HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A duhet tė flejė ndėrgjegja e kombit?

-- nga Gjovalin Ēuni
Drejtor i Bibliotekes sė Univbersitetit "Luigj Gurakuqi" dhe
i Gjimnazit privat "At Pjetėr Meshkalla" nė Shkodėr.

Tė gjithė kemi pėr detyrė ta lartėsojmė Shkodrėn tonė pėrpara vetes sė saj, pėrpara sė kaluarės dhe pse jo dhe pėrpara botės. Nėse jetojmė nė njė realitet tė vėshtirė, shpesh herė edhe paradoksal, shkaktuar nga rrethana tė ndryshme, e vetmja mėnyrė pėr tė ngritur Shkodrėn ėshtė tė mendojmė dhe t'i shėrbejmė fisnikėrisht asaj. E ardhmja e saj ėshtė nė duart e njerėzve vullnetmirė qė dėshirojnė tė bėjnė diēka. Nuk mjafton tė lindėsh nė Shkodėr pėr t'u quajtur shkodran, nuk mjafton tė mbahesh me tė kaluarėn pa i dhėnė asaj asgjė.

Shkodra, ka qenė dhe ėshtė "djepi i kulturės". E gjithė kjo i detyrohet energjisė, me tė cilat breznitė qė kaluan dhe fatkeqėsisht po kalojnė i dhanė asaj; por, nė ditėt tona gjithnjė e mė tepėr po rrezikojnė tė humbasin vlerat e bazuara nė "qytetėrimin e punės", vlera tė krijuara nė shekuj nga shkencėtarė, shkrimtarė, artistė, gazetarė e sa e sa tė tjerė. Humbja e kėtyre vlerave do tė bėnte qė Shkodra tė ngelej njė trup pa shpirt, pa kokė.

Nė njė qytet me tradita kulturore dhe histori tė lashtė ekziston mundėsia e hulumtimit, shenjė qytetėrimi. Eshtė gjė e bukur tė nxirren vlerat e vėrteta nė dritė, tė nxirren tė fshehtat e njė breznie qė ka kaluar si dhe tė atyre qė kanė ngelur nga kėto brezni. Ēdo punim sado i parėndėsishėm nė dukje, meriton tė merret nė konsideratė dhe t'i nėnshtrohet njė studimi tė kujdeshėm.

Nė ditėt e sotme, nė njė botė disi ndryshe nga paraardhėsit, janė shtuar shumė botimet e gjinive tė ndryshme, tė firmave tė reja, qė po pėrpiqen tė shtojnė pasuritė kulturore tė qytetit, por nė tė njėjtėn kohė vėrehet edhe fenomeni i harresės jo vetėm i autorėve tė traditės, por edhe i atyre qė nė heshtje punuan dhe punojnė, mbasi tė shuar apo tė shtyrė nė moshė, pėrgjithėsisht e kanė kryer veprėn e tyre "diturake", pa patur mundėsi qė punimet e tyre tė njihen. Punimet e tyre sė bashku me ato tė autorėve tė traditės, formojnė ndėrgjegjėn e kombit, e cila akoma nuk njihet plotėsisht.

Ku ndodhet dhe ē'duhet bėrė pėr tė ringjallur ndėrgjegjen e kombit?

Fushat e veprimit janė tė shumta, por po pėrpiqem tė vlerėsoj disa nga ato. Ribotimi i librave qė dikur janė botuar, por sot mungojnė nė qarkullim, librat qė gjenden nė bibliotekat e qytetit tonė, tė qyteteve tė tjera, pse jo dhe jashtė shtetit. Padyshim ribotimi i kėtyre librave duhet t'i nėnshtrohet njė pune tė specializuar.
Botimi nė formėn e veprave tė autorėve tė traditės tė shpėrndara nė fletoret e ndryshme tė kohės, pėr tė cilat deri mė tani nuk ka pėrkujdesje tė duhur. I njė rėndėsie tė veēantė ėshtė edhe "gjurmimi" i tė ashtuquajturės "shkrimtarė pa vepra", qė, ndonėse pa botime tė mirėfillta, kanė dhėnė njė kontribut mjaft tė ēmuar nė kulturėn tonė qytetare dhe kombėtare. Nuk duhen lėnė pas dore asgjė, as botimet e letėrkėmbimeve, ditareve, shėnimeve pėrsonale e tė tjera, qė gjithnjė paraqesin interes pėr lexuesit.

Punė me vlerė ėshtė edhe botimi i veprave qė akoma flenė nėpėr sirtarė. Gjatė viteve tė diktaturės, mendjet e kthjellta dhe tė apasionuar tė qytetit kanė prodhuar "gjėmat e dėshpėrimit", qė akoma ngelin tė tilla, pėr sa kohė qė kėto autorė, nuk i kanė mundėsitė financiare pėr tė jetuar e jo mė pėr tė botuar veprat e tyre nė dorėshkrim. E keqja ėshtė se shumė nga kėto autorė po shuhen ngadalė nė qetėsinė dhe thjeshtėsinė e intelektualėve, pa arritur kėnaqėsinė qė tė jep botimi i veprės.

Lind pyetja: Sa punime janė qė rrijnė tė fjetura?! Flitet se janė shumė, por askush nuk e di saktėsisht. E pafalshme pėr qytetin tonė ėshtė mungesa e njė inventarizimi tė trashėgimisė kulturore. Deri kur do tė sillemi nė njė rreth vicioz pa ditur nga do tė dalim!? Akoma nuk dihet.
Pjesa qė trajtuam ndoshta qe pjesa shpirtėrore. Pjesa tjetėr tepėr e rėndėsishme ėshtė ajo materiale. Nuk mjaftojnė idetė, ato duhen materializuar dhe pėr t'u materializuar duhen thjeshtė ca para.

Puna e lavdėrushme qė po bėhet nga Shtėpia Botuese serioze e mirėnjohur me emrin: "Camaj - Pipa" me President pedagogun e Universitetit "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr studiuesin e miėnjohur z. Hasan Lekaj, Sektori i Albanologjisė nė Universitetin e Shkodrės, revista kulturore "Phoenix" e drejtuar nga kryeredaktori e pedagogu i historisė Dr. Romeo Gurakuqi, revista e re kulturore shkodrane "Illyricum" tė drejtuar nė fillim nga kryeredaktori, studiuesi e publicisti Klajd Kapinova (sot me banim nė New York) dhe sot nga studiuesi Kolec Ēefa dhe tė tjerė, duhet tė mbėshteten nga Insititucionet shtetėrore, Shoqatat, Fondacionet e shumta, qė veprojnė nė qytetin tonė, si edhe nga individė qė kanė mundėsitė tė ndihmojnė. Tė mos harrojmė "mecenjėt" (mbrojtėsit dhe pėrkrahėsit e kulturės), kanė lindur dhe kanė punuar pėr lavdinė e qyteteve tė tyre, qė nė kohėn e Romės sė Vjetėr.

Vitet do tė kalojnė, por gjithnjė jeta, puna dhe pėrpjekjet e njerėzve tė mėdhenj tė qytetit tonė do tė ngelen nė fondin e artė, qė nė shekuj krijoi kulturė dhe dije...

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara