HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Xhaferri: Himara, jo reagime nervoze por projekte

KUVAGA HIMARIOTE

-- Intervistoi Ylber Lili, Shekulli, tetor 2003

Arbėn XHAFERI Fushata parazgjedhore, zgjedhjet lokale nė Shqipėri, fenomeni irritues i Himarės, bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit nė Vjenė, shqiptarėt nė raport me standardet dhe vlerat demokratike evropiane janė disa nga pikat kryesore qė kryetari i PDSH-sė nė Maqedoni dhe njė nga politikanėt mė me autoritet nė hapėsirėn shqiptare, Arbėn Xhaferi, prek nė kėtė intervistė ekskluzive pėr “Shekullin”.

Z. Xhaferi, si i vlerėsoni zgjedhjet lokale nė Shqipėri nė krahasim me zgjedhjet e viteve tė kaluara? Cilat, sipas jush, ishin karakteristikat qė dolėn nė pah gjatė kėtyre zgjedhjeve nga partitė politike? Si e vlerėsoni qasjen e mediave?
Marrė nė tėrėsi, zgjedhjet nė Shqipėri shėnuan njė pėrmirėsim jo vetėm tė organizimin administrativ, por edhe tė paraqitjes sė ofertave politike. Shikuar ashtu nga distanca, veēohen disa karakteristika qė ndoshta nuk mund tė vėrehen po qe se nuk ndodhesh brenda vlugut, atmosferės sė animit. Karakteristika e parė ishte estetizimi. Partitė politike angazhuan regjisorė dhe dizenjues tė ndryshėm pėr tė prezantuar ofertėn e tyre nė njė paketim sa mė tė pėlqyeshėm.

Nė fillim tė fushatės, pėrmes sugjestivitetit tipik tė regjisorėve u krijua pėrshtypja se elektorati duhet tė zgjedhė pakot e estetizuara dhe jo pėrmbajtjen. Bėhej njė zėvendėsim i pahetueshėm i pėrmbajtjes politike me ofertėn estetike, kėshtu, pak nga pak, skenat politike u shndėrruan nė njė teatėr, qė ndikoi qė kėto zgjedhje tė duken mė atraktive. Edhe me kėtė rast u vėrtetua se politika ka fuqi magjepsėse dhe vė nė veprim tė gjithė faktorėt shoqėrorė. Karakteristika e dytė e kėtyre zgjedhjeve ishte oferta politike. Nuk duhen analiza tė thelluara pėr tė konstatuar se kjo ofertė zhvillohej nė relacionin "mik-armik". Natyrisht se ka pasur edhe pėrjashtime qė meritojnė ēdo respekt. Ky relacion mik-armik ėshtė fondamental nė politikė, ngase nė mėnyrė mė efikase e mobilizon popullatėn duke polarizuar shoqėrinė.

Njėrėzit kanė nevojė tė thellė tė jenė mik mė dikė dhe armik me dikė tjetėr. Tifozeria ėshtė thellė e ngulitur nė shpirtin e njeriut. Ai qė ėshtė me ty, pra qė i takon grupit tėnd, trajtohet si mik dhe atij i tolerohen tė gjitha gjynahet, ndėrsa ai qė i takon grupit tjetėr trajtohet si armik dhe nuk i tolerohet asgjė. Neutralėt trajtohen si njerėz impotentė, dinakė apo tė dyshimtė. Ky polarizim nė shoqėritė nė fazėn fillestare tė demokracisė ėshtė absolut, ndėrkaq nė shoqėritė demokratike ėshtė i sofistikuar. Polarizimi absolut nė politikė, ashtu si dhe ai nė marrėdhėniet ndėretnike, prodhon nė fakt destruksionin e parimeve universale morale.

Virtytet u atribohen vetėm pjesėtarėve tė grupit miqėsor, ndėrkaq tė metat pa pėrjashtim grupit tė shpallur si armiqėsor. Politika e mbėshtetur nė kėtė dimension "mik-armik" rrėnon ofertėn racionale dhe ofron vetėm etiketime tė paskrupullta, negative apo pozitive varėsisht se cilit grup i takon. Kjo formė e politikės qė prodhon miqėsi dhe armiqėsi tė rrejshme krijon aleanca tė ēuditshme: armiqtė e deridjeshėm bėhen miq nėse janė nė koalicion tė pėrbashkėt dhe anasjelltas. Shikuar nga ky aspekt, marrė nė tėrėsi krijohet pėrshtypja se oferta politike e zgjedhjeve lokale nė Shqipėri u shpalos nė kėtė dimension qė nė vazhdimėsi e rrėnon imazhin pozitiv tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė tėrėsi.

Pjesėmarrja e ulėt e elektoratit shqiptar, 52 pėr qind nėse nuk gaboj, jep njė mesazh tė fuqishėm se elektorati shqiptar ėshtė i ngopur nga kjo ofertė dhe se nė zgjedhjet e ardhshme partitė politike duhet tė dalin me oferta mė tė konkretizuara. Karakteristikė e tretė e kėtyre zgjedhjeve ishte humbja e orientimit. Krijohej pėrshtypja sikurse bėhej fjale pėr zgjedhje parlamentare dhe jo vendore. Hidheshin argumente nė favor tė kėrkesės pėr ndėrrim tė qeverisė qendrore dhe jo tė asaj lokale. Karakteristikė e katėrt ishte informimi shumė mė cilėsor mediatik, qė sillte nė mėnyrė kredibile dhe direkte informacionet nga "fushė beteja" zgjedhore anekėnd Shqipėrisė. Mendoj se, jo pėr faj tė mediave, por tė vetė partive politike, munguan debatet nė sasinė e duhur. Vetėm debatet janė forma dhe mėnyrė qė ndikojnė efektivisht nė ngritjen ose nė uljen e popullaritetit tė njė kandidati.

Nė Himarė kanė ndodhur disa ngjarje shumė brengosėse, flamuj grekė, ulerima dhe thirrje antishqiptare, ndėrkohė, edhe pse jo e saktėsuar zyrtarisht, atje ka fituar kandidati i PBDNJ-sė falė njė aleance me Partinė Demokratike nė opozitė. Cila do tė ishte pikėpamja juaj analitike?
Kur isha student, nė leksionet e sociologjisė u njoha me njė nocion, me njė fenomen qė mė dukej absurd. Bėhej fjalė pėr KUVAGĖN. Ky nocion shpjegon paraqitjen e shtėrzimeve, tė dhimbjeve tė burrit nė kohėn kur i lind gruaja.
Sociologėt e shpjegojnė kėtė dukuri si karakteristike pėr periudhėn e zėvendėsimit tė sistemit tė matriarkatit me atė tė patriarkatit. Pra, burri nė kėtė periudhė tė tranzicionit tė lashtė duhej t'i kishte edhe karakteristikat dalluese tė gruas, plleshmėrinė.
Shtėrzimet etnike ndodhėn gjithandej nė shtetet federative tė lindjes. Implozioni, kolapsi i kėtyre sistemeve me automatizėm hapi ēėshtjet etnike. Kėto lindje tė kauzave etnike ishin objektive, meqė kontratat paraprake mbi tė cilat ishin mėkėmbur ato, u anuluan arbitrarisht.
Shterzimet dhe lindjet e tilla ishin tė natyrshme kryesisht pėr shkak tė dy faktorėve:

1- Shtetet federative nuk e pėrballuan dot sfidėn demokratike dhe pluraliste. Nė kėto hapėsira pluralizmi u shfaq nė trajtėn etnike. Nė kohėn kur anulohej kontrata e federatave, u formuan partitė etnike pėr tė artikuluar kėto interesa, njėlloj si nė shoqėritė aksionare.
Shqipėria nuk ėshtė shtet federativ, por ėshtė shtet unitar qė nga fillimi. Pėrmbajtja e popullatės nė pėrmasa absolute ėshtė monoetnike me njė pėrqindje tė vogėl tė minoritetit. Sė kėndejmi shterzimet etnike kėtu dhe ne vende tė ngjashme janė artificiale dhe pa asnjė perspektivė. Kauza etnike shqiptare nė hapėsira tė ndryshme ka ekzistuar qė nė fillim tė themelimit tė federatės, prandaj ajo ėshtė reale dhe e natyrshme. Atė nuk e kanė krijuar segmente tė ndryshme tė qeverisė shqiptare, por vetė realiteti dhe procesi historik.

2- Shqiptarėt nė ish-Jugosllavi gjatė gjithė procesit historik kanė qenė tė cilėsuar si shqiptarė. Identiteti i tyre etnik asnjėherė nuk ėshtė kontestuar, ngaqė ata realisht ishin dhe mbeten shqiptarė. Nėse i shohim nga ky kėnd manifestimet nacionaliste gjatė zgjedhjeve nė Himarė, do tė konstatojmė se aty ndodhi njė fenomen tipik i kuvagės, ngaqė ishte njė simulim i rrejshėm. Nga kėto shterzime tė rrejshme, kauza greke nuk do tė lindė nė Shqipėri, jo vetėm se Shqipėria nuk ėshtė shtet federativ nė shthurje e sipėr, por sidomos pėr tė vėrtetėn historike, qė pa dyshim dėshmon se himariotėt nuk janė grekė, por shqiptarė, ndoshta dhe mė tė mirė se tė tjerėt. Fenomeni bilingual himariot ėshtė absolutisht i ngjashėm me fenomenin bilingual nė Kosovė dhe nė vise tė tjera tė banuara me shqiptarė.

Periudha e gjatė e sundimit osman, mes tė tjerash, prodhoi tė folurėn greqisht tek disa zona tė pastra shqiptare, por tė izoluara nga sundimi osman dhe tė folurėn e turqishtes nė zonat urbane tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare. Po tė kishin sunduar osmanėt Himarėn, edhe aty do tė kishte turqishtfolės, ashtu si nė zona tė tjera. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se turqishtfolėsit e Kosovės kanė qenė patriotė tė mėdhenj, nė mos mė tepėr se vetė shqipfolėsit, ashtu si edhe himariotėt, qė kanė dhėnė kontribut tė madh luftės sė shqiptarėve pėr pavarėsi. Me kėtė rast lė anash familje shqiptare serbishtfolėse rreth Plavės, Gucisė, Sanxhakut etj. Kėto fenomene kanė ndodhur pėr shkak tė sundimeve tė huaja, imponimit tė gjuhės pėrmes administratės sunduese, projekteve konkrete pėrēarėse. Askush nuk ka tė drejtė as politike, as shkencore t'i veēojė himariotėt nga prizrenasit, nga tetovarėt, nga prishtinasit, pejanėt e kėshtu me radhė.

Sėrish duke u fokusuar te Himara, ēfarė duhet bėrė, sipas jush, qė atje tė mos ndodhin mė ngjarje tė tilla?
Eksesi nė Himarė, i kurdisur nga disa agjentė, nuk guxon tė na turbullojė gjakun dhe mendjen, tė na imponojė njė kėndvėshtrim thellėsisht dhe strategjikisht tė gabueshėm: tė fillojmė t'i perceptojmė tė gjithė himariotėt si armiq. Por, pėrkundrazi, asnjėherė tė mos heqim dorė nga trajtimi si vėllezėr, si pjesėtarė tė njė komuniteti identik. Ata kanė qenė tė tillė dhe do tė mbeten tė tillė. Ēdo dyshim paranoik, ēdo ndjenjė armiqėsore, ēdo ndėrhyrje rigjide e qeverisė, ēdo armiqėsi e shfaqur kundėr himariotėve mund tė rezultojnė me kundėrefekte: me krijim artificial tė kauzės himariote. Reagimet nervoze, militante duhet tė zėvendėsohen me projekte dhe hapje tė pėrgjegjėsisė brenda subjektit politik shqiptar dhe shtetit dhe jo brenda Himarės. Dikush duhet tė japė llogari dhe tė mbajė pėrgjegjėsi pėrse nė kėtė zonė nuk shihen programet e televizoneve shqiptare, por ato greke, pėrse telefonia celulare shqiptare nuk funksionin si ajo greke, ose pėrse nė zyrat e ministrave tė shtetit tė shtetit shqiptar gjenden flamuj tė shteteve te huaja, qofshin ata edhe miqtė tanė.

Politika shqiptare, shkencėtarėt shqiptarė, mediat shqiptare duhet tė heqin nga mendja idenė e ndėshkimit, por tė japin kontributin e tyre nė shpjegimin e shtėrzimeve artificiale, nė zbėrthimin e fenomeneve tė kuvagės nė kėto manifestime irrituese politike.
Ėshtė fakt i pamohueshėm historik se grekėt shfaqin pretendime territoriale ndaj Shqipėrisė. Kėto pretendime shfaqen si episode tė shėmtuara herė pas here. Nė Greqi ekziston njė frymė primitive nacionaliste qė mėton t'i greqizojė ortodoksėt shqiptarė, ashtu si politika e dikurshme aziatike turke, e cila synonte t'i turqizonte shqiptarėt myslimanė. Sfida e kėtyre qarqeve primitive greke duket mė e rrezikshme pėr shkak tė lidhjeve tė drejtpėrdrejta gjeografike. Politika e deritanishme postkomuniste shqiptare ka toleruar kėto ekspandime primitive tė nacionalizmit grek pėr shkak tė dobėsisė ekonomike.

E gjithė kjo zallahi e shėmtuar nacionaliste greke do tė pėrfundojė me ngjallje tė nacionalizmit shqiptar dhe me dėshtimin e helenizimit tė shqiptarėve. Shumė mė lehtė ngjallet nacionalizmi shqiptar te vetė shqiptarėt, sesa helenizmi te shqiptarėt. Ata qė nuk e shohin kėtė, mund tė jenė shkaktarė tė shfaqjes reale tė ēėshtjes shqiptare nė Greqi, pa marrė parasysh a bėhet fjalė pėr arvanitasit, ēamėt apo migrantėt aktuale shqiptarė. Ėshtė i pashpjegueshėm antishqiptarzmi tradicional i grekėve qė kanė lidhje shumė mė tė afėrta me shqiptarėt, sesa me miqtė e tyre sllavė. Prosllavizmi i tyre mė nė fund do tė hapė udhėn drejt Selanikut, pretendimin e kahmotshėm dhe tė vazhdueshėm tė sllavomaqedonasve, bullgarėve dhe serbėve. Disa qarqe politike nė Greqi, nga miopia e tyre, nuk shohin se merren me beteja tė vogla me shqiptarėt, ndėrkaq harrojnė kėshtu luftėn e madhe dhe pretendimet reale qė u kanosen.

Z. Xhaferi, tė kalojmė te njė tematike e cila pa dyshim qė ėshtė e ndjeshme, pse nuk shkoi i plotė delegacioni kosovar nė Vjenė dhe si do ta trajtonit dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit?
Shkuarja ose mosshkruarja nuk ėshtė vetėm njė gjest i mirė, i dobishėm apo i gabuar. Ky problem duhet vendosur dhe analizuar nė kontekstin real, pra nė kontekstin e shthurjes sė Jugosllavisė. Deri mė tani ky proces, pėrmes luftėrave tė pėrgjakshme, arbitrimeve tė ēuditshme ndėrkombėtare ka pėrfunduar me afirmimin e kauzave kombėtare dhe shtetėrore tė sllavėve tė Jugut dhe minimizim tė kauzave tė tjera. Tė gjithė sllavėt e Jugut fituan tė drejtėn pėr shtet dhe tė drejtat minoritare maksimale nė shtetet e sapoformuara. Shqiptarėt ishin populli i tretė nė ish-Jugosllavi dhe gjuha e dytė pas asaj serbokroate. Ata ende nuk kanė fituar tė drejtėn pėr shtet dhe atė cilėsi tė tė drejtave, ashtu si popujt e tjerė tė mbetur jashtė shtetit amė. Pra, Kosova si njėsi konstituive e federatės nuk e fitoi tė drejtėn automatike pėr pavarėsi, ashtu si shqiptarėt jashtė Kosovės nė Maqedoni, Mal tė Zi apo nė Luginė tė Preshevės nuk i fituan ato tė drejta, siē bie fjala, kroatėt nė Bosnje, serbėt nė Sllavoninė Lindore apo nė Kosovė.

Nė konferenca tė ndryshme ndėrkombėtare sllavėt e Jugut fituan menjėhėrė, aty pėr aty, tė drejtat pėr formimim tė shteteve tė tyre nacionale dhe tė drejta maksimale pėr minoritet e tyre nė shtete tė tjera. Nga ana tjetėr, kėto tė drejta shqiptarėve nuk u jepen menjėherė, por me kushtėzime tė ndryshme, ose nė kuadėr tė njė procesi krejtėsisht tė paqartė. Nė kėtė fazė shqiptarėt e Kosovės kanė lirinė kombėtare, por jo dhe tė qeverisjes sė pavarur. Meqė nuk kanė garanca nga asnjėra anė, ata nuk dinė se si do tė pėrfundojė ky proces. Kanė huti reale, mossiguri dhe drojė se mos edhe njėherė do tė hyjnė nė kthetrat serbe. Kėtė drojė apo hamendje askush nuk ua heq, por mė tepėr ia shtojnė. Faktori ndėrkombėtar shpeshherė pėrdor argumente shqetėsuese. Tashmė ėshtė bėrė lajtmotiv kėrcėnimi se ngjarjet devijante, vrasjet, plaēkitjet, rrėmbimet, kontrabanda mund tė ndikojnė negativisht nė pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės.

Tė gjithė e dinė se kėto fenomene nė pėrqindje shumė mė tė madhe shfaqen nė shtete tė tjera, por qė nuk shoqėrohen me kėrcėnime pėr statusin e shteteve tė tyre. Nė Serbi, bie fjala, krininaliteti dhe proceset e tjera devijante janė shumėfish mė tė rrezikshme sesa nė Kosovė, por faktori ndėrkombėtar nuk u kėrcėnohet me ēėshtje statusesh. Politika e dikurshme serbe qė planifikoi dhe realizoi njė politikė gjenocidale kundėr shqiptarėve, si dhe ndėrthurja e kėsaj tė sotmes nė rrjetin e krimit tė organizuar qė prodhon atentate mbi kryeministrin, kriza tė shumta qė shfaqen nė qeverisje dhe nė raport me Malin e Zi etj. megjithatė nuk ndikojnė te faktori ndėrkombėtar qė tė vė nė dyshim statuset shtetėrore tė serbėve. Pėrkundrazi, ata stimuluan qė tė inkuadrohen nė strukturat evropiane, nė NATO si dhe nė institucione tė tjera ndėrkombėtare. Nuk mungojnė as tentativat qė hapin shtegun pėr rikthim tė Kosovės nė ombrellėn e Serbisė, qė nė tė kaluarėn dėshmoi se nuk ėshtė nė gjendje tė gjejė formulėn e bashkėjetesės.

Faktori shqiptar qė duhej tė shkonte tė merrte pjesė nė Vjenė gjatė tėrė periudhės sė pasluftės ėshtė bombarduar me kėrkesat serbe pėr rikthimin e Kosovės nė tutelėn e tyre. Ata prodhojnė broshura, libra dhe projekte tė tjera pėr tė dėshmuar se Kosova ėshtė e tyre, se shqiptarėt janė po aq kriminelė sa ata etj. Delegacioni serb qė duhet tė merrte pjesė nė Vjenė pėr t'i zgjidhur disa "ēėshtje teknike", bekimin e morėn prej vetė patriarkut tė kishės ortodokse serbe. Kėto dukuri ndiqen me kujdes nga faktori shqiptar dhe ndikojnė dukshėm nė pasigurinė e tyre.
E gjitha kjo qė thashė mė lart krijon bindjen te faktori shqiptar se pėrmes kėtij dialogu do tė fillojė nė mėnyrė tė pahetueshme rikthimi i politikės serbe nė Kosovė. Z. Holker thotė se do tė bisedohet pėr ēėshtje teknike, por vetvetiu imponohet pyetja: pėrse tė bisedohet pėr interesat e serbėve tė Kosovės me serbėt e Beogradit?

Kjo pyetje fiton nė peshė duke zbuluar kėshtu absurdin kur analizohet fakti se tė drejtat maksimale u jepen serbėve nė Kosovė nga faktori ndėrkombėtar. Shqiptarėt as qė konsultohen pėr kėto ēėshtje, ashtu si bie fjala maqedonasit nuk duhej tė pėrcaktonin tė drejtat e shqiptarėve. Involvimi i Serbisė nė ēėshtjet e Kosovės sėrish shkakton frikė dhe dyshime te shqiptarėt. Mendoj se ata nuk janė kundėr dialogut dhe nuk e refuzojnė atė, por thjesht shfaqin rezervė pėr implikimin e Serbisė nė ēėshtje tė brendshme tė Kosovės. Me kėtė rast nuk duhet harruar edhe fakti se gjuha e diplomacisė ndėrkombėtare ėshtė me ekuivoke dhe nuk pėrpiqet t'i eliminojė dyshimet e kosovarėve. Pra, hezitimi pėr pjesėmarrje apo mospjesėmarrje vetvetiu nuk ėshtė njė gjest i mirė apo i keq, por ėshtė pasojė e pėrvojės sė hidhur.

Sė fundi, ku ėshtė pozita e shqiptarėve nė tėrėsi nė raport me strandardet dhe vlerat evropiane?
Shqiptarėt nė mijėvjeēarin e ri hynė me shpresa tė mėdha dhe me realitete tė hidhura. Ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė zgjidhur ende, implementimi i marrėveshjeve politike nė Maqedoni dhe nė Luginė tė Preshevės ngecin nė forma tė ndryshme brengosėse, transformimi ekonomik dhe shoqėror nė Shqipėri nuk po zhvillohet me njė temp inkurajues, imazhi ynė nė botė ėshtė i rrėnuar, aty-kėtu shfaqen kafshime tė ndryshme tė identitetit tonė kombėtar, armiqėsitė e disa shteteve fqinje gjithnjė e mė shumė po sistemohen nė shumė drejtime, kėshtu qė para nesh dalin detyra tė mėdha. Disa nga kėto detyra varen nga ne, siē bie fjala krijimi i imazhit pozitiv, lufta kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, avancimi dhe respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe i standardeve tė tjera demokratike etj. Ndėrkaq disa detyra tė tjera varen nga faktori ndėrkombėtar, si bie fjala, ēėshtja e Kosovės.

Por duhet kuptuar qė kjo e dyta varet drejtpėrdrejt nga ajo e para. Sa mė shumė ta reduktojmė krimin, korrupsionin dhe devijimet e tjera qė ngjallin frikė te faktori ndėrkombėtar, aq mė shumė do tė shtohet pėrkrahja pėr pavarėsi tė Kosovės. Shqiptarėt nė pėrgjithėsi, tė ballafaquar me probleme tė prekshme, tė dhembshme elementare as qė shohin rėndėsinė e ndėrtimit tė imazhit pozitiv. Nėse ka arsyetime pėr ngecje teknologjike, nuk mund tė gjendet asnjė arsye pėr tolerim tė vandalėve qė e rrėnojnė imazhin tonė pozitiv.

Faktori ndėrkombėtar aktualisht i jep rėndėsi tė madhe luftės kundėr terrorizmit, korrupsionit, krimit tė organizuar, respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe tė standardeve tė tjera evropiane. Mbajtja pezull e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė pasojė e dyshimit ndaj seriozitetit dhe kapacitetit tė politikės shqiptare qė tė pėrballet me kėto sfida. Politika shqiptare nė pėrgjithėsi nuk vepron sa dhe si duhet pėr pėrmirėsim tė imazhit tė saj nė atė masė sa faktori antishqiptar pėrhap propagandėn e saj tė egėr, duke ia mveshur politikės dhe popullit shqiptar kėto atribute qė e brengosin botėn e qyteteruar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara