HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nacionalisti Ndue Perlleshi (1908 - 1949) - ra deshmor me ėndrrėn e pashuar pėr Shqiperinė Etnike

-- nga Tomė Mrijaj, New York, USA, 24.07.2003

Tomė Mrijaj Pėrkushtimi i njė studiuesi atdhetar nė pėrjetėsimin e figurave tė nacionalizmit shqiptar

Trimi i Dukagjinit Ndue Perlleshi njė jetė tė tėrė pėr Shqipėrin Etnike. Ketė argument, mė sė miri e plotėson vepra jetėshkrimore: “Ndue Pėrlleshi - Trimi i Dukagjinit”, botuar nė Prishtinė 2002 nga shkrimtari e studiuesi Jetish Kadishani.

Pėr njė shkrimtar e studiues me pėrvojė, sikurse ėshtė Jetish Kadishani, tė pėrkushtuar pėr zbardhjen nė dritėn e sė vėrtetės historike, tė jetės dhe veprimtarisė patriotike tė nacionalistėve tė Kosovės (nė kohėn e sundimit tė pushtuesve tė huaj shekullorė serbė e komunistė), ka qenė shumė e vėshtirė dhe shpesh njė punė me sakrifica titanike, pėr tė ruajtur me mbijetesė dorėshkrimet e pasura historike.

Mė sė fundi, pas njė hulumtimi shumė tė gjatė, ecejakjet e pambarim shtėpi mė shtėpi, nga katundi nė katund, erdhi kėnaqėsia shpirtėrore, intelektuale dhe historike, qė i dha fati i madh, rasti e privilegji, pėr tė nxjerrė nga pluhuri i harresės shumėvjeēare figurėn e madhe tė nacionalistit tė shquar, trimit tė bjeshkėve tė Kosovės, heroin sypatrembur Ndue Pėrlleshi.

Qė kur isha fėmijė, pranė flakėve tė zjarrit dhe mė vonė i ri, nė mendjen time, kanė qendruar tė ngulitura thellė disa ngjarje, emra nacionalistėsh, qė nė odėn e burrave tė Lugut tė Drinit diskutoheshin nga im atė Nikollė Mrijaj dhe bashkėkohės tė tij. Me kalimin e viteve, edhe pse larg Atdheut nė New York (ShBA), kam shkruar disa kujtime, qė mė janė rishfaqur sa herė qė pėrmendej emri i trimit Ndue Pėrlleshi nė gazetėn shqiptaro-amerikane “Illyria”, “Gazeta55”, “Shqipėria-etnike”, “Shkodra” etj. Megjithėse larg vendlindjes, qė ėshtė burim i pasur informacioni, mė tepėr njohuri munda tė marr gjatė leximit tė fejtoneve me vijim tė studiuesit tė palodhur Jetish Kadishani, nė disa gazeta e revista si: “Victoria”, “Dielli”, “Fjala e lirė”, “Trojet tona”, nė Kosovė e jashtė saj, qė miqtė e mi nė vendlindje mi dergonin pėr tė mėsuar shumė detaje tė jetės dhe luftės sė madhe, qė ka zhvilluar nė malet e Rrafshit tė Dukagjinit udhėheqėsi i ēestės nacionaliste Ndue Pėrlleshi.

Tashmė pėr mua heroi Ndue Pėrlleshi, do tė bėhet pjesė e interesimit tim gjatė kohės qė po punoja, pėr tė shkruar librin kushtuar njė bashkėluftėtareje, tė legjendes Ndue Pėrlleshi, sokoleshės sė Shkodėrloces Marie Shllaku, qė kėto ditė do tė dalė nga shtypi nė New York.
Autori Jetish Kadishani, para 14 viteve i lindi idea, pėr mbledhjen e tė dhėnave pėr jetėn dhe bėmat e Ndue Pėrlleshit - trimit tė Dukagjinit. Emri dhe trimėria e spikatur e tij, pėrmendej ngado qė studiuesi Kadishani, me njė vullnet tė madh pėrkushtimi, hulumtoi me skrupolozitet, shkonte udhėve nga fshati nė fshat, nė verė e dimėr, pėr tė mbledhur si bleta punėtore nektarin e historisė sė lavdishme tė shumė ēetave nacionaliste dhe prijėsve, qė vepruan nė Lugun e Drinit, por edhe nė krahina tė tjera tė Rrafshit tė Dukagjinit, tė Llapushės, Anadrinit dhe tė kalasė sė pamposhtur qė ishte e mbeti Drenica. Ata luftuan ballė pėr ballė me armė nė dorė armikun, iu kundėrvunė pushtuesve shekullorė serb dhe komunistėve shqiptarė, qė nuk donin vatanin, por internacionalizmin proletar, qė e kishte shtėpinė propagandistike antishqiptare tek ujku i bardhė i Rusisė bolshevike.

Sa mė shumė qė autori Kadishani futej nė gjurmėt e historisė, aq mė shumė rritej dorėshkrimi i ngjeshur nė faqet e lavdishme tė historisė pėr udhėheqėsin nacionalist Ndue Pėrlleshin, qė nė planprogramin e luftės sė tij i kishte venė si qėllim vetės ēlirimin e trojeve kombėtare dhe bashkimin e tyre nė njė shtet shqiptar.

Pėr studiuesin, nuk ishte e lehtė tė grumbullonte, verifikonte e sistemonte ngjarje, data, pėrsonalitete nacionalistėsh, dėshmi rrėnqethėse, qė rrėfenin tė intervistuarit e tij (njė pjesė prej tė cilėve gjatė viteve tė mėvonshme kanė ndėrruar jetė). Jo tė gjithė kishin guximin, tė shpreheshin hapur nga frika e pushtetit komunist, qė gjithnjė asokohe pėrhapte terror e frikė ndėr shqiptarė, mbasi sikurse shkruan autori Kadishani nė parathėnien e tij, komunistėt figurėn e Ndue Pėrlleshit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij i quanin gjithnjė “armiq tė popullit, kuislingė, kolaboracionistė, kundėr vėllazėrim - bashkimit, kundėr komunizmit etj.”

Biografi i palodhur, kishte raste tė shumta, kur informatorėt flisnin tė vėrtetėn pėr Ndue Pėrlleshin, por kėrkonin nga ana e tjetėr qė emrin e tregimtarit bashkėkohės tė episodeve tė ndryshme tė mos pėrmendet, sepse do tė kishin pasoja nga sistemi aktual qė sundonte nė Kosovė. Pėrkundrejt pengesave tė tjera, Kadishani mundi mė sė fundi tė nxjerrė nė dritė nga thellėsia e viteve historike figurėn e madhe tė patriotit tė vendosur pėr idealet kombėtare Ndue Pėrlleshi, mbi jetėn dhe veprėn e trimit tė Rrafshit tė Dukagjinit. Duhet pranuar pėr hir tė sė vėrtetės historike, se nė sajė tė punės sė madhe hulumtuese e shkencore tė studiuesit Jetish Kadishani, nė ndriēimin e jetės sė nacionalistit Ndue Pėrlleshi edhe autoritetet shtetėrore, brezat e rinj kosovarė, zyra e Urbanistikės, qė emeton dhe pėrjeton figurat e kombit, kanė nderuar njė rrugė nė Prishtinė me emrin e trimit tė Dukagjinit - Ndue Pėrlleshi. Kėshtu ėshtė vijuar edhe me figura tė tjera, qė autori Kadishani, u ka pėrkushtuar libra jėtėshkrimorė.

Ky mbetet roli i madh e i pazevendėsueshėm qė luan historiani dhe studiuesi serioz nė tė mirė tė kombit dhe figurės, qė ka marrė pėrsipėr tė lartėsojė me gjuhėn e fakteve historike, mbasi dėshmorėt e paharruar me gjakun e tyre pėrjetėsuan emrin e Kosovės martire.
Libri mbėshtetet nga njė literaturė e pasur, e sjellė pėrmes njė pune tė palodhshme nga autori Kadishani, i cili e bėn veprėn e vet mė tė besueshme e tė qėndrushme nė pėrjetėsi.

Me shumė interes, mund tė shihen referencat dhe burimet arkivore, si: Gjyqi Ushtarak pėr Kosovė - Metohi, Dosjet e panumėrta tė viteve 1945 -1949, qė sot ruhen pėr fat tė mirė nė Arkivin Kombėtar nė Prishtinė (AKP); Gjyqi i Qarkut nė Prizren (asokohe ishin si materiale topsekret), Mbledhje, qė i pėrkasin peridhave tė viteve 1945 - 1949, nė AKKP; Gjyqi Popullor Krahinor, Prizren, KZP 9 - 73, viti 1945, kutia 2, AKKP; Dosja nr. 243, MPSh, 19 gusht 1949, Tiranė, nė AKKP, pėr tė vijuar nė serinė e gazetave dhe revistave tė kohės dhe deri nė ditėt tona nė Kosovė e Shqipėri.

Ēfarė pėrmban libri jetėshkrimor: “Ndue Pėrlleshi - Trimi i Dukagjinit” me autor Jetish Kadishanin

Autori pėr tė treguar truallin nė tė cilin lindi, u rrit dhe u mėkua me dashurinė pėr trojet shqiptare pėrsonazhi i veprės sė tij Ndue Pėrlleshi, ka bėrė njė pasqyrė tė hollėsishme historikut tė Lugut tė Drinit, duke na dhėnė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm gjeografik me tė gjithė elementėt e saj dhe ka depėrtuar natyrshėm nė historinė e lavdishme tė krahinės nė zė nė Kosovė. Ai pėrmend qėndren e banimit Jagoden, pėr tė ardhur natyrshėm nė Zllakuqan, qė njihet si njė nder venbanimet e hershme tė krahinės, tė mbėshtetur bindshėm nga njė literaturė shumė e pasur pėr temėn nė fjalė.

Me pas, studiuesi, i jep jetė historisė sė ēetės sė atdhetarit Kolė Gojanit, qytetit tė Klinės, sikurse dashurisė pėr arsim, qė kanė pasur e kanė gjithnjė banorėt e jagodas.
Nė kreu e dytė, nė libėr, lexuesi mund tė kundrojė, pėrmes njė stili rrėfimtari tė ėmbėl tė studiuesit Jetish Kadishani, gjenezėn e familjes Pėrlleshi gjatė rrjedhave tė historisė, duke shtruar qė nė fillim pyetjen retorike: Kush ishte Ndue Pėrlleshi? Vetė faktet, qė ka hulumtuar me kujdes dhe durim tė njė studiuesi skrupoloz Kadishani, na jep njė pasqyrė tė hollėsishme tė familjes sė Ndue Pėrlleshit, duke e ilustruar shpesh edhe me foto origjinale, qė ruajnė identitetin e kohės, kur ato janė fiksuar nė celuloid.

Si pa e ndier natyrshėm futesh nė brėndėsi tė faqeve jetėshkrimore, ku kupton mė sė miri se si u mėkua me ndjenjėn e hollė tė atdhedashurisė, qė shpesh njerėzit e krahasojnė si njė frymė e ngrohtė politike e kohės, me tė cilėn tė gjithė shqiptarėt e pushtuar nga serbėt dhe komunistėt shqiptarė ishin tė detyruar tė merreshin dikush hapur dhe dikush nė ilegalitet. Pra kazani i zemėrimit popullor vlonte dhe priste momentin, qė si njė termet tė lėkundė themelet e kolonizatorėve dhe si njė vullkan tė nxjerrė dufin e zemėrimit dhe tė urretjes, pėr sllavėt, qė nė Kosovė gjithnjė mblodhėn terror, gjak, masakra, shfarosje, gjenocid tė pėrbindshėm nė sy tė Evropės plakė, qė bėnte shpesh sehir pėrpara gotave tė shampajės, konjakut apo metaxa-s greke.

Pėr respektin qė gėzonte Ndue Pėrleshi nė krahinėn e vet, ai njė ditė do tė zgjidhet nė detyrėn e kryetarit tė komunės, duke qendruar mė pranė halleve dhe shqetėsimeve tė bashkėkatundarėve tė vet, duke spikatur me cilėsitė e njė burri tė urtė, tė menēur nė zgjidhjen e problemeve qė e shqetesonin krahinėn e familjet shqiptare, kuvendar e patriot.
Autori Kadishani, duke e njohur nė detaje tė gjithė jetėn e pėrsonazhit tė vet, se ēfarė ėshtė shkruar kundra dhe pro tij, pėrshkruan me pėrkujdesje aktivitetin luftarak tė Ndue Pėrlleshit dhe pse ai doli nė mal, si e priti ai luftėtaren trime shkodrane, intelektualen e mirėnjohur tė trojeve etnike shqiptare Marie Shllaku, takimet e njėpasnjėshme tė Ndue Pėrlleshit me bashkėluftėtarėt dhe patriotet e flaktė, Prof. Ymer Berisha (qė ishte dhe mbeti trupi dhe zemra morale e tė gjithė kryengritėsve kundėr pushtuesve sllave dhe komunistėve), luftėtari sypatrembur ose siē thirrej nė tė gjithė Kosovėn “Luani i Kosovės” Ukė Sadiku dhe luftėtarė tė tjerė tė 50 ēetave nacionalistė, qė asokohe vepronin nė tėrritorin e pushtuar tė nėnės Kosovė.

Cilėsitė e mira dhe plot vlerė atdhetare e njerėzore, spikatėn tek Ndue Pėrlleshi, nė bashkimin e tė gjithė forcave nacionaliste, pėr t’u bėrė njė ballinė e fortė kundėr forcave sllavokomuniste, qė kishin dhunuar trojet etnike shqiptare. Kėshtu shohim nė faqet e librit, se patrioti i Dukagjinit kontribuon shumė nė forcimin e ēetės sė vet me elemėnt tė rinj antisllave e antikomunist, bashkėpunimin me ēetat e tjera kryengritėse, pėr tė forcuar e organizuar edhe mė mirė luftėn liridashėse. Pėr kėtė njė kontribut tė madh kishte luajtur edhe formimi i Organizatės Patriotike, tė pagėzuar me emrin kuptimplotė: “Besa Kombėtare”.

Ngjarjet pasojnė njera tjetrėn. Nė kreun e pestė, mėsojmė se nacionalistėt fillojnė tė shkruajnė historinė e tyre dhe tė Kosovės martire, kur organizojnė “Kuvendin e Dobėrdolit”, qė me tė drejtė nga autori Jetish Kadishani nė libėr cilėsohet, si njė ngjarje e rėndėsishme historike. Sigurisht, pėr tė ardhur tek ky kuvend i krerėve nacionalistė, mė pėrpara ishte mbajtur “Mbledhja e Pllaēicės”, qė i parapriu vendimeve tė rėndėsishme, qė mori Kuvendi i Dobėrdolit, ndaj tė cilit media sllave dhe kalemxhijtė komunistė servilė shqiptarė pėrmes fėjtoneve dhe shkrimeve denigruese janė pėrpjekur qė tė hedhin baltė dhe tė fyejnė figurėn e luftėtarit trim Ndue Pėrlleshit dhe tė gjithė bashkėkohėsve nacionalistė asokohe.

Jemi nė zemėr tė faqeve historike tė librit, qė pėr meritė tė autorit Jetish Kadishani, lexuesi mbarėshqiptar mund tė shohė se si zhvillohen ngjarjet e mbarsura plot emocione dhe momente dramacititeti, nė tė cilėn qenė pėrfshirė pėrsonazhi kryesor Ndue Perlleshi me tė gjithė trimat e tij, lufrat e njėpasnjėshme, qė gdhendin nė trojet shqiptare, epopenė e lavdishme tė dėshmorėve tė lirisė. Pėr kėtė meritė, ēetat e kuptojnė frymėn e bashkimit dhe rolin, luajnė intelektualėt e kualifikuar, si: Prof. Ymer Berisha, Marie Shllaku, etj., dhe tė gjithė bashkohėn me ēetėn e Ndue Pėrlleshit. Por, si gjithnjė nė histori gjatė luftrave ka fitore dhe dėshtime. Autori Kadishani, nė veprėn e vet i shkoqitė hapur edhe arsyet e shpėrndarjes sė ēestės sė Ndue Pėrlleshit, se si kryetrimi i Dukagjinit me shokė i shpėtoi grackės sė spiunėve nė Zhdrellė dhe mė pas mbledhja e luftėtarėve nė Prrue t’Zi. Vrasja e Prof. Ymer Berishės e ligėshton, por nuk e dobėson luftėn e trimit tė vendosur kundėr armiqve tė popullit shqiptar.

Nė krerėt qė do tė vijnė nė libėr, mėsojmė se udhėheqėsi i ēetės gjen strehė dhe bujari nė zemrat e shqiptarėve. Shpesh Ndue Pėrlleshit iu desht tė kalonte ditėt e vėshtira nė Shpellėn e Jerebisė (Istogut-Burimi), pėr tė ripėrtėrirė forcat, qė nė pranverėn e vitit tė ardhshėm tė rifillojnė pėrsėri luftrat, kundėr armikut tė pėrbashkėt, qė ishin sllavokomunistėt. Rreziqet nuk do tė mbarojnė nė Nduen dhe me sa duket, pėrshkrimi me hollėsi nga autori Kadishani, ka bėrė tė mundur, qė libri tė mirėpritet dhe tė mbetet thellė nė kujtesėn e disa bashkėkohėsve dhe tė rinjve sot, mbasi nė librin e Kadishanit nuk shohim vetėm fitoret e ēetave nacionaliste, por edhe dėshtimet, shkaqet, trathtitė e bėra nga vetė shqiptarėt (qė i shėrbenin me besnikėri serbėve e komunistėve nė Prishtinė e Tiranė), rrethimet nga forcat e ndjekjes tė ashtėquajtura partizane, qė ishin tė gatshėm tė vrisnin bashkėvėllezėrit e tyre tė njė gjaku e gjuhė dhe jo serbėt qė i kishin paguar pėr trathinė e tyre.

Me shumė interes mund tė kundrohen pjesėt: “Rruga e pasigurtė drejt vendlindjes”, “Qėndresa e tre trimave”, “Zogu u shpėtoi nga dora”, “Dita kobzeze pėr shqiptarėt e mobilizuar”, “Lufta e Bokshiqit (kėngė)”, “Mobilizim i pėrgjithshėm pėr zėnien e Ndue Pėrlleshit”, “Dueli me Jank Buriqin e Jagodės”, “Burgosjet dhe torturat vazhdojnė”, “Ku u shėrua Ndue Pėrlleshi?”, “Drejt Drenicės”, “Ikja nė Shqipėri”, “Nga Shqipėria sėrish nė vendlindje”, “Pėr herė tė fundit nė mesin e familjes sė tij nė Paskalicė” e shumė episode tė tjera, qė nė mėnyrė historike, janė trajtuar nga autori i veprės shkrimtari e studiuesi Jetish Kadishani. Mbetet nė kujtesėn e popullit episodi i tė riut Pren Gojanit nga Dugajeva, i cili i hapi rrugėn kryetrimit Ndue Pėrlleshit tė plagosur rėndė (me vragė) nga rrethimi nė mal tė Bokshiqit, ku UDB-ja me tė marrė vesht e pushkatoi Prenin nė vend tė ngjarjes.

Nė vepėr pėrveē shkrimeve kronologjike, qė e shoqėrojnė veprėn nė mėnyrė organike, autori ka bėrė pėrshkrimin e shumė portreteve, qė janė njohės, bashkėluftėtarė, dėshmitarė, fotografi, informatorė dhe njerėz, qė kanė lėnė shėnimet e tyre mbi Ndue Pėrlleshin.
Sė fundi, libri jetėshkrimor: “Ndue Pėrlleshi - Trimi i Dukagjinit”, i botuar nė vendlindje (Kosovė, Prishtinė) nga autori Jetish Kadishani, i shtohet serisė sė veprave serioze, qė janė shkruar deri mė sot nė Kosovė dhe trojet etnike shqiptare, pa ngarkesa politike e ideologjike, me gjuhėn bindėse e argumentuese tė fakteve historike, qė flasim mė shumė se zhgarravinat serbe dhe nga koministėt shqiptarė.

Nė kėtė mėnyrė autori, ka pėrjetėsuar emrin, luftrat dhe figurėn e madhe tė kryetrimit tė Dukagjinit, qė njė jetė tė tėrė luftoi me mish e shpirt, pėr ēėshtjen e bashkimit tė trojeve etnike, nė njė shtet tė vetėm, duke pasur mbi krye pushtuesit shekullorė serb dhe komunistėt shqiptarė, qė bėnė gjithēka, qė Kosova prej shumė dekadash tė mbetet nėn ēizmen e zezė serbe.
Jetish Kadishani, i shtoi fondit tė artė tė librave historikė njė perlė mė shumė nė gjerdanin e gurėve tė ēmuar, qė ruan nė zemėr tė saj nėnėlokja Kosovė. Emri dhe vepra e Ndue Pėrlleshit mbeti nė histori, nė sajė tė studiuesit serioz Jetish Kadishanit, qė ndezi njė qiri nė kujtimin e tij tė pashuar...

New York, USA, Korrik


Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova

Fort i nderuari President i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova!

Ne bashkėatdhetarėt me banim prej shumė dekadash nė ShBA, jemi mbledhur sot, pėr t’ju bėrė njė falėnderim tė pėrbashkėt, pėr organizimin nė mėnyrė tė pėrsosur tė mikėpritjes dhe tė gjithė javės kulturore kushtuar 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tė vitit 1878, nė kryeqytetin historik.
Mbasi jemi larguar nga vizita e fundit nė trojet tona nė vendlindje, kemi marrė me vete afshin e ngrohtė tė mikpritjes dhe dashamirėsisė tė nėnės tonė Kosovė, tė cilėn e pėrjetojmė edhe sot tė gjithė sėbashku nė zyrat e Lidhjes nė New York.

Pranoni edhe njė herė nga ana e jonė respektin e thėllė dhe mirėnjohjen e pėrhershme, duke ju falėnderuar pėrzemėrsisht pėr vendin e nderit qė na rezervuat, si pėrfaqėsues tė delegacionit tė Kryesisė sė Lidhjes sė Tretė Shqiptare tė Prizrenit (1962 - 2003) nė diasporė.
Ne u takuam dhe falėnderojmė pėr mikėpritjen njeriun e pėrkushtuar tė Kosovės N/Kryetarin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), fort tė nderuarin z. Kolė M. Berishėn, tė cilit, pas takimit tė pėrzemėrt i dhuruam me nėnshkrim njė libėr, si dhuratė pėr Ju. Monografia, ėshtė shkruar nė ShBA, mbėshtetur fillim e mbarim mbi dokumente autentike qė disponon Arkivi i “Lidhjes sė Prizrenit” nė New York. Arkivi i ruajtur nė gjendje shumė tė mirė, na bėri tė mundur tė hartojmė me fakte njė libėr historik, kushtuar aktivitetit tė pasur 40 vjeēar tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1962-2002) dhe njė ndėr themeluesit e saj nė ShBA z. Ismet Berisha.

Ne, pohojmė me krenari, nder dhe respekt, se gjithnjė kemi luftuar pėr idealet e Rilindasve tanė tė shquar, tė cilėt me pendė bėnė ndėrgjegjėsimin e popullit dhe me pushkė nė dorė sakrifikuan jetėn, pėr trojet e shenjta etnike shqiptare, pėr njė Shqipėri tė lirė dhe tė bashkuar. Ky ideal i etėrve tanė, ėshtė i pashuar edhe nė ditėt tona.
Ne patėm nderin dhe kėnaqėsinė tė vizitojmė shumė qendra tė rėndėsishme tė shekujve historisė deri nė ditėt tona. Vėrejtėm konkretisht, se ishte bėrė njė punė pėrgėzuese gjatė 4 viteve tė lirisė sė atdheut tonė nė disa qendra qė mundėm tė vizitojmė, si: nė Mitrovicė, Pejė, Prizren, nė Bibliotekėn Kombėtare nė Prishtinė, ngritja e monumentit nė nderim tė luftėtarit legjendar tė lirisė dėshmorit Adem Jashari. Zhvilluam takime miqėsore me pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Kosovės, Ministrat, deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, njerėz tė thjeshtė dhe intelektualė tė insitucioneve tė njohura tė shkencės e kulturės shqiptare.

Tė gjithė sot jemi mbledhur, pėr tė formuluar me dashuri mesazhin e pėrshėndetjes pėr Ju dhe popullin martir tė Kosovės. Njėkohsisht, Ju pėrgėzojmė, qė pėr nder tė 125-vjetorit tė “Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit”, themeluat dekoratėn, duke nderuar me mirėnjohje dhe “Medalje tė Artė” tė Lidhjes sė Prizrenit shumė veprimtarė nga Kosova dhe bota, pėr kontributin qė kanė dhėnė nė fusha tė ndryshme tė jetės dhe tė aktivitetėve politike gjatė viteve tė paraluftės, disa prej tė cilėve nuk janė nė mesin tonė.

Duke lexuar me kujdes listėn prej 37 pėrsonave, qė janė vlerėsuar nė emėr tė shtetit tonė Kosovės, me mirėsjellje dhe me njė frymė mirėkuptimi, mendojmė t’ju rikujtojmė, se ka pėrsėri pėrsonalitete nė diasporė, qė duhet t’u ndahet njė vlerėsim i tillė kaq i merituar. Mendojmė, se listės tė vlerėsimeve tė nderit, duhet t’i shtohen edhe emrat e njerėzve dhe organizatave tė shquara me aktivitet nė diasporėn e ShBA-sė pėr Kosovėn, sikurse mendojmė dhe argumentojmė se veprimtaria e tyre ėshtė konkrete, nė dobi tė ēėshtjes sė Kosovės.

Njė pjesė e tyre nuk jetojnė mė, por nderin dhe mirėnjohja nga nėna Kosovė, mendojmė se e meritojnė. Ndoshta nė tė ardhmen, kur tė zbardhen dokumentetet autentike tė pasura nė dobi tė ēėshtjes sė Kosovės, harresa e vlerėsimit tė tyre do tė zėvendėsohet me njė mirėnjohje shumė mė tė madhe se njė dekoratė apo emėr nderi. Dhe njė vlerėsim i tillė, ka nisur me botimin e disa librave monografikė, pėrjetimin me emertimin e shumė rrugėve kryesore nė Prishtinė e qytete tė tjera, me emrat e atdhetarve e luftėtarėve tė lirisė sė Kosovės. Historia e Kosovės, ėshtė njė nėnė e mirė, qė i ėshtė mirėnjohėse bijve mė tė denjė tė saj.

Nė mėnyrė qė tė krijoni njė ide mė tė plotė pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė mėrgim (kėtu) nė ShBA dhe degėt e saj nėpėr kontinente e shtete tė botės, po ju kujtojmė disa nga degėt qė ende veprojnė deri mė sot:

1. New York, mė 20 tetor 1962 nė ShBA (Shpallja e Krijimit tė Lidhjes dhe dega nė New York).
2. Toronto (Canada), mė 24 shkurt 1963, dega “Hasan Prishtina”.
3. Bruxelles (Belgjikė), mė 17 nėntor 1963, dega “At Shtjefen Gjeēovi”.
4. Paris (Francė), mė 1 janar 1964, dega “Azem Bejtja”.
5. Melburne (Australi), mė 2 shkurt 1964.
6. Racine - Milėaukee (ShBA), mė 19 prill 1964, dega “Haki Taha”.
7. Stamboll (Turqi), mė 19 prill 1964, dega “Haxhi Zeka”.
8. Ėaldkraiburg (Gjermani), mė 25 prill 1964, dega “Isa Boletini”.
9. Chicago (ShBA), mė 25 korrik 1964, dega “Haxhi Zeka”.
10. Ankara (Turqi), mė 28 nėntor 1964, dega “Sadik Rama”.
11. Kaiserslauten (Gjermani Perėndimore, RFGJ), mė 7 prill 1965.
12. London, (Canada), mė 1 janar 1966.
13. Brooklyn (ShBA), mė 24 tetor 1971, dega “Abdyl Frashėri”.
14. Greenėich (ShBA), mė 29 gusht 1971.
15. Bronx (Neė York, ShBA), mė 3 tetor 1971, dega “Ali Pashė Gucia”.
16. Philadelphia (ShBA), mė 1 tetor 1999.
17. Fort Laudersdale (Florida, ShBA), mė 25 janar 1998.
18. Stamford (Conneticut, ShBA), mė 22 korrik 1997.

Duke ju uruar edhe njė herė punė tė mbarė nė tė mirė tė popullit tonė dhe suksese tė mėtejshme drejt ėndėrrės sonė tė pėrbashkėt pėr Pavarėsi tė plotė tė Kosovės, shpresojmė dhe besojmė nė insitucionin mė tė lartė tė shtetit tonė dhe nė emerin tuaj pėrsonal z. President Dr. Ibrahim Rugova, se ju do tė nderoni nė Panteonin e Nderit tė Kombit tonė edhe njė pjesė tė mirė tė patriotėve nacionalistė, qė dhanė gjithēka pėr Nanės tonė tė shtrenjtė Kosovė.

Falėminderit pėr mirėkuptimin!
Nė emėr tė Kryesis sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

Kryetari
Ismet Ukė Berisha

Sekretari i Pėrgjithshėm
Tomė Mrijaj

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara