HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Transmetim direkt nė tė gjitha televizionet e botės, miliona tė pranishėm nė sheshin e “Shėn Pietrit” nė Romė.

Nėnė Tereza, ja si do tė shenjtėrohet

-- pėrktheu Belina Budini, Shekulli - 26.02.2003

Motrat pėrgatisin ceremoninė pa para. Papa ka caktuar si ditė 19 tetorin 2003 qė pėrkon me pėrvjetorin e tij. Nėnė Tereza

Pėr shenjtėrimin e misionares sė paqes tashmė ėshtė marrė vendimi, madje duke i lėnė mėnjanė dofarė rregullash. Ndėrsa nė radhėn e nderit nė ceremoninė se saj do tė zėnė vend dy mijė tė varfėr dhe tė sėmurė pėrveē autoriteteve tė zakonshme fetare e civile. Dhe ja pėrse Giovanni Paolo II ka lejuar qė Anjeza Gonxhe Bojaxhiu (emri i vėrtetė i Nėnė Terezės) tė lartohet nė altar vetėm gjashtė vjet pas vdekjes, si njė pėrjashtim nga rrezullat.

Murgeshat e vogla mbuluar me tė bardha duket se do tė vėnė nė vėshtirėsi ceremoninė e rastit. Sipas tė pėrjavshmes italiane “Panorama” pėr ceremoninė solemne tė shenjtėrimit tė Nėnė Terezės sė Kalkutės, e programuar pėr t’u mbajtur nė sheshin “San Pietro”, 19 tetorin e ardhshėm, misionaret e paqes kanė kėrkuar sėrish njė “thyerje tė rregullave” nė radhėn e nderit, nė kėmbė tė altarit tė Papės, do tė zėnė vend tė paktėn dy mijė tė varfėr ose persona qė lėngojnė nga sėmundje tė ndryshme pėrveē autoriteteve civile e fetare. Ndėr tė tjera, motrat murgesha nuk duan tė ketė karrige nė shesh: vetėm vende pėr tė qėndruar nė kėmbė, me pėrjashtim tė karrigeve tė vendosura pėr tė moshuarit dhe tė sėmurėt. Nėnė Tereza, nė fakt, nuk ka dashur asnjėherė tė ketė banka ose vende tė rehatshme pėr t’u ulur nė vendet e shenjta tė misionarėve humanė.

Problemet e buxhetit
“Shenjtėrimi i Nėnė Terezės nuk duhet tė jetė njė festė turmash, por njė enveniment madhėshtor zemrash, - vazhdojnė tė pėrsėrisin motrat-murgesha qė nė shtėpinė e tyre nė majė tė kodrės sė Ēelios, nė Romė, e kanė vėnė nė punė qė tani makinėn organizative. Problem mbetet varfėria; Buxheti ėshtė shumė i vogėl, mjaft mė pak se 300 mijė euro qė do tė duheshin pėr kėtė rast.

Botavizion
Nė 123 vende tė botės ku janė prezente, motrat e Nėnė Terezės janė duke mbledhur personalisht kėrkesat e pjesėmarrjes nė ceremoni. Mandej do tė fillojnė tė shpėrndajnė biletat. E vetmja lidhje me teknologjinė ėshtė njė site interneti (www.motherteresacause.info) pėrmes tė cilit mund tė marrėsh modelin e pjesėmarrjes. Shumė prej motrave nuk do tė shkojnė nė Romė pėr ceremoninė sepse nuk mund t’i lėnė tė sėmurėt dhe tė varfanjakėt nė vende tė ndryshme tė planetit. Prandaj ato kanė kėrkuar qė tė garantohet njė transmetim nė tė gjithė botėn i evenimentit. Por disa qeveri nuk kanė pranuar; motrat thonė se edhe qeveria indiane nuk jep tė drejtėn e transmetimit direkt nė televizion tė ceremonisė sė shenjtėrimit.
Megjithė varfėrinė e pjesės dėrrmuese tė organizimit tė ceremonisė, efekti i murgeshės sė vogėl me origjinė shqiptare, e cila ka marrė ēmimin “Nobel” pėr paqen nė vitin 1979, duket se paralajmėron njė pjesmėrrje tė jashtėzakonshme spontane tė besnikėve tė shenjtėrimit. Aq mė tepėr qė Papa ka dashur qė ceremonia tė koinēidojė me 25 -vjetorin e zgjedhjes sė tij nė pontifukat, mė 16 tetor 1978. Vlerėsimi i Giovanni Paolo II pėr tė voglėn Anjezė Gonxhe Bojaxhiun ėshtė i tillė qė ai e ka lejuar shenjtėrimin e saj vetėm gjashtė vjet pas vdekjes, mė 5 shtator 1997.

Shenjtė tė tjerė
Me Nėnė Terezėn arrihet shifra rekord e 1311 tė bekuarve dhe 464 shenjtėve tė shpallur gjatė papatit tė Wojtyla-s, kundrejt 302 shenjtėsh tė shpalur nė pesė shekujt e fundit nga tė tjerėt.
Dhe “fabrika e shenjtėve” nuk frenohet: Mė 7 mars Papa ka bashkuar kardinalėt pėr tė shpallur edhe 12 shenjtė tė tjerė. Nuk ėshtė bėrė ende zyrtare, por ndėrmjet tyre ėshtė edhe njė misionare tjetėr, Daniele Comboni, shumė aktive nė Afrikė. Ceremonia mund tė mbahet 5 tetorin e ardhshėm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara