HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt e Amerikės

-- nga Vehbi Bajrami

150 vjet histori - nė 1007 faqe (libėr me kopertinė tė fortė).
Cilėt ishin shqiptarėt e parė qė shkelėn nė kontinentin e ri? Kush janė njerėzit qė kanė arritur mė shumė suksese nė Amerikė? Shqiptarėt e New York-ut, Illinois-it, Wisconsin-it, Louisiana-s, Massachusetts-it, Michigan-it... Njė histori e gjatė e udhėtimit tė shqiptarėve drejt majave tė suksesit nė art, kulturė e biznes. Fate tė dhimbshme tė shqiptarėve kėndej dhe tej oqeanit: drama e ndarjes sė shqiptarėve dhe bashkimit tė tyre pas rėnies sė komunizmit.

Botuar nga Albanian Publishing
New York 2003
Numuri i faqeve 1007
Lidhje me kapake te trashe ( Hardcover).
ISBN: 0 – 9729923 – 0 – 8

Parathėnie nga ISMAIL KADARE

Kur tė bie nė dorė njė libėr si “Shqiptarėt e Amerikės”, i Vehbi Bajramit, dhe pasi njihesh me tė, ėshtė e pashmangshme pyetja: pėrse me kaq vonesė vjen njė libėr i tillė nė kulturėn shqiptare?
Natyrisht ka patur me dhjetėra libra me vlerė tė mėrgimtarėve, ose pėr mėrgimtarėt, shėnime biografike, kujtime, trajtesa letraro filozofike, skicime historike, ditare, letėrkėmbime, lėndė arkivale etj. E megjithatė mund tė thuhet pa drojė se ky libėr ėshtė pėrpjekja e parė serioze dhe e suksesshme pėr tė shkruar “librin total” pėr njė nga mėrgatat mė tė mėdha tė krejt historisė shqiptare, mėrgatėn e Amerikės.

“ Libri total” ėshtė njė synim i hershėm i kulturės botėrore. Nė shkrimet e shenjta, e sidomos nė fillimet e Biblės e tė “Besėlidhjes sė re” dėshmohet ky synim, me renditjen e emrave e tė jetėshkrimit tė shkurtėr tė dhjetėra personazheve tė rėndėsishėm e mė pak tė rėndėsishėm. Nė poezitė popullore tė disa vendeve, e sidomos nė atė shqiptare, takohet shpesh e njėjta dėndėsi emrash e fatesh tė qindra njerėzve. Nė muzeun e Holokaustit tė hebrenjve nė Jeruzalem, nė pjesėn kushtuar fėmijėve, brenda njė sfere tė errėt qė mishėron hapėsirėn e gjithėsisė, dėgjohen ditė e natė, pambarimisht emrat e dhjetėra mijėra fėmijėve hebrenj tė vrarė, nga tė gjithė vendet e nga tė gjithė popujt.

Tablo tė tilla mozaikale, qė tė kujtojnė vėrtet mizėrinė e yjeve nė qiell, janė tė shumta nė letėrsi, histori, filozofi, pikturė e publicistikė.
Librat e mėdhenj vijnė zakonisht nė kohėn e duhur. Njė tablo e pėrgjithshme e mėrgatės shqiptare nė Amerikė vėshtirė se mund tė shkruhej nė fillim tė shekullit XX, ngaqė ishte tepėr herėt. Ajo s’mund tė kryhej gjatė kohės sė diktaturės komuniste sepse do tė ishte e helmuar nga propaganda e kohės po tė shkruhej nė Shqipėri, dhe nga nervozizmi kundėr kėsaj propagande, po tė shkruhej jashtė Shqipėrisė.
Ajo ėshtė pjellė e natyrshme e fundit tė shekullit XX, fillim i XXI, kohė kur shumica dėrmuese e shqiptarėve e fituan mė nė fund lirinė dhe bashkė me lirinė, kthjelltėsinė e tė menduarit.
Libri pėr mėrgatėn e Amerikės vjen nė njė kohė kur shqiptarėt kudo qė jetojnė, kanė nevojė pėr njė ripėrtėritje tė vizionit tė Atdheut, njė vizion tė zhveshur nga propagandat kalimtare dhe nga shfytyrimet qė i kanė bėrė patriotizmit regjimet politike.

Pas trandjeve psiqike tė njėpasnjėshme, trandje tė shkaktuara nga zhgėnjimet, nga varfėria, nga shembja e diktaturės komuniste, nga dehja e lirisė dhe nga keqkuptimet pėr demokracinė, shqiptarėt mė tepėr se kurrė kanė nevojė sot pėr njė drejtpeshim shpirtėror si dhe pėr njė rivlerėsim moral tė gjithēkaje qė kanė pėrjetuar. Ky rivlerėsim nuk ka tė bėjė thjesht me historinė. Ai i kapėrcen dukshėm kufizimet e njė diskutimi historik ngaqė lidhet nė radhė tė parė me jetėn e tyre tė sotme dhe me strategjinė e tyre pėr tė ardhmen.

Epoka qė jetojmė, si ēdo epokė qė vjen pas thyerjeve tė mėdha, ėshtė e mbushur sot me keqkuptime dramatike. Njė nga kėto, ndoshta mė themelori, ka tė bėjė me raportet e njeriut me atdheun, e njeriut me kombin e vet. Duke pėrfituar nga shfytyrimet qė i janė bėrė kėtij raporti, prej propagandave shtetėrore, njė kundėrpropagandė e sė njėjtės natyrė ėshtė duke u bėrė kėtė herė nė njė kah tė kundėrt. Shkelje me kėmbė e patriotizmit tė shėndetshėm, atij qė s’ka asnjė lidhje me nacionalizmin agresiv, pėrdhosja e idesė sė Atdheut, tė kombit, tallje cinike me to, nė emėr tė ideve kinse mbarėnjerėzore, janė paraqitur si shenja tė njeriut modern, e njeriut tė sė ardhmes. Nė tė vėrtetė, jeta na ka treguar se ide tė tilla fshehin shpeshherė synime primitive dhe aksione kriminale. Pėr tė mos u zgjatur me shembuj tė shumtė, mjafton tė kujtojmė se pas ideve tė tilla pėrēmuese pėr kombin strehohej strategjia e bolshevikėve pėr tė cilėt atdheu i vėrtetė ishte Rusia Sovjetike dhe ajo e talebanėve qė mohonin kombin nė emėr tė panislamizmit. Historia e diasporės shqiptare, njė pjesė e sė cilės shpaloset fuqishėm nė kėtė libėr tė Vehbi Bajramit, ėshtė pjesė e historisė sė gjatė tė popullit shqiptar.
Rreth njė shekull e gjysmė mė parė, pėr fjalėn “diasporė”, e cila do tė thotė “shpėrndarje”, Jeronim de Rada, pėrdori nė shqip fjalėt “gjaku i shprishur”.
Duke dendėsuar dramaticitetin e fjalės, poeti i madh tregoi se ishte ai vetė bir i diasporės dhe i dhimbjes sė saj.

Tek tė gjithė popujt ka patur zhvendosje, mėrgim, diasporė, por te ballkanasit ajo ka qenė veēanėrisht tronditėse. S’ėshtė e rastit qė kėngėt mė tė mallėngjyeshme pėr mėrgimin, ato qė kanė hyrė nė historinė e poezisė si “kėngė tė kurbetit”, janė tė krijuara prej shqiptarėve dhe grekėve.
Shkėputja nga atdheu, ikje pa kthim, ka patur gjithmonė, por nė historinė shqiptare, ikja e shekullit XV, nė prag tė natės otomane ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme. Ai mėrgim ishte padyshim njė zezonė e pafund, por pėr ēudi, brenda zisė ai bartte edhe njė dritė tė habitshme, njė ėndėrr e njė mall fisnikėrues, qė u kthye me kalimin e viteve nė thesar shpirtėror.
Arbėreshėt e Italisė, shekull pas shekulli, u dhanė pas njė pasioni qė dukej i pamundur: tė ringjallnin nė kėngė, nė valle e nė vjersha, atdheun e humbur.

Rrezatimi i kėtij pasioni arrinte gjer nė bregun e kėtij atdheu, qė zyrtarisht nuk quhej mė Shqipėri, por Perandori Otomane. Libri i Vehbi Bajramit hapet me kronikėn e ikjes sė dytė tė arbėreshėve: mėrgimi nė Amerikė. Kjo ikje e re, nė kushte tė reja, nisi 150 vjet mė parė e ka vazhduar gjatė gjithė shekullit XX. Ky ishte mėrgim pas njė mėrgimi, mall pas njė malli.
Duke u nisur gjer nė Amerikė, arbėreshėt nuk po linin mė atdheun e tyre, por shėmbėllimin e tij, e megjithatė kishte diēka tė pandryshueshme, diēka prej diamanti nė nostalgjinė e tyre pėr atdheun e parė, Shqipėrinė, qė s’e kishin parė kurrė as ata e as prindėrit e tyre. Nė kėtė vazhdimėsi tė atdheut, jashtė ēdo prekjeje e jashtė ēdo interesi, nė kėtė dritėz gati fetare, dėshmohet etja e pafund qė ka shpirti njerėzor pėr modele e moralitet tė lartė.

Autori i kėsaj vepre e ka ndjerė me sa duket, se trupi i monumentit nuk mund tė kishte piedestal mė tė sigurt se historia e arbėreshėve, ndaj i ka dhėnė asaj vendin, peshėn dhe mjeshtėrinė e nevojshme.
Kronika e mėrgimit tė shqiptarėve gjatė shekujve tė robėrisė turke, ka qenė e ndėrlikuar. Njė kohė tė gjatė zhvendosjet janė bėrė brendapėrbrenda perandorisė: Stamboll, Sofje, Bukuresht, Greqi veriore etj.Mė pas shqiptarėt nisėn tė dalin nga kufijtė e saj pėr tė mbėrritur nė shtetet evropiane, e mė vonė nė Australi e SHBA e nė krejt botėn.

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX vazhduan ikjet prej dy diktaturave komuniste: asaj tė Jugosllavisė dhe asaj tė Shqipėrisė staliniste. Tronditjet qė kishin ndier shqiptarėt, kur mbėrrinin nė New York apo Boston prej shtetit tė prapambetur turk iu shtuan tronditje tė tjera, ato qė ndien njeriu kur ikėn nga robėria pėr tė dalė nė liri. Si epilog, si akt i fundit, janė ikjet e viteve tė fundit, ato pas shembjes sė komunizmit, ku gjithēka ishte e ngatėrruar e ishte bėrė lėmsh dhe ku malli pėr atdheun nuk ishte mė zotėrues, por i pėrzier me gjithfarė ndjenjash tragjike: zhgėnjim ndaj vendit qė u shkaktoi aq shumė vuajtje, mllef, dėshirė hakmarrjeje e disa herė urrejtje. Kėshtu duket nė sipėrfaqe, por nė thellėsi, ashtu si ndodh nė detin qė pavarėsisht nga shkuma e dallgėve, nė thellėsi mbetet i patrazuar, ashtu dhe midis stuhisė sė ndjenjave kundėrthėnėse, vjen ajo qė quhet ora e shpirtit, kur dritėzimi i largėt shfaqet pėrsėri.

Kur zhytesh nė leximin e kėtij libri tė gjerė, kur dalėngadalė, pėrfshihesh prej tij, e kupton se sa e vėshtirė ka qenė pėr autorin tė mbushė kėtė mozaik tė madh, nė tė cilin ka pėrherė vend pėr plotėsim. Pėr kryerjen e misionit qė i ka vėnė vetes, autori ka pėrdorur tė gjitha mėnyrat e mundshme: shėnimet biografike, reportazhin, portretin, intervistat, vėshtrimin historik, anketėn, kumtesėn, kronikėn festive, kronikėn e zezė etj. etj. Aty janė tė gjithė, nė radhė tė pafundme, qė nga misionarėt e mėdhenj qė udhėheqin kėtė mizėri njerėzore, Konica, Noli, klerikėt e tė gjitha besimeve, shoqatat e gazetat e mėdha qė nga “Vatra” e “Dielli” e gjer te “Illyria” e institucionet e sotme, intelektualėt e shquar, shkencėtarėt, ushtarakėt, zyrtarėt, artistėt, biznesmenėt etj. etj. Aty janė qindra tė tjerė, tė njohur e tė panjohur, secili me historinė e vet, me ėndrrat pėr njė jetė mė tė mirė, me shpresat qė shpeshherė u njėmendėsuan e sė shumti u thyen, shkurt me fatin e vet, tė mirė ose tė keq, qė e mbartėn stinė pas stine e vit pas viti nėpėr udhėt e jetės.

Pjesa e njerėzve pak tė njohur ose tė panjohur pėr publikun, merr njė peshė tė veēantė nė kėtė libėr. Kur dėgjojmė fjalėt mėrgim, mėrgatė, pamja e parė qė na vizatohet nė mendje ėshtė njė mori e madhe njerėzore. Portreti i pėrbashkėt i njė mase tė tillė ėshtė njė nga pjesėt mė tė vėshtira nė libra tė kėtij lloji. Autori Vehbi Bajrami, ia ka dalė tė kapėrcejė kėtė vėshtirėsi. Duke pėrdorur gjerėsisht traditėn e prozės sė vjetėr gojore shqiptare dhe ballkanase, shembullin e arketipave tė tillė si “njeriu qė zbriste nė botėn e poshtme”, “djali qė mposhti kuēedrėn”, “Vajza me yll nė ballė” etj.etj. ai e pėrdori pėr tė portretizuar mėrgimtarėt e thjeshte e tė panumėrt shqiptarė. Kėshtu, krahas emrave tė mėdhenj tė mėrgatės, krahas njė nobelisti pėr shėmbėll, ne njihemi me njė ushtar tė Luftės sė Parė Botėrore qė sapo ka mbushur 100 vjeē, me gratė qė nė pamundėsi tė ndonjė gjėje tjetėr sollėn nė Amerikė byrekun e Korēės, me njeriun qė i qepi kostumin e dhėndėrisė John Kenedit Jr., me kuzhinierin qė gatoi drekėn pėr presidentin amerikan kur ky bujti nė restorantin shqiptar etj.

Krahas ngjarjeve tė mėdha, me peshė kombėtare si krijimi i kishės autoqefale, konferenca, mbledhje klubesh, aksione politike, mesazhe pėr shtetin amerikan, ndihma pėr lirinė e Kosovės, etj., etj., ne njihemi me drama tė pėrditshme, qė zhvillohen nė heshtje, larg syve tė kamerave: motėr e vėlla qė u dogjėn nga malli e vdiqėn pa e parė dot njeri –tjetrin, tė tjerė qė nė vend tė dashurisė u pushtuan nga e kundėrta e saj dhe nė vend qė t’i hapin derėn vėllait tė vuajtur qė mbėrrinte nga larg ia mbyllėn atė, njerėz krenarė qė e ruajtėn gjuhėn shqipe, tė tjerė qė e harruan e tani vuajnė si pas njė mėkati.

Nė faqe tė paharrueshme tė librit ne njihemi me dėshira, me brenga, me letra mallėngjyese. Ndėr kėto tė fundit, mė fisniket janė amanetet e mėrgimtarėve lidhur me varrimin. Nė shumicėn e tyre, ėshtė e njėjta dėshirė: Mė varrosni nė katundin tim, nė Shqipėrinė e largėt.
Ky libėr, ashtu siē u tha mė lart, tė kujton zhaurimėn e detit dhe valėt e tij. Ato vijnė varg, njera pas tjetrės, si valėt e mėrgimtarėve. Duke e lexuar kėtė libėr jam i sigurt se shumė prej tyre do t’u lindė dėshira tė marrin lapsin e tė shtojnė diēka nė kėtė kronikė madhėshtore. Nė ndodhtė kjo, atėherė mund tė thuhet se ky libėr ia ka arritur plotėsisht qėllimit.

Tiranė, prill 2003


Pak fjale nga autori:
Ideja pėr tė shkruar kėtė libėr mė lindi qysh nė vitin 1990 kur shkela pėr herė tė parė nė Amerikė. Arsyeja qė mė shtyri tė merrem me kėtė punė, duke pasur ndihmėn e pakursyer tė bashkėshortes sime Eugenijes, ishte pasioni pėr tė dhėnė njė pamje sa mė tė plotė tė emigracionit shqiptar, pėrfshirė dhe atė arbėresh. Kur ua tregova idenė time disa bashkatdhetarėve tanė, mė kundėrshtuan, jo pėr t’mė dekurajuar, por pėr tjetėr arsye. "Kėtu nuk ke pėr kė shkruan: shqiptarėt e Amerikės nuk janė dalluar pėr ndonjė sukses tė madh me tė cilin do tė mund tė krenoheshim.
Nuk ka emra tė shquar siē kanė kombet e tjerė", mė thonin ata. Si pėr tė ilustruar mendimin e tyre, mė pėrmendnin disa emra biznesmenėsh, kryesisht pronarė restorantesh, njė apo dy profesorė, pak avokatė e doktorė, qė i numėronin lehtėsisht me gishtat e duarve dhe aq. Me njė fjalė, sipas tyre, ishte e pamundur tė "mbushej" njė libėr qė do tė pasqyronte sukseset e shqiptaro – amerikanėve.

Ē’ėshtė e vėrteta, nė fillim e pata pak tė vėshtirė. Nuk njihja njerėz qė tė kishin bėrė ndonjė emėr nė kontinentin e ri, nuk kisha pika takimi me tė shquarit... E qėllimi im ishte pikėrisht ky: tė pasqyroja anėt e suksesshme tė tyre, tė shkruaja historinė e atyre qė patėn kapėrcyer Atlantikun dhe patėn bėrė emėr kėtu. Po si dhe ku t’i gjeja? Ajo qė e bėnte punėn time edhe mė tė vėshtirė ishte mungesa e gatishmėrisė sė disa personave pėr t’u bėrė tė njohur nė mes bashkatdhetarėve tė vet. Kishin bėrė emėr tė madh nė botėn amerikane, e pėr ta kishin shkruar edhe gazetat e huaja, ndėrsa para shqiptarėve donin tė mbeteshin anonimė.

Duhet thėnė qė nė fillim se po tė mos punoja nė gazetėn "Illyria", ky libėr nuk do realizohej dot. Shumica e shkrimeve tė kėtij libri janė botuar nė gazetėn "Illyria" dhe, pjesa dėrmuese e tyre, natyrisht me mjaft ndryshime, botohen nė kėtė libėr.
Nuk pretendoj se kam bėrė ndonjė punė tė pėrkryer por jam pėrpjekur qė tė jap maksimumin e mundshėm. E them me bindje se kėto shkrime gjithėsesi, nuk e paraqesin tėrėsisht historinė e shkuar e tė tashme tė diasporės shqiptare tė Amerikės dhe "porta" mbetet e hapur edhe pėr tė tjerėt. Libri, siē e thotė nė parathėnie edhe shkrimtari i madh, Ismail Kadare, mund tė plotėsohet mė tej, nė mos nga unė, edhe nga dikush tjetėr.

Siē do tė shihet edhe gjatė leximit tė librit, shqiptarėt e Amerikės, si asnjė diasporė tjetėr shqiptare nė botė, kanė mundur tė ndihmojnė e tė ndikojnė nė fatet e atdheut. Kėtė qėllim ata e arritėn ngaqė ruajtėn ndjenjat kombėtare dhe nuk e harruan atdheun e tyre, qė pėr dhjetėra vjet kaloi nėpėr tunele tė errėta tė historisė. Pa dyshim se nė rilindjen e kombit tonė, nė ēlirimin dhe orientimin e tij perėndimor, ka kontributin e vet tė jashtėzakonshėm edhe diaspora e Amerikės, njė pjesė e sė cilės pasqyrohet edhe nė faqet e librit qė keni nė duar.
Libri synon qė tė nxjerrė nė pah idenė se shqiptarėt, edhe pse larg atdheut tė tyre, kanė qenė dhe mbeten tė lidhur me tė. Mbetet pėr detyrė e studiuesve tanė tė shkencave shoqėrore qė tė njohin dhe evidentojnė meritat e kėsaj diaspore tė fuqishme, ndihma e tė cilės ka qenė dhe mbetet e pakrahasueshme pėr atdheun nė momentet mė tė vėshtira qė ka kaluar ai.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara