HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrse u binda se Maqedonia duhet prishur?

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Nė fund tė viteve ’80 dhe nė fillim tė atyre '90, nė skenėn historike u shfaqėn dy procese tė pandalshme: dėshtimi i doktrinės komuniste dhe formacioneve shoqėrore qė ishin ndėrtuar mbi kėto premisa dhe shthurja e federatave multietnike, si BRSS, RSFJ dhe federata ēekosllovake.

Kėto ndryshime rrėnjėsore i dhanė njė rėndėsi tė jashtėzakonshme politikės. Ajo u bė mjet i artikulimit tė ideve, tė interesave dhe tė kauzave. Shtrėngesat ideologjike, dogmatizmi represiv i periudhės sė komunizmit, hegjemonizmat nacionalė qė zbatoheshin pėrmes autoritetit ideologjik, ndikuan qė tė shfaqet njė politikė e re, plot elan e optimizėm, qė synonte t'i korrigjonte tė gjitha lajthitjet e periudhės sė kaluar. Por politika e shfaqur nė kėtė fazė kishte vetėm forcėn mohuese tė sė kaluarės dhe nuk ngėrthente nė vete vizionin se si tė ndėrtohet e ardhmja, si tė bėhet transformimi demokratik dhe teknologjik i shoqėrisė. Nė atė kohė ekskluzivizmi ideologjik u zėvendėsua me ekskluzivizėm etnik, ndėrkaq monizmi ideologjik me pluralizėm etnik. Nė vijė tė kėtyre proceseve edhe nė Maqedoni u shfaqėn lajthitje politike, qė u shndėrruan nė pengesė tė transformimeve tė mirėfillta demokratike tė shoqėrisė dhe tė institucioneve nė tė. Bartėsit kryesorė tė procesit politik nė Maqedoni, qė nė thelb ishin pinjollė tė konjukturave dhe mendėsisė komuniste, e zėvendėsuan ekskluzivizmin e dikurshėm ideologjik me atė etnik.

Luftimi i inferioritetit kombėtar

Sė kėndejmi, ideja prijatare e kėsaj kohe ishte transformimi i Republikės Socialiste tė Maqedonisė jo nė shoqėri demokratike, por nė shtet etnik tė maqedonasve. Nė vijė tė kėtyre etheve etnike e nacionaliste nė Maqedoni, nuk avancuan proceset demokratike e as transformimet e tjera sipas sistemit tė ri tė vlerave, por kujdesi kryesor iu kushtua idesė sė institucionalizimit tė hegjemonisė etnike, qė objektivisht i margjinalizonte shqiptarėt nė sistem. Tė gjitha angazhimet u derdhėn nė projektin e ndėrtimit tė mekanizmit tė inxhinieringut etnik, qė maksimalizonte potencialet e kombit hegjemon dhe pėrthante potencialet e popullatės sė nėnshtruar, pra, shqiptare. Kėto relacione tė padrejta nė shoqėri mes komuniteteve etnike, partia e atėhershme nė pushtet nuk arriti t'i pengojė, qoftė pėr shkak tė mungesės sė njohurive pėr proceset historike dhe shoqėrore, qoftė pėr shkak tė mungesės sė pėrvojės apo dobėsive tė tjera qė ndikuan qė ky subjekt politik tė jetė nė pozitė inferiore pėrballė faktorit maqedonas.

Mungesa e zotėsisė dhe gjeturisė pėr t'u pėrballur me kėrkesat e kohės u hapi shtegun dyshimeve pėr kredibilitetin moral, politik, intelektual tė kėsaj partie. Nga kėto dyshime dhe refuzime tė relacioneve qė u vendosėn nė shoqėri u shfaq rryma politike qė identifikohej me degėt e PPD-sė nė Tetovė, qė udhėhiqej nga z. Menduh Thaēi. Nė esencė, kjo degė kontestonte tėrė ecurinė e deritashme politike, qė nuk arrinte dot tė artikulonte drejt ēėshtjen shqiptare, sidomos nė momentet vendimtare kur pėrcaktohej statusi i shtetit tė pavarur tė Maqedonisė, pa e pėrkufizuar fare interesin shqiptar nė tė. Kėto fėrkime ishin politikisht tė thella dhe tė parezistueshme: konfrontohej rryma qė afirmonte si mėnyrė veprimi oportunizmin molisės, qė e minimizonte ēėshtjen shqiptare dhe ajo qė afirmonte pa kompromis interesin historik, gjeostrategjik dhe jetik tė shqiptarėve nė Maqedoni. Ky antagonizėm mes dy krahėve duhej tė zgjidhej nė Kongresin e jashtėzakonshėm tė PPD-sė, qė u mbajt mė 12 shkurt tė vitit 1994. Nė kėtė kongres doli ngadhėnjyes krahu qė kontestonte ecurinė e deritashme dhe insistonte pėr artikulimin sa mė tė zėshėm, kėmbėngulės dhe sistematik tė ēėshtjes shqiptare. Mirėpo tė mundurit nuk u pajtuan me kėtė dhe nė sajė tė pėrkrahjes pa rezervė tė qeverisė, arritėn qė nė mėnyrė administrative tė riciklohen, duke uzurpuar emrin dhe trashėgiminė e PPD-sė. Mirėpo ata nuk arritėn tė ndalojnė paraqitjen nė skenėn politike dhe historike tė Maqedonisė tė njė fryme dhe opsioni tė ri politik, qė do tė rrumbullakohet me krijimin e PDSH-sė. Qėllimi parėsor i kėsaj fryme ishte luftimi i inferioritetit kombėtar dhe politik tė shqiptarėve dhe paralajmėrimi se nė tė ardhmen proceset politike nė Maqedoni do tė varen edhe nga faktori shqiptar. PDSH-ja nuk hoqi dorė kurrė nga ky mision mobilizues e faktorizues tė politikės sė re. Nga paraqitja e saj nė skenėn historike faktori politik shqiptar e fitoi peshėn qė i takonte. PDSH solli risi edhe nė ndėrtimin e opsionit politik qė merrte parasysh: tendencėn historike qė ndikoi nė eleminimin e doktrinave totalitare dhe shthurjen e shteteve federative; sistemin e ri tė vlerave perėndimore qė do tė pėrcaktojė proceset qė do tė zhvillohen nė tė ardhmen nė formacionet e reja shoqėrore dhe - kauzėn kombėtare. Kjo parti ndėrtoi njė opsion teorik tė rrumbullakuar, nė kuadėr tė sė cilės e zhvillonte politikėn e vet, e bindur thellė se asnjė politikė nuk mund tė mbijetojė gjatė nėse nuk pėrfill proceset historike, sistemin e ri tė vlerave dhe interesin konkret kombėtar. Sė kėndejmi, PDSH krijoi njė platformė politike qė i pėrfillte kėto interesa dhe realitete. Nė kuadėr tė kėsaj platforme politike, ajo ndėrtoi argumentin pėr domosdoshmėrinė dhe njohjen e sė drejtės pėr vetėvendosje tė jashtme pėr popullin e Kosovės dhe tė drejtės pėr vetėvendosje tė brendshme pėr popullin shqiptar nė Maqedoni.

Kontestimi i shtetit maqedonas

PDSH e kontestoi vendosmėrisht procesin e deritashėm tė themelimit tė shtetit tė Maqedonisė vetėm nė bazė tė respektimit tė vullnetit tė popullit maqedonas, duke shpėrfillur rrezikshėm aspiratat e popujve tė tjerė. Kėtė kontestim ajo e mbėshteti kryesisht nė dy argumente: shthurja e Jugosllavisė objektivisht, legjitimoi tė drejtėn e ēdo populli pėr vetėvendosje, pra edhe tė popullit shqiptar dhe, e dyta, shtetet multietnike nuk mund tė ndėrtohen mbi vullnetin ekskluziv tė njė bashkėsie etnike, ngaqė hapet shtegu pėr shkelje drastike tė tė drejtave tė njeriut, pėr margjinalizim tė bashkėsive tė tjera etnike. Procesi i deriatėhershėm politik nė Maqedoni nuk i pėrfillte kėto dy argumente dhe nė mėnyrė tė dhunshme e spikaste, hipertrofizonte interesin maqedonas, duke instaluar nė ēdo institucion, nė ēdo procedurė, mekanizmin e inxhinieringut etnik. PDSH hyri nė procesin politik me qėllim tė qartė qė ta ēmontojė kėtė mekanizėm. Nga ky qėllim politik ajo nuk hoqi dorė kurrė. Pėr t'i parandaluar efektet rrėnuese, margjinalizuese, pėrtharėse tė kėtij mekanizmi, ajo insistonte tė ndėrrohet koncepti etnocentrik, majorizues i shtetit, me njė koncept tjetėr qė afirmonte idenė e demokracisė koncesuale. Nėse nė shtetet multietnike nuk respektohet demokracia koncensuale, ky mekanizėm vetėmbrojtės, atėherė vetė demokracia nė kuadėr tė njė politike hegjemoniste shndėrrohet, pėrēudnohet nė procedurė eleminimi, ku popullata shumicė nė bazė tė kritereve tė veta vendos pėr sasinė dhe cilėsinė e tė drejtave tė popullatės pakicė. Nė atė kohė, tėrė doktrina politike e PDSH-sė mund tė karakterizohej me kėrkesėn pėr marrėveshje historike mes dy komuniteteve konkuruese etnike pėr ta ēmontuar nė mėnyrė paqėsore atė mekanizėm qė e prodhonte konfliktin. Nė kėtė fazė tė angazhimit tė saj politik, PDSH ishte e bindur se me aplikimin e demokracisė koncensuale do tė korrigjohen tė gjitha devijimet, fėrkimet dhe do tė fillojė procesi i pajtimit ndėretnik. Me kėto bindje tė thella se paqja ėshtė e mundshme nė shtetet multietnike, ajo pranoi tė bashkėqeverisė me partinė maqedonase qė i fitoi zgjedhjet, VMRO-DPMNE-nė. Nė kėtė periudhė, u arritėn rezultate inkurajuese pėr paqen dhe bashkėjetesėn. Mirėpo, me kėtė tendencė qė i qetėsonte gjakrat nuk u pajtua partia opozitare maqedonase, qė e akuzonte VMRO-DPMNE-nė se ka lejuar qė nė Maqedoninė Perėndimore tė qeverisė PDSH, pra vetė shqiptarėt, nė mėnyrė autonome, pa pranuar rolin e instrumentit tė qendrės sė vendosjes. Me kėto tendenca nuk u pajtuan as disa grupe, atėherė tė paidentifikuara politike, qė pohonin tė kundėrtėn. Nė vijė tė kėtyre fėrkimeve shpėrtheu lufta dhe PDSH-ja, nė kuadėr tė pėrcaktimeve tė saj politike insistonte nė ndėrrimin e konceptit tė shtetit, duke afirmuar sėrish modelin e demokracisė koncensuale. Ndonėse kundėr vetes ajo kishte shumė skeptikė dhe kundėrshtarė, ajo megjithatė arriti tė hapė negociatat qė pėr bazė kishin platformėn e saj politike. Nė kėtė mėnyrė, u arrit Marrėveshja e Ohrit, qė nė vete ngėrthen njė formė tė butė tė mekanizmit tė demokracisė koncensuale, por vetėm pėr ato ēėshtje qė kanė tė bėjnė me kulturėn dhe identitetin kombėtar tė shqiptarėve. Nė Ohėr, sipas kėrkesave tė PDSH-sė, u korrigjua koncepti i shtetit, u krijuan baza ligjore pėr barazi nė sistem, pėr pėrfaqėsim adeguat dhe pėr pajtim pėrfundimtar ndėretnik pėrmes amnistisė, ēarmatosjes dhe shpėrbėrjes sė UĒK-sė. PDSH investoi shumė mund dhe shpresė qė tė arrihej kjo marrėveshje historike qė do tė ndalonte garėn shkatėrruese ndėretnike. Mirėpo tė gjitha rezultatet e mėtejshme tregojnė se gara vazhdon nė dimensionin e ri. Pala maqedonase synon qė kėto tė drejta t'i shndėrrojė nė tė drejta tė pashfrytėzueshme dhe tė vendosė partnerin e saj tė koalicionit nė pozitė inferiore, ashtu si nė fillim tė viteve ’90. E tėrė kjo nė mėnyrė dėshpėruese, dėshmon se nė shtetet multietnike, nė thelb konfliktuale, siē ėshtė Maqedonia, vėshtirė apo fare nuk mund tė arrihet paqja ndėretnike. Shtetet moderne perėndimore mund tė funksionojnė normalisht po qe se plotėsojnė tre kushte elementare: kohezionin e brendshėm, pra luajalitetin e qytetarėve ndaj sistemit; mirėqenien e qytetarit dhe demokracinė liberale. Maqedonia, para dhe pas marrėveshjes sė Ohrit, nuk arrin ta plotėsojė as kushtin e parė si ēdo shtet multietnik konfliktual. Ekzistojnė fakte tė pamohueshme qė dėshmojnė tė kundėrtėn. Sikur qėllimshėm nxitet ripėrtėritja e konflikteve ndėretnike. Nėse analizohen tė gjitha vėshtirėsitė gjatė bisedimeve tė Ohrit lidhur me modelin e dygjuhėsisė, mekanizmin e vetos, qė mbron interesin shqiptar dhe nuk e rrezikon atė maqedonas, nėse analizohet pozicionimi refraktar para, gjatė dhe pas bisedimeve i palės maqedonase ndaj ēdo ndryshimi qė e pėrmirėson pozitėn shqiptare nė shoqėri dhe nuk e rrezikon atė tė maqedonasve, nėse analizohen diskutimet nė Parlament dhe lojėrat e tjera politike gjatė votimit tė ndėrrimeve kushtetuese, nėse analizohen modifikimet qė i bėhen nė vazhdimėsi marrėveshjes sė Ohrit, nėse analizohen vonesat e qėllimta rreth implementimit tė marrėveshjes sė Ohrit, nėse analizohet mosrespektimi i ligjit pėr amnisti, etj., del qartė se kėtu nuk ka gatishmėri e as vizion se si tė arrihet pajtimi ndėretnik dhe nė kėtė mėnyrė tė eliminohet ai gjenerator qė i ripėrtėrin antagonizmat ndėretnikė. Fatkeqėsisht, Maqedonia nuk ėshtė rast i jashtėzakonshėm, por vėshtirėsi tė tilla nė arritjen e kohezionit tė brendshėm nė shoqėri shfaqen nė mėnyrė tė parezistueshme nė tė gjitha shoqėritė heterogjene, konfliktuale. Ėshtė fakt se pėrkundėr investimeve kolosale nė Bosnjė, kohezioni i brendshėm atje nuk ėshtė arritur, por mbahet dhunshėm pėrmes angazhimit tė faktorit ndėrkombėtar, nė Kosovė serbėt gjithnjė e mė shumė anojnė kah ideja e ndarjes sė Kosovės, ndėrkaq nė Maqedoni gjithnjė e mė tepėr shoqėria polarizohet nė aspektin etnik.

Ndėrrimi i kursit politik

PDSH tejmase investoi nė projektin e ndėrtimit tė njė shoqėrie multietnike, tolerante, interaktive nė Maqedoni. Nė vijė tė kėsaj, hartoi edhe platformėn e saj politike qė pėrcaktonte kahjen e angazhimit tė saj politik nė ēdo kontekst ku vepronte ajo. Tė ballafaquar me kėtė mendėsi refraktare tė palės maqedonase, qė nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė rėndėsinė e ndėrtimit tė mekanizmave shoqėrore qė realisht pasqyrojnė karakterin multietnik tė shoqėrisė, PDSH me keqardhje konstaton se mundi i saj dita-ditės shkon huq. Relacionet aktuale mes partnerėve tė koalicionit dhe nė shoqėri nė pėrgjithėsi janė si nė fillim tė viteve ’90, qė ishin burim kryesor i antagonizmave tė mėvonshėm. Me dėshpėrim konstatojmė se kjo shoqėri nuk di, nuk ka gatishmėri, nuk ka vizion, as qė tregon interesim tė rikrijojė kohezionin e brendshėm, kėshtu qė nė mėnyrė alarmante shfaqen koncepte pėr ndarje tė Maqedonisė. Konstatoj se PDSH tash gjendet para njė dileme tė rrezikshme: ta ndėrrojė politikėn e vet qė ishte nė vijė tė afirmimit tė idesė pėr krijim tė shoqėrisė multietnike, tolerante dhe inkluzive apo ta zėvendėsojė atė me idenė e ndarjeve territoriale ose ta ndėrrojė konjukturėn drejtuese tė partisė. Ndėrrimi i kursit politik tė PDSH-sė ėshtė i rrezikshėm, ngase do tė vijė ndesh kursit global politik qė ndjek faktori ndėrkombėtar. Nga ana tjetėr, ky kurs qė pėrkufizohet si mbėshtetje pa alternativė e shteteve multietnike, vjen ndesh tendencės determinuese historike qė deri tash i shkėrmoqi formacionet multienike shoqėrore dhe afirmoi ato etnike. Mes dilemės sė zgjedhjes sė kursit politik tė faktorit pėrcaktues ndėrkombėtar dhe tendencės determinuese e historike, i sugjeroj Kuvendit qendror tė partisė ta ndjekė atė tė parin, qė nėnkupton nevojėn e pashmangshme tė ndėrrimit tė lidershipit. Pra, zhvillimet historike tė mėhershme dhe sidomos tė dhjetėvjetėshit tė fundit, dėshmuan jofunksionimin e rrezikshėm tė shoqėrive heterogjene konfliktuale. Bindjet e mia politike dhe intelektuale janė nė pėrputhje me tendencėn historike. Mendoj se ēdo politikė duhet tė burojė nga bindjet, sidomos tek ata qė kanė marrė pėrsipėr tė prijnė. Bindjet e mia aktuale janė nė kundėrshtim me programin e partisė nė hartimin e tė cilit aktivisht kam punuar nė kohėn kur ende kishte shpresė. Duke mos dashur tė punoj kundėr bindjeve tė mia, duke mos dashur ta vė partinė nė konfrontim me faktorin ndėrkombėtar, shoh vetėm njė rrugėdalje: tė tėrhiqem nga pozicioni i udhėheqėsit tė partisė, pėr t’u hapur shtegun elaneve dhe vizioneve tė reja.

-- marrė nga TemA, 04.05.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara