HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sarė GJERGJI

Poezi

Poezia, e cila u cilėsua mė e mira nė manifestimin multikulturor "Flaka e janarit 2003" - Kosovė. Kjo ėshtė njė poezi qė ka njė pėrmbajtje dhe mesazh tė fortė. Kjo poezi, pėr ata qė kanė sy e veshė, iu tregon nėpėrpjet artit tė poezisė gjendjen e shoqėrisė shqiptare...
Gjendje kjo, qė unė i them: kohė, ku krimineli gjykon tė pafajshmin, e i pafajshmi kėrkon mėshirė tek krimineli!
Zef Ahmeti

FRYMĖ E SHENJTĖ
(Nėnė Terezes)

Varianti I

Eja nė kėtė tokė
ku heronizohen kriminelėt
e shenjtėria shėmtohet
kėtu ku njerėzit kanė humbur shijen
pėr ujin, dheun pėr kripėn
ku dashurinė besnike s'e duan as dritėn

Eja kėtu ku flijimi ėshtė akt i kotė
ku pėrdhosen Gjergji, Buzuku, Bogdani.
kėtu ku tėhuajsimi i mendjes tjetėrson kokėn
e tėhuajsimi i shpirtit tjetėrson qenien

Eja kėtu nė kėtė tokė - nė tėndėn botė
qė njeh vetėm gjeneralė
kėtu ku luhet me emrin Tėnd
tė mbėrthyer nė njė shtatore larg syve tė botės
kėtu ku jeta ushqehet me metafora

Eja, eja
shpėtoje dhe birin tėnd
tė ekskomunikuarin - hoxhė Kokrrukun


Varianti II

Eja kėtu nė kėtė tokė
pėrplot poetė - asnjė Homer
kėtu ku janė egėrsuar qytetet
e njeriu rreshtohet me djallin

Eja se vetėm ne tė urrejmė,
tė pėrdhosim, tė pėshurrim, tė vrasim
- kėtu nė tėndėn tokė
s'je shenjtore, po lavire
ndaj goja jonė Nėnė kurrė s'tė thotė


Varianti III

Eja, Ti, shpirt i botės,
nė tėndėn tokė
qė ka shenjat shqip tė Krishtit
-po s'erdhe s'do na pranojė as vdekja


Varianti IV

Nė botėn mėkatare virgjėr je Ti shpirt i shqipes
e vetme mes ujėrave tė turbullta statujė e pamposhtur
qė lotin e pastėr si qiellin e derdhė pėr njeriun
Ujė i gjallė je Ti qė shuan etjen

Dhe syri i pėrlotur i botės
nė Ty gjenė prehje
Bardhėmbla Goxhe - Shenjtėresha Tereze
kopshtin e Edenit madhėshton

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara