HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sekreti i marrėveshjes Shkup–Beograd

-- nga Ylber Lili, Shekulli, 25.05.2003

Ylber Lili Maqedonia, e cila akoma ēalon nga papėrgjegjshmėria institucionale ka treguar nė konferencėn rajonale tė mbajtur nė Ohėr se me Serbinė ėshtė e lidhur si “mishi me kockėn”. Nė laboratoret e boshtit Shkup-Beograd po pėrpunohen ide dhe skema qė Kosova tė skualifikohet nga e drejta pėr vetėvendosje. Optika e politikės pansllaviste, Kosovėn e shikon vetėm si vend i turbulencave dhe kanosjeve. Nė kėtė prizėm ka rrjedhur dhe takimi i kryeadministratorit Shtajner me ministrat e Brendshėm dhe tė Mbrojtjes sė Maqedonisė, ku ėshtė arritur pajtueshmėri pėr shkėmbim informacionesh rreth AKSH-sė. Ndėrkaq, pėr nėnshkrimin e marrėveshjes pėr vendkalimet e reja kufitare, numri njė i OKB-sė nė Kosovė ėshtė shpėrfillur, thėnė me fjalė tė tjera, maqedonasit me njė fanatizėm tė shfrenuar vlerėsojnė se Kosova ėshtė nėn ombrellėn serbe. Fakti qė kryeministri maqedonas Cervenkovski nėnshkroi marrėveshjen me Serbinė pėr hapjen e vendkalimeve tė reja kufitare nė pjesėn me Kosovėn ėshtė tregues real i kėsaj konkluze.

Maqedonia pas kėtij hapi anashkalues, i treti me radhė, me vetėdije tė plotė pėrbuz jo vetėm Kosovėn dhe institucionet e saj, por dhe rezolutėn 1244 tė OKB-sė. Ėshtė rasti i tretė qė maqedonasit anashkalojnė institucionet legjitime kosovare dhe aq mė keq ato ndėrkombėtare nė nėnshkrimin e marrėveshjeve. Marrėveshja pėr tregtinė e lirė, ajo e vijės kufitare dhe e fundit, ajo e vendkalimeve kufitare janė fakte konkrete qė Maqedonia pėrzihet nė punėt e brendshme tė Kosovės. Hipokrizia e Cervenkovskit ka shėnuar kulminacionin pikėrisht nė konferencėn e Ohrit, ku teorikisht ka dhėnė njė vlerėsim “emancipues”, pra ndryshe nga politika qė ka ndjekur gjer mė tani, por praktikisht ka vepruar diametralisht kundėr duke nėnvleftėsuar institucionet kosovare dhe ato ndėrkombėtare.

“Ardhmėria e Maqedonisė nuk lidhet me statusin e Kosovės”, - ka thėnė Cervenkovski. Sipas tij, pėr Maqedoninė me rėndėsi ėshtė qė nė Kosovė tė mbizotėrojė ligji dhe rendi. Mirėpo vetėm pak minuta mė vonė, ai ka nėnshkruar njė marrėveshje tinzare me autoritetet serbe pėr Kosovėn. Duke iu referuar rezolutės 1244 tė OKB-sė, Kosova ėshtė nėn administrimin ndėrkombėtar dhe pėr ēdo vendim qė merret lidhur me fatet e mėtejme tė Kosovės ėshtė UNMIK-u, i cili vulos nė bashkėpunim me institucionet vendore kosovare. Mirėpo kėtė paragraf nuk kanė dėshirė ta kuptojnė autoritetet e Shkupit zyrtar. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, pėr ta Alfa dhe Omega e Kosovės mbetet Serbia.

Marrėveshja e nėnshkruar dy ditė mė parė nė Ohėr mes autoriteteve maqedone dhe serbe pėr hapjen e vendkalimeve tė reja kufitare Tanushė-Debėllde dhe Strezimir-Restelicė dha tė kuptojmė sėrish se prapa shpinės sė Kosovės, dy shtetet sllave po luajnė nė mėnyrė perfekte lojėrat e tyre antishqiptare.
Shtrohet pyetja: a ka tė drejtė Shkupi zyrtar tė drejtohet nga Serbia qė tė vendosė firma duke kapėrcyer Kosovėn? Sė pari duhet theksuar se ēdo marrėveshje qė i referohet Kosovės, pa dijeninė e institucioneve tė saj sjell pakėnaqėsi, jo vetėm nė kuadėr tė institucioneve kosovare por dhe tė opinionit tė gjerė shqiptar. Sė dyti, maqedonasit duhet tė kuptojnė se institucionet e Kosovės nuk janė krijesa artificiale, por pėrkundrazi ato kanė legjitimitet dhe veprojnė legalisht ku janė tė pranuara ndėrkombėtarisht.

Sė treti, sllavomaqedonasit duhet tė qartėsohen qė njė marrėveshje, e cila ka tė bėjė pikėrisht me Kosovėn ėshtė e pranueshme dhe e qėndrueshme vetėm atėherė kur bisedohet me institucionet kosovare dhe ndėrkombėtare. Fataliteti i nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje qėndron nė atė se shteti maqedonas, merr guximin tė injorojė institucionet kosovare dhe ato ndėrkombėtare. Do tė ishte qesharake, nėse Cervenkovski me suitėn e tij do tė kamuflonin me rezolutėn 1244 tė OKB-sė. Shembulli i Shqipėrisė do tė demantonte njė gjė tė tillė. Kohė mė parė mes shtetit shqiptar dhe Kosovės janė lidhur njė sėrė marrėveshjesh, mirėpo ato janė nėnshkruar mes UNMIK-ut, institucioneve tė Kosovės dhe qeverisė sė Shqipėrisė.

Nė tė vėrtetė, ēfarė fshihet pas marrėveshjes mes Shkupit dhe Beogradit? Strategėt serbė dhe maqedonas gjatė gjithė kohės hartojnė dhe pėrpilojnė planin pėr instalimin e njė pike biologjike qė do tė pengonte komunikimin e brendshėm shqiptar. Pika kufitare Tanushė-Debėllde dhe Strezimir-Restelicė si dhe ajo qė preferohet nė tė ardhmen nė Gollobordė, assesi nuk mund tė konceptohet nė funksion tė lehtėsimit tė komunikimeve tė brendshme shqiptare. Nuk duhet harruar se njė pjesė tė madhe tė trasesė nga Dragashi nė Restelicė e pati ndėrtuar ushtria jugosllave pėr nevojat e saj strategjike ushtarake.

Nė kėtė interes tė pėrbashkėt serbo-maqedonas, ku mendohet tė shfrytėzohet popullsia sllavofolėse myslimane qė jeton nė Kosovė, buron fshehtėsia e marrėveshjes nė Ohėr. Ndėrkaq vonesa e komunikatės nė Ohėr, po ashtu flet pėr njė tendencė tė papėrmbajtur tė sllavėve tė jugut tė jenė faktorė kyē nė kėto procese tė evropianizimit tė marrėdhėnieve ndėrkufitare. Pra, ėshtė e qartė se serbėt dhe maqedonasit nė mėnyrė vullgare po imponojnė interesin e tyre. Heshtjen e shqiptarėve, ata po e blejnė duke stimuluar, pėrkrahur dhe shpėrblyer qėndrimet e moderuara tė mefshta qė nuk i pengojnė projektet e tyre. Po deri kur shqiptarėt do tė bėjnė sehir ndaj kėtyre projekteve sekrete?!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara