HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Marie Kraja” nė duart e Martin Andresė

Dirigjenti anglez vjen sėrish nė Tiranė pėr tė drejtuar orkestrėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit nė festivalin “Marie Kraja”. Ishte edicioni i katėrt i kėtij festivali qė e solli Andrenė pėr herė tė parė nė Shqipėri.

Marie Kraja Dje nė mesditė, dirigjenti anglez, Martin Andre ka shkelur sėrish nė Tiranė. Edhe kėtė herė vjen pėr tė njėjtin qėllim qė erdhi njė vit mė parė… pėr “Marie Krajėn”. Nė prillin e vitit qė shkoi, dirigjenti nuk dinte asgjė pėr Shqipėrinė, edhe pėr festivalin “Marie Kraja” kishte nė mendje njė ide tė pėrgjithshme tė cilėn e krijoi mbi tė dhėnat qė i kishte dhėnė producentja e kėtij festivali, Zana Ēela. Nė atė prill, dirigjenti anglez erdhi dhe e shkeli vetė skenėn shqiptare, i dėgjoi nga afėr instrumentistėt e orkestrės shqiptare dhe nė njė konferencė pėr shtyp, pak ditė mė parė se tė niste edicioni i katėrt i festivalit “Marie Kraja”, ai u shpreh se kishte mbetur i mahnitur nga ata artistė.

Martin Andre iku me pėrshtypjet mė tė mira nga ky vend. Shumė shpejt ai e tregoi se ato fjalė tė mira qė kishte lėnė pas ikjes, nuk kishin qenė “fjalė tė bukura sa pėr t’i bėrė qejfin dikujt”. Shumė shpejt, Martin Andre u kthye sėrish nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, pėr tė punuar sėrish me artistėt shqiptarė. Tashmė e dinte se nė ē’vend po shkelte. Nė ardhjen e tij tė dytė Martin Andre drejtoi orkestrėn e TOB-it pėr baletin “Hirushja”. Ishte maji i 2002-shit. Dirigjenti anglez ishte nė krye tė kėsaj shfaqjeje nė tė katėr netėt 25, 26, 31 maj dhe mė 2 qershor.

E mė pas, nė Tetor tė po kėtij viti, Martin Andre do tė shėnonte ardhjen e tij tė tretė nė Shqipėri, sėrish pėr “Hirushen”. Por jo vetėm pėr tė. Nė 5 dhe 7 nėntor, ai dirigjoi dhe koncertin simfonik tė orkestrės sė Tob-it ku soliste ishte violinistja Suela Piciri. Brenda kėtij koncerti ishte dhe simfonia e 9-tė e Dvorzhak. Dje, dirigjenti anglez shėnoi ardhjen e tij tė katėrt nė Shqipėri. Rikthehet nė Teatrin e Operas sė Tiranės, edhe njė herė pėr tė drejtuar festivalin operistik ndėrkombėtar “Marie Kraja”. E ka pranuar me kėnaqėsi edhe kėtė herė ftesėn e producentes sė kėtij festivali, Zana Ēelės.

Tė dhėnat pėr Martin Andrenė
Ka studiuar pėr muzikė nė Universitetin e Kembrixhit. Nė po kėtė universitet drejtoi pėr herė tė parė. Ėshtė njė nga dirigjentėt mė tė suksesshėm nė Britaninė e Madhe. Karriera e tij arstike pėrfshin tė gjithė titujt e operave italiane tė shekullit tė 19-tė, tė cilat ai i luan nė skenat mė prestigjioze britanike nė Teatrin Mbretėror tė Operas nė Angli, nė operan kombėtare skoceze, nė operan e Irlandės sė Veriut etj. por karriera e tij artistike ka shkėlqyer edhe nė skena tė tjera operistike si nė Siatell, Lisbonė, Vankuver, Shtutgart, Keln, Pragė, Paris etj. Shquhet dhe pėr njė karrierė koncertale me orkestrėn simfonike tė BBC-sė me orkestrėn e Uellsit, me Simfoninė e re tė Londrės apo me orkestrėn kombėtare nė Portugali, Norvegji, Jeruzalem dhe Poloni.

-- marrė nga Shekulli, 12.04.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara