HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Paradokset e rezolutės 1244

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Ligjet pėr nga natyra e vet mėtojnė tė vendosin rregull, kontrollin nė relacionet e ndryshme shoqėrore, mes individit dhe shtetit, mes shteteve etj. Ato nė vete ngėrthejnė njė interes nga i cili dikush pėrfiton mė shumė e dikush mė pak, nė varėsi nga tė qenit faktor, njė standard, njė dėshmi qė flet pėr stadin e zhvillimit tė njė qytetėrimi. Aristoteli, njėri ndėr mendjet mė tė ndritura logjike njerėzore, nė kohėn e tij pati thėnė njė mendim qė vlon nga inkoherenca logjike: "Tė gjithė njerėzit janė tė barabartė, pos robėrve dhe grave". Kjo inkonzistencė logjike shpjegohet me ndikimin tė parezistueshėm tė standardeve ideologjike tė kohės sė tij. Megjithatė, historia e njerėzimit ėshtė e pėrshkuar me tendencėn qė kėto rregulla dhe ligje tė jenė sa mė koherente dhe nė pėrputhje me drejtėsinė, me postulatet morale, qė nėnkupton domosdoshmėrinė e universalizimin e parimeve.

Antropologėt kanė konstatuar se ligji ka filluar tė aplikohet nė shoqėritė e para njerėzore pėr tė garantuar paprekshmėrinė e njė interesi dominant. Bie fjala njė fis gjuetarėsh pėr tė siguruar mbijetesėn sulmonin njė fis bujqish dhe u grabisnin tė korrat. Ata e bėjnė njė veprim tė tillė disa herė, derisa gjeniu primitiv ofron idenė e marrėveshjes: bujqit tė pranojnė vullnetarisht t'u dorėzojnė grabitqarėve njė pėrqindje tė prodhimeve pėr kėmbim tė sigurisė sė tyre. Kjo marrėveshje ėshtė forma e parė e instalimit tė ligjit. Sė kėndejmi ligjet nė thelb sanksionojnė njė interes konkret, ndonėse shoqėritė e zhvilluara i kanė kufizuar, i kanė zbutur kėto interesa duke i humanizuar ato. Mirėpo ende sot e kėsaj dite ligjet dhe format e ndryshme tė saj, si rezolutat, vendimet etj., ngėrthejnė nė vete kėtė dimension tė interesit. Ėshtė e qartė se interesi shpeshherė nuk pėrputhet me realitetin e as me parimet e etikės.

Bėra kėtė hyrje pėr tė kundruar nga njė kėnd mė real Rezolutėn 1244 tė OKB-sė. Kjo rezolutė sanksionon njė varg interesash qė dhunojnė sa realitetin, po aq edhe parimet qė duhet tė jenė universale. Rezoluta 1244 trajton Kosovėn si pjesė pėrbėrėse e Jugosllavisė duke legjitimuar njė kohė kur me mjete tė dhunės ėshtė imponuar njė interes, ėshtė dhunuar njė realitet. Kosova u bė pjesė e Jugollavisė me aneksimin e dhunshėm tė Serbisė nė vitin 1918, kur u themelua Jugosllavia e parė. Nė atė kohė kur me dhunė formoheshin shtetet, legalitetet e reja, legjitimohej ekspansionizmi, dijetarėt dhe politikėt e spikatur, tė brengosur nga universalizimi i kėtij parimi johuman u kundėrvunė me njė parim tjetėr, qė mė vonė do tė jetė fondamenti kryesor pėr themelimin e OKB-sė: me tė drejtėn pėr vetėvendosje, ēlirim, dekolonizim etj.

Bartės kryesor i kėtij parimi qė synonte ta kufizojė pėrdorimin e dhunės, ta parandalojė ekspansionizmin, kolonizimin ishte Presidenti amerikan Uoudrou Uillson. Mė vonė themeluesit e OKB-sė pėrqafuan kėtė parim si postulat tė veprimtarisė sė tyre, duke legalizuar dhe legjitimuar nė kėtė mėnyrė tė drejtėn e popujve pėr ēlirim dhe dekolonizim. Qė nga ajo periudhė sa e sa shtete janė formuar duke kontestuar legalitetin paraprak tė vendosur me dhunė dhe e afirmuan legalitetin e ri tė bazuar mbi vullnetin, mbi tė drejtėn e patjetėrsueshme tė popujve pėr vetėvendosje. Sė kėndejmi Rezoluta 1244 ėshtė vendim paradoksal qė mohon parimin kryesor mbi tė cilin janė ngritur themelet e OKB-sė, atė tė vetėvendosjes, tė ēlirimit, tė dekolonizimit. Por, pse u soll ky vendim nga ana e OKB-sė?. Pėrgjigjen nuk mund ta gjejmė nė realitetin dhe as nė parimet fondamentale tė OKB-sė, por thjeshtė nė fushėn e real-politikės, nė politikėn e vazhdueshme tė krijimit tė balanceve mes fuqive tė mėdha.

Njė kohė tė gjatė faktori rus ka sponsorizuar ekspansionizmin e shteteve sllave nė Ballkan. Kjo politikė ėshtė e vazhdueshme qė nga periudha e sundimit otoman e deri nė ditėt e sotme, kur ata e pėrdorin tė drejtėn e vetos, jo pėr t'i mbrojtur parimet sublime njerėzore por interesat e zhveshura gjeopolitike, gjeostrategjike apo kulturore. Nga ana tjetėr, nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė nuk mund tė nxirrej rezolutė tjetėr, qė do tė sanksiononte tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje nga frika e precedentit. Kina dhe Rusia frikėsohen nga precedenti kosovar pėr arsye tė interesave tė tyre nė Ēeēeni, Tibet apo Tajvan. Nė kėtė mėnyrė me brengosje konstatohet degjenerimi i misionit tė OKB-sė.

Shtrohet pyetja a u themelua kjo organizatė pėr tė humanizuar botėn, apo pėr tė qenė njė instrument i ri pėr mbrojtjen e interesave tė shteteve tė mėdha, tė cilat pastaj ofrojnė shėrbimet e tyre pėr sponsorizime tė interesave tė vogla? Trajtimi i Kosovės si territor tė Jugosllavisė sipas Rezolutės 1244 ėshtė legjitimim i ekspansionizmit, i hegjemonizmit, i kolonializmit dhe dhunės sė vazhdueshme qė i nėpėrkėmbi parimet pėr mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave tė njeriut qė nė vitin 1999, pėrfundimisht mori trajtėn e njė politike gjenocidale. Rezoluta 1244 pėrmban nė vete kėtė interes ekspansionist serb, kėtė sponsorizim, qė kjo ēėshtje nė njė kohė tė gjatė e gėzon nga Rusia, por edhe nga interesat e tjera anėsorė, si frika nga precedenti etj. Rezoluta 1244 instalon njė parim inkoherent dhe segregues: "Tė gjithė popujt e Jugosllavisė dhe entitetet konstituive tė saja janė tė barabarta, pos shqiptarėve dhe Kosovės".

Ky interes njė kohė tė gjatė fshihet prapa pėrcaktimeve pėr respektim tė legalitetit, por nė kėtė pikė medoemos duhet hapur ēėshtja e zanafillės sė legaliteteve serbe mbi disa hapėsira ku ata kanė imponuar sundimin e tyre.Zanafilla e kėtyre legaliteteve ėshtė e dhunshme. Kosovėn e aneksuan me dhunė, ashtu si me dhunė krijuan njė legalitet tė ri nė njė pjesė tė Bosnje-Hercegovinės qė e pagėzuan Republika Serbska. Natyrisht se kėto ndėrhyrje brutale fshihen me vellon e njė propagande mitike qė pėrhap bindjen se nė Kosovė mbrohet historia e tyre, ndėrkaq nė Bosnje realiteti i tyre. Ėshtė fakt se serbėt kanė ndėrtuar njė mit lidhur me Kosovėn, por histori nė tė nuk kanė.

Edhe realitetin historik nė Kosovė edhe atė etnik nė Bosnje ata e krijojnė artificialisht, me propagandė dhe dhunė. Asnjė lėvizje politike, asnjė kryengritje nuk ėshtė organizuar nė territorin e Kosovės pėr tė ndėrtuar Serbinė moderne. Kėto procese janė zhvilluar ekskluzivisht jashtė territorit tė Kosovės dhe kjo ėshtė krejtėsisht e kuptueshme nėse merret parasysh fakti se nė vitin 1906 nė Kosovė ka pasur vetėm 6% serb. Ē'ėshtė e vėrteta, ata nė Kosovė kanė njė histori tė bujshme, atė tė periudhės jugosllave, tė kolonizimit, tė spastrimit etnik, tė popullzimit artificial.

Ndėrkaq pėrpjekjet shqiptare pėr krijim tė shtetit modern tė pavarur shqiptar, zanafillėn e vet e kanė nė territor tė Kosovės. Pra, Rezoluta 1244 krahas faktit se legalizon njė tė drejtė qė zanafillėn e vet e ka nė dhunė dhe vazhdimisht me dhunė ėshtė pėrpjekuar ta ruajė kėtė tė drejtė, ajo, nga ana tjetėr, dhunshėm mohon njė fakt historik dhe njė realitet aktual.

Kėto vendime duhen analizuar dhe kuptuar vetėm nga ky kėnd i real-politikės, i respektimit tė faktorėve kanosės dhe jo i parimeve tė legalitetit, apo tė atyre mbi tė cilėt janė ngritur dhe ndėrtuar themelet e OKB-sė. Nė pėrgjithėsi nė fushėn e sė drejtės ndėrkombėtare haset nė kontradiktė mes dy parimeve qė mėtojnė tė vendosin rregulla nė marrėdhėniet e ndėrsjellta mes popujve dhe shteteve, pra mes:
1- parimit tė vetėvendosjes, sė drejtės pėr ēlirim, dekolonizimet, dhe
2- parimit tė mosndryshueshmėrisė sė kufijve.

Parimi i parė ka forcė inherente, pėr nga natyra ėshtė i pandryshueshėm. Askush nuk ka tė drejtė t'i imponojė njė populli zgjedhėn, sundimin, keqtrajtimin qė pėrkufizohet me pėrpjekje pėr gjenocid. Tė gjithė pajtohen me faktin se liria ėshtė e drejtė absolute e njeriut dhe e popujve. Ėshtė e qartė dhe e dokumentuar se serbėt nė vazhdimėsi ua mohuan shqiptarėve tė drejtėn pėr liri, barazi dhe drejtėsi, por jo vetėm kaq. Ata hartonin projekte tė detajuara sesi tė shpėrngulin kosovarėt me dhunė ose t'i shfarosnin tėrėsisht. Rezoluta 1244, e hartuar dhe votuar nėn presionin e sponsorve tė hegjemonizmit, tė ekspansionizmit serb, mjerisht nuk e pėrfilli kėtė parim inherent, tė patjetėrsueshėm, por i dha pėrparėsi parimit tė dytė, atij teknik qė nuk ka pėrmbajtje inherente, por qė flet pėr modalitete sesi nuk mund tė ndryshohen apo tė ndryshohen kufijtė e shteteve.

Duke mbėshtetur parimin tė dytė, jo vetėm qė nuk u pėrfill realiteti faktik dhe historik kosovar dhe parimet e sė drejtės ndėrkombėtare, mbi tė cilat janė formuar Kombet e Bashkuara, por thjeshtė nuk u mor parasysh as konteksti aktual historik. Nė kohėn kur u ndryshuan kufijtė e mė se 20 shteteve nė kampin ish-komunist dhe mė gjerė dikush kėmbėngul qė ky parim tė zbatohet pikėrisht nė Kosovė. Pse? Pėr shkak tė legalitetit, legjitimitetit, realitetit historik, aktual? Gjithsesi jo!

Shkaku ėshtė shumė mė banal sesa diskurset akademike pėr legalitetin. Shqiptarėt si faktor nuk mund t'i kanosen askujt dhe as tė prishin ekuilibrat mes fuqive tė mėdha, kauza e tyre e drejtė nuk ka protektorė. Ata deri mė tani u mbėshtetėn nga faktori demokratik ndėrkombėtar, ngaqė ishin objekt i njė politike gjenocidale, por jo mė shumė. Rezoluta 1244, nuk merr parasysh fillet e kėsaj politike, aneksimin e Kosovės, ekspansionizmin serb, kolonizimin serb tė Kosovės, shpėrnguljen e shqiptarėve, krijimin e njė legaliteti me dhunė.

Prandaj nuk duhet harruar se ligjet, rezolutat shpeshherė sanksionojnė njė interes, njė raport, njė standard, njė inkoherencė qė pėrfill peshėn e faktorėve e shumė mė pak realitetet faktike dhe parimet sublime tė drejtėsisė etj. Procesi historik ka treguar se ligjet, qė sanksionojnė vetėm interesat dhe janė nė kundėrshtim me parimet e barazisė, lirisė, perspektivave bėhen pengesė pėr kėtė proces. Karl Poperi, sociologu i njohur amerikan nė mėnyrė gjeniale ka konstatuar se shoqėritė moderne duhet tė jenė tė hapura, jo vetėm nė kontekstin aktual, por edhe nė relacion me ardhmėrinė. Rezoluta 1244 ėshtė njė vendim qė pengon hapjen e perspektivave tė ardhmėrisė.

-- marrė nga "Shekulli", 12.07.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara