HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NĖ ZVICĖR MBAHET PREMIERA E FILMIT SHQIPTARO-ZVICERAN "YLLKA"

-- nga Zef Ahmeti, St. Gallen, maj 2004

Zef Ahmeti

Rėnia e sistemit komunist nė fillim tė viteve tė `90 e kaplon edhe Shqipėrinė. Ky ndėrrim i sitetim politik pas vetit kishte edhe pasoja, e nė veēanti pėr shtetin e izoluar tė Shqipėrisė.

Pamjet televizive tė ngjarjeve tė kohės sė demostratave kundėr sistemit komunist nė Shqipėri janė fillimi i filmit shqiptaro-zviceran "Yllka".

Filmi flet pėr dy shoqe qė largohen nga Shqipėria pėr nė Zvicėr, me dėshirėn pėr t'u martuar atje. Dėshira tė kalojnė nė Zvicėr, sipas filmit, lindė pas disa dėshprimeve qė pėrjetojnė Yllka dhe mikesha e saj Mira nė Shqipėri.

Pas njė "loje" tė sukseshme Yllka me vajzėn Doruntinėn dhe Mira ia dalin tė hyjnė nė Zvicėr. Mirėpo ato kanė vetėm njė javė kohė pėr tė gjetur burrin zviceran pėr martesė.

E zhgėnjyer prej njė zviceriani, Mira kthehet nė Shqipėri, martohet dhe vazhdon karrierėn e saj si aktore.

Ndėrsa Yllka, skenariste nė atdhe, pastron xhamat nė Zvicėr, shėrben nė kafene dhe bėn punė tė tjera. Yllka pasi takon njė fotograf tė droguar, njė muzikant dembel dhe njė shkrimtar homoseksual, ajo vazhdon tė kėrkojė njeriun "ideal" tė jetės...

Filmi "Yllka" me rastin e premierės nė Shqipėri ėshtė pranuar me koplimente tė merituara.

Premiera e filmit "Yllka" do tė mbahet nė Zvicėr me sa vijon:

Lozanė: 12 maj 2004, kinema SKALA
Gjenevė: 12 maj 2004, kinema BELLEVAUX

Interpretojnė

Bessa Myftiu: Yllka
Zamira Kita: Mira
Xhenis Vehbiu: Doruntina e madhe
Elina Duni: Doruntina e vogėl
Valentin Rossier: Patrick
Yves Lambrecht: Fred
Carlos Leal: Alex
Vincent Coppey: Heinz

Bashkėpunimi artistik

Skenari: Bessa Myftiu
Regisorė: Maya Simon & Ylli Pepo
Muzika: Elina Duni, Gentian Rushi, Sarten

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara