HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervista

Jam i bindur se shtetet multietnike nuk funksionojnė

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Kongresi i tretė i Partisė Demokratike Shqiptare nė Maqedoni doli me njė program tė ri, ku pėrmendet e drejta e shqiptarėve tė Maqedonisė pėr vetėvendosje. Pėr kėtė pikė ka patur shumė reagime nga palėt e tjera politike nė vend. Ndėrkohė kreu i kėsaj partie u rizgjodh Arbėn Xhaferi, idetė e tė cilit pėr formimin e shteteve etnike tronditėn para disa kohėsh opinionin ndėrkombėtar. Nė lidhje me disa pyetje se pėrse ai pranoi tė rizgjidhet kryetar i PDSH-sė, a ka hequr dorė nga ideja pėr formimin e shteteve etnike, cila ėshtė pėrgjigjja qė ai i jep kryeministrit maqedonas nė lidhje me programin e PDSH-sė, etj. flet ekskluzivisht pėr “Shekullin”, lideri i PDSH-sė, Arbėn Xhaferi.

Z. Xhaferi, pse pranuat tė jeni sėrish nė krye tė PDSH-sė, ndėrkohė qė dhatė dorėheqje tė parevokueshme. Jeni akoma me bindjen se shtetet multietnike nuk janė funksionale, pra a i qėndroni edhe mė tej idesė pėr krijimin e shteteve etnike?

Pėr shkak tė pėrgjegjėsisė sė drejtpėrdrejtė ndaj partisė dhe misionit qė ajo ka nė shoqėri, nuk kisha rrugėdalje tjetėr, ndonėse personalisht isha i gatshėm pėr njė formė tjetėr tė veprimit, nė drejtim tė formimit tė opinionit pėr njė qasje tė re, pėr njė vizion tė ri pa pėrgjegjėsi kolektive, por thjesht individuale. Me dorėheqjen time, desha tė afirmoj rėndėsinė e pamohueshme tė bindjeve politike. Bindjet e mia edhe tani nuk pėrputhen me realitetin politik, qė sforcohet nga faktori ndėrkombėtar. Unė vazhdoj tė mendoj se shumė vėshtirė do tė mbijetojnė shoqėritė multietnike, heterogjene, konfliktuale, jam i brengosur nga mundėsia e pėrjetėsimit tė konflikteve qė deformojnė jo vetėm aspektet morale tė njė shoqėrie, por edhe kapacitetet e tjera ekonomike e kulturore.

Aktualisht ndodhemi nė njė fazė paradoksale historike: degjenerimin e shoqėrive multietnike dhe ndėrtimi mbi ato gėrmadha tė shteteve multietnike. Tė gjithė e dimė se Bosnje-Hercegovina para luftės ishte shembėlltyrė e shoqėrisė multietnike. Pas luftės, ky multietnizėm nė shoqėri ėshtė zhdukur, popujt qė bashkėjetonin janė ndarė nė tre enklava shtetėrore, nė tre kafazė etnikė, pa interaksion tė natyrshėm. Kjo formė e bashkėjetesės sė dhunshme ėshtė pasojė e imponimit tė njė doktrine tė re qė quhet multietnizėm. Situatė e ngjashme me atė tė Bosnjes ėshtė edhe nė Kosovė. Shoqėria e zhdukur multientike kosovare zėvendėsohet me krijim tė shtetit multietnik, ku serbėt janė tė mbyllur nė kafaz dhe jetojnė sipas ligjeve, botėkuptimeve tė tyre. Kėto shtete multietnike i ngjasojnė mė shumė kopshtit zoologjik, ku speciet e ndryshme jetojnė tė ndara njėra nga tjetra pa interaksion tė natyrshėm.

Nė Maqedoni situata ėshtė edhe mė paradoksale, nuk kemi as shoqėri multietnike, as shtet multietnik, por njė fazė tė ndėrmjetme, ku tė gjithė presin tė shohin se ēfarė do tė ndodhė. Me kėto konstatime, natyrisht qė nuk jap vlerėsimet e mia pozitive apo negative pėr vlerėn e bashkėjetesės. Gjithsesi, ideja e shoqėrive dhe e shteteve multietnike ėshtė mė humane dhe mė qytetėruese, por natyrisht aty ku funksionojnė si tė tillė. Kėto shoqėri mund tė jenė po aq jo humane nėse vendosen raporte koloniale mes grupeve etnike qė bashkėjetojnė. Shqiptarėt nė Maqedoni bėjnė pėrpjekje tė mėdha qė tė trajtohen si tė barabartė.

Nė vend qė tė analizohen shkaqet e pabarazisė, tė gjithė janė ēuar peshė tė kritikojnė pasojat. Ēėshtja e shtetit etnik apo vetėvendosjes ėshtė pasojė e mosfunksionimit tė shoqėrisė dhe tė shtetit multietnik. Pranova qė tė veproj edhe pėr njė kohė, derisa s'ka pėrfunduar procesi, pėr ta fokusuar vėmendjen e opinionit tė gjerė nė kėtė relacion. Shqiptarėt e Maqedonisė mund tė luajnė rol vendimtar nė imponimin e principeve, tė standardeve tė njėjta pėr tė gjithė. Pra, integriteti i Maqedonisė do tė varet edhe nga ruajtja e integritetit tė Kosovės.

Kongresi i partisė suaj solli ndryshime thelbėsore nė programin e saj, njėra nga pikat ėshtė ajo e realizimit tė sė drejtės sė shqiptarėve tė Maqedonisė pėr vetėvendosje. Radikalizėm apo jo?

Nė shoqėritė jodemokratike nė njė kohė tė gjatė kėrkesa pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut ėshtė cilėsuar si radikalizėm, veprimtari nga pozicione armiqėsore kundėrevolucionare etj. Kategoria e vetėvendosjes ėshtė njėri nga postulatet thelbėsore tė lirisė sė individit dhe tė kolektivit. Kjo e drejtė e patjetėrsueshnme aktivizohet atėherė kur nuk ka liri dhe barazi. Nė asnjė shoqėri nuk ėshtė aktivizuar vetvetiu kjo e drejtė, po qe se nuk ka pasur shkaqe konkrete tė pakėnaqėsisė nga tė drejtat, qė nė parim duhet tė jenė tė barabarta. Kategoria e vetėvendosjes ėshtė postulat etik, qė i detyron shoqėritė qė tė humanizohen. Nė programin e PDSH-sė ėshtė futur ky parim nė funksion tė njė “exit strategy” nėse projekti i barazisė do tė dėshtojė. Pra me kėtė parim dėshirojmė tė dinamizojmė, t'i japim energji tė re procesit tė barazisė tė krijimit tė njė shoqėrie oportunitetesh tė barabarta. Kritikat kundėr kėtij parimi janė antiqytetėruese, johumane dhe konservative. Ata qė vėnė nė thumb kėtė parim universal, nė esencė synojnė tė ruajnė raportet ekzistuese tė pabarabarta nė shoqėri.

Pikėrisht ndryshimet nė programin e partisė suaj, veēanėrisht ajo e vetėvendosjes, ka bėrė qė Cervenkovski tė reagojė ashpėr duke kėrkuar ndihmė nga faktori ndėrkombėtar. Ēfarė e shqetėson nė tė vėrtetė kryeministrin maqedonas?

Atė e shqetėson gjithēka, por reagimet e tij janė primitive: kėrkon viktimėn pėr sindromin katėrcipėrisht problematik qė quhet Maqedoni. Ashtu sikurse nė kohėn antike, kur njerėzit flijoheshin pėr t'i mėshiruar perėnditė, ashtu edhe ai pėr mbarėvajtjet e punėve tė qeverisė sė tij tė zhytur nė baltė pėrpiqet ta flijojė PDSH-nė. Ai ka njė brengė konkrete qė ia aktivizon orė e ēast PDSH-sė. Frika e tij buron nga zhvillimet e ardhshme nė Kosovė dhe rreth saj dhe krahasimet qė mund tė aktivizohen me automatizėm. Ndarja e Kosovės, ashtu si kėrkon faktori aktual serb, por jo vetėm ai, do tė ketė implikime tė drejtpėrdrejta nė Maqedoni, ose nė rast se nuk do tė ndodhė kjo, do tė hapet ēėshtja e statusit juridik tė minoritetit serb nė shtetin kosovar.

Tė gjithė e dinė se serbėt do ta kushtėzojnė pavarėsinė e Kosovės me tė drejta maksimale, tė panatyrshme pėr kapacitetin e tyre real. Shqiptarėt, tė kushtėzuar, por edhe pėr nga natyra tė prirur t'i tolerojnė tė tjerėt, mund t'i pranojnė kėto kėrkesa. Ngritja e nivelit tė tė drejtave tė serbėve nė Kosovė natyrisht qė do tė ketė po ashtu implikime tė drejtpėrdrejta edhe nė Maqedoni. PDSH-ja ėshtė ai faktor qė i spikat kėto relacione. Prandaj Cervenkosvki dėshiron me ndihmėn e faktorit ndėrkombėtar tė eliminojė nga loja politike njė faktor qė i shfaqet si makth, ia shton brengėn dhe pasigurinė.

BDI-ja, partia shqiptare nė pushtet, pėrmes nėnkryetarit Agron Buxhaku, e konsideron tezėn e vetėvendosjes sė shqiptarėve tė Maqedonisė, tė papranueshme dhe tė pasaktė. Sipas tij, Marrėveshja e Ohrit e bėn tė pavlefshme tezėn e PDSH-sė. Cili ėshtė komenti juaj?
Nuk kam koment pėrveē konstatimit qė asgjė nuk ėshtė mė neveritėse sesa servilizmi etnik. Ai nuk flet pėr problemin e vetėvendosjes, por flet pėr njė situatė jo reale. Marrėveshja e Ohrit ėshtė nė letėr dhe duhet realizuar. Fjalia e tij do tė duhej tė ishte: nuk do tė ketė nevojė pėr vetėvendosje, ngaqė ne garantojmė se Marrėveshja e Ohrit dhe barazia do tė realizohen shumė shpejt nė Maqedoni.
/Intervistoi: Ylber Lili

Koment i Arbėn Xhaferit mbi tentativat maqedonase pėr tė pėrvetėsuar simbolin shqiptar

Ata duan t’i ngrenė monument Maqedonisė e jo Nėnė Terezės

“Problemi ėshtė pak mė i thellė sesa njė tentativė brutale, agresive e pėrvetėsimit tė diēkaje qė nuk u takon. Problemi qėndron te sindromi Maqedoni. Pa u thelluar mirė nė nocionin Maqedoni, maqedonas dhe pėr pasojat e miratimit tė kėtyre nocioneve ne nuk mund tė parandalojmė kėto tentativa, kėtė hajdutėri qė shfaqet dhe do tė shfaqet nė vazhdimėsi. Grekėt e kanė hetuar mirė kėtė punė dhe qė nė zanafillė nuk bėjnė kompromis me domethėnien politike tė kėtij fenomeni. Nė Maqedoni nuk tjetėrsohet vetėm figura e ndritshme e Nėnė Terezės, por e tėrė trashėgimia antike, mesjetare dhe e mėvonshme shqiptare. Heshtja jonė i trimėron ndėrhyrjet e tyre. Ata nuk janė tė vetėdijshėm se ēfarė janė duke bėrė. Meqė nuk janė tė ndėrgjegjshėm, japin edhe deklarata idiotike si ajo e presidentit Trajkovski dhėnė nė Pogradec ku thotė se “Nėnė Tereza ėshtė njė vlerė e madhe rajonale”. Duke rajonalizuar njė vlerė planetare dhe tashmė gjithėkohore, ai pandeh se ka dhėnė njė mendim, njė argument tė logjikshėm.

Duhet thėnė hapur se ata armiqėsisht veprojnė kundėr nesh. Pse ata nuk ndėrtojnė njė katedrale nė qendėr tė Shkupit kushtuar trashėgimisė katolike shqiptare nė kėto hapėsira, duke filluar qė nga mesjeta e deri nė ditėt e sotme, pse ata nuk distancohen nga rrafshimi nė vitet e 60-ta tė varrezave katolike nė Shkup, ku kanė qenė tė varrosur edhe pjesėtarė tė familjes sė Nėnė Terezės, pse ata nuk e emėrojnė njė shesh me emrin e Nėnė Terezės tė paktėn aty ku e ka pasur shtėpinė, por kėrkojnė pikėrisht nė qytetin e amshuar tė Romės tė ngrejnė njė monument qė do ta pėrjetėsojė, jo Nėnė Terezėn se ajo tashmė ėshtė e pėrjetshme, por Maqedoninė. Vulgariteti i kėtij projekti qėndron te fakti se ai realizohet pėr tė madhėruar Maqedoninė dhe jo figurėn e Nėnė Terezės.

Nėse kanė ata respekt pėr tė le ta shprehin atė nė Maqedoni, konkretisht nė Shkupin e saj, duke respektuar edhe gjuhėn e Nėnė Terezės. Me njė pėrmendore tė vockėl nė vendin ku ka lindur ajo, emri i saj shkruhet me shkronja cirilike dhe jo me alfabetin e gjuhės sė saj. Pas reagimit tė shqiptarėve, qeveria e Maqedonisė, le qė nuk ka hequr dorė, por i ka intensifikuar kontaktet pėr ta realizuar kėtė projekt. Ata nė mėnyrė djallėzore, cinike, fyese fshihen prapa njė eufemizmi: ajo u takon gjithė njerėzimit pra edhe Maqedonisė. Hipokrizia qėndron te fakti se ajo nuk madhėrohet nė vendin ku ka lindur, ku familja e saj ėshtė e persekutuar, varrezat vandalizuar, por kėrkojnė ta madhėrojnė nė Romė. Ėshtė e qartė se ata i ngrejnė monument vetvetes e jo misionit tė shenjtė tė Nėnė Terezės me prejardhje tė pastėr shqiptare. Ėshtė koha e fundit tė rivlerėsojmė atė manir, atė zell qesharak tė shqiptarėve qė tė jenė tė moderuar nė ēdo kohė dhe lidhur me ēdo ēėshtje”.

Kundėrshtarėt
Maqedonasit dhe partia e Ahmetit kundėr programit tė PDSH-sė
Reagimet
Partia e Cervenkovskit, e alarmuar
LSDM, partia nė pushtet e Cervenkovskit ka kėrkuar nga bashkėsia ndėrkombėtare tė mbajė qėndrim ndaj kėtij programi. Sipas Cervenkovskit, Xhaferi dhe partia qė ai e drejton me tezėn e tyre mbi vetėvendosjen e shqiptarėve tė Maqedonisė kanė filluar radikalizmin e jetės politike dhe sociale nė Maqedoni.
Partia e Ali Ahmetit kundėr PDSH-sė
Nėnkryetari i BDI-sė, Agron Buxhaku ka kundėrshtuar programin e PDSG-sė dhe konkretisht tezėn pėr vetėvendosje tė shqiptarėve nė Maqedoni si tė papranueshme dhe tė pasaktė. Sipas Buxhakut Marrėveshja e Ohrit pėrmban tė gjitha ata probleme qė e bėjnė tė panevojshme tezėn e PDSH-sė.

Partia shqiptare PPD: Pro Xhaferit
Partia tjetėr shqiptare nė opozitė PPD dje ka deklaruar se do tė veprojė si parti opozitare gjatė gjashtė muajve tė ardhshėm. “Nėse edhe mė tej nuk shėnohen hapa pozitivė nė drejtim tė realizimit tė dokumentit tė Ohrit, atėherė kjo parti do tė rishqyrtojė idenė e vjetėr tė saj, pra atė pėr vetėvendosje”,- ėshtė shprehur kryetari i PPD-sė, Abdylmenaf Bexheti.

Ndėrkombėtarėt tė shqetėsuar
Pėrfaqėsuesi i BE-sė, Aleksis Bruns, ambasadori i SHBA-ve nė Shkup, Lorens Batler dhe ambasadori i NATO-s Nikolas Bigman, me kėrkesėn e tyre, kėrkojnė nė mėnyrė urgjente tė takohen me lidershipin e PDSH-sė qė tė njihen mė nga afėr me seriozitetin e njė vendimi tė tillė nga ana e opozitės shqiptare. Sipas tė gjitha gjasave, takimi do tė mbahet nė Tetovė, ku do tė marrin pjesė tė gjithė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė.

-- marrė nga "Shekulli", 15.07.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara