HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


In Memoriam

Gasprin do ta kujtojmė gjithmonė me penel nė dorė...

-- nga Pjerin Sheldija, piktor

Kurrė nuk pretendoi se ka ba njė kryevepėr, por sa herė binte biseda thonte: “Njiky jam, pra, e kaq dij!” Frazė monumentale kjo, e thjeshtėsije, qė s’ia ndieva kėrkuej. Si njeri e naltonte nė sferat ma tė nalta tė njerėzisė, edukatės dhe respektit, por edhe tė njerėzve tė thjeshtė e tė kujtdo qė i vinte pėr vizitė. E natyrisht, kėshilltarja e parė ishte bashkėshortja, Rozina, qė i ndej afėr nė ēdo moment e qė vazhdimisht e frymėzoi pėr punė.

Natyra e tij e urtė, thjeshtėsia e jashtėzakonshme, fjala e ambėl, dėshira pėr tė pa mirė gjithkend, puna kambngulėse, ndihma pėr nxanėsat, tė cilat janė tė shumtė nė karrierėn e tij tė gjatė tė mėsuesisė, feja e ngulėt dhe mbėshtetja te Zoti, shpirti i dlirtė, janė disa tipare, qė gjithė jetėn e ndoqen njeriun Gaspėr Zojzi.
Shkodra e nofti dhe ēdo shkodran, kur bie fjala pėr te, flet me respekt edhe nė qoftėse vetėm njė herė asht takue me tė, pa diskutue qė nė familje ishte bashkėshort, vėlla e babė i mrekullueshėm.

Po t’i hėdhim njė sy katalogėve tė ekspozitave lokale tė organizueme prej Shtėpisė sė Kultures, mandej prej Degės sė Lidhjes sė Artistėve e sė fundi prej Shoqnisė Kulturore “Illyricum”, emri i Gaspėr Zojzit gjendet pa nderprenje qysh nė ekzpoziten e parė mė 1960 deri mė 2002, pa pėrfshi kėtu pjesėmarrjen nė ekspozitat kombėtare si dhe personale.
Pra njė periudhė krenarie, pėr njė krijues qė punoi pa nderpremje edhe nė momentet e vėshtira tė shėndetit qė e trazoi mjaft, por s’e mposhti deri pak kohė para se tė ndėrronte jetė.

Gaci (kėshtu e thirrshin tė gjithė), qe shembulli i njė vullneti tė rrallė. Nė ēdo kohė tė ditės, sidomos mbasi doli nė pension, do ta gjeje me penelin nė dorė, e lėnte nė tavolocė vetėm pėr tė pritė ndonjė mik e pėr tė ba dy pare muhabet, kryesisht pėr pikturen. Derdhte tė tana fuqitė pėr tė mbėrrijtė atė qė i bluente truni, pa pasė tendenca e influenca, por ashtu si e konceptonte ai vetė e prej kėndvėshtrimit tė tij. Kurrė nuk pretendoi se ka ba njė kryevepėr, por sa herė binte biseda thonte: “Njiky jam, pra, e kaq dij!” Frazė monumentale kjo, e thjeshtėsije, qė s’ia ndieva kėrkuej. Si njeri e naltonte nė sferat ma tė nalta tė njerėzisė, edukatės dhe respektit, por edhe tė njerėzve tė thjeshtė e tė kujtdo qė i vinte pėr vizitė. E natyrisht, kėshilltarja e parė ishte bashkėshortja, Rozina, qė i ndej afėr nė ēdo moment e qė vazhdimisht e frymėzoi pėr punė.

Gaci kurrė se krahasoi as se mati veten me tė tjerėt. Sinqeriteti i tij si natyrė u pasqyrua edhe nė punimet e tija tė cilat i pėrshkon njė frymė naiviteti e pasherrije fėminore, njė pastėrti pasqyrimi, ashtu si ia thonte shpirti e zemra e tij e dlirtė, qė gjatė kohės u ba karakteristike e artit tė tij, tue krijue kėshtu, njė mėnyrė pune qė do t’u dallonte prej piktorėve tė tjerė.
Gjatė periudhės sė artit tė realizmit socialist, Gaci iu shmang temave “tė mėdha”, trajtoi tema krejt lirike, kryesisht peisazhe dhe natyra tė qeta. Diēka tė madhe, qė vetėm Gac Zojzi bani nė kėtė periudhė, qe se pati guximin, qė natyrisht nė shtėpi e me shumė kujdes, shpalosi dosjet e vjetra e punoi njė cikėl jo tė vogėl me temat fetare e peisazhet e kishave, qė regjimi komunist i kishte rrėnue.
Me njė frymė romantike - dramatike, ato sot janė dokument artistik i kohės. Vetėm Feja e fortė qė kishte i jepte guxim, se po tė diktohej prej ndonji kolegu spiun, i kushtonte jetėn. Pėr fat mardhaniet e mia mė tė ngushta me tė, e besimi qė kishte te unė, mė bani dėshmitarė tė atyne situatave.

Me hapjen e kishave u krijue lirėsia e trajtimit tė kėtyne temave tė dashuna prej tij, si: “Mesha e parė 1990”, “At Gjergj Fishta”, “Kuvendi i Fretenve”. Ndėrsa nė periudhėn e ēensurės zgjodhi temat e atdhedashunisė, si: “Edhe nji betej u fitue, Skenderbeu”, “Kangė pėr Flamurin” etj., trajtoi edhe temat etnografike: “Grue shkodrane” si dhe pamje tė qytetit tė lindjes, Shkodres, qė e deshti aq fort.

Kryemja e Liceut Artistik me korrespoendencė, nėn drejtimin e Vladimir Janit, pėr atė brez qė s’pati mundėsi tjetėr shkollimi, ndikoi nė fitimin e njohunive shkencore e artistike, pajisjen me elementet e nevojshem pėr rritjen e cilėsisė artistike. Punoi pa nderpremje qysh nė bankat e shkollės, nė atė pak kohė tė lirė kur ishte shegert, ma vonė nėpunės, mėsues e nė pension, kur kaloi periudha tė vėshtira. Gaspėrin do ta kujtojmė gjithmonė ne penel nė dorė...

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara