HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FREDERIK RRESHPJA, I VETMUARI I MADH

-- nga Dr. Moikom Zeqo

Moikom Zeqo Frederik Rreshpja eshte nje miku im i vjeter, por jo si te gjithe miqte e tjere, qe une kam patur ne jete. Nje mik pak i veshtire, teper i cuditshem dhe megjithate nje mik i vertete deri ne fund.

Frederik Rreshpen e kam njohur ne mesin e viteve 60 te shekullit XX. Qeme te dy te njekohshem ne botimin e poezive dhe te librave te pare poetike. Mbaj mend diskutimin e librit te tij "Rapsodi shqiptare", liber, qe mua me beri nje pershtypje te vecante. Keshtu nisi rrugetimi imazhinist i poetit Frederik Rreshpja ne letrat shqipe.

Qe ne zanafille ai spikati per artin e tij delikat dhe intim. Sa here qe une shkoja ne Shkoder, takohesha me Frederik Rreshpen te Kafja e Madhe, apo ne mjediset ekzotike, gati veneciane te Turizmit te Vjeter, qe sot eshte rrenuar dhe nuk eshte me.

Gjithnje pas mesnate rrinim duke diskutuar per poezine dhe artet. Ahere Frederiku qe i ri, qe energjik ne te folur dhe jashtezakonisht interesant.

Frederik Rreshpja Ne veren e vitit 1971, pas mbarimit te Universitetit, une shkova ne Shkoder per te bere 5 muaj stazh ne ushtri ne Koorparmaten e Veriut. Qe nje kohe e arte per mua per te njohur me mire Shkodren, monumentet e kulturen e saj emancipuese. Shkodra, ky kryeqytet i Ilirise se Motshme, ka patur nje force terheqese magnetike te pashembullt per mua ne te gjitha moshat. Padyshim qe kam patur edhe nje arsye substanciale, vetiake. Ne Luften e Recit, me 1943 im ate Zihniu (ndjese paste!) u plagos per vdekje. Nuk mund ta harroj kurre qe tim ate partizan e mori dhe e mjekoi ilegalisht, duke i shpetuar jeten pikerisht nje familje nga Shkodra. Im ate u plagos perseri ne luften e Tiranes dhe u be perfundimisht invalid i luftes.
Vdiq me 1960, ne moshen e kerthneset 40 vjecare, si pasoje e plageve te luftes. Une isha 10 vjec, kurse 2 vellezerit e tjere qene me te vegjel se sa une. La nenen time vejushe 33 vjec. Gjithcka qe vazhdoi me pas qe nje rikujtim i perhershem i imazhit te babait tim. Pikerisht ne Shkoder une kam njohur njerez te mrekullueshem, intelektuale te ndritur. Nuk mund te harroj kurre dijetarin filolog Kole Ashta, dijetarin tjeter Jup Kastrati, perkthyesin e mrekullueshem, helenistin e paperseritshem Gjon Shllaku, piktorin Ismail Lulani, dijetarin e bujqesise Ahmet Osja, spelologun pasionant Gezim Uruci (i vetmi shqiptar qe ka shkuar deri ne Polin e Veriut), shkrimtaret Skender Drini, Nikolla Spathari, etj.

Te gjithe emrat e lartpermendur jane te rendesishem per mua, e keshtu do te mbeten pergjithnje. Te tere keto figura te kultures kombetare riperterinin traditen polifonike te penave te medha te shekujve: te Gjon Buzukut, Pjeter Bogdanit, Marin Barletit, Ndre Mjedes, Gjergj Fishtes, dhe sidomos gjeniut me te madh konceptual te letersise sone Migjenit te pavdekshem. Ne kete bashkesi emrash une nuk kam pare shkelqime te fishekzjarshme por kam ndjere agime te medha te kultures.

Shkoj shpesh ne Shkoder ne kete "Dashnore te shekujve" sipas klithmes dritheruese migjeniane. Por nga te gjithe miqte e mij te gjalle e te vdekur, padyshim me i cuditshmi, me enigmatiku dhe me fatkeqi ka qene dhe eshte Frederik Rreshpja.

Miqesia ime 30-vjecare me te, ka qene e paster dhe pa kontradikta. Kjo gje eshte vertet rekord dhe duket si e pabesueshme, sepse tipi dhe karakteri i Frederikut nuk eshte pa paradokse. Njeri me bote tmerresisht te ndjeshme dhe delikate, ai shpesh ne jete duket krejt ndryshe. E nenvizoj "duket", sepse ne vetvete ai eshte i njejti njeri.

Ai eshte krijues e njekohesisht vetvetja ne formen e nje sinteze te pazakonte prej mishi, gjaku dhe imagjinate. E njoh mire Frederik Rreshpen, ashtu sic njoh mire vellezerit dhe motrat e tij. Ashtu sic kam njohur per nje kohe te gjate edhe babane dhe nenen e tij.

Nese kane rendesi biografite e shkrimtareve, ne nuk mund te rrime pa patur nje vemendje dhe dashamiresi per keto jete. Jetet njerezore jane nga me te paparashikueshmet, kurse jetet e talenteve jane akoma nga me te paparashikueshmet.

Frederik Rreshpja ka patur nje jete paradoksale dhe tragjike. Rebel dhe krenar ai nuk mund te pajtohej brenda ideve te shtrenguara te kohes. Keshtu jeta e tij u rrokullis neper burgje gjate regjimti komunist per gati 17 vjet. Ndryshe nga te burgosurit e tjere politike, ai kurre nuk e ka perdorur kete certifikate as per t'u hakmarre dhe as per te kerkuar dicka, qe ne fund te fundit i takon. Ka qene teper i shkujdesur ne kete pike.

Me 1991, kur une isha Kryetar i Komitetit te Kultures dhe te Arteve te Shqiperise me vjen nje leter nga Frederik Rreshpja, qe me kerkonte takim. E prita menjehere. Ishte si gjithmone ai miku i vjeter, qe une njihja pa medyshje. Perseri rebel dhe i papritur. Ate kohe ai nisi te punonte si kryeredaktor i gazetes "Ora" ne Shkoder, madje pranoi te ishte edhe kandidat per deputet i Partise Socialiste. Ai fare mire nga te gjitha pikepamjet mund te anonte nga e djathta. Tragjedia qe i kish ndodhur atij ne komunizem, megjithate nuk e kish bere "te djathte", sepse ai shpresonte tek nje e ardhme e politikes shqiptare, ai ngulmonte me bindje ne ndryshimin e koherave.
Shkrimet e tij, te botuara ne gazeten "Ora" spikasin per nje talent te madh, sidomos ne rrafshin eseistik dhe ne skicat dhe tregimet humoristike nga me te bukurat qe une kam lexuar ne letrat shqipe. Perseri i zhgenjyer dhe harrakat, Frederik Rreshpja qe nder te paret, qe mori ne pronesi nje shtypshkronje dhe krijoi nje shtepi botuese te quajtur "Evropa". Befas Rreshpja u be pronar dhe u pasurua. E mbaj mend kur drejtonte shtypshkronjen, njerezit e pafund qe hynin e dilnin tek ai. Perseri paradoksal dhe i cuditshem. Milionat e tij u treten dhe humben. Ai nuk pati fatin e nje veprimtarie te vazhdueshme, perhere i pakujdesshem dhe shperfilles, ai gati i humbi te gjitha. Shpenzonte shume dhe kot, ndermerrte botime gazetash dhe revistash te bujshme, por qe paten nje jete shume te shkurter.

Ne vitin 1994 une mblodha poezite e tij ne doreshkrim dhe pergatita librin poetik "Erdhi ora te vdes perseri." Ky liber beri pershtypje te madhe tek te gjithe. Por shendeti i Frederikut qe renduar, jeta e c'rregullt dhe jo familjare ndikuan keq per ta shkaterruar ate. Disktimin e librit "Erdhi ora te vdes perseri" e beme ne Durres, darkuam deri naten vone buze Adriatikut ne Currila. Per fat te mire, e kam te filmuar ne video kete mbremje te paharruar. Para dy vjetesh Frederiku erdhi ne zyren time per t'i cituar ne kompjuter Tines, sekretares, nje esse qe kish shkruar per nje librin tim.
Pas mbarimit te kompjuterizimit te tekstit te tij, te shkruar ne disa letra te zhubravitura me stilolaps, ai e ndjeu veten shume keq. Une mora ne telefon Dr. Pandeli Cinen dhe e shtruam urgjentisht ne spital. Frederiku qe goditur nga nje hemoragji cerebrale ne koke, pothuaj ishte ne cakun e vdekjes. Une i bera te tera perpjekjet e mia sebashku me mjeket dhe ai shpetoi nga vdekja. Por shendeti i tij kishte marre nje goditje gati te frikshme. Ai nuk ishte me si me pare. Kaq shume u rendua saqe nuk kishte ku te flinte dhe jeta iu be e veshtire, nje veshtiresi gati e pakonceptueshme. Me merrte vazhdimisht ne telefon kur nuk kishte pothuaj asnje lek. Sebashku me shokun tim, shkrimtarin Enver Kushi e ndihmonim ne cdo rast.

Me ne fund vendosem qe ta conim ne nje azil privat. Dokumentin e nenshkrova une. Meqenese sipas nje kontrate te noterizuar ata qe kishin marre ne perdorim shtypshkronjen e tij i paguanin nje sasi parash ne muaj, te mjaftueshme per te jetuar. Isha une qe vendosa per ta cuar ne kete azil. Azili ndodhej ne nje nga kodrat e Tiranes dhe qe nje vile e bukur plot gjelberim. Aty Frederiku ndenji ca kohe dhe e mori veten. Une shkoja vazhdimisht per ta takuar dhe per te biseduar me te. Por ai ndihej tragjikisht i vetmuar. Vazhdimisht shkruante, por tashme shkrimi i tij, dikur i kuptueshem, qe bere gati i palexueshem.

Pas disa muajsh ne azil, Frederiku perseri u rebelua. Me mori ne telefon dhe mu'u lut qe ta largoja perfundimisht nga azili. Ai kerkoi qe une ta coja tek familja e tij ne Shkoder, tek Pashka, e motra dhe tek Gjoni, vellai. Nuk do ta harroj diten kur une e cova ne Shkoder Frederikun. Para nisjes ne Shkoder, levizem me makine ne disa hotele te Tiranes, ku kishte buajtur dikur Frederiku, ku gjetem disa qese te pluhurosura me doreshkrime dhe sende te tij vetiake, qe ai i mori me vehte.

Pas kesaj ngjarje une mendova qe jeta e tij u be me e qete. Nderkohe une i dergova nje leter Kryeministrit te Shqiperise qe t'i jepej nje pension i posacem Frederik Reshpjes. Pergjigjja erdhi pozitive. Nderkohe shkoja perseri ne Shkoder duke u gezuar qe e shihja Frederikun ne familjen e tij. Shtepia e tij ne Shkoder eshte e mocme dhe ne oborr eshte nje shege e vjeter qe quhet e Hil Mosit, per shkak se aty prane ka qene shtepia e ketij poeti. Perseri ne Shkoder Frederiku shkruan. Botoi cikle poetike neper gazeta qe tregonin se talenti i tij nuk qe zbehur. Por perseri ai u rebelua, iku nga Shkodra dhe erdhi ne Tirane, duke u endur nga nje hotel ne tjetrin, i sterlodhur nga semundja dhe shpenzimet pa kuptim qe u bente parave, duke mbetur perfundimisht ne nje gjendje te pashprese.

Para disa ditesh me mori dikush ne telefon dhe me tha se Frederik Reshpja gjendej shume i semure, i rrezuar mbi nje tavoline te lokalit "Lux". Por nuk pranoi te vinte dhe kur u ktheva perseri nuk e gjeta me aty. Tani jam une i shqetesuar se ku ndodhet.

Nuk kam njohur kurre ne jeten time nje njeri kaq te talentuar dhe njekohesisht kaq fatkeq. Nuk dua t'i shtjelloj arsyet pse ka ndodhur kjo gje. Ndoshta kemi te bejme me tiranine e Rastit, ose me pashmangshmerine e Entropise. E them me plot gojen qe Frederik Reshpja eshte nje nga poetet me te mrekullueshem te letrave shqipe. Ai e shkruan prozen shkelqyeshem, eshte mjeshter i perrallave dhe i humorit. Duket sikur arti i tij fshihet nen masken e jetes se rende. Letersia dhe shoqeria shqiptare i detyrohen Frederik Reshpjes per ta ndihmuar.
Atij i duhet dhene jo vetem pension i posacem por duhet cuar ne ndonje spital jashte shtetit per te realizuar nje operacion te kushtueshem ne zemer. Ai duhet te jetoje sepse e meriton pafundesisht jeten. Ai eshte nje personalitet i kultures, ndonese si rasti i Artur Remboit ne France, qe krejt i pakujdesshshem dhe nuk e cau koken fare per krijimtarine e tij. Per poezine e Frederik Reshpjes do te flitet gjithmone, ai eshte nje nga prijetaret e modernizimit te poezise dhe te lirikes shqipe, nje imazhinist delikat dhe i pashlyeshem.

Po jap per botim poezine e fundit qe me solli ne zyren time, ne Muzeun Historik Kombetar:


FREDERIK RRESHPJA

KTHIM NE VENDLINDJE

Ja u ktheva perseri ne Shkodren e mbreterve
ngritur gure-gure
mbi supet lakuriq te nje gruaje
nga vellezerit tradhetare.
Mbi deget e shirave kendojne zogjte
Nen pemen e madhe te mesdites
Gjethe te verdha bien mbi shpirtin tim.
Pastaj,
une i hedh drejt qiellit per te bere nje vjeshte
Ah, kur ishim te rinj dhe te bukur
Nuk na vajti mendja kurre te benim nje vjeshte
Por ti tani nuk je me...
Tani
ti je ne fillim te stineve
Ndaj nuk me intereson loja e ajrit dhe e diellit
Qe ngrihet mbi re si mbi nje sofer paganesh.
Shfaqen
ne muzg trendafilat e thurrur me diell
Ah tani edhe trendafilat na kujtojne kamionet me djemte e vrare
sa te bukur dhe te rinj ishin o Zot!
Mirupafshim o djem ne nje planet pa diktature
Ne ajer
shfaqen patriarket e poezise shqipe
Bogdani, Fishta, Mjeda dhe Migjeni
Eterit e mij sillen ne ajer se varret ua kane thyer.
Tani
edhe mermeri i zerit tim eshte i thyer
Tani
qe erdhi mbremja statuja e nates troket ne dritaren e vjeter xhamthyer.

***

Poezia e mesiperme nuk ka nevoje per koment. Ne Shkodren e mbreterve ilire, Frederiku eshte nje princ i poezise. Vetmia e ka rrethuar perhere jeten e tij, por jo emrin e tij.

Ne shoqerine tone te demonizuar nga politika, harrohen mjerueshem krijuesit me vlera te vecanta. Ndihma dhe perkujdesja ndaj tyre duhet te jene te institucionalizuara. Frederiku e meriton nderimin tone. Ai nuk e kerkon vete kete nderim. Duke qene i shqetesuar seriozisht per jeten e tij po i shkruaj keto rreshta per opinionin publik shqiptar. Ky shkrim nuk eshte thjesht nje apel, sepse dashuria njrezore nuk ka nevoje per asnje lloj apeli. Amen!

-- marrė nga Koha Jonė, 15.12.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara