HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Trupat e pajetė tė Anita, Azbije dhe Sibora, u vendosėn nė shtėpinė mortore Azzara nė Nju Jork

-- nga Beqir SINA, Nju Jork - SHBA

Beqir Sina Arrochar - STATEN ISLAND NY: Mbasė njė jave, tė njė egzaminimi tė kujdesėshėm prej eksperteve tė policisė njujorkeze, nė ishullin e Staten Isalnd, trupat e pajetė, tė martėn 26 tetor, iu dorzuan nė pranin e mjekeve ligjor dhe autoriteteve tė qytetit, famijes Bitri, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pėrkatėsishtė, sipas tyre ato u janė dorzuar vėllait tė ardhur nga Italia, Arbenit, Engjellushe Hasanbelliut, gocės sė dajės sė Hazbies dhe Aleksadėr Lamēej, kushuririt tė dytė tė Anitės, pra tė vetmit tė afėrtėt, e saj nė Amerikė.

Familja Bitri, thanė burime pranė familjes pėr gazetėn Bota sot nė SHBA-s, s'bashku me miq dhe shok tė familjes, pasi punuan gjatė nė procesin ligjor pėr dėrgimin e trupave, nė linjėn ajrore New York - Tiranė, vendosen mė nė fund qė arkivolat me tre trupat e pajetė t'i sillnin nė shtėpin mortore, pėr t'i dhėnė edhe njė her para nisjes, nderimet e fundit. Pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit, ēdo gjė u organizua nė shtėpin mortore "Azzara", pas dite me kohėn e Nju Jorkut, ( e martė ) nga ora 2:00 PM deri nė ora 9 :00 PM. Aty u zhvilluan homazhet, nga artistėt, kėngėtarėt, muzikantėt, nxėnėsit e klasės me prinderit e mesuesit, e Sibrorės, bashkėatdhetar me banim nė Nju Jork, antar tė familjes Bitri.

Arkivolėt me trupat e pajetė tė Anita, Azbije dhe Sibora, ishin tė vendosura nė sallėn kememorative nė Funeral Home "Azzara" nė adresen: 183 Sand Lane nė South Beach nė Staten Island, jo shumė larg ndėrtesės ku banonte Anita, nė rrugėn Oqean. Vait Hajdari, muzikant i nderuar qė i ka qėndruar vazhdimisht pranė Anitės, e familjes sė saj, prej ditės sė parė tė ardhjes nė Amerikė, pėrshendeti tė gjithė pjesmarrėsit, nė njė pėrkujtim tė paharruar. Homazhe pranė arkivolve bėnė, Edmond e Eli Xhani, Maks Vathi, Dashnor Gega, Edmond Kushi, Gasper Ēuni, Binak Elezi, muzikantėt e njohur Raif Hyseni e Merita Halili, kėngėtarja vlonjate Aurela Gaēe, Frederik e Aida Ndoci, Shqipe Biba, pedagogėt Kozeta dhe Qemal Zylo, prej kolegjit BramsonOrt. Nike Ēarku, bashkepuntor i saj, Mimoza Gjikola, Luljeta Pėllumbi, e shumė tė tjer.

Kėshtu, qė, nė pėrshtatje dhe kooordinim tė sakt me kohėn e nisjes, ėshtė siguruar mė nė fund, qė me tė njėjtėn kohė dhe aerokompani, tė bėhet dhe dėrgimi i kufomave drejt Shqipėris, pėr nė qytetin e lindjes Vlorėn . E tejkaluar gjithēka lidhur me transportin, e arkivolve, tha po i njėjti burim, nisja nga shttėpia mortore pėr nė aeroportin ndėrkombėtar JFK, nė New York , bėhet nesėr e mėrkur 27 tetor 2004, nė orėn 1:30(pm) pasėdite. Trasportin do t'a kryej sipas rezervimit avionokompania AlItalia, avioni i sė cilės duhet tė ateroj nė aeroportin ndėrkombėtar "Nėnė Tereza" nė Rinas tė Shqipėris, nė orėn 11:35 minuta, tė mesdites sė premte 29 tetor 2004, gjithmon sipas orės nė Tiranė.

Kėngėtarja e njohur shqiptare, Anita Bitri 38 vjeēare, vajza e saj 8-vjeēare dhe mamaja e saj 60 vjeēare, siē e mėsuam gjatė kėtyre ditėve, u gjetėn tė vdekura nė shtėpinė e tyre nė rrugėn Oqean, tė martėn mė 19 tetor nė mėngjes, viktima tė helmimit prej monoksidit tė karbonit. Ajo, nėna dhe e bija ėshtė nderuar tė shtunėn pasdite nė shenjė kujtimi nė Bruklin - New York. Nderim ky qė ju bė asaj, nėnės dhe sė bijės, ishte ndėr mė tė mėdhenjėt nė komunitetin shqiptarė nė Amerikė. Homazhet dhe koncerti recital, u mbajtėn nėn njė atmosfer tė rėndė pikėllimi, nė Kishėn "First Evangelical Free Church" nė Brooklyn - New York.

Muzikantėt, kėngėtarėt, artistėt, politikanėt, biznesmenėt, njerėz tė shtypit dhe tė letrave, amerikanė dhe shqiptarė, fėmijė tė shkollave tė qytetit, rreth 300 pjesmarrės, i dhanė lamtumirėn e fundit kėngėtares Anita Bitri, nėnės sė saj dhe sė bijės. Me kėtė rast pjesmarrėsit grumbulluan edhe rreth 19 mijė dollarė , si ndihmė eventuale, pėr tė dėrguar trupat e pajetė nė vend-lindje, nė qytetin e Vlorės.

Ngjarja tregjike qė mori me vete tre breza

Ndėrkaq, ekspertėt dhe hetimet e policisė njujorkeze, duke nxjerr njė raport paraprak zyrtar, kanė sqaruar kapėrcirėrishtė, se shkak i vdekjes ka qėnė asfiksimi nga mbiniveli monoksidi i karbonit, niveli i monoksidit tė karbonit - ka qėnė sipas matjeve tė tyre mbi 100, shkallė. Shtėpia, thanė mė pasė ata, ku e ėma dhe e bija po flinin nė dhomėn e sipėrme tė gjumit, gjendej e ndotur nė njė nivel shumė mė tė lartė sa mund tė konstatohet me monoksid karboni, 7 deri 9 herė mė shumė, gjė qė po tė kishte ndodhur nė kushte normale do t'i detyronte zjarrfikesit tė urdheronin pėr evakuim tė njėrėzve nė raste tė tilla. Hetimet, kanė gjetur prova tė cilat l lidhen direkt me punimet rinovuese tė banesės gjatė muajve tė fundit, bėrė nga njė kompani "klandestine" jo e regjistruar nė goverment e cila tani ka rėnė preh e hetimeve kryesore. Faktė, ėshtė thekson policia, se daljet e kaldajes nė bodrum kanė qėnė mbuluar me qese plastike, pėr t'a mbajtur jashtė lageshtirėn duke bllokuar tėrėsishtė tubacionin shkarkues tė lėndeve helmuese si dhe derdhja e njė sasie betoni nė mėnyrė shumė tė pakuptueshme mbi tubacion.

Megjithatė, shkaku i rrjedhjes sė monoksidit tė karbonit, i cili solli vdekejn e trefishtė dhe shuajti jetėn e tre brezave, ėshtė me tė vėrtet njė mister i fshehur deri tani, i "gozhduar" pasė hamendejeve tė shqiptarve tė Amerikės. Tė vėrtetėn, do tė bartin arikovalėt me trupat e pajetė tė cilėt ato do tė "udhėtojnė" pėr nė botėn tjetėr, tė vėrteten do t'a bartė ajo shtėpi e kobėshme, qė media amerikane e quajti "shtėpia e djallit

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara