HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


6 prill 1911, dita e ngritjes sė flamurit tė parė tė pavarėsisė

-- nga Mark Bregu

Mark Bregu "Nė "Panteonin" e burrave mė tė mėdhenj qė nxori toka Arbėrore, rrezaton me shkėlqim hyjnor, tribuni i malevem besniku i papėrkulur dhe mbrojtėsi Titanik i tokės sė bekuar Arbėrore, kreshniku Dedė Gjon Luli" (M.B.)
6 prilli i vitit (1911), ėshtė "Preludi i Lavdisė" dhe "Kurora e Artė" mbi kokėn e Dedė Gjon Lulit dhe trimave tė tij, martirė tė Deēiqit.
Nė kėtė ditė tė shėnuar tė historisė (tė cilėn nuk ka "histori" qė ta fshehė) ngrihet pėr tė parėn herė (mbas 450 vjetėsh) tė pushtimit osman, Flamuri Kuq e Zi i Gjergj Kastriotit, mbi Bratilė tė Deēiqit, i larė me gjakun fisnik tė shtatė dėshmorėve, qė fituan Lavdinė dhe pavdekėsinė nė shekuj. Trimat e Dedė Gjon Lulit nuk ishin "ēetė komitėsh", por njė bashkim i besėlidhur mbi traditėn e shkėlqyer tė lekėve tė Malėsisė, tė cilėt, besėn, bujarinė dhe trimėrinė i patėn kurdoherė, - Kryefjalė.
Por, edhe nė qoftė se "historianėt" do tė heshtin, kurrė nuk do tė heshtė jeohna e gjėmimit tė pushkėve tė trimave tė Dedė Gjon Lulit. Zėri i tyre do tė ushtojė nė shekuj si njė "Simfoni" lavdie pėr tė zgjaur ndėrgjegjen e ēdo atdhetari tė ndershėm. Kronologjinė e kėsaj ngjarjeje tė lavdishme e pėrcollėn me shumė saktėsi dhe korrektesė mediat e shkruara mė prestigjioze tė kohės, dhe Historia flet: (Pėr Dedė Gjon Lulin, Kryengritjen e 1911-ės dhe ngritjen e flamurit.) 24 mars 1911:
Dedė Gjon Luli, vojvodė i Hotit, me disa burra tė Hotit e tė Kelmendit, mėsyen dy kamshat e ushtarėve tė turkut nė Rapshė tė Hotit, vranė dy rojet: por yzbashėt osmanllinj, ngaqė po iu dhimbsej jeta, nuk vepruan e u ranė nė dorė shqiptarėve me tridhjetė ushtarė, tė cilėt qenė ēarmatosur e lanė lirshėm me shku nė Shkodėr. Malėsorėt morėn 33 mauzerre e 4000 fishekė.

Tė nesėrmen, 25 mars, i ranė Kaushės nė Traboin, ku vranė e ēarmatosėn ushtarė derisa mbėrriti ndihma turke prej Tuzit. Luftimi atėherė qe i rrebtė, shqiptarėve u erdhėn ndihma tė tjera prej Kelmendi e Grude tė armasotur me pushkė, me thika, me sopata, me kmesa, me gurė e me drunj, e zgjati potera deri nė mbrėmje nė tė errur. Mbetėn 40 nizamė, e prej shqiptarėve mbetėn 3 tė plagosur e 9 tė vdekur, Hot (Traboinės) ndėr tė cilėt tre dragonj, Kolė Marash Vata, Zef Lani e Gjon Pllumbi ranė dėshmorė pėr Shqipėri. Nė kėtė ditė Gruda mori kaushen e Selishtit. Mbeti njė Trepshian i vdekur e njė grudas shitue. U kėputėn marėdhėniet me Tuz e Shkodėr. (Marrė nga "Leka" Nr. i veēantė 1937, fq. 368).

Mė 24 mars 1911 nga muzgu i mbrėmjes kje dhanė shenji i kryengritjes sė pėrgjithshme e Lekėt e Hotit, tė Grudės e tė Kelmendit filluan pushkėn. Kryetar kanė Dedė Gjon Lulin. Do malėsorė prej Hotit e Kelmendit mėsynė kaushat e Turkut nė fushė tė Rapshės, tuj mbytė dy ushtarė, dy tuj i varrue (plagosė). Katėr xunė rob, njėzet ranė nė dorė e u muerėn armėt. Ref. ("Hylli i Dritės", Vjeta VIII. 1932, fq. 576, sipas "Corriere d'Italia" 1911. Il Diario della Insurrezione. Scutari 23 Marzo).

""Liri e Shqipėrisė" kur bjen lajmin e parė tė kryengritjes tė Malėsisė sė Shkodrės shkruan: Lto fatosa luftojnė me Flamur tė kuqme shqiponjėn e zezė me dy krena, d.m.th. me bajrakun e Skėnderbeut". ("Leka". Po aty, fq. 389). Mė 6 prill Malėsorėt e Hotit e tė Grudės, si dhe do tė Kastratit i ranė Deēiqit edhe e shkulėn turkun andejna megjithė muhamedanėt shkodranė. Nė shtizė ku valonte flamuri i turkisė, malėsorėt naltuene Flamurin Shqyptar pėr katėr orė rresht. At botė malėsorėt kjenė ngushtue me e lshue Deēiqin. Nė e nesre malėsorėt i ranė turkut mbi llogore t'Mosketit. Lufta n'giati 36 sahat e turqit kjenė shtye deri te Rrasa e Fikut e lanė 150 vetė tė dekun. Malėsorėt patėn dy tė dekun e dy tė shitum. ("Leka", Po aty, fq. 371, 372).

…Disa pjestarė tė Komitetit dalun nė breg tė Cemit pėr tė vrojtue luftėn prej sė largu e pėr tu knaqun me pamjen e parė tė ngritjes sė Flamurit tė uljes sė flamurit turk, mjes flakės e tymit tė luftės, na rrfejnė se n'at ditė Lekėt e Hotit tė Grudės e tė Kastratit, mbas fjalės sė Dedė Gjon Lulit: "Bini sokola he n'Krajli u shkoftė zani", si tė kishin fletė e jo kambė, i ēelėn rrugė vedit e n'mes t'mauzerrėve e mitrolozave tė turkut, as t'ishin badema derdhėn mbi nuse e krushqė ditėn e dasmės, e jo plumba qi shkėpusin jetėn e shtrijnė bura pėrdhe, nė pak orė u sjellėn nė maje tė Deēiqit dhe zhvilluan n'ajėr t'lirė t'malėsisė sė Mbishkodrės atė rubė tė kuqe me shqipe tė zezė qė tash 450 vjet kishte ndenjė palue e dikund edhe harrue ndėr skutat ma tė mshehta qė Shqipnisė sė robnueme. ("Leka", Nr. 8. 1837. fq. 249).

Flamuri Kombėtar nė krahinat e Shkodrės

Dedė Gjon Luli, drejtues i lėvizjes, kishte dhėnė urdhėn me ngulė Flamurin e Shqypnis ndėr maja t'zaptueme (tė ēlirueme). Atė ditė mė 6 prill 1911 nė tė cilėn u muer maja e Deēiqit u vu flamuri nė Bratile, njė maje qė mbahet veē nėpėr njė qafė prej majes sė Deēiqit e shpesh herė thirret Bratilja e Deēiqit.

Thonė se ai qė e ngriti qe kushėriri i Dedė Gjon Lulit, Nikė Gjelosh Luli, sė bashku me Gjon Ujkė Miculin e Pjetėr Zefin, qė u lidhėn me besė me e ēue nė vend fjalėn e Dedės. Lajmi i ngritjes sė kėtij flamuri murr dhenė. Ēetat e shpėrndame e morėn vesh kėtė lajmė tė gėzueshėm e shprazėn pushkė nė shenjė gėzimi. Kėshtu difton Lekė Curri i Thethit e Dedė Kiri, tė cilėt n'atė rast ndodhėn nė brigjet e Hotit.

Jam kujdesė me pvetė gojarisht burrat, qė janė gjetė tuj luftue nė kėt kohė nė krah tė Hotit. Asnji s'e mohon tė ngrehunit Flamurit nė Bratilė, ndėr tė tjera e difton edhe Prelė Keri, Pjetėr Zefi e Kolė Tom Luli." (Donat Kurti: "Hylli i Dritės", Nr. 11. 1937, fq. 521).

Mbas faljes sė pėrgjithshme qė Turkia u bani malcorėve tė Mbi - Shkodrės, Qeveria Malazeze dha urdhna tė rrebta qi tė mos gjindej ma asnji kryengritės shqyptar nė tokėn eMalit tė Zi. Dedė Gjon Luli i Hotit vijoi me ndejė ndėr male e nuk kthej ma me i dhanė dorėn valisė nė truell tė vet. ("Leka" fq. 395). Nė vitin 1923, ishte krijue nji komitet me emnin "Dedė Gjon Luli" pėr ti ngritė njė pėrmendore. Kemi nji letėr tė Avni Rrustemit tė cilin e kishin caktue antėar. Ja si i drejtohet Avni Rrustemi prej Rome: "Tė ndershėm "Komitet Dedė Gjon Luli". Gėzohem qė u muar inisiativa pėr t'i ngrehun nji monument Burrit pa frikė e pa njolla tė malėsive tona, qė kėshtu tė jehojė emni i tė njohurit nė brezat e ardhshėm. Ju faleminderit qė mė keni zgjedhė pjestar. Avni Rrustemi. ("Ora e Maleve", Nr. 20, 1923).

Siq e pamė ma nalt, para 79 vjetėsh ishte projektue (menimi) pėr t'i ngritė monument tribunit tė maleve - Dedė Gjon Luli, por as monarku - Ahmet Zogu, as diktatori Enver Hoxha nuk e kryen kėtė amanet!
"Nuk ka bust as ka shtatore ky fatos, kreshnik i Hotit / Por n'ēdo shkrep ka pėrmendore / Pushka, Besa, Ndera e Kombit" (M.B.).
"Jehonėn e Deēiqit do ta pėrcjellin shekujt, Dedė Gjon Luli, ka fitue pa vdeksinė".

Konsiderata dhe opinione nga bashkėkohės

Dedė Gjon Luli nuk asht shue, jo ideali yt, gjurmėt dhe shembulli yt janė dhe do tė vijojnė me qenė ndera e malėsorėve tu… Nė kujtim tand s'u ngrehėn monumenta, s'u pagėzuen rrugė as parqe.
Jo, por emni yt nuk vdes kurrė, kujtimi yt nuk ka si shuhet.
Gjithēka harrohet mė kėtė shekull, gjithēka shuhet di vesa pėrpara Diellit, por kurrė gjaku i derdhun pėr liri t'Atdheut.
Dita 6 prill 1911, Deēiqi sa krenar aq vigan, do tė vijojė tė jetė monumenti i yt, o Plak Fatos. Shkodėr, Prill 1944. kapit. Gjelosh Luli. ("Hylli i Dritės", Nr. 4, 1944, fq. 11 - 12).

Trimi i Traboinit i ven pushkėn Turqisė. Merren postat e vendit. Bedri Pasha ēon peshė shkodranėt kinse pėr dinim. Sukat e Mosketit bahen vame lufte. Merret Deēiqi dhe nė maje tė tij ngrehet pėr tė parėn herė Flamuri i Shqipnisė. Ndėrkaq Bregu i Matit me Dedė Cokun nė krye ban tė njajtėn gja. Nė Rrushkull ndeshen vullnetarėt tonė me asqerėt e sulltanit. Vriten e plagosen nga tė dyja anėt. Ndėr tė plagosun randė Llesh Nikė Daka. Ky u lypė shokėve ta ēojnė tė desė nė Rubik te Pater Pali. Sulltani dėrgon rishtas nė Shqipėri Turgut Pashėn.Ky urdhėnon ti dorėzohen armėt. Malėsorėt s'i binden urdhnit. Mjerisht ushtarėve (luftarve) tanė tashti u bjen mbas shpinet Et'hem Pasha. Lekėt lėshojnė tokė, por jo zemėr as trimni. Europa bindet. (P. gj. Fishta).

Duhet theksuar se kryengritja e fuqishme e Malėsisė sė Madhe dhe ngritja e flamurit natyrisht qė shėnonin akte e fakte tė randėsishme historike pėr kombin tonė, tė cilat tėrhoqėn vėmendjen e shteteve e diplomacive tė kohės, duke u pasqyruar mirė nė shtyp, si tė vendit ashtu edhe tė huaj, veēanėrisht nė revistat autoritare: "Leka", "Hylli i Dritės", "Liria e Shqipėrisė" - (Sofje), "Corriere d'Italia" (Romė), etj., tė cilat i kemi citue ma nalt. Mjaft intelektualė, gjithnjė tė vendit e tė huaj, i ndoqėn nga afėr dhe i publikuan kėto akte e ngjarje si Luigj Gurakuqi, Risto Siliqi, Hikė Mosi, Edith Durham, C. libardi, etj.

Vlenė tė theksojmė se Deda u sakrifikue pėr Atdheun, em shum mashkuj tė derė sė tij. Rrallė ndonjė familje tjetėr e njohur shqiptare i dha Atdheut dhe lirisė sė tij kaq martirė dhe luftėtarė sa kjo derė e Dedės. Pėrveē Dedės, kushėriri i tij, Nish Gjelosh Luli vritet nė luftė (1911), bashkė me Gjergjin, djalin e vogėl tė Dedės (1912), Kola, djali i madh helmohet duke u kthyer nga Italia si i internuar (1918), Luc Nishi, djali i Nishit, vritet nė Suka tė Mosketit nė luftė kundėr Malazezėve (1920). Rruga e sakrificave vazhdon pėr kėtė derė. Gjokė Luli, kushėriri tjetėr i Dedės, bashkė me Luēin merr pjesė nė luftėn e Koplikut, plagoset e internohet.

"Nji kalvar vuajtjesh dhe nji "Olimp" madhėshtie pė ket "Kėshtjellė" trimash, qė nderojnė rracėn Arbėnore anė e kand botės" (M.B.).
Sė fundi, 6 prilli 1911, mbetet dita e parė faktike e ngritjes sė Flamurit, dhe "Preludi" i lavdisė sė Maleve tona.
Flamuri qė ngriti Dedė Gjon Luli me trimat e tij, u skuq me gjakun fisnik tė shtatė fatosave, burim frymėzimi pėr tė gjithė brezat dhe gjeneratat. Deēiqi - Kėshtjellė e pa mboshtun e Lirisė.

-- dėrguar pėr Shkoder.net... nga Klajd Kapinova.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara