HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Londėr bie tabu-ja e Shqipėrisė Etnike

-- nga Petrit KUĒANA

(Promovohet nė Londėr vepra shkencore e studiuesit dhe gazetarit Paulin Kola "Nė kėrkim tė Shqipėrisė Etnike")

"Shqipėria e Madhe" nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pėrkthim i gabuar i Shqipėrisė sė vėrtetė apo Shqipėrisė Etnike apo pjesė e ligjėratave deklarimeve, publikimeve tė shumta tė propagandės anti-shqiptare. Por duket se njė pohim i tillė thuhet shumė rrallė dhe nė rastin mė tė mirė nga ndonjė gazetar apo analist pasi nė fjalorin e shtetarėve shqiptarė nuk ekziston termi Shqipėri etnike. Ky term shpesh shpesh vazhdon tė jetė frikėsues jo vetėm pėr diplomatė por edhe pėr politikanė shqiptarė qė si pėr koicidencė duket se ėshtė trashėguuar qė prej historisė. Shqipėria Etnike ėshtė trumpetuar dhe vazhhdon tė trumpetohet vetėm nga anti-shqiptarėt fqinjė kur kėrkojnė tė ndėrprisnin ēdo tentativė apo pėrpjekje shqiptare qoftė edhe pėr tė arritur nė njė ide tė qartė mbi kėtė cėshtje kaq tė rėndėsishme pėr shqiptarėt.

Pėr rrjedhojė pėr Shqipėrinė Etnike ėshtė mjaftuar njė pėrmendje apo njė hamendėsim pasi faktikisht nuk ka patur ndonjė platformė tė qartė mbi njė strategji kombėtare pėr Shqiėrinė Etnike. Nėse gjatė luftės sė Kosovės kur nė ndonjė kronikė, nė ndonjė lajm apo reportazh mbi luftėn, flitej pėr shqiptarėt e Kosovės shumė qytetarė perėndimorė mbetėn konfuzė dhe ishin shumė tė paktė ata qė kishin dėgjuar gjėmėn shqiptare qė vazhdon tė kumbojė edhe sot "shtatė milion nė pesė shtete".

Fatkeqėsisht nga ana e politikanėve shqiptarė apo drejtuesve tė ndryshėm tė shtetit nė periudha tė ndryshme kohore jo vetėm qė dukej njė lloj stepje pėr t'i mėshuar kėsaj tė vėrtete dhe pėr tė bėrė diēka mė tepėr nė kėtė drejtim por nė historinė shqiptare ka patur edhe qėndrime dhe deklarime krejtėsisht anti-kombėtare. Shtatė milionė nė pesė shtete mbeti njė kumbim i shurdhėt qė u pėrmend edhe nga Millosheviēi nga banka e tė akuzuarve nė Gjykatėn e Hagės, ku shpreh se Shqipėria e Madhe ka qenė plan vetėm i Hitlerit.

Por ai deklarim nuk ishte as i pari as i fundit pasi dihen propagandat anti-shqiiptare qė vazhdojnė tė publikohen qė nė thelb tė tyre theksohet "rreziku i Shqipėrisė sė Madhe". Fatkeqėsisht deklarime tė tilla nga Beogradi, Shkupi apo Athina kanė patur pėrgjigje tė vakėta dhe shhpeshherė edhe heshtje nga ana e shtetarėve shqiptarė.

PSE-ja e kėsaj shmangje duket se ka qenė njė ndėr arsyet qė ēuan diplomatin dhe gazetarin e BBC-sė nė shqip pėr rubrikėn ndėrkombėtare z. Paulin Kola qė t'i futet njė studimi serioz pėr tė gjithė historinė e Shqipėrisė pėr tė parė shkaqet dhe arsyet e shmangies sė kėsaj tė vėrtete.

"Nė tė gjithė historinė shqiptare nuk ka patur njė platformė tė qartė pėr Shqipėrinė Etnike" shprehet studiuesi Paulin Kola. Egziston vetėm njė platformė e Akademisė sė Shkencave shqiptare e vitit 1998 qė ai e cilėson mjaft tė dobėt dhe kurrėsesi shkencore me rreth 29 faqe. Ėshtė vėrtet i trishtueshėm fakti se kjo ka qenė pėrpjekja e vetme shqiptare e nxjerrė nga njė akademi shkencash ndėrkohė qė dihet fort mirė dėshira dhe vullneti i shqiptarėve pėr tė ndėrtuar jetėn e tyre nė njė shtet shqiptar apo kur njihet propaganda shqiptare qė ėshtė bėrė dhe vazhdon tė bėhet nga Beogradi apo Athina nė tė gjithė perėndimin. Nga qėndrimet e tė zgjedhurve pra shtetarėve nuk duket ndonjė vullnet i madh shqiptar pėr bashkim thotė studiuesi Kola.

Nuk janė tė pakta rastet historike kur udhėheqėsit kanė luajtur rolin e vasalit sesa tė udhėheqėsit dhe kjo ppėrbėn fatkeqėsi dhe ndofta rrjedhojė e tė gjithė asaj drame qė pėrjetojnė sot shqiptarėt qė vazhdon tė jenė tė ndarė nė pesė shtete.

Ėshtė njė punė disavjecare e Paulin Kolajt, njė studim i mirėfilltė shkencor qė ia ka arritur duke shfrytėzuar edhe pozicionin e tij si diplomat dhe si gazetar nė njė prej mediave mė prestigjoze nė botė siē ėshtė BBC-ja tė vėrtetojė shkencėrisht se Shqipėria Etnike nuk ėshtė rrezik pėr askėnd dhe se ėshtė e drejtė e shqiptarėve tė kenė shtetin e tyre.

Ēėshtja e Shqipėrisė Etnike qė nga periudhat mė tė hershme dhe deri tek lufta e fundit nė Kosovė dhe Maqedoni ėshtė trajtuar me shumė rigorizitet dhe i mbėshtetur me fakte dhe dokumente shumė tė rėndėsishme dhe ndofta edhe tė panjohura pėr shqiptarėt. Nė librin e tij tė publikuar pak ditė mė parė nė Londėr nuk janė lėnė mėnjanė edhe liderit shqiptarė dhe qėndrimet e tyre qė nga kohėt e hershme dhe deri tek Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano apo Pandeli Majko.

"Kėrkim pėr Shqipėrinė Etnike" botuar nė gjuhėn angleze ėshtė njė libėr me njė vlerė tė ēmueshme pėr historinė dhe diplomacinė shqiptare pasi sė fundmi thyejnė tabutė mbi Shqipėrisė Etnike.

Ai iu shtua radhėve tė vogla tė librit shqiptar nė Londėr dhe sidomos librave histroikė qė mė pėrbėjnė njė domosdoshmėri pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt pėr njohjen e kėsaj ēėshtje, aq mė tepėr nė zhvillimet e reja nė Kosovė dhe mė gjerė.

Pėrfundimet e studiuesit Paulin Kola nė veprėn e tij voluminoze mbi 400 faqe janė tė vlefshme jo vetėm pėr politikanėt shqiptarė por edhe pėr diplomatėt qė vazhdojnė qė tė shmangen prej kėsaj teme si dhe pėr Akademitė Shqiptare tė Shkencave tė Shqipėrisė apo tė Kosovės.

Kėrkim mbi Shqipėrinė Etnike nuk pėrbėn thjesht njė pėrgjigje shkencore pėrkundėr tė gjithė asaj propagande antishqiptare qė ka njė peshė jashtėzakonisht tė madhe. Ai ėshtė njė orientim pėr studiues diplomatė politikanė apo shtetarė kur kihet parasysh fakti se nuk ka ndonjė organizim tė qėndrueshėm tė faktorit politik shqiptar nė Shqipėri apo Kosovė rreth kėsaj ēėshtje mjaft tė mprehtė qė shpesh cilėsohet si egzistenciale pėr shhqiptarėt.

Ndofta pėrfundimi i kėsaj vepre se shqiptarėt nuk duken tė gatshėm pėr bashkim kombėtar do tė jetė njė obligim i mėtejshėm pėr Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė apo Kosovės, pėr politikanėt apo udhėheqėsit pėr tė pėrmbushur misionin e tyre ndaj kombit shqiptar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara