HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ngjela: Nėse humbas, iki nga politika

Spartak Ngjela Kandidati demokrat per Bashkine e kryeqytetit shpjegon pse vendosi te konkuroje ne Tirane, mbeshtetja politike e PD dhe grupet ku synon te vjele votat: "Nese une ne politike nuk fitoj as me nje mbeshtetje te tille, atehere pse duhet te qendroj ne politike?"

Si erdhi PD te emri juaj, ndersa ka patur shume emra te tjere?
Brenda rregullave te politikes ka ndodhur dhe kjo, nuk eshte nje perjashtim. Ceshtja eshte qe pati nje kerkese te dykahshme, strukturat e PD-se se Tiranes kerkonin kandidimin tim. Figurat ndryshonin, ne kishim dy linja: nje ishte partiake dhe nje tjeter ekstrapartiake. Nje nga te dyja do fitonte. Konkurruan te dy linjat. Dhe kandidatet qe jane perzgjedhur deri tani nuk kane qene kandidate, te cilet do te vendosnin veton e tyre, por problemi qendron se ishin kandidatura brenda filozofise se te dy kraheve, asaj qe eshte mesuar t'i thuhet shoqeri civile dhe qe eshte ekstrapolitike dhe asaj politike, lidershipi i PD.

Midis ketyre te dyjave gjasen me te madhe e kishte ta fitonte politika, sepse keto jane zgjedhje per kryeqytetin dhe pikerisht ne funksion te kesaj kandidatura ime doli tani se fundi, jo pse eshte bere nje skeme apo makinacion nga ana ime, apo konkurrence e heshtur. Absolutisht. Ishte nje kerkese e intuites se bazes se strukturave te partise, e cila konkordoi me lidershipin dhe une gjeta rastin dhe hodha kandidaturen. Ne fund te fundit, politika keshtu e ka. Vjen nje moment i caktuar, qe interesat e grupit dhe individit bashkohen, nese individi e ndjen veten te forte qe te lancoje grupin ose te hyje ne raport me grupin dhe fluksin e vete politik per nje qellim te caktuar natyrisht qe fitojne te dy palet, por me shume fiton grupi.

Keni konkurruar edhe ne vitin 2000 per Bashkine e Tiranes brenda PD. A ndjeni konkurrence?
Une, e para, proven e bera me shtabin politik te PD, me lidershipin e kualifikuar politik, ne kryesine e vogel, te cilet me perkrahen ne menyre te plote dhe pa asnje rezerve dhe me mbeshtetje me te madhe nga sa e prisja une. Sot ne PD eshte nje situate e re. Rrezimi i kandidatures sime tre vjet me pare ishte si pasoje e asaj qe une nuk isha i konsoliduar ne strukturat partiake. E konstatova kete, ndaj dhe hyra ne strukture. Pra hyra ne strukture, kalova ne lidership dhe kjo tregon se figura ime eshte e konsoliduar. Akoma nuk eshte formalizuar kandidatura, por optimizmi im vjen nga fakti se lidershipi e pranoi ne menyre unanime. Tani une do komunikoj me bazen e partise, me nendeget dhe me seksionet, te cilet ne menyre spontane ose te organizuar me kane drejtuar qe perpara kerkesen dhe e thashe qe ishte nje kerkese e kombinuar mes intuites se grupit dhe te individit. Une mendova te riskoja per hir te asaj qe kemi hyre ne politike. Ne politike kemi hyre per te riskuar dhe nuk kemi hyre per privilegj.

Duhet te hiqni dore nga mandati i deputetit. A nuk keni frike se bashke me Bashkine e Tiranes mund te humbisni mandatin e deputetit?
Problemi qendron se mandati i deputetit mua me duhet per politike, nuk me duhet per page. Une bej politike dhe une jam munduar qe mandatin tim ta shfrytezoj per politike dhe kam mendimin se e kam shfrytezuar. Une kam bere c'eshte e mundur qe ta shfrytezoj politikisht. Dhe fakti eshte se kam grumbulluar nje kapital politik dhe pasi kam grumbulluar nje kapital politik e kam vene ne levizje here pas here, kam shtuar kapitalin politik nepermjet mbeshtetjes se PD, njoh mire programin e PD, e ndjej qe Tirana ka nevoje per nje program te djathte, solid ne konceptin modern te qyteterimit. E di qe Partia Demokratike ka kete fryme dhe askush tjeter, sepse ti mund ta kesh si individ, por nese bie ndesh me frymen e partise, je i cale. Pra une kam nje konkordance te plote midis fenomenit modern te implementimit te proramit te PD dhe asaj qe duhet te beje vete. Dhe c'eshte me e rendesishme, kete e pashe edhe te lidershipi sot. Pra, ne keto dite qe eshte pjekur kjo ide me ka thene te kuptuar qe une jam ne korkondance. Dhe nese je ne konkordance, ke shanse te medha per te fituar. Ne fund te fundit, fushata elektorale eshte nje sistem te menduari dhe nese sistemi yt i te menduarit perkon me grupin tend, atehere filozofine e grupit mund ta besh filozofine e shoqerise.

Sa i keni mundesite e fitores?
Une kam hyre per 55 %. Duhet te kuptojme nje gje, te dy kandidatet, ai i PS dhe ai i PD, hyjne me 35-40 % te elektoratit ne loje. Pra duhet 10-11 %. Ai politikan qe ka jetuar ne kete qytet, ka lindur ne kete qytet, ka bere jeten politike ne kete qytet, ka ngritur personalitetin ne kete qytet, nuk merr dot vete 11 %, nuk duhet te rrije ne politike. Pse duhet te rrije ne politike? Per cfare arsye? Per te vegjetuar ne nje salle Parlamenti? Ne politike hyhet per te fituar. Nuk fitohet dot vetem, fitohet me parti te madhe. Partia Demokratike eshte partia me e madhe ne rrafshin e politikes shqiptare, eshte partia me e hapur, eshte partia qe ka sjelle permbysje. Nese une ne politike nuk fitoj as me nje mbeshtetje te tille, atehere pse duhet te qendroj ne politike. Eshte shume i thjeshte ekuacioni. Une nuk jam optimist se kam dale me nje cifte dhe me nje zagar per gjah. Une kam fluksin me te madh politik ne kete qytet. E kemi marre si qytet qe nga 1991 e deri me sot, eshte domen i PD dhe nese une nuk e marr eshte faji im, sepse nuk kam vjelur dot komplet momentin dhe forcen potenciale te PD. Ekuacionet jane shume te thjeshta, statistikat i kemi perpara tryezes. Duhet te marre votuesit e 1992, te 1996, te 1997. Nese une realizoj keto, ne nje kohe qe nisem me 40 %, c'eshte ky pesimizem. Kur duhet te fitoj zoterinj? Politika eshte arti i pamundshmes, nuk eshte arti i te mundshmes. Dallimi midis politikanit te rendomte dhe qytetarit te nivelit te larte eshte se njeri eshte spontan, ndersa tjetri ka karakter intensional, ka qellim. Do vazhdoj lojen time politike, ne funksion te fluksit tim politik. Pa fluksin tim politik nuk marre dot pushtet. Nese po riskoj, per cfare po riskoj. Per te marre lidershipin e nje qyteti, kryeqytetit tend, me te cilin ti fiton zgjedhjet administrative dhe shkon drejt zgjedhjeve politike i sigurte? Ky eshte vleresim qe te ka bere lidershipi, struktura e forces me te madhe politike. Atehere duhet te shkrish te gjitha energjite, potencen tende, intelektin tend per te fituar lojen.

Perballe keni nje konkurent te forte, me te cilin keni patur marredhenie miqesore dhe eksperienca te perbashketa ne periudha te caktuara kohe. Mendoni se keto ua lehtesojne apo veshtiresojne ndeshjen me Ramen?
Fushata elektorale eshte nje fushate idesh, nuk eshte kompani miqsh. Ne optikat qe kemi per zhvillimin, kemi optika te vecanta. Une kam fluksin tim politik, ai ka fluksin e vet. Une kam zgjedhur fluksin e djathte, ai fluksin e majte. Ai (Rama) do te eci me ate 35-40 % qe i jep ai fluks, me te gjithe te mirat dhe te keqiat e veta, une do te eci me kete potencial. Kush i ka potencialet me te medha ne kete qytet do ta tregoje fushata, e tregon statistika, do ta tregoje koha. Kush eshte vizioni i se ardhmes do ta tregoje fushata, kush do kete perkrahje me te mire eshte ai qe do bindi me shume njerez ne kete qytet. Une kam hyre ne gare per t'u thene qytetareve te mij, qe une do t'ju drejtoj per t'u prure nga kjo pike, ne kete pike. Nuk kam ndermend te mashtroj njeri, kam platformen time te ndertuar, kam programin total te PD, i cili eshte shume i gjere, shume i hapur dhe duhet te zbatohet patjeter, eshte opozita e gjate, qe na ka ndeshkuar dhe padrejtesisht, jane eksperiencat e dy zgjedhjeve te kaluara, te cilat sot i kemi ne favor, eshte degradimi i ketij sistemi aktual, sistemi yne po e degradon kundershtarin qe eshte ne pushtet. Atehere nese une nuk kam mundesi te bind njerezit, Partia Demokratike nuk ka mundesi te binde njerezit. Nese lidershipi i PD nuk ka mundesi te binde njerezit, atehere eshte faji i lidershipit. Ekuacioni eshte shume i thjeshte. Politika eshte loje, nuk eshte nje duel, sikur do marre une pistoleten dhe ai (Rama) do te marre nje pistolete dhe pastaj do te dali njeri i vrare. Do i drejtohemi arkave te votave, dikush do te marri kaq mije flete, dikush do marri aq mije flete. Nje flete me teper me jep fitoren e qytetit.

Edi Rama ka tre vjet qe drejton Bashkine e Tiranes dhe ai ka dhene edhe prova konkrete te administrimit te pushtetit. Sa mund t'ju ndikoje kjo?
Do t'i veme ne balance, ne analizen qe kemi, ne shoshin e llogjikes, ne funksion te zhvillimit, te mireqenies, do te dime se perse votojne njerezit, do te shohim se cilet jane ndryshimet e njeriut, cfare ka sjelle ne shtepi. Pra ka shume gjera.
Problemi qendron qe nese je ne gjendje ta kalosh fenomenin nga siperfaqja ne thellesi eshte aftesia jote mendore, edhe e lidershipit politik qe te mbeshtet. Duhet te kemi parasysh nje gje. Askush nuk mund te fitoje dot ne Tirane, pa mbeshtetje politike. Une sot nga lidershipi i PD kam kerkuar mbeshtetje politike dhe ata ma dhane totalisht dhe mbeshtetja politike nuk eshte pak. Pra une bera hapin e pare te fuqishem drejt formalizimit, do te vazhdoj hapin e dyte, i cili perseri do mbeshtetje politike dhe kjo do te shkoje shkalle-shkalle. Mbeshtetja totale politike me jep mundesine, avantazhin ose disavantazhin me kundershtarin. Une nuk e di sa e ka kundershtari mbeshtetjen e tij politike. Une di qe te marre mbeshtetje totale politike te strukturave te mia, te terheqe ata te cilet nuk kane votuar per PD, por jane me PD, te terheqe abstenimet. Do ta kthejme perseri besimin te njerezit per te ardhmen. Pra ka nje moment llogjik, por ka dhe nje moment psikologjik. Shpesh here momenti psikologjik eshte aftesia jote per t'iu thene njerezve, ate qe duan njerezit, ate qe kerkojne per te ardhmen e tyre.

-- marrė nga TV "Klan"


Avokati Spartak Kiēo Ngjela - kandidati i PD-sė pėr Bashkinė e Tiranės

Lindur mė 11.07.1948 Tiranė.
Edukimi: Universiteti i Tiranės, Fakulteti i Drejtėsisė.
I burgosur politik nė vitet 1975 deri nė 1991
Deputet i Partisė Demokratike nė Kuvendin e Shqipėrisė
Funksioni: Anėtar i komisionit tė Ligjeve dhe Ēėshtjeve Kushtetuese
Karriera Politike: 1997: Ministėr i Drejtėsisė nė qeverinė e "Pajtimit Kombėtar"
1997/01: Deputet i Partisė sė Legalitetit nė legjislaturėn XV tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe Anėtar Komisioni pėr Ēėshtjet Kushtetuese dhe Ligjore;
Anėtar i komisionit pėr Hartimin e Projektkushtetutės;
Kryetar i komisionit pėr Hetimin e ngjarjeve tė periudhės Janar/Qershor 1997.
Kryetar i komisionit pėr hetimin e veprimtarinė e SHISH-it gjatė periudhės 1997-2002
Karriera Profesionale: Zyrė Juridike; Avokat, nėpunės pranė Prokurorisė sė Rrethit Tiranė; nėpunės pranė Institutit tė Gjuhėsisė dhe Historisė;
Shėnime: Ka statusin e persekucionit, kategoria A
Posti nė PD: Sekretar i Marrėdhėnieve me Publikun

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara