HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rikthimi shqiptar nė klubin perėndimor

-- nga "WALL STREET JOURNAL", TemA, 19.07.2003

Nė fillim tė viti 2003 disa shtete tė ish Lindjes si Polonia, Rumania dhe Lituania, qėndruan pėrkrah SHBA pėr luftėn nė Irak. Sė paku 10 shtete tė kėtij rajoni ishin pjesė e koalicionit tė gadishmėrisė, "Evropa e Re" e Sekretarit tė Mbrojtjes Donald Ramsfeld. Por, njė nga kėto vende, Shqipėria, dallohet nga tė gjitha tė tjerat, pėr shkak tė sė kaluarės gjysmė shekullore nėn tiraninė komuniste. Me njė shumicė muslimane, rrjedhojė e katėr shekujve tė pushtimit otoman, Shqipėria ka qenė vendi i fundit, nga i cili pritej qė t'i bashkohet forcave pro-amerikane kundėr Sadamit. Por, Shqipėria ofroi bazat e saj pėr ushtrinė amerikane, ndėrsa njė kontigjent i ushtrisė shqiptare po shėrben aktualisht nė Irak, si shenjė e mbėshtetjes sė gjithanshme tė Shqipėrisė ndaj SHBA.

Mbase ėshtė shteti evropiano-lindor, i cili ka bėrė udhėtimin mė tė gjatė qė tė bėhet pėrkrahės i SHBA. Nė kėtė kuptim, ne nga perėndimi u kemi borxh shqiptarėve. Mbase edhe mė shumė, pasi pėrkrah disa shteteve tė tjera ballkanike dhe evropiano-lindore, Shqipėria po e paguan koston pėr qėndrimin qė po mban. Franca dhe BE e dėnuan Shqipėrinė pėr shkak tė dhėnies pėrparėsi lidhjeve tė saj me SHBA, e jo me Bashkimin Evropian, sa i pėrket mbėshtetjes tė SHBA-ve kundėr Sadam Huseinit si dhe Gjykatės sė Hagės.

Trupi Ekzekutiv i BE-sė e kritikoi Shqipėrinė lidhur me marrėveshjen e saj me SHBA, pėr mosekstradimin e qytetarėve amerikanė nė kėtė gjykatė. Shqiptarėt, pasardhės tė ilirėve, folės tė shqipes, gjuhė qė pėrbėn njė kategori mė vete dhe dallohet nga gjuhėt e tjera evropiane, e quajnė veten bij tė shqipeve dhe janė popull krenar, qė ka luftuar pėr lirinė dhe pavarėsinė e tij gjatė gjithė historisė. Pavarėsinė e tyre e fituan mė 1912 ndėrsa mė 1920 Shqipėria u bė anėtare plotėsisht e pavarur e Ligės sė Kombeve.

Pas luftės sė dytė botėrore, diktatori stalinist Enver Hoxha, e sundoi Shqipėrinė me njė dorė tė hekurt deri nė vdekjen e tij mė 1985, periudhė gjatė tė cilės Shqipėria u dalluar pėr lidhjet e saj me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinėn dhe nė fund me izolimin e saj nga bota. Kur Shqipėria u ēlirua mė nė fund nga kontrolli komunist, ishte vendi qė pati rrugėn mė tė gjatė pėr t'u transformuar nė njė vend me sistem pluralist demokratik dhe me ekonomi tregu. Nė dekadėn e saj tė lirisė, Shqipėria ėshtė pėrballur me skemat piramidale, krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin. Politikisht pushteti ka kaluar mes PS (ish-komunistėt) dhe Partisė Demokratike, lideri i sė cilės, Sali Berisha, presidenti i parė jokomunist i rizgjedhur mė 1996, u detyrua tė largohet nga posti pėr shkak tė protestave. Rebelimi i armatosur dhe anarkia ēuan nė vendosjen e trupave shumėkombėshe pėr rivendosjen e rendit dhe nė rikthimin nė pushtet tė Partia Socialiste, nė mes tė 1997, e cila vazhdon ta qeverisė vendin dhe sot...

Administrata e Bushit kohėt e fundit tregoi se i njeh kontributet e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit dhe mbėshtetjen e koalicionit tė gadishmėrisė. Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell, vizitoi Tiranėn mė 2 maj pėr tė nėnshkruar Kartėn e Adriatikut dhe partneritetin me Kroacinė, Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld e vizitoi Shqipėrinė mė 10 qershor, duke i shprehur mirėnjohjen Ministrit tė Mbrojtjes Majko, pėr nėnshkrimin e marrėveshjes bilaterale me SHBA pėr mosdorėzimin e qytetarėve amerikanė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale.

Pėrgatiti: Pėllumb Velo

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara