HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt e humbėn Shkupin

-- nga NEBI MĖRSELI, 19.12.2003

Kur nė verėn e vitit 1912 Isa Boletini me ushtrinė e tij kalon Urėn e Gurit nė Shkup, ėshtė shėnuar njė ditė kthese nė historinė e shqiptarėve tė kėtij qyteti. Por, mjerisht, kjo ditė mbeti e harruar nė kujtesėn e mėvonshme kolektive tė shqiptarėve, qoftė te trungu entik, apo pjesėve tė skajshme tė saj, sepse shumė shpejt, me ngjyrime tė gjoja politikės sė njerėzve tė menēur tė asaj kohe, shqiptarėt u desh tė tėrhiqen nga Shkupi.
I pėrfolur si qytet qė ka mė shumė banorė shqiptarė nė botė, i pėrfolur si qendėr e shqiptarėve, Shkupi dalėngadalė po humb kėto epitete dhe shndėrrohet nė njė qytet me dominim sllav, ashtu siē ishte mė shumė se 90 vjet.
Nė dallim nga e kaluara, kėtė radhė, Shkupi nuk u humb nga tė tjerėt, por nga vetė shqiptarėt. Dhjetė vjet tė tėrė, nė kėtė qytet dhe rrethinė tė saj, janė anashkaluar shqiptarėt nga vetė shqiptarėt, tė cilėt ranė pre e projektit tė ish-presidentit maqedonas Kiro Gligorov.
Tetova ishte zgjedhur si epiqendėr e shqiptarėve, tė veprimeve tė tyre politike, kulturore, arsimore, sportive, etj. Dhe, me apo pa vetėdije, shqiptarėt hoqėn dorė nga Shkupi, duke krijuar areal veprim etnik nė kėtė pjesė tė Maqedonisė Perėndimore, pėr tė cilėn qė herėt kanė hequr dorė nomenklatura politike maqedonase.
Ideja e projektit gligorovian, qe inicuar me shpalljen e njėfarė autonomie territoriale-politike pėr shqiptarėt, qė u realizua nė dhjetor tė vitit 1992 nėpėrmjet njė referendumi. Por, shumė shpejt shqiptarėt nuk ishin mė dakord, ngaqė Gligorovi u ofronte shqiptarėve Dibrėn, Gostivarin dhe anėn e majtė tė Tetovės. Pjesėrisht shqiptarėt atė kohė nuk ranė dakord. Por sė shpejti u erdhi dėnimi – u improvizua procesi i montuar politik – e ashtuquajtuara “Afera e armėve”, qė si rezultat pati ndėshkimin e pjesės sė atyre qė nuk u pajtuan me kėtė projekt.
Vendosja e partive politike shqiptare nė Tetovė ishte sinjal nga pushteti, i cili i shantazhonte qė tė mos kapėrcejnė kėndej Grupēinit (pika e paramenduar e ndarjes) dhe tė mos sillen drejt Shkupit. Zaten kėtė leksion si papagaj po e pėrsėritin partitė shqiptare. Nė fillim PPD-ja, piki nė kėtė projekt, mė pas edhe PDSH-ja e Arbėn Xhaferit sė bashku me iniciativėn pėr themelimin e njė universiteti atje.
Lufta e vitit 2001 ngjalli shpresat se shqiptarėt, nė frymėn e integrimit - rrugė e trasuar nga njerėzit qė nga vokacioni janė trashėgimtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK), do tė shėnojė kthesė dhe Shkupi do tė kthehet nė qendėr tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Por, bartja fiktive nė Shkup e njerėzve tė parė tė luftės, tė rreshtuar nė Bashkimin Demokratik pėr Integrim (BDI), dhe mosarritja pėr t’u “ngujuar” nė kryeqytetin e Maqedonisė, gjason tė jetė shkuarje pas binarėve tė njėjtja – projektit gligorovian.
Zaten, s’ka ndryshe si tė shpjegohet mosardhja e Ali Ahmetit nė Shkup, ku mė lehtė dhe mė mirė do t’iu ikte “stėrkėmbėsave” qė po i bėhen dita-ditės. Vendosja e tij nė Reēicė tė Vogėl tė Tetovės tani, nėse shikohet me dioptri tė shtrembėruar, lė imazhin se edhe kjo nomenklaturė politike shqiptare tjetėrsoi shqiptarėt e Shkupit, tė cilėt me ndarjen e re territoriale, qė ėshtė propozuar nga koalicioni qeverisės ku bėn pjesė edhe partia e Ahmetit, janė mė pak se 20 pėr qind.
Pranimi i BDI-sė qė Shkupi tė ketė ndarje tė tillė territoriale, qė duke lexuar Marrėveshjen e Ohrit, ku shqiptarėt mbesin pakicė pa tė drejta nė gjuhė, ėshtė ideal i keq politik, ngase margjinalizohet qendra e vendosjes.
Njeriu i dytė i BDI-sė, Musa Xhaferi, del haptas dhe thotė se Shkupi do tė jetė kryeqytet me dygjuhėsi, ndėrsa ministri i Pushtetit Lokal, Aleksandar Geshtakovski thotė se nuk bėhet fjalė pėr dygjuhėsi, atėherė diēka nuk ėshtė nė rregull. Nė tė gjitha kėto dualizma, njė ėshtė e sigurt - nė mėnyrė automatike, shkelet pika 2 e nenit 7 tė Kushtetutės sė Maqedonisė, qė u ndryshua me luftė, ku thuhet se “pėrpos maqedonishtes, edhe ajo gjuhė qė e flasin mė shumė se 20 pėr qind e ndonjėrės bashkėsi etnike ėshtė gjuhė zyrtare”. Me kėtė sforcohet pohimi se politikanėt shqiptarė edhe njė herė u veshėn nė gėzhojėn e politikės destruktive pėr vetė shqiptarėt.
Regjistrimi i fundit i popullsisė, ku shqiptarėt pėrfaqėsohet me mbi 25 pėr qind nė shtet, me tė gjitha anomalitė dhe “pazarin” e tejdukshėm politik, nuk u arrit tė kapitalizohet me kombinimin fitues. Sendin mė tė vogėl qė duhej ta bėnte partia shqiptare nė pushtet ishte kėmbėngulja qė nė Shkup tė flitej shqip, tė kishte mbishkrime nė shqip.
Ndarja e tanishme e Shkupit, i vė shqiptarėt nė pozitė tė njėjtė me romėt, sepse do tė jenė tė getoizuar nė anėn e majtė tė rrjedhės sė Vardarit, me ingjerenca tė vogla pėr dy komuna qė shumicėn do tė kenė shqiptarėt. Miratimi i njė ligji tė posaēėm pėr Shkupin, si njėsi e posaēme territoriale, dhėnia e shumė kompetencave pėr prefektin e qytetit, vetėm se shton drojėn se edhe nė sferėn e financimit do tė ketė hile. Nė tėrė kėtė vorbull dilemash, dyshimesh, megjithatė dikush ėshtė i obliguar qė t’i hapė sytė qė tė mos ndodhemi prapė nė situata tė tilla qė rreth 100 mijė shqiptarė tė Shkupit tė varen ende nga lėmosha e maqedonasve.

-- marrė nga Shekulli

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara