė, - ėshtė garancia qė ai u jep socalistėve se, meqė pushteti i Partisė Socialiste ka degraduar, ai ka thirrur nė ndihmė biznesin e dyshimtė, pėr ta blerė pushtetin nėn siglėn e PS-sė. E vetmja garanci qė jep Fatos Nano me mandatin e tij nė kėtė Kongres, ėshtė modeli Duka - Koka, Ngjela, Bregasi, Liqejza, apo bizneset e mėdhaja tė Jugut, tė cilėt, sipas tij, dijnė ta blejnė pushtetin nė emėr tė PS-sė. Nga ajo racė qė vegjeton brenda Partisė Socialiste, Fatos Nano ėshtė mė i afti pėr kėtė mision tė ri dhe konkurrent tė vetėm ka Edi Ramėn. Rexhep Meidani nuk i pėrket kėtij modeli.
Ai i pėrket modelit pėr tė cilin PS ka pasur nevojė si figurė politike. Ai nuk mund t'ia ofrojė PS-sė kėtė kontratė qė i ofron Fatos Nano, i cili e ka thuajse tė sigurt mandatin nesėr nė Kongres. Dilema ekziston vetėm nėse PS-ja do tė arrijė qė ta shndėrrojė kėtė model eksperimental, nė model qeverisjeje! Ata, tė cilėt Fatos Nano po i paraqet si model suksesi, pasi ka arritur tė blejė me ta bastione tė PD-sė, siē ėshtė rasti i Durrėsit dhe Shijakut, janė modele tė dėnuara tė dėshtojnė. Vėshtirė se kėto grupe qė i bashkangjiten Fatos Nanos pėr tė mbushur llogaritė e tyre bankare, kanė ndonjė dhembshuri pėr njė krizė tė mundshme tė pushtetit tė PS-sė dhe kalimin e tyre nė opozitė. Ato janė grupe jopolitike. Ata e kanė Kongresin e PS-sė dhe ato qė do ta pasojnė atė, thjesht njė plan biznesi dhe jo njė plan pėr karrierė politike.
Arroganca e tyre dhe modeli i ri 'Nano' mund tė jetė shkak qė socialistėt e tjerė tė pėrjashtuar ta ēojnė nė opozitė Fatos Nanon me ata qė i blenė atij mandatin e ri, dhe PS-ja tė rikthehet sėrish tek vlerat e saj politike. Atėherė do tė shikojmė nėse do tė funksionojė kontrata e re e Fatos Nanos me kėtė lidership tė ri tė PS-sė, apo ata do tė bėhen varri i PS-sė. Nė vitin 1991 Fatos Nano u emėrua nė krye tė PS-sė, nė vitin 1996, PS-ja e pranoi atė pėr kryetar, nė vitin 1999, ai e fitoi PS-nė, dhe tashmė po pėrpiqet ta mbajė pėr vete duke i siguruar socialistėt se ka plot parą dhe mjete pėr ta blerė pushtetin, edhe kur ai nuk tė takon. Dyshoj se ky model ėshtė jetėgjatė, pavarėsisht se helikopterėt e "Albkopterit" mund tė lėshojnė tė shtunėn, parą nga qielli.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara