HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Paradokset komuniste anti-Shkodėr vijojnė...

-- nga Gazeta "Shkodra"

Pianofortėt e Shkodrės e Dajret e Tironės: fonde pėr Tiranėn dhe regres pėr Shkodrės

Piano Pėrgjatė fund shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX, nė Shkodėr numėroheshin sė paku rreth 30 copė pianoforte. Kishte edhe piano, organo e njė dyzinė violinistėsh, banda frymore tė kompletuara me tė gjithė llojet e veglave muzikore tė kohės, qė njiheshin nė tė gjithė Evropėn.
Aristokracia e metropolit tė kulturores sė Shqipėrisė Veriore, krahas muzikės popullore tė kultivuar brez pas brezi nė qytetin e lashtė tė Shkodres, kishte si pasion edhe muzikėn klasike botėrore dhe asaj bashkėkohore, duke ruajtur nė gjirin e saj edhe shumė pianistė virtuozė. Vetė ekzistenca e Klubeve Kulturore dhe Shoqnive tė ndryshme asokohe, i japin tė drejtėn shkodranėve tė krenohen gjatė historisė dhe tė kėrkojnė tė drejtėn e autorsisė, qė kėto 60 vitet e fundit pa tė drejtė ua ka marrė "kryeqyteti" (Tirona), qė nuk ka mė shumė se 83 vjet.

Ditėt e fundit nė qytetin e Shkodrės njė grup studiuesish kanė hartuar me fakte dhe argumente tė pakundėrshtueshme historike njė listė pėr pianofortet qė zotėronin familjet e kulturuara katolike shkodrane. Sot disponohen tė dhėna tė reja pėr njė listė mė tė madhe, pėrgjatė kohės sė Naltmadhnisė sė Tij Mbretit Ahmet Zogu. Edhe katundi me muzikėn popullore gjallonte, si p.sh. katundi Berdicė (vendosur jo shumė larg qytetit), ku edhe sot ekziston shprehja e njohur: "Berdica 25 shtėpi me 30 violina".

Po Tirona e shekullit XIX dhe nė vitin 1912 me farė mund tė krenohej!? Atė as vetė tironasit nuk e dinė, sepse janė banorė qė janė vendosur vonė nė kėtė qendėr banimi. Tashmė kushdo e di edhe nga burimet historike, por edhe nga vetė fotografitė qė janė tė ekspozuar edhe nė internet se Tirona ishte njė katund i madh gjigand vetėm me dajre e cyrle dhe disa karvane me arabxhinj. Kėtė fytyrė kishte pak a shumė Tirona edhe nė vitin 1920 kur nga i ashtėquajtur Kongresi i Lushnjes ēuditėrisht u zgjodh kryeqytet pa asnjė parameter historik, kulturor, tė traditės etj., sikurse kishte ngjarė me shumė shtete tė botės.

Sigurisht qė ky ka qenė njė paradoks dhe natyrisht jo pėr fajin e popullit tė Tirones. Mirėpo a nuk ėshtė gjithashtu njė paradoks sot, jo pėr fajin e Shkodrės, por tė politikanėve, qė tė gjithė fondet i akordohen Tironės e thuajse asgjė Shkodrės sė sotme? Ashtu sikurse fqinjėt e shtetit shqiptar, qė gjithnjė kanė qenė dhe kanė vepruar pėr tė marrė pjesė nga historia e lashtė e popullit tonė dhe pėr t'ia atribuar vetvetes, edhe Tirona me kėtė mentalitet jo tė ndershėm, kėrkon tė gllabėrojė gjithēka nga larmia e kulturės sė qyteteve tė tjera, duke bėrė shpesh plagjiaturė tė dėnueshme edhe nga ligjet ndėrkombėtare mbi monumentet antike tė kulturės. Qeveria komuniste duke pėrfituar nga pushteti, qė e ka marrė pėrmes kallashnikovit tė revolucionit jevgjito-komunist, kėrkon qė tashmė Shkodrėn ta ēveshė nga krenaria dhe identiteti origjinal lokal. Kjo pėr inat se shkodranėt, asnjėherė pas vitit 1990, nuk kanė dhe as nuk e kanė ndėrmend tė votojnė pėr kriminelet dhe ekzekutorėt, qė e barbarizuan kėtė qytet a thua se shkodranėt ishin rusė, serbė, kinezė etj.

Shkodranėt sigurisht gėzohen pėr zgjedhjen e Tiranės si kryeqytet dhe kanė kontribuar si shqiptarė pėr zhvillimin e saj, por edhe tironasit e sotshėm duhet tė bėjnė mė shumė pėr qytetin e Shkodrės qė bėn pjesė nė territorin e Shqipėrisė. Nuk duhet harruar se qė nga periudha historike e kohės sė Mesjetes e deri me zgjedhjen e Tirones si kryeqytetet nė vitin 1920, rolin e kryqytetit faktikisht e kishte luajtur Shkodra, kur shumė qytete apo zona rurale jetonin nė fazen e embionit...

Cilėt janė disa nga familjet shkodrane, qė kanė pasur pianoforte nė shtėpi nga gjysma e dytė e shek. XIX deri nė vitin 1912?

1. Familja Filip Parruca. Ky punonte nė Venedik mė 1851 dhe sillte mallra edhe nė Shkodėr, ku kishte vilėn e famshme tė Parrucajve dhe kushėrini e lidhje tė gjėra me Shkodrėn.
2. Familja Pjetėr Bianku, i biri i Jak Bojaxhisė. Jak Bianku ishte njė nga tregtarėt nė Venedik nga mė tė njohurit e qytetit qysh nė vitin 1875.
3. Familja e Tefė (Shtjefen) Bianku, njė firmė e njohur nė Trieste (Itali). Ndėrsa e shoqaja ishte nga familja Dodmasej dhe mbante nė shqip letėrkėmbim familjar.
4. Familja Muzhani. Gaspėr Muzhani mė 1854 kishte njė filaturė mėndafshi.
5. Familja e Ndoc Sumės. Piktori anglez E. Lir mė 1848 u strehua nė shtėpinė e tij.
6. Familja Pema.
7. Familja Guraziu.
8. Familja Kakarriqi.
9. Familja e muzikantit tė famshėm Palok Kurtit njė ndėr themeluesit e Orkestres Frymore ose bandės sė parė nė qytetin e Shkodrės.
10. Familja Kraja.
11. Familja Simoni.
12. Familja Dodmasej.
13. Familja Frano Ndoja.
14. Familja Daragjati.
15. Familja Dabėrdaku.
16. Familja Filip Llupi.
17. Familja Gjon Laca.
18. Familja Lec Shkreli.
19. Familja Shan Koliqi.
20. Familja Tef Curani.
21. Familja Zef Jubani.
22. Familja Engjėll Ēoba.
23. Familja Dashe Gjonaj.
24. Familja Prendishi.
25. Familja Topalli.
26. Familja Marku.
27. Familja Serreqi.

Zoti M. Muzhani tregon se nė vitin 1945 u sekuestruan pėrmbi 15 copė piano nga regjimi komunist i Tiranės sė kuqe. Pianoja e Muzhanėve tė njohur si aristokratė pėrfundoi nė Shtėpinė e Kulturės Shkodėr (sot pas 1990 ėshtė Konsullata Italiane) pėr disa vjet dhe mė pas nė Shtėpinė e Kulturės nė Pukė, pėr tė shoqėruar fyllin e ēiftelinė e pėr t'u shkatėrruar pa nam e nishan...

Le tė jetė ky njė mesazh thirrjeje pėr qytetarėt shkodranė, pėr tė lėvizur e me zė tė thuhet e vėrteta nė shesh shkatėrruesve tė vlerave tė kulturės sė qytetit tonė, sepse po nuk e kėrkuam ne vetė, na rrofshin pianofortet e lavdia e kaluar, qė u tret si qiriu nė flakė...

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara