HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


In Memoriam pėr Jusuf Alibalin

-- nga Dr. Moikom Zeqo

Moikom Zeqo Kurrė nuk do ta harroj ecjen e 80-vjeēarit Jusuf Alibali mbėshtetur mbi njė shkop, sikur ia kishte huajtur ndonjė invalidi tė luftės, sepse nė shumė kuptime tė krejt paradokseve tė jetės sė tij tė guximshme por edhe tė trishtuar, ky shkop kish atributin e njė paterice. Por shpirti dhe jeta e Jusuf Alibalit nuk kanė nevojė pėr asnjė lloj paterice, as pėr apologji tė kotė, por vetėm pėr njė vlerėsim tė ndershėm dhe tė vėrtetė. Ai vdiq gjatė njė operacioni, ra nė koma dhe nuk u ēua mė pėrgjithmonė.
Lajmi i vdekjes sė tij mė trishtoi nė thelb. Jusuf Alibali ėshtė njė figurė historike dhe e kulturės shqiptare i lėnė nga shtjella e viteve dhe padrejtėsitė mėnjanė, larg spektakleve mediatike. Ai pati njė jetė relativisht tė gjatė, plot privacione, me monotoni tė dhimbshme por dhe me dendėsi ngjarjesh tė stuhishme, duke mos i shpėtuar persekutimit tė gjatė. Jusuf Alibali lindi nė Shkodėr mė 9 nėntor 1922. Mbaroi gjimnazin e Shkodrės dhe mė 1941 filloi studimet e larta pėr drejtėsi nė Universitetin e Firences. Atje arrestohet dhe burgoset pėr veprimtari antifashiste. Pas kėsaj kthehet nė Shqipėri me disa bashkėstudentė. Nė Shqipėri ai pėrqafon antifashizmin qė gjėllonte kudo. Arrestohet dhe burgoset nga nazistėt gjermanė nė burgun e Tiranės.
Merr pjesė nė formacionet partizane si kuadėr i lartė deri nė ēlirimin e Shqipėrisė. Mbas ēlirimit vazhdon Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin “Lomonosov” tė Moskės, qė e pėrfundon me rezultate tė larta mė 1949. Jurisprudenca bėhet bota dhe pasioni i tij. Ka qenė zv/ministėr i Drejtėsisė, anėtar i Gjykatės sė Lartė, kryesisht punoi nė fushėn e arsimimit juridik, nė lėndėn e sė Drejtės Ndėrkombėtare, ku merr edhe titujt shkencorė. Njė pasion i dytė i Jusufit ėshtė publicistika, punon si shef i sektorit tė jashtėm tė “Zėrit tė Popullit” dhe si kryeredaktor i revistės “Shqipėria Sot”. Ėshtė njė nga hartuesit dhe bashkautorėt e “Historisė sė Shqipėrisė” pėr ēka fitoi dhe Ēmimin e Republikės.
Unė e kam takuar Jusuf Alibalin mė 1973. Pasi mė kishin hequr nga redaktor letrar i gazetės “Drita” i akuzuar pėr poezitė hermetike nė plenumin e IV tė PPSH dhe mė kishin ēuar arsimtar nė Rrogozhinė. Nė kėtė situatė tė vėshtirė dhe pėr mua, shkrova njė nga librat e mi mė tė frymėzuar “Mujo Ulqinaku”. Nė njė konkurs kombėtar, ku Jusufi ishte kryetar i jurisė ai me entuziazėm nguli kėmbė pėr tė mė dhėnė Ēmimin e Parė. Kėrkoi tė mė takonte dhe nuk kam pėr ta harruar bashkėbisedimin tepėr rinor, tė ēiltėr dhe befasues me tė. Mė dha zemėr por historia e paradokseve funksionoi edhe pėr tė. Mė 1975 ai pėrjashtohet nga PPSH dhe internohet familjarisht nė disa fshatra tė rretheve Gjirokastėr dhe Berat deri mė 1988. U duk sikur shokėt dhe kolegėt e harruan pėrfundimisht. Ai e vuajti tmerrėsisht kėtė tragjedi. E shoqja e Jusufit, Vika, spikati nė filmin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” si njė aktore shumė e talentuar nė rolin e Mamicės. Persekutimi i Jusufit qe dhe bllokimi dhe mbyllje e karrierės pėr tė.
Para 5 vjetėsh unė organizova nė Muzeun Historik Kombėtar ceremoninė e 75-vjetorit tė Lindjes sė mikut tim. Qe ndoshta ngjarja mė kulminante dhe mė publike e tij nė tė gjitha kuptimet. Mbaj mend qė mė dhuroi njė fotografi qė e tregon duke qeshur. Pas fotografisė unė i shkrova kėto rrjeshta: “Jusuf Alibalit, tė qeshėsh ėshtė mrekulli morale. Ja njė shpikje qė nuk e kanė kafshėt dhe as njerėzit qė janė jo njerėz. Moikom Z.” Jusuf Alibali kish fituar titullin Docent dhe mė pas Profesor. Krijimtaria e tij pėrfshin 500 tituj nė rrafshin e drejtėsisė, historisė dhe letėrsisė. Disa nga kėta libra m’i ka dhuruar dhe unė i ruaj si relikte tė shtrenjta. Veēoj kėtu librin pėr dy shokėt e tij intimė tė luftės Kristaq Tutulanin dhe Gjikė Kuqalin, si dhe librin “8 portrete” njė libėr i shkėlqyer eseistik, qė pėrmban esse tė ndryshme pėr Shekspirin, Mikelanxhelon, Makiavelin, Zolanė etj.
Ky libėr shpalos kulturėn enciklopedike tė Alibalit.
Pėrpara se tė shkonte nė operacionin fatal, ai botoi librin poetik me tiull “Tinguj tė jetės”, ku ka pėrfshirė krijimtarinė e tij poetike, qė nga rinia deri nė fund tė jetės. Ky libėr me kushtimin e tij mė ra nė dorė mbasi mėsova lajmin e vdekjes, kur nė zyrė mė erdhėn vėllai i tij Besniku dhe djali i Jusufit, Agroni, tė cilėt mė njoftuan pėr mbarimin e jetės tė njeriut tė tyre tė dashur.
Jusuf Alibali qe njė njeri i veēantė, me karakter tė pathyeshėm, me bindje tė thella sociale dhe me horizont intelektual tė pasur.
Ai dinte t’i nderonte talentet e reja, i donte miqtė dhe kishte etje tė madhe pėr miqėsi tė ndėrsjelltė. Jo gjithnjė e shijoi kėtė miqėsi ndonėse e meritonte plotėsisht shumė mė tepėr. E kam tė vėshtirė dhe jam tepėr i emocionuar pėr tė shkruar IN MEMORIAM.
Jam i sigurt qė botimi i shkrimeve tė Jusuf Alibalit nė disa vėllime do tė duket sikur do tė bėjė njė rizbulim pėr ata, qė ende nuk dinė shumė pėr kėtė njeri. Tėrė vepra dhe jeta e tij janė tė ndėrthurrura, janė e njėjta substancė. Qoftė i lehtė dheu i Shqipėrisė pėr kėtė njeri tė shqetėsuar dhe tė mirė! Amen!

-- marrė nga "Shekulli", 13.05.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara