HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipėri, rrugėt pa emra e qytetarėt pa adresė…

-- nga Askold Krushelnycky, "The Independent"

Shqipėria po pėrballet tashmė me njė pengesė tė pazakontė, nė mos absurde, nė pėrpjekjet e saj pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Europian: shumė pak njerėz e dinė se ku jetojnė vėrtet. Ēėshtja "doli nė dritė" kur Brukselit zyrtar kėrkoi tė dinte numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė nė vend. Por regjistrimi i popullsisė nuk mund tė organizohet pasi shqiptarėve u mungojnė adresat ndėrsa nė shumė qytete dhe fshatra rrugėt nuk kanė emra. Njė zyrtar thotė se 40 pėr qind e popullsisė shqiptare nuk ka adresė. Njė banor i kryeqytetit tė vendit, Tiranės, thotė se rruga e tij nuk ka emėr.

"Jetoj nė njė ndėrtesė jeshile", kjo ėshtė ajo qė e identifikon vendbanimin e tij. Njė tjetėr jep si adresė tė banesės sė tij pallatin pėrballė urės dhe njė tjetėr thotė se jeton te ai pallati i madh ngjyrė kafe, prapa ushqimores. Njė mjeke e kryeqytetit, Servete Lohja, thotė se shumė prej banorėve tė Tiranės nuk e dinė se ku jetojnė. Ajo tregon se gjendja e pacientėve shpesh rėndohet pasi shėrbimi i urgjencės nuk gjen dot banesat e tyre. Gjatė regjimit tė Enver Hoxhės, qė drejtoi Shqipėrinė qė pas Luftės sė Dytė Botėrore deri kur vdiq nė vitin 1985, vendi ishte plotėsisht i izoluar.

Nga jashtė nuk vinte asnjė letėr dhe shqiptarėt nuk mbanin korrespondencė tė gjerė pasi e dinin qė gjithēka kontrollohej nga agjentėt sekretė. Shumė rrugė kishin emra, kryesisht tė marrė nga panteoni i kufizuar i herojve komunistė dhe mė tepėr pėrdorej emri i diktatorit. Kėto emra janė hequr tashmė, por shqiptarėt shpesh grinden pėr kėtė duke mos vendosur ende pėr zėvendėsimin. Dhe e kanė seriozisht. Nė fund tė viteve '90, vendi u pėrfshi nga njė konflikt i armatosur, pasi qindra mijėra shqiptarė humbėn kursimet nė skemat famėkeqe piramidale. Nė qytetin e Lushnjės, njė diskutim i fundit i kėshillit bashkiak lidhur me emrat e rrugėve pėrfundoi me njė pėrleshje qė shkaktoi plagosjen e tre kėshilltarėve, pasi goditėn njėri-tjetrin me karrige.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara