HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mirėnjohje pėr mėsuesit dhe nėnat shqiptare

Mbresa tė mbarsura me kujtime qė nuk harrohen...

-- nga Ymer Bala*)

Shkas pėr kėtė shkrim u bė mbrėmja kulturoro-artistike qė u organizua nga shoqata Shqiptaro-Amerikane nė qytetin Saint Louis, shteti i Missourit, me rastin e festave tė 7-8 Marsit tė kėtij viti.

Ishin mbledhur shumė familje shqiptare pėr tė nderuar mėsuesit e dashur dhe nėnat tona tė shtrėnjta.

Nė qytetin Saint Louis jetojnė disa mėsues shqiptarė qė me kulturėn dhe devotshmėrinė e tyre edukuan breza nxėnėsish e studentėsh shqiptar. Atė natė u kėnduan kėngė pėr mėsuesit, pėr nėnat dhe fėmijėt u dhuruan karajfila e trėndafila shumėngjyrėshe.

"Sa bukur" - thashė mė vete kur pashė njė grup fėmijėsh tė vegjėl shqiptar me lule tė kuqe nė doēkat a tyre qė ua dhuruan nėnave tė moshuara nė sallė, tė cilat ishin tė veshura me tė zeza. Mu duk se nė atė ēast dikush shpalosi njė flamur shqiptar kuq e zi...

Ishin trėndafilat e kuq qė ma krijuan atė imazh dhe thashė disi i pėrmalluar: "Sa bukur" dhe u ktheva nga ime shoqe e cila po ashtu bėri. Pashė ndėr sytė e saj dy pika lot. Zgjata dorėn dhe afrova kryet e saj pranė parzmit tim.

Qėndruam ashtu pėr disa ēaste derisa dy djemtė tanė ndėrhyn me atė humorin e moshės sė tyre: "Aha… ēuk, ēuk, ēuk, pa emocione ju lutemi… nuk ju bėn mirė pėr presionin e gjakut. Do not worry… be happy."

Ime shoqe qė ka sakrifikuar mė shumė pėr ta, ashtu duke qeshur e duke fshirė lotėt, me dashurinė prej nėnė u tha: "Eh more djem… tashti nuk e kuptoni kėtė qė ndodhi mė nė tė dy… kur tė vini nė moshėn tonė, do ta kujtoni kėtė ēast," dhe u kthye nga unė e mė tha: "A thua po plakemi mor burrė?" Dhe unė, pėr t'ia larguar emocionet gruas sime, i thashė: "Tė lutėm shumė mos fol nė shumės… gjithkush tė flasė pėr vete…" Dhe qeshėm e pastaj kėnduam e vallzuam deri nė mesnatė.

Njerėzit me tė cilėt na lidhin shumė kujtime vazhdojnė tė ngelėn nė mendimet tona tė pėrditshme dhe ndikimi i tyre ėshtė me ne vazhdimisht.
Pas asaj mbrėmje tė bukur, disi tė lodhur por edhe tė ngopur shpirtėrisht, u kthyem ndėr shtėpitė tona.
Ramė pėr tė fjetur por gjumi na kishte tretur!
"Ku po shkon?" - mė tha gruaja.
"Po ndezi njė cigare" - i thashė. "Nuk kam gjumė."
"Po jo mor burrė se cigarja ta largon gjumin mė shumė, prandaj..."
"E di, e di" - e ndėrpreva. "Flej ti se unė po rri edhe pak."

Me ato mendime nė kokė u ula nė divan dhe afrova pranė meje tavllėn e duhanit. Me sytė e mendjes pashė pothuajse tė gjthė mėsuesit e mi tė dashur qė nga klasa e parė e deri nė universitet. Mu kujtuan kėshillat e tyre, pėrkėdheljet, qortimet… qė jane kyēur nė kujtesėn time.

Nxėnėsi nuk e harron kurrė mesuesin e vet. Mėsuesi mbetėt njė model pėr nxėnėsin i cili pėrpiqet ta "imitojė" e t'i pėrngjasojė atij.
Nxėnėsi krenohet me mėsuesin e vet kur thotė: "E kam patur mėsues apo pedagog filanin." Pastaj flet e flet pėr mėsuesin e vet tė dashur, pėr autoritetin e tij, kulturėn, devotshmerinė, pėrkushtimin e ndershmėrinė.

Pastej flet edhe pėr qyfyret gjatė orėve tė mėsimit... pėr lapsuset e mėsuesit tė moshuar tė gjeografisė i cili gabimisht dhe pa dashje, nė vend qė tė thoshte "Evropa plakė" tha "Lopa plakė."
Kur i kujton kėto, qesh, e sytė tė mbushėn me lot.
Do tė doja tė pėrmendja tė gjithė mėsuesit e mi qė nga fillorja e deri nė universitet por lista do tė dilte shumė e gjatė.

Po pėrmendi njerin prej tyre i cili la gjurmė tė veēanta nė edukimin tim kulturor dhe qytetar. E kam fjalėn pėr njė pėrsonalitet tė artit e kulturės shqiptare, tė ndjerit e tė nderuarit profesor Xhemal Broja, i cili na mėsoi Historinė e Teatrit si nė Liceun Artistik ashtu edhe nė Institutin e Lartė tė Arteve.

Ai kishte njė buzėqeshje tė veēantė, tė ngrohtė.
Ai kishte njė takt delikat pėr t'u admiruar.
Ai kishte njė elokuencė nė tė folur e cila buronte nga kultura e tij e gjėrė.
Ai kishte njė autoritet, njė personalitet qė tė detyronte tė ngriheshe nė kėmbė e t'i hiqje duart prej xhepave kur tė kalonte pranė.
Sa herė qė na shihte ne studentėve duke ndenjur kot ose si i thonė duke u ngrohur nė diell nė oborrin e bukur tė Teatrit Popullor, na thoshte: "Po pse more djelmosha e harxhoni kohėn kot?! A e dini se kėtė kohė tė artė do ta kėrkoni njė ditė… ngrihuni pra, shkoni, mos rrini kot..."

"Ku me shkue mor professor?!" - ia priste njė shkodran.
"Nė bibliotekė, mor professor" - iu pėrgjigjte zotni Xhemali, - "nė bibliotekė. Nė kėtė moshė ju duhet tė lexoni shumė, shumė. Mėsoni gjuhė tė huaja, pajisuni me kulturė. Aktori pa kulturė nuk mund dhe nuk duhet tė hypi nė skenė, sepse skena asht njė vend i shejtė qė jo kushdo e ka atė privilegj tė intepretojė nė tė."

Dhe ulej pranė nesh ashtu "kėmbėkryq" si i thonė. Hiqte nga koka atė fesin francez qė i kishte hije shumė, e ashtu duke qeshur na thoshte: "Hajt pra, kush po na e kallxon ndonjė barcaletė?" Nė shihnim njėri-tjetrin ndėr sy dhe ndjeheshim ngusht para profesorit! "Hė pra kush po e nisė i pari?" thoshte profesori e sytė e tij ndaleshin tek ai shkodrani me kaēurrela. "He mor ti kaēurreli i Shkodrės, tregoje vetėn se Shkodra i ka barcaletat nė majė tė gjuhės, apo jo?"

Ai e dinte mirė kėtė sepse ishte vetė shkodran. Dhe ai shkodrani ia priste:
"A e di si asht puna, profesor… na dimė barcaleta por… me tė thanė tė drejtėn na vjen marrė se… na dimė barcaleta me 'bum'." Ne qeshnim nėn hundė e me koka tė ulura derisa profesori na nxirrte vetė nga ajo situatė. Gjithnjė me buzė nė gaz, pėrgjigjej: "Hajt, hajt se edhe me 'bumė' i pranojmė barcaletat."

Shpėrthente gazi e nisshin barcaletat e imitimet e lapsuset e profesorėve e tė aktorėve tė Teatrit Popullor e qyfyret e jetės studenteske...
Qeshnim me zė tė lartė derisa dikush dilte nga studioja e provave dhe na e tėrhiqte vėmendjen pėr zhurmėn… por kur shihte nė mes tonė atė "alamet" burri, tkurrej e me gjysėm zėri thoshte: "Ah, na falni shoku drejtor." Xhemal Broja ne ato vitė ishte drejtor i Teatrit Popullor e pėr ne ishte drejtori e profesori me i mirė nė botė.
"Na falni ju ne" - pėrgjigjej profesori - "Por nuk thonė kot se 'Me kė tė rrish, bahėsh.'"

Pastaj ngrihej, vinte me kujdes fesin e tij francez e ashtu me atė buzėn nė gaz, na pėrshėndeste: "Ditėn e mirė djelmosha… mos harroni ato qė iu thashė… dhe pėr herėn tjetėr kujtoni barcaleta tė reja, mirė?"
...por barcaleta nuk u thanė mė!
Dikush, mė vonė, pėr t'i hyrė nė qejf qeveritarėve tė asaj kohe tha se edhe barcaletat tona paskėshin qenė me karakter politik e reaksionar! Ia ka fut kot se na nuk ishim tė marrė. Ne dinim se ku e mė kė t'i tregonim ato barcaleta… dhe dinim shumė nga ato... e ishin me tė vėrtetė tė bukura, tė goditura e tė qėndisura pėr merak.

...dhe barcaleta nuk u thanė mė!
Dėnimi pėr ato lloj barcaletash "djegėse" nė atė kohė nuk ishte fort i madh!
Pėr njė fjalė goje, pėr shembull mund tė shkojė rehat - rehat dhjetė vjet nė burg. Pėr dhjetė fjalė… shumėzojeni pėr 10-tė! Atėherė nė preferuam qė ato 10-tė vjetesha t'i kalonim nėpėr rradhat e qumėshtit, nė kafenetė me tym e duke gjuajtur peshk.

U ngri buzėqeshja e jonė nė ato vite tė egra, absurde tė tė "famshmes" luftė e klasave. U tkurrėn ėndrrat tona pėr tė ardhmen kur na lexuan tė "famshmen" Letėr tė Hapur.
Na gjezdisėn nėpėr tė katėr anėt e vendit pėr tė ēuar artin e kulturėn deri nė skajet mė tė largta tė Atdheut. Ne, qė u diplomuam nė ato vite, i ngritėm duart lart, si me sustė, si me komandė pėr tė shkuar atje ku kishte nėvojė Atdheu. Ne e kuptuam qė ajo ishte njė propagandė naive dhe e pabereqet por nuk kishim rrugė tjetėr.

Mė ashpėr i goditi Letra e Hapur ish pedagoget e mesuesit tanė. Sa intelektualė qė kishin lėnė gjurmė nė historinė e kulturės shqiptare, sa personalitete u rrėmbyen netėve tė errta pa hanė nėpėr shtėpitė e rrugicat e Tiranės dhe u dėrguan nėpėr burgje e internime.
Njė ndėr ato familje qė u muar hajdutėrisht e mbas mesnate qe edhe familja Broja qė u internua nė kampet e fushave tė Myzeqesė. Xhemal e Selfixhe Broja, pėr mua, e ma do mendja jo vetėm pėr mua, qenė e mbetėn njė Pier e Mary Cyrrier shqiptar.

Bashkėshortėt Broja qenė njė ēift model pėr ne qė do tė krijonim mė vonė familjet tona.
Ata rritėn dhe edukuan dy vajza si drita, tė edukuara, tė dlira, me kulturė e personalitet, Sashenka dhe Meri Broja.
Ato sot, bashkė me bashkėshortėt e tyre pėrkujdesėn dhe ia shikojnė sytė nėnės e vjehrrės sė tyre tė moshuar dhe mundohen t'ia plotėsojnė sadopak boshllekun qė u krijua me vdekjen e burrit tė saj besnik, luftėtarit pėr idealet e tyre, shokut tė ngushtė qė s'e braktisi e nuk ia kthej shpinėn kurrė bashkėshortes sė tij.

Pėr figurėn e zonjės Selfixhe Broja e kam me tė vėshtirė tė shkruaj sepse ajo ėshtė njė figurė aq e madhe ndėr gratė e emancipuara shqiptare saqė pena ime dridhet pėrpara emrit e intelektit tė saj. Mbase njė ditė do tė marr guximin tė shkruaj ato qė mė ndjen zemra edhe pėr bashkėshorten e profesorit tim tė paharruar, mėsuesit, intelektualit, dramaturgut, drejtuesit, artistit Xhemal Broja.

Nė kopshtin memorial tė Teatrit Kombėtar nė Tiranė shkėlqejnė emrat e aktorėve e regjisorėve tė mrekullueshėm qė nxori skena shqiptare: Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Naim Frashėri, Besim Lėvonja, Marie Logareci, Sandėr Prosi, Ndrekė Luca, Bexhet Nelku, Pandi Stillo, Kujtim Spahivogli e sa e sa tė tjerė.

Ata kanė sot nė mes tyre njė emėr qė shndritė, emrin e ish drejtorit tė tyre zotėri Xhemal Broja.
Sa e sa kujtime kanė nxėnėsit pėr mėsuesit e tyre! Rri e mendoj e pyes vetėn:
"Pse festa e mėsuesit dhe ajo e nėnės qėndrojnė krah pėr krah?"
Dėgjoj zėrat e nėnave tona qė tingėllojnė si njė mije violina... dėgjoj fjalėt e buta e tė urta tė tyre:

"Mos harroni o bij e bija se ne, bashkė me qumėshtin qė ju dhamė, ju mėsuam
tė hidhni hapat e parė nė jetė.
Ju mėsuam belbėzimet e para
Ju vumė nė gjumė me nina-nanat e ėmbla
Ju mėsuam tė mirėn, tė bukurėn
Ju mėsuam gjuhėn e bukur shqipe, kėngėt, lodrat...
Ju mėsuam tė jeni tė ndershėm nė jetė e nė familje
Ju mėsuam ta duani e kurrė tė mos e harroni mėmėdheun tuaj, Shqipėrinė."
"Po, nėnė, ke tė drejtė… mėsuesja e parė, edukatorja e parė nė jetė je ti.

Prandaj themi: gjuha e nėnės, gjuha amtare, gjuha e nėnės Shqipėri."
Tė shkruash pėr mėsuesit e sidomos pėr nėnat ėshtė njė obligim i madh sepse para madhėshtisė sė nėnės janė dridhur burra shtetesh, mbretėr, filozofė, poetė e piktorė… Pena e tyre, peneli i tyre, zėri i tyre dridheshin pėrpara fjalės mė tė thjeshtė nė botė, pėrpara fjalės dy rrokeshe "Nė-nė."
Prandaj festa e mėsuesit dhe ajo e nėnės festohen bashkė sepse nėna ėshtė jeta e mėsuesi ėshtė dituria. Ata na japin "Jetė dhe Dituri."

*)Autori i shkrimit ėshtė ish-aktori i mirėnjohur i Teatrit "Migjeni" nė Shkodėr, qė jeton dhe punon prej vitesh nė St. Louis Missouri, SHBA

Marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara