HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koment pėr njė poezi dhe njė novelė tė Migjenit

-- nga Meri Luka

Detyrėn e mėsueses sė letėrsisė, pėr njė komentim letrar me pjesė nga vepra e shkrimtarit bashkqytetar shkodran Migjenit e prita me njė emocion tė veēantė. S’afėrmi do tė mbushen 50 vjetė nga botimi i njė libri, "Migjeni, Vepra, mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka", qė ka qenė gjyshi im. Migjenin e ēensuruan nė botimin e vitit 1936, i lanė vetėm paksa vend, "sa me thanė", nė antologjinė shkollore tė vitit 1941 (shkruar nga E. Koliqi dhe K. Gurakuqi) dhe mė nė fund e ēensuruan dhe madje as nuk ia botuan shumė vjersha e proza nė botimin e vitit 1944.
Librin e shkodranit Gj. Luka, "korrektorėt" letrarė, ortografikė e politikė si dhe dashakeqėsit xhelozė, bėnė ēmos qysh nė fillim ta sabotonin, duke e mbushur mbarė e mbrapsht me "gabime shtypi" e ndonjė shkurtim nė "Ndėrmarjen Shtetėrore tė Botimeve" si dhe nė shtypshkronjė. Jo vetėm kaq, por fill mbas publikimit ēensura e neodiktaturės e ndaloi dhe mbuloi me kritika e harresė. (Pretendohej se Gj. Luka kishte pikpamjen se gjuha e Migjenit, nuk ishte aq e arrirė etj dhe nė anėn tjetėr se ai vetė e kishte "korigjuar", falsifikuar etj kėtė gjuhė, ndėr tė tjera me 200 copė gabime shtypi nė vetėm njė novelė. A ka autor nė botė qė do ta bėnte kėtė?!)
Por, nėqoftėse nė kohėn e diktaturės sė Zogut, diktatuturės fashiste e tė diktaturės socialiste-hoxhiane, ēensurimet e ndalimet ishin ndodhi "normale", ēfarė na mbetet tė themi pėr paradoksin se edhe nė "demokracinė pluraliste shqiptare", po vazhdon prej 13 vjetėsh inercia e "harresės, ēensurimeve e madje edhe e denigrimeve"?!
Nė librin "mė tė kompletuar" pėr veprat dhe jetėn e Migjenit, i sapobotuar nėn kujdesin e ministrisė sė Kulturės, nė bibliografinė e autorėve qė kanė shkruar pėr Migjenin (libri i shkruar nga Angjelina Luarasi Ceka dhe bibliografia nga J. Kastrati e M. Zeqo) mungojnė E. Koliqi e K. Gurakuqi dhe libri i Gjovalin Lukės. Pėrse duhet tė ndodhė kėshtu edhe tashti nė pluralizėm?!
(Nė bibliografinė e librit "Migjeni" tė R. Idrizit, bot. 1992, f 283, sado pa emėr libri i Gj.L. figuronte)
A i ka hije demokracisė mendimore pluraliste, kur nė njė shkollė rekomandohet: "Migjeni nuk ka qenė besimtar, por ka qenė njė shkrimtar ateist i pa fe" dhe i ndalohet komentimi i psh "Parathania e Parathanieve" apo "Tė ēelen arkapijat"!
Mos janė jashtė ligjit njerėzit dhe shkrimtarėt qė mendojnė si Migjeni?! Duam tė shkojmė drejt njė demokracie moderne evropiane apo drejt njė neodiktature e shteti injorant, sepse kėshtu po na duan Oso Bakallėt e rinj?!

* * *

Si njėri ndėr lėvruesit e kritikės letrare, Gj. Luka kishte shkruar: "Disa pėrcaktime qė janė bėrė deri mė sot pėr Migjenin, janė shumė tė lėvizshme. Atė e kanė quajtur si njė shkrimtar i thjeshtė kritik, si njė admirues i Niēes, si simpatizant i mbinjeriut, si ateist i pa fe, ndokush edhe si simpatizant i fashizmit e deri edhe si "shkrimtar komunist e i realizmit socialist".*)
(Dikush kishte thėnė se edhe Hitleri deshi t’i bėnte njė gjyq Jezu Krishtit)
Cili ėshtė vendi i Migjenit nė rrymat letrare evropiane, si duhet ta pėrcaktojmė vendin qė zė ai nė letėrsinė shqipe, sa duhet vlerėsuar si vlerė e pėrgjithshme vepra e Migjenit?
Mendoj se Vepra e Migjenit ėshtė njė vepėr me vlerė tė madhe e realizmit kritik, me pozita mjaft tė pėrparuara pėr kohėn. Migjeni shkonte deri te thirria pėr revoltė e pėrmbysje tė regjimit zogollian, porse ai nuk e kishte tė qartė se ēfarė do tė dilte pas kėsaj revolte pėrmbysėse, shpesh kėto "thirrje" janė tė errėta, individualiste, pa prespektivė e madje nganjėherė edhe tė lėkundėshme. Migjeni e ka paraqitur mė mirė se asnjė shkrimtar tjetėr bashkėkohor, shkatėrrimin dhe degjenerimin e shoqėrisė shqiptare, ka nxjerrė nė shesh me njė sy kritik e tallės tė fuqishėm tė gjitha kalbėsitė e saj. Demaskimi i pakompromis i realitetit tė kohės, kritika e fuqishme qė ai i bėri asaj, kėto janė elementet esenciale dhe tė planit tė parė, nė veprėn e Migjenit. Paraqitja e portreteve nė mėnyrė realiste dhe me mjeshtėri tė madhe artistike ėshtė ēėshtja qendrore nė vlerėsimin e veprės sė tij, e cila duke u lidhur pastaj edhe me ato tė pozitave tė tija mė tė avancuara, na jep figurėn e njė shkrimtari tė madh realist kritik e tė revoltuar.
Pa njė preēizim tė tillė, jo vetėm dėmtohet e vėrteta historike, por edhe vetė figura e Migjenit, sepse do tė nxitej lexuesi tė kėrkonte tek Migjeni parulla, figura e mendime tė cilat ai as nuk i ka dhe as mund t’i kishte nė rrethanat e zhvillimit tė tij. Migjeni nuk ka qenė njė shkrimtar komunist e as shkrimtar i realizmit socialist edhe pse e kanė quajtur si ateist etj edhe pse sė fundi ėshtė propozuar qė tė pėrdoret termi si "shkrimtar i militantizmit realist revolucionar". Edhe pėr kėtė termin e fundit mendoj se mund tė jetė i papėrshtatshėm dhe jo realist, sepse edhe pėrdorimi i kėtij termi, siē edhe "shkrimtar komunist e i realizmit socialist", do tė implikonte doemos kėrkimin te Migjeni tė njė prespektive mė tė madhe se ē’e kishte. Njė botim i plotė dhe studimet e ardhshme do ta ndriēojnė dhe nderojnė nė vendin e duhur shkrimtarin e talentuar, jeta e tė cilit u mbyll nė mėnyrė tragjike.

Lagjia e Varfun

Shtysėn dhe idenė fillestare mendohet se Migjeni e ka marrė nga lagjia e magjypėve tė kresė sė pazarit, e cila quhet dhe shqiptohet pikėrisht kėshtu nga ata si "lagjia e varfłn". Por, Migjeni e pėrgjithsoi atė edhe pėr lagje tė tjera tė varfėra tė shtresave tė vegjlisė puntore tė Shkodrės. Sė pari kjo vjershė u botua nė vėllimin e vitit 1944. Shkrimtari zėmėrohet edhe me vetė njerėzit e vorfėn, sepse sheh tek ata njė lloj nėnėshtrimi ndaj realitetit tė varfėrisė, madje ne revoltim e sipėr i quan edhe si "njerėz tė lanun". Lagjia e varfun pėrkundet ndėr ėndėrra dhe njerėzit e saj mjaftohen vetėm tė tregojnė varfėrinė dhe vuajtjet. Diku edhe ndihet "njė gjel kryengritės", por zėri i tij nuk dėgjohet nga lodhja e madhe e ditės dhe lodhja trunore shekullore e traditės shtypėse qė e ka kapulluar lagjen. Nė atė realitet me sa duket edhe Migjeni pajtohet me njė farė fataliteti: "Kėtu nuk zbardhė drita e ditės…i gjikuem je me ngordhė n’u". Pra revolta e Migjenit, nė kėtė vjershė justifikohet deri tek dy vargjet e fundit.

Tė ēelen arkapijat

I imponuar nga opinioni pėrparimtar i botės sė brendėshme shqiptare, pėr tė forcuar pėrshtypjen si njė "reformator perendimor" dhe pėr t’i bėrė disi qejfin me servilizėm Kemal Ataturkut dhe Duēes (tek i cili mbreti A. Zog ishte zhytur kokė e kėmbė nė borxhe), mbreti Zog I nxori njė dekret pėr heqien e ferexhesė nga femrat myslimane. Nė realitet edhe vetė ky xhest thjeshtė si dekret nuk ishte i lehtė e pa vlerė, sepse i binte ndesh njė dogme, e cila trajtohej dhe trajtohet ende si njė dogmė e pandryshueshme dhe e detyrueshme.
Sė pari njė ligj dhe praktitė heqie tė ferexhesė, shoqėruar edhe me masa imponuese (siē edhe heqien e halifatit nga Turqia etj.) e kishte bėrė Kemal Ataturku dhe pasuesit tij pėrparimtarė nė Turqi. Padyshim kėto masa pėrparimtare, sado nėn moton "masa tė rrepta kundėr injorancės dhe mbrapambetjes", patėn jehonė dhe ndikim edhe nė Shqipėri. Mund tė themi se kjo rrethanė ka pasur edhe njė ndikim tė favorshėm e lehtėsues edhe tek Migjeni.
Por, "reforma" e A. Zogut ishte mė shumė njė manovėr e ēastit, qė pėrmbante brenda edhe demogogji, me qėllim qė njerzit e regjimit tė mbulonin fytyrėn e tyre tė vėrtetė, sepse ata realisht nuk mendonin tė ndryshonin gjė me kėtė "dekret" tė thjeshtė demostrativ. Pak kohė mė vonė, nė fakt u bė gjithēka e qartė dhe "dekreti" nė fjalė u hodh nė shportėn e harresės, duke ecur gjithēka si mė parė. Megjithkėtė, nė fillim, shumė njerėz pėrparimtarė e pritėm me simpati kėtė masė, duke menduar se mos dilte ndonjė gjė prej saj. Nga kėto pozita e shkroi tregimin edhe Migjeni, i cili prap se prap e pau me sy prej shkrimtari me talent se si njėrėzit e kallėpit si Oso Bakalli me shokė e bėnė menjėherė tė pa fuqishėm "dekretin".
Tė alarmuar fillimisht, burrat dhe gratė fanatike nxituan tė rikthenin ish-arkapijat e demoduara qė i pėrdornin lagjet myslimane pėr komunkimet e grave nga oborret e bahēet. Si njė aktivist i shquar kundra kėtij dekreti pėrparimtar, tregohet tipi i Oso Bakallit, tė cilit Migjeni me ironi ja kishte zgjedhur edhe kėtė mbiemėr. Migjeni ka pėrshkruar me mjaft simpati dhe realizėm aspiratat dhe pėrpjekjet pėr emancipim tė vetė femrės sė re tė civilizuar myslimane. Kėtė aspiratė pėrparimdashėse, sidomos brezi i ri e tregoi me dinjitet gjatė luftė nacional-ēlirimtare e antifashiste dhe pėgjatė gjith shek XX. Mendoj se novela ruan aktualitet edhe sot, kur po shihet edhe njė farė pėrpjekje rikthimi fiktiv nė tė vjetrėn e ferexheve, nga Oso Bakallėt e rinj, tė cilėt nuk kanė shanse tė kenė sukses.

*) Shėn: materialet qė ne disponojmė u plotėsuan dhe ballafaquan edhe me njė material qė pati mirėsinė tė na i dėrgonte z. P. Luarasi, tė cilin me kėtė rast e falenderojmė. Na rezulton se datimi i kėtij diskutimi lidhet me studimin e V. Bala, "Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni", bot. nė "Buletin" i Shkencave Shoqėrore", 1954, Nr. 1, f 55-79 etj.

-- dėrguar pėr Shkoder.net... nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara