HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Robert Marku, ushtari amerikan qė sfidoi nė Bagdat diktatorin Sadam Husein

-- nga Klajd Kapinova

Klajd Kapinova EATWOOD MANOR
Mirė se erdhe zemra jonė! Ne tė duam pėrgjithmonė! Urime dhe qofsh i lumtur! Dashuri dhe vetėm dashuri buroftė nga zemra yte Robert pėr Andrean! Ishin kėto fjalėt e shkruara nė dy gjuhė mbi bezet me ngjyra dhe figura zemre, qė pėrbėnin sfondin zbukurues tė darkės festive tė shtruar pėr kthimin me fitore dhe medaljen e mirėnjohjes nga shteti amerikan dhėnė pėr ushtarakun dhe luftėtarin e ri.
Quhet Robert Marku. Nuk ėshtė mė shumė se 22 vjeē. Ka lindur nė ShBA dhe flet shumė mirė gjuhėn shqipe. Roberti dhe Andrea, janė njohur disa vite mė parė, kur ai ishte nė bazėn ushtarake amerikane nė California.

Ndėr 200 tė ftuar, Roberti ishte i vetmi nė darkėn festive tė organizuar pėr nder tė tij, qė mbante rrobat e ushtarakut. Njė ushtarak serioz, fjalė pak dhe shumė fisnik nė sjelljet e tij me njerėzit, qė kanė ardhur pėr ta uruar pas kthimit nga lufta nė Irak. Prindėrit e tij Marjani dhe Liza ndjehen shumė tė gėzuar, mbasi kanė njė festė tė dyfishtė. Biri i tyre Roberti u kthye shėndosh nga ushtria dhe sot fejohet me amerikanen, Andrea nga California.

Me njė ceremoni tė thjeshtė, por shumė domethėnėse, ai futet nė sallė i pėrcjellė nga duatrokitjet mirėnjohėse si ushtar i Amerikės dhe Kosovės pėr lirinė e Irakut. Roberti sė bashku me Andrean takojnė tė ftuarit dhe miqtė me radhė sipas zakonit shqiptar me fjalėt uruese: "Mirė se ju ka prue Zoti dhe mirėse keni ardh. Bashi qejf tė gjithė. Ju a shpėrblefsha nė gėzimet tuaja!" Pjetėr Markut, qė ėshtė mė i moshuara, gjyshi i Robertit, sot i rrėshqasin lot gėzimi, duke pėrcjellė falėnderimet ndaj tė gjithė tė ftuarve qė e urojnė pėr nipin, i cili u tregua njė luftėtar i guximshėm me flamurin amerikan dhe shqiptar nė zemėr.

Atij i kujtohen vitet e rinisė, kur bėnte pjesė nė forcat e rezistencės, kundėr pushtuesve fashistė nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Pėr 4 vjet ka qenė rob i gjermanėve... Pas shumė dekadash, nipi i vogėl Roberti, luftoi kundėr njė diktatorit irakian, nė emėr tė paqes dhe lirisė tė drejtave tė njeriut, me flamurin amerikan dhe tė aleatėve kundėr Sadamit, qė shtypte me brutalitet popullin e vet.

Me buzėqeshje dhe njė gėzim tė brendshėm shpirtėror shprehet edhe Fran Marku, ish-oficer karriere nė ish-Jugosllavi, i larguar nga armata dhe tash 7 vjet i ardhur nė ShBA, nga fshati Dranoc komuna e Klinės nė Kosovė, qė ka ardhur sė bashku me familjen e tij pėr tė marrė pjesė nė gėzimin e pėrbashkėt.

Kushėrinjtė, miqtė e shokėt, kėnduan dhe kėrcyen nėn ritmin melodioz tė kėngėve tė bukura popullore shqiptare. Pėr tė gėzuar Andrean nė mėnynė muzikore bėnte pjesė edhe muzika tradicionane e jazz-it amerikan dhe ritmet pop tė ditėve tona… Marjan Cubi, njė bashkėvendas i familjes Marku dhe njėkohėsisht nuni (qė ka mbajtur nė pagėzim Robertin foshnje), thotė se ai ėshtė shumė i gėzuar dhe krenar pėr Robertin, sepse ka pėrfaqėsuar ushtrinė e paqes dhe tė lirisė, pėr tė ēliruar njė herė e pėrgjithmonė popullin irakian, me njė histori shumė tė lashtė kulturore.

Ai ka luftuar dy herė: sė pari nė emėr tė ushtrisė amerikane, dhe sė dyti, nė emėr popullit tė Kosovės, qė jo mė shumė se disa vite mė parė (1999) u ēlirua nga trupat ushtarake tė NATO-s tė kryesuar nga ShBA. Tashmė kushdo e di se ishte njė liri e ėndrruar prej dekadash dhe shpesh e paguar me gjakun e mijėra luftėtarėve tė lirisė kosovare, qė gjithnjė i ėshtė e do t’i jetė mirėnjohės ShBA-sė dhe qeverisė sė saj pėr sakrificėn qė bėri pėr popullin shqiptar. Dhe Roberti nuk i shprehu asnjėherė me fjalė kėto mesazhe falėnderimi, por vetė prania e tij me rrobat e ushtarakut tė ShBA-sė nė darkėn e shtruar pėr nder tė tij, flet mė shumė se oratoria e ndonjė politikani apo shkrimi i njė gazetari.

Prindėrit, kujtojnė me shumė emocione frikėn qė kishin pėr djalin nė Irak. Gjatė gjithė kohės sė luftės sė bashku me familjen Marku qėndroi Andrea, e dashura e djalit tė tyre. Ata ishin shumė tė bindur nė thėniet e djalit tė tyre nė telefon, "se me armėt dhe mbrotjen strategjike qė bėn ushtria amerikane humbjet nė radhėt e saj mė shumė bėhen nga gabimet aksidentale, se sa pėr meritė tė kundėrshtarit". Marjani dhe Liza, thonė se mė shumė frikė kishin ato se sa djali, qė ishte pėrballė terroristėve tė Sadam Hysenit. Ai nuk e njeh fjalėn frikė dhe sipas Robertit edhe nė fjalorin anglisht, asnjėherė nuk ėshtė pėrpjekur tė mėsojė domethėnien e saj.

Babai i Robertit, Marjani ka mbi 32 vjet qė ndodhet nė ShBA. Ai thotė se djali i tij, qysh fėmijė, ka zgjuar interes pėr uniformėn ushtarakė. Shenjat e dėshirės, pėr t’iu pėrkushtuar artit tė sakrificės ushtarake, i ka shprehur me seriozitetin e treguar pėrherė jo vetėm me bashkėmoshatarėt e tij tė vegjėl, por edhe me prindėrit dhe dy vėllezėrit. Nė shkollėn fillore, ai ka shkuar i veshur si marins amerikan. Dėshira e tij ka qenė qė tė bėhet pilot i helikopterit. Ai ėshtė nėnshkruar si ushtar nė moshėn 16 vjeē, ndėrsa dy vjet mė vonė ėshtė marrė nė intervistė dhe i ėshtė nėnshtruar testeve ushtarake. Pėr 7-8 muaj me radhė ka vijuar kontrolli i tė gjithė elementėve fizikė dhe tė dhėnat pėr aftėsi ushtarake. Ai ka ndjekur ushtrinė dhe rregullat e saj nga ora 4 e mėngjesit, kur nė shtėpi vinin ushtarakėt pėr ta marrė nė stėrvitje tė rregullta e deri nė orėt e mbasditės.

Pėrpikmėria dhe etja pėr tė njohur misteret e artit ushtarak, kanė qenė njė pasion qė e ka pasur qysh fėmijė, kur luante "lojėra luftash", me miqtė e vegjėl nė shkollėn tetėvjeēare. Ėndrra tashmė bėhet realitet me pėrfundimin e studimeve nė Akademinė Ushtarake nė California. Ndoshta personazhet e filmave me tematikė nga bazat e ushtrisė amerikane, i kanė zgjuar atij dėshirėn e pashuar, qė njė ditė edhe ai tė jetė njė personazh real i ushtarakut amerikan, pėr tė pėrfaqėsuar interesat e larta dhe sublime tė kombit amerikan.
Nga 48 degė tė artit ushtarak amerikan, djaloshi i pėrkushtuar pas ushtrisė, kėrkon nga eprorėt qė ta caktojnė ku tė kenė dėshirė ata, meqė ėndėrra e tij pėr t’u bėrė pilot helikopteri nuk realizohet...

Dhe dita erdhi…

Njė ditė nė shtėpinė Marku, troket dera dhe nė portėn e saj shfaqet njė oficer i lartė i ushtrisė amerikane. Oficeri me respekt pėrmend aftėsinė dhe prirjen e djaloshit shqiptar pėr tė qenė njė ushtar shembullor si marinės amerikan. Me njė seriozitet dhe fjalė tė prera, i porsaardhuri, kėrkon nga prindėrit e Robetit, qė tė firmosin njė dokument, se janė dakord, qė djali i tyre Roberti tė shkojė nė luftėn ēlirimtare, pėr njė popull qė po shtypej egėrsisht nga regjimi diktatorial i Sadam Hysenit.

Nė ato ēaste, prindėrve tė djalit, si nė njė film i janė rishfaqur skenat makabre tė krimeve nė vendlindje, kur diktatori i Ballkanit, Sllobodan Millosheviē kishte bėrė ndaj popujve tė pafajshėm tė ish-Jugosllavisė dhe mbi tė gjitha ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Marjani dhe Liza, e dinin ēdo faqe tė pėrgjakur tė historisė tė popullit tė tyre, qė iu desht tė pėrshkohej nga kalvari mė i pėrgjakshėm i genocidit serb. Nė moment, pėrpara Marjanit dolėn malet me kufoma, nėnat e gjakosura, qė derdhin lot hidhėrimi mbi burrat e tyre shqiptarė, vajzat qė kanė mbetur pa tė dashurit e zemrave tė tyre, djemtė tė gjymtuar nga bandat e ēetnikėve tė "Tigrave tė Arkanit", fėmijėt, qė nė kujė qajnė pėrpara prindėrve dhe shtėpive tė tyre tė kallura nga serbėt… Gjak, tortura, kufoma fėmijėsh, varre masive, pleq e grash u shfaqėn pėrpara njė firme tė thjeshtė, qė priste miratimin me dėshirė dhe zemėr-nėnshkrimin: OK!

Dhe Roberti e kishte dhėnė provimin e pėlqimin, pėr tė luftuar nė emėr tė drejtėsisė. Nė gjoksin e tij ka qėndruar i ngrohtė flamur i vogėl shqiptar, si pėr t’i treguar diktatorėve, se koha e sundimit me gjak e dhunė ka perėnduar njė herė e pėrgjithmonė… Shqipėria e Kosova e dinin mė shumė se askush tjetėr se ēdo tė thotė robėri dhe risjellja e lirisė si vlerė universale, pas shembjes sė diktatorėve pa lavdi…

Ai pėr njė muaj e gjysmė ka qenė sė bashku me trupat e tjera tė Divizionit tė III-tė tė Motorizuar Inventri nė Kuvajt, pėr t’u pėrgatitur nė sulmin sfidues, kundėr diktaturės sė Sadam Hysenit. Gjatė kohės sė fushimit, ushtarėve, eprorėt e lartė oficerė u kanė ofruar njė fjalor me dialog, pėr tė mėsuar disa fjalė irakiane, pėr tė komunikuar sadopak me popullin e lirė irakian. Babai i Robertit, kujton se i biri qysh nė California ishte i interesuar, pėr tė mėsuar shprehjet kryesore tė komukimit me irakianėt.

Pėr 22 ditė sa zgjati lufta, Roberti me Divizionin e III-tė Inventri ka qenė nė vijėn e parė tė frontit. 104 tanke dhe mjete tė tjera ushtarake, kanė bėrė breshėri sulmesh nė tė gjitha krahėt tė mbėshtetur nga skuadrat e avionėve luftarakė. I hypur nė njė makinė ushtarake me mitraloz pėrpara, ka qėndruar gjithnjė i ekspozuar nga ndonjė plumb i mundshėm. Ai me kujdes tė veēantė ka mbrojtur bashkėluftėtarėt e tij nga ndonjė sulm prej kamikazėve dhe bombat suprizė tė instaluar nė karvanin e refugjatėve irakenė qė iknin nga fronti i luftimit... Por pėr fat tė keq nga karvani i trupave ushtarake tė divizionit kanė humbur jetėn dy shokėt mė tė ngushtė tė Robertit, pėr tė cilėt ai flet dhe i pėrkujton me shumė respekt…

Triumfatorė mbi perandorin e mbetur pa fron…

Ka qenė pikėrisht Divizioni i III-tė Inventri i pararojės, i cili ka rrėzuar me kallon e tėrhequr nė tanks pėrmendoren e Sadam Hysenit nė Bagdat dhe disa qytete tė Irakut. Ata me njė shpejtėsi tė rrufeshme dhe strategji tė hollė, tė mbėshtetur e mbrojtur nga tė gjithė krahėt nga helikopterėt, janė futur nė kryeqytetin e vendit. Ushtari, qė ka venė i pari flamurin kombėtar amerikan dhe iraken, ka qenė pjesėtar i Divizionit tė III-tė Inventri, ku bėnte pjesė edhe Roberti shqiptar. Ushtaraku e kujton kėtė episod me shumė detaje.

Ai thotė se tė gjitha kanalet televizive, faqet e internetit dhe gazetat arabe, izraelite, amerikane dhe shtetet aleate, kundėr diktatorit irakian, kanė vėnė nė faqe tė parė komandantin e Robertit dhe shokėt e tij duke rrėzuar bustin e Sadamit nė Bagdad, apo ēastin kur janė futur pėr herė tė parė nė pallatin e parė (nga 50 pallate) presidencial tė diktatorit Sadam. Shokėt e mi dhe komandanti im, tregon Roberti, janė ulur nė atė kolltuk, duke sjellė pėr herė tė parė pluhurin e shkretėtirave tė pjesės perėndimore tė Irakut, ku miliona njerėz vuajnė pėr bukėn e gojės nga luksi i shfrenuar i klikės sė Sadam Hysenit. Ushtarėt kanė pozuar si triumfatorė mbi perandorin e mbetur pa fron…

Edhe pas Luftės nė Irak, Roberti ka vijuar luftimet pėr 30 ditė tė tjera nėpėr xhepat, nė periferi tė Bagdatit, Basra dhe qytetet e tjera, ku kanė qenė tė fshehur disa ushtarė tė gardės besnike tė regjimit tė pėrmbysur. Ushtari amerikan ka parė nga afėr jetėn e vėshtirė tė popullit, mirėpritjen dhe buzėqeshjen e dhuruar si mirėnjohje nga miliona njerėz tė pėrvuajtur nė qytetet, lagjet dhe zonave tė shkretėtirave tė Irakut. Ai ėshtė ndeshur me varfėrinė e tejskajshme tė popullit dhe nga dita nė ditė ka marrė vesh pėr lajme qė vinin nga qytetet e tjera, pėr pasuritė pėrrallore (si shufra tė pastra ari e miliona dollarė), qė kishte fshehur Sadami pėr t’u larguar nga vendi i tij.

-- marrė nga "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara