HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fabrikat qė mbjellin vdekje

-- nga Ali Eltari*

Incineratorėt, ose fabrikat pėr djegien e mbeturinave, kanė filluar punėn disa dhjetėvjeēarė mė parė nė Europėn Perėndimore. Fillimisht kjo mėnyrė e zhdukjes sė plehrave, u trumbetua me tė madhe, sepse vendimmarrėsit politikė i joshi ideja e industrialistėve pėr zvogėlimin e hapėsirės nė dispozicion tė mbeturinave. Por sinjali i parė i alarmit erdhi nga mjekėt, tė cilėt vunė re se nė njė rreze tė gjerė pranė kėtyre fabrikave, rastet e kancereve tek banorėt, u shtuan sė tepėrmi. Kjo i shtyu shkencėtarėt perėndimorė tė thellojnė studimet.

Nga kėto studime, doli se rastet e llojeve tė ndryshme tė kancereve qė vazhdonin tė shtoheshin, kishin tė bėnin drejtpėrdrejt me ekzistencėn e furrave termike tė djegies sė plehrave. Tashmė ėshtė shkencėrisht e ditur se nga djegiet e mbeturinave krijohet dioksina, njė lėndė e cila shkakton ndarje jo normale tė qelizave. Edhe qelizat bija do tė vazhdojnė tė japin qeliza tė reja jo normale. Nė pėrfundim tė saj krijohen tumoret. Kuptohet, kėto tmerre ndihen mė shumė tek fėmijėt, tė cilėt duke pasur rritje tė shpejtė, edhe rrezikun ndaj kancereve e kanė mė tė lartė. Ky rrezik tek ata ėshtė 10 herė mė i lartė se te tė rriturit. Fėmijėt janė tė rrezikuar para dhe pas lindjeve. Shkencėtarėt kanė provuar tashmė se ky rrezik i ndjek ata nė mėnyrė tė veēantė deri nė moshat 12- 15 vjeēare.

Zakonisht gratė qė jetojnė nė vendet pranė incineratorėve, mund tė lindin fėmijė me tė meta. Kėshtu shkencėtarėt e Universitetit tė Njukastelit (Britani) kanė zbuluar se ndarja mė dysh e shpinės sė fėmijėve (lindja e dy fėmijėve bashkė) ėshtė 17 pėr qind mė e lartė dhe sėmundjet e zemrės, 12% mė tė shpeshta, nė rreth 245 000 lindje nė veri-perėndim tė Britanisė, ndėrmjet viteve 1956 dhe 1993. Pas britanikėve, edhe shkencėtarė tė vendeve tė tjera, zbuluan nė po tė njėjtėn mėnyrė lidhjen e kėtyre tmerreve me teknologjinė e djegies sė plehrave tė qyteteve.

Nga gazet e kėtyre djegieve shtohen rreziqet te nėnat shtatzėna, tė cilat do tė lindin fėmijė tė vdekur, fėmijė me tru jo normal, me sėmundje zemre si dhe shumė ērregullime tė lindjes. Njė pjesė e kėtyre ērregullimeve nisin tė shfaqen qė nė dy muajt e parė.
Sidomos pėr kėto arsye humanitare, firmosja dhe ndėrtimi i incineratorėve nė Shqipėri ėshtė biznes i shėmtuar, i dėnueshėm dhe antiligjor. Nė kuptimin e pėrgjegjėsisė qytetare, kjo firmosje ėshtė gjithashtu njė akt i turpshėm moralisht. Qeveritarėt, ndonėse kanė qenė tė paralajmėruar pėr tė mos e bėrė kėtė veprim fatal, ndonėse kanė qenė nė dijeni tė planit kombėtar pėr zhdukjen e plehrave, ku teknologjia e parashikuar ėshtė vendgroposja, kanė firmosur. Kanė firmosur me mendjelehtėsi dhe pėr tė siguruar fitime kolosale (tė padeklaruara), ndonėse faturėn e tyre e paguajnė nėnat e kryesisht fėmijėt, qė nuk do tė arrijnė tė dalin nė jetė ose do tė dalin tė gjymtuar.

Prej shumė viteve shoqatat joqeveritare ekologjike europiane ngrejnė zėrin pėr mbylljen e kėtyre fabrikave dhe ia kanė dalė mbanė me mbėshtetjen e shoqėrive pėrkatėse tė rrezikuara, qė tė mbyllin njė numėr shumė tė madh syresh. Nė kėto kushte ata qė merren me kėtė industri tė dėmshme, kėrkojnė vende tė tjera ku mund tė depėrtojnė. Nė asnjė mėnyrė, nuk duhet t’i lejojmė kėta njerėz tė etur pėr fitime tė shpejta qė tė vijnė nė vendin tonė. Pas pak vitesh do tė krijohen tek fėmijėt tanė po ato probleme shqetėsuese me jetėn e njerėzve, qė janė vėnė re nė vendet e Perėndimit.

Nėse vėrtet ndonjė pėrfaqėsues i fqinjit tonė, ėshtė kaq i interesuar “tė ndihmojė popullin shqiptar” qė tė shpėtojė nga plehrat, pėrse nuk e ndėrton kėtė fabrikė nė Itali dhe tė na ndihmonte duke djegur atje edhe plehrat tona? Por populli e di tashmė kėtė pėrgjigje tė thjeshtė. Mos na merrni pėr naivė. Asnjė shtet dhe asnjė popull nuk do tė dojė mė shumė Shqipėrinė dhe shqiptarėt se sa veten e vet. Ndaj firmosja e njė dokumenti tė tillė tregon se personat qė bėnė kėtė turp duhet tė dėnohen nė emėr tė fėmijėve tanė, nė emėr tė sė ardhmes sė pėrbashkėt.

*Autori ėshtė Anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Ballkanit dhe president i Klubit Ekologjik Shqiptar

Shekulli, 16/06/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara