HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Komandant Timosi

-- nga ARBĖN XHAFERI

Arbėn XHAFERI Maqedonia sėrish hyn nė krizė. Forcat ushtarako-policore maqedonase i sulmojnė me tė gjitha mjetet fshatrat e pėrgjumura, idilike nė malėsinė e Karadakut, ku as postieri nuk shkon, me qėllim qė t'i zhdukė "kriminelėt", siē pohohet nė prononcimet e zyrtarėve tė ndryshėm. Propoganda e tyre ėshtė aq e fortė, saqė njeriu i rėndomtė nuk arrin dot ta hetojė paradoksin: pse formohen njėsi speciale tė kombinuara me armatim dhe forca ushtarake me ato policore, qė sipas kushtetutės sė Maqedonisė nuk ėshtė e lejueshme, mbi ēfarė rregulloreje mbėshtetet struktura komanduese, pėrse pėrdoret gjithė ky arsenal ushtarak duke filluar nga helikopterėt, autoblindat, topat, murtajat pėr t'i eliminuar "kriminelėt", meqė sipas pohimeve tė tyre paraprake AKSH-ja na qenkėsh vetėm njė kanosje virtuale.

Epilogu i kėsaj ndėrhyrjeje, sipas burimeve zyrtare janė dy adoleshentė tė vrarė, qė as nuk figurojnė nė kartelat zyrtare maqedone si kriminelė dhe 6 tė plagosur tė tjerė, ndėrkaq qė burimet shqiptare pohojnė se ka mė shumė tė vrarė. Pėr tė legjitimuar kėtė ndėrhyrje absurde qeveria e Maqedonisė thirret nė pėrkrahjen qė paskan marrė nga SHBA-tė, BE, NATO, madje dhe nga vetė Shqipėria dhe Kosova, ndėrkaq nuk e kanė parė tė udhės tė konsultojnė partnerin e tyre tė koalicionit, BDI-nė. Duke u thirrur nė autoritetet e pakontestueshme ata dėshirojnė ta fshehin paradoksin, mungesėn e pretekstit pėr njė ndėrhyrje kaq masive, antikushtetuese dhe tė kotė.

Ata qė hetojnė paradoksin pėrpiqen tė gjejnė argumente qė nuk vėrehen nė shikim tė parė. Kėta analitikė kuptojnė drejt se kjo qeveri ka pėsuar kolaps nė shumė aspekte jetėsore, konkretisht nė fushėn ekonomike, sociale dhe mbi tė gjitha politike, prandaj krijon njė krizė mė tė madhe pėr t'i minimizuar krizat qė vetvetiu do tė hapen nė periudhėn e ardhshme. Kėta analitikė zbulojnė argumente racionale dhe bindėse. Ata nisen nga fakti se industrinė e duhanit nė Serbi dhe nė Bullgari, ashtu si nė Greqi paraprakisht e kanė blerė biznesmenė nga SHBA-tė, kėshtu qė kontrabandės me duhan sė shpejti do t'i vijė fundi dhe konjuktura aktuale maqedonase nuk do t'i ketė mė kėto pėrfitime qė ka pasur gjatė periudhės sė kaluar. Gjithashtu Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore kėrkon nga Maqedonia t'i privatizojė deri nė fund tė kėtij viti sipėrmarrjet e mėdha qė punojnė me deficite qė nėnkupton njė lloj "operacioni fshesa" ndaj dhjetėra e mijėra punėtorėve duke i larguar ata nga puna.

Po ashtu, kėtė qeveri e pret dilema se si t'i shpallė rezultatet e regjistrimit tė popullsisė, pastaj si ta ē'pushtetizojė qendrėn duke bartur ingerenca te pushteti vendor apo ēfarė standardi do tė mbajė ndaj ndarjes territoriale kur dihet se shqiptarėt do tė kenė kėrkesa tė arsyeshme, qė do tė vijnė ndesh politikės aktuale, qė synon shqiptarėve t'iu ofrojė tė drejta abstrakte dhe jo pushtet konkret. Kėto argumente e shumė tė tjera pėrpiqen ta shpjegojnė paradakosin qė shihet me rastin e ndėrhyrjes se forcave ushtarako-policore maqedonase nė fshatrat shqiptare pėr t'i kapur "kriminelėt". Por sado qė tė jenė bindėse dhe racionale kėto argumente, prapė se prapė nuk arrijnė tė shpjegojnė sindromin e konfliktit ndėretnik qė zhvillohet nė hapėsirat e ish -Jugosllavisė. Argumentet e analitikėve qė thamė mė lart mbase shpjegojnė mirė njė fazė tė konfliktit, por jo tėrėsinė e konfliktit.

Bėhen pėrpjekje nga tė tjerė analitikė qė synojnė tė depėrtojnė nė shkaqet mė tė thella tė konfliktit ndėretnik qė zhvillohet nė Maqedoni dhe nė hapėsira tė tjera. Ata hedhin tezėn e konfrontimit gjoja tė botėkuptimeve tė tejkaluara anakronike, romantike tė shekullit tė 19-tė me kontekstin e ri demokratik. Kėto shpjegime sipėrfaqėsore, mė shumė fryt i pėrtacisė intelektuale sesa i hulumtimit empirik, tashmė janė bėrė neveritėse. Interpretimet e kėtilla bien ndesh me realitetin faktik dhe me analizat e filozofėve tė njohur botėrorė, qė nė mėnyrė tė thellė shpjegojnė shkaqet e luftės dhe dinamikėn e procesit historik.

Ata qė pandehin se konfliktet ndėretnike dhe nacionalizmi si frymėzues ideologjik i tyre, janė produkte tė shekullit tė 19-tė do tė hasin nė pengesa tė pakapėrcyeshme pėr tė shpjeguar nevojėn e papėrmbajtur tė njė shteti supermodern, siē ėshtė Gjermania pėr t'u bashkuar nė njė shtet, apo nevojėn e popujve tė civilizuar tė Balltikut pėr vetėvendosje deri nė shkėputje, apo rastet e ngjashme tė separatizmit tė popujve po aq tė qytetėruar siē janė ēekėt, sllovakėt, sllovenėt, kroatėt etj.

Meqė kjo qasje qė i satanizon motivet patriotike duke i quajtuar ato si relike tė sė kaluarės, tė romantizmit anakronik nuk arrijnė tė zbulojnė faktorėt qė e shtyjnė pėrpara procesin historik, katalizatorėt e procesit historik, atėherė bėhet e qartė se duhen kėrkuar interpretime tė tjera tė shkaqeve tė luftės. Nė librin e tij tė njohur "Fundi i historisė dhe njeriu i fundit", filozofi amerikan, Semjuell Fukujama trajton pikėrisht kėtė ēėshtje. Ai duke vazhduar traditėn hegeliane, trajton procesin historik si njė zhvillim intelixhibėl (tė menēur) ku qartėsohet vetėdija pėr barazi tė plotė tė njerėzve. Fukujama, ashtu si paraprakisht Hegeli dhe Platoni pėrcakton faktorin qė lėviz procesin historik, qė shkakton konflikte mes grupeve tė njerėzve, feudeve apo shteteve. Ky agens, ky katalizator qė zhvillon procesin historik deri nė vetėdijėsimin pėrfundimtar ėshtė nevoja e parezistueshme e njeriut pėr pranim, pėr trajtim tė barabartė, apo pėr prestigj.

Sipas tyre ai motor qė e vė nė veprim procesin historik ėshtė nevoja ontologjike e njeriut pėr pranim, pėr trajtim tė barabartė dhe jo nevojat e ndryshme biologjike. Kėtė agens qė shtyn njeriun tė veprojė, Platoni e quan timos. Fukujama, duke u thirrur nė analizat e Platonit apo tė Hegelit pėrfundon me konstatimin se sistemet skllavopronare, feudale, despotike, borgjeze, kapitaliste, nacionale janė shkėrmoqur nga kėto energji timotike tė njeriut. Madje ky filozof e vlerėson nacionalizmin si njė fenomen pozitiv, demokratik, meqė me ofertėn e saj pėr barazi tė plotė tė qytetarėve tė njė pėrkatėsie nacionale arriti ta mėnjanojė nga skena historike monarkinė, qė qytetarėt i trajtonte si pronė tė monarkut. Fukujama mendon se edhe nacionalizmi ėshtė faktor i njė faze tė zhvillimit tė procesit historik ku afirmohet barazia mes qytetarėve brenda konceptit nacional tė shtetit, por me kėtė nuk pėrfundon procesi historik, meqė nuk ėshtė arritur fundi i procesit historik: pranimi universal i barazisė, i njohjes, i respektimit tė ndėrsjelltė.

Ky fund arrihet vetėm nė shoqėritė e demokracisė liberale ashtu si janė shtetet e Evropės Perėndimore dhe SHBA-tė. Nė Evropė dhe nė SHBA faza e nacionalizmit ėshtė tejkaluar, meqė paraprakisht ėshtė sanksionuar dhe realizuar e drejta pėr pranim, pėr trajtim tė barabartė tė tė gjithė qytetarėve dhe komuniteteve. Evropa Perėndimore ėshtė qetėsuar nga konfliktet molisėse etnike, nacionale pasi paraprakisht janė pėrkufizuar drejt interesat nacionale dhe barazia e plotė. Nga ana tjetėr, Fukujama me tė drejtė konstaton dhe shpjegon shfaqjen e nacionalizmit nė Evropėn Lindore, konkretisht nė ish -BRBS dhe nė ish -Jugosllavi. Sipas tij nacionalizmi nė kėto hapėsira, gjatė periudhės postkomuniste, ėshtė pasojė e inhibicionit, e ndrydhjes, e mohimit tė indentitetit nacional nė emėr tė internacionalizmit. Luftėrat qė u shfaqėn nė kėto hapėsira janė tė nxitura nga energjitė timotike tė popujve tė ndryshėm pėr pranim dhe pėr trajtim tė barabartė. Nėse nuk merren parasysh kėto shpjegime, atėherė analitikėt shpeshherė bien nė grackė tė teorive tė konspiracionit apo analizave, nė tė parė racionale, qė arrijnė tė shpjegojnė vetėm njė fazė tė procesit historik dhe jo tėrėsinė e tij.

Nė vazhdė tė pėrsiatjeve tė mėsipėrme tė Fukujamės duhet analizuar edhe kauza shqiptare qė u shfaq nė hapėsirat e ish -Jugosllavisė. Nė vitin 1946, shqiptarėt u ēuan nė kryengritje duke reaguar ndaj projekteve pėr jugosllavizimin e tyre. Kur panė se nuk kanė forcė qė ta mposhtin kėtė projekt jugosllav, atėherė, nė vitin 1968 dhe nė vitin 1981 lanēuan kėrkesėn qė tė pranohen, tė trajtohen si tė barabartė me tė tjerėt. Kėrkuan qė Kosova tė ketė statusin e republikės, ngjashėm si kombet e tjera nė ish-Jugosllavi. Kur nisi tė shthuret Jugosllavia, ata, tė shtyrė nga kėto energji timotike kėrkuan vetėvendosjen deri nė shkėputje ashtu si popujt tjerė nė ish-Jugosllavi.

Po tė ishte pranuar kjo kėrkesė, lufta nuk do tė shpėrthente. Qarqet antishqiptare, duke i trajtuar shqiptarėt tė pabarabartė me ta, reaguan nė forma tė ndryshme pėr tė ndrydhur kėto kėrkesa tė arsyeshme dhe me kėtė e shkaktuan luftėn. Ata, jugosllavėt, nė fillim i satanizuan kėto kėrkesa si kundėrrevolucionare, separatiste (ndėrkohė qė sllovenėt, kroatėt, maqedonėt kėrkonin tė njėjtėn gjė, por aspak nuk satanizoheshin), pastaj, kur kėto etiketa u bėnė bajate, joproduktive, filluan t'i njollosin bartėsit e kėtyre proceseve historike si kriminelė, banditė, vrasės, terroristė etj. Pra, nė njėrėn anė kemi veprimin e energjive timotike tė shqiptarėve qė shpiejnė drejt barazisė dhe nga ana tjetėr kemi rezistencėn e forcave reaksionare jugosllave qė pėrpiqen ta ndalin procesin historik dhe me kėtė pėrfundimin e fazės nacionaliste tė historisė dhe kyējen nė kontekstin e ri historik, nė Evropėn Perėndimore ku ėshtė universalizuar e drejta pėr barazi.

Nga ky kėndvėshtrim, tė analizojmė situatėn nė Maqedoni. Projekti i palės maqedonase ėshtė segregimi, pra vendosja e rregullave qė sanksionojnė tė drejtėn e llastuar tė tyre pėr dominim, pėr pėrparėsi nė sistem kundrejt tė tjerėve. Tė gjitha krizat nė Maqedoni janė shfaqur pėr shkak tė energjive tė pashuara timotike tė shqiptarėve, kėrkesės sė tyre pėr trajtim tė barabartė dhe refuzimit tė maqedonasve ta legjitimojnė kėtė kėrkesė. Nė vend tė universalizimit tė sė drejtės pėr barazi, pala maqedonase ka zgjedhur njė rrugė tė gabuar, atė tė etiketimeve denigruese dhe atė tė represionit. Gjatė tėrė periudhės sė bashkėjetesės sė dhunshme, pala maqedone i ka trajtuar shqiptarėt qė kėrkonin barazi si kundėrrevolucionarė, separatistė, irredentistė, kriminelė, vrasės, ndėrkaq qėllimet e tyre politike si mbulesė pėr interesa krejtėsisht profane, pėr pasurim jashtėligjor, kontrabandė, etj. Tė gjithė veprimtarėt nė skenėn politike shqiptare, qė kanė shfaqur kėrkesa politike pėr barazi tė plotė, janė trajtuar me kėtė fjalor fyes.

Kjo qasje e gabueshme shkaktoi luftėn nė Maqedoni, ashtu si paraprakisht ka nxitur formimin e shumė shoqatave klandestine, politike qė mėtonin ta vėnė sėrish nė spikamė kauzėn shqiptare, kėrkesėn pėr barazi. Lufta qė nisi nė vitin 2001 pėrfundoi me njė marrėveshje politike qė deri diku korrigjonte pozitėn e shqiptarėve nė sistem, me gjasa reale tė eliminojė pakėnaqėsinė e tyre nga trajtimi i pabarabartė nė sistem. Bisedimet nė Ohėr patėn dy kahe: pala shqiptare kėrkonte tė drejta tė barabarta, ndėrsa pala maqedone i refuzonte ato duke riafirmuar teza anakronike pėr dominim nacional, kulturor dhe ekonomik mbi shqiptarėt.

Ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtarė, qė me siguri nuk kanė fare njohuri pėr analizat shkencore, filozofike tė fenomeneve sociale dhe proceseve historike ishin tė prirur tė zgjedhin mesin e artė. Shqiptarėt kėrkonin tė drejta, maqedonasit refuzonin, ndėrkombėtarėt insistonin tė paktėn tė jepeshin gjysma e tė drejtave. Marrėveshja e Ohrit ofron tė drejta tė pėrgjysmuara, me tė cilat shqiptarėt u pajtuan me shpresė se nė tė ardhmen do tė krijohet njė situatė mė e butė dhe do tė vetėdijėsohen tė gjithė, se barazia ėshtė kushti pa tė cilin paqja nuk arrihet dot. Faza e pas Marrėveshjes sė Ohrit u karakterizua me njė refraktarizėm tė ri tė palės maqedone qė hamendet tė implementojė nė tėrėsi atė qė u arrit nė Ohėr. Zvarritja e implementimit, sėrish i vuri nė veprim energjitė timotike tė shqiptarėve qė gjatė tėrė historisė janė shfaqur nė trajta tė ndryshme. Nė skenėn historike sėrish u shfaqėn komandantė tė ndryshėm qė paralajmėrojnė vazhdimin e konfliktit deri nė arritje tė barazisė sė plotė.

Si reagon faktori maqedonas dhe opinioni nė pėrgjithėsi? Faktori maqedonas duke mos pasur dijeni, vizion dhe gatishmėri pėr tė zgjidhur krizėn vazhdon avazin e vjetėr: i satanizon njerėzit, fenomenet politike dhe pėrdor dhunė, faktori ndėrkombėtar, pra ai perėndimor, qė nė vendet e tyre e kanė tejkaluar fazėn e nacionalzimit dėnon me mendjelehtėsi tė rrezikshme shfaqjet e ndryshme tė nacionalizmit nė kėto hapėsira, ndėrkaq pala shqiptare nė Shqipėri dhe Kosovė ka zgjedhur rrugėn konformiste qė tė flasė me tė njėjtin fjalor si amerikanėt apo evropianėt. Por, kėto etiketime, kjo dhunė, ky dėnim i nacionalizmit, ky diskurs i imitimit tė perėndimit nuk do ta zgjidhė krizėn nė Maqedoni. Kėto qasje janė shumė larg temės.Timosi i pashuar shqiptar kėrkon satisfaksion.

-- marrė nga "Shekulli", 13.09.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara