HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NE HAMBURG TE GJERMANISĖ U MBAJT AKADEMI PER TE DJATHTEN SHQIPTARE

E DJATHTA SHQIPTARE NIS MARSHIMIN NGA HAMBURGU ME TE VETMIN QELLIM: PER NJĖ SHQIPERI ETNIKE

Nga Nue Oroshi

Xhafer Deva Ne nje atmosferė qė asnjeherė nuk kishte ndodhur ne diasporen Shqiptare, ne Hamburg te Gjermanis pas gjashtdhjetė vjetesh harresė dhe perbuzje per nacionalistet e Shqiperisė Etnike, u mbajte Akademia perkujtimore e te Djathtes Shqiptare ne shenje nderimi dhe perkujtimi per 100 vjetorin e lindjes se Inxhinjer Xhafer Deves udheheqesit te Lidhjes se Dytė te Prizrenit, dhe 58 vjetorin e renies Heroike te komandantit legjendar dhe udhehqesit te luftes per Shqiperinė Etnike, Kapidan Dr. Mark Gjon Markut.

Nė kėtė akademi tė sė djathtės Shqiptare, moren pjesė Shqiptaret nga te Gjitha viset e Shqiperis Etnike aty ishte Shqiperia e perfqesuar nga Dr. Romeo Gurakuqi, Aty ishte Qameria e perfaqesuar nga Muharrem Canaji, Kosova kishte me shumė perfaqesues dhe ligjerues, e cila perfaqesohej nga akademik Mark Krasniqi, Prof. Dr. Muhamet Shatri, Prof. Dr. Jahja Dranqolli, deputeti i parlamentit te Kosoves Fadil Geci, Kryetari i Partisė Liberale te Kosoves Gjergj Dedaj, Jetish Kadishani e Besim Morina, edhe Malesia nuk mbeti pa perfaqesusit e vet ne ketė akademi, Malėsinė e Perfaqesonin maestro i artit Shqiptare, Gjelosh Gjokaj dhe publicisti Fran Camaj.

Tomė Mrijaj

Nga Maqedonia ishte Dr. Riza Sadiku e nga Amerika e Larget puntori i palodhur kombetar dhe njeherit sekretari Lidhjes se Prizrenit nė mėrgim Tom Mrijaj. Nuk mungoi edhe diaspora e Evropes e cila perfqesoheji nga atdhetari Emin Fazlia, Niman Mulliqi, Luz Thaqi, Hazir Krasniqi, si dhe luftetari dhe krahu i djathtė i Adem Jasharit, Gani Geci, nga Suedia ishte piktori me fame tė madhe Rrustem Bujupi se bashku me veprimtaret e vjeter Rexhep Jasharin e Ibrahim Meten, ndersa nga Austria Prek Brahimi, ishin edhe shum mysafir tė tjer nga mbarė viset e Shqipėris Etnike. Ne emer te keshillit organizativ te pranishmit i pershendeti historiani Nue Oroshi ku e ftoi akademik Mark Krasniqin qe ta hapte ketė akademi per te djathten Shqiptare te paren ne historin e Shqiptareve te ketij niveli ku perfqesoheshin shqiptaret e te gjitha viseve etnike.

Fadil Geci

Pasė hapjes sė akademis u dha njė program i shkurter artistik ku u recituan disa poezi nga nxenesit shqiptar qe jetojn ne Hamburg, u kendua kenga e bashkimit Kombetar "thrret Prizreni Mori Shkoder" si dhe poeti Ejup Krasniqi deklamoi vargje te poezis se Ernest Koliqit kenga e Kapidan Markut.
Me pas prezentuesit e shkelqyer Nurie Nuhiu dhe Albert Bisaku njoftuan per hapjen e Ekspozites se piktorve Gjelosh Gjokaj, Rrustem Bujupi dhe Mentor Ejupi.

Pastaj u kalua ne pjesen shkencore tė akademise ku u zgjodhen edhe anėtaret e keshillit drejtues me ketė perberje Akademik Mark Krasniqi, Emin Fazlia, Muharrem Canaji dhe Muhamet Shatri. Ligjeruesi i pare ishte Prof. Dr. Muhamet Shatri sekretar shkencor i Institutit te Historisė, i cili ligjeroji me temen Perpjeket e Lidhjes se dyte te Prizrenit, pėr jetsiminė e aspiratave jetike te kombit shqiptar. I cili tha se "Lidhja e dyte e Prizrenit ishte organizata me e rendėsishme politiko-ushtarake, nė Kosovė dhe nė trevat e tjera Shqiptare, e krijuar gjatė Luftės sė dytė Botėrore. Ajo u organizua simbas Shembullit te Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, dhe u angazhua deri ne fund per clirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare ne nje shtet te Perbashkėt.

Emin Fazlia

Interesim zgjoi edhe kumtesa e Prof. Dr. Jahja Dranqollit me titull "Dimensioni Historik i Lidhjes se Dyte te Prizrenit", si dhe Kujtimet e Akademik Mark Krasniqit per Atdhetarin Gjon Sereqi. Me pas u vazhdua me kumtesen e Idriz Lamajt pėr Xhafer Deven. Ketu zoti Lamaji nga Amerika e Larget edhe pse mungonte me trup ai shpirterisht ishte ne ket akademi dhe mjafte thuket kishte permbledhur kujtimet e tij per Inxhinier Xhafer Deven si ne aspektin historik, si dhe atė ne baze te aspektit shkencor e sidomos ne leterkembimet e Xhafer Deves me intelektualet Shqiptarė dhe Amerikanė.

Muharrem Canaji

Edhe kumtesa e Historianit te ri Nue Oroshit per Kapidan Dr. Mark Gjon Markun kishte nje rendesi te jashtėzakonshme ku u dha ne menyrė kronologjike nje Gjeneologji prej Pal Dukagjinit e deri te komandanti legjendar dhe udheheqesi i Lufteas Per Shqiperin Etnike Kapidan Dr. Mark Gjon Marku dhe ne bazė shkencore u dha veprimtaria ushtarake dhe politike e kapidan Dr. Mark Gjon Markut. Te nje rendesie te vecante ishin edhe kumtesat e Emin Fazlisė per profesor Ymer Berishen, ku sic e cilesoi zoti Fazlia, "Farkatar i denjė i Bashkimit kombėtar dhe Rivendosjes se Shqiperis Etnike". Por aty ku permendet Cameria duhet te cohet ne kembė Shqiptaria dhe te pranishmit ne sallė u entuziazmuan kur perfqesuesi i Camerisė Muharrem Canaji i veshur ne rrobat kombetare came, referoi mbi temen mbi qendresen dhe Tragjedinė came duke e filluar me nje poezi "Moji Shqiponja dykrenare/ pse mke hipur nė atė minare/ kerkoj rrugen per ne Janinė/ per Prevezė dhe Prishtinė/ se atje e kam shtepinė/" duke vazhduar me pas me fakte per luftrat e Camerisė.

Prof. Dr. Jahja Dranqolli

E nje rendesie te vecantė ishte edhe tema per profeor Ernest Koliqin dhe kontributi i tij atdhetar ne aspektin atdhetar dhe politik referuar ne menyrė brilante nga Prof. Dr. Romeo Gurakuqi. Nderkaq sekretari i Lidhjes se Prizrenit ne Mėrgim, Tom Mrijaji, ardhur nga Amerika ligjeroi per heroinen Marie Shllaku, ku tha se fjalet e fundit te saj ishin vertet lapidare, "Gjaku im i paster Kosovė, t'u beft Dritė". Pasiqe ishte parapare qe kjo akademi te zhvillohet nė dy ditė dhe duke u nisur nga fakti qe shumica e te pranishmeve kishin marrur rruge te larget dhe duhet te ktheheshin, u vendos qe seanca e dites se dyte te mbahet ne mbremjen e dites se pare ku u vazhdua me ligjeruesit Niman Mulliqi, i cili foli per aktivitetin e Mit'hat Frasherit, Fadil Geci beri nje elaborim te shkelqyeshem te Luftes se Drenices me theks te vecantė luftrat e Shaban Polluzhes, Mehmet Gradices, si dhe luftrat e Bajraktarit te Llaushes.

Me pas u paraqiten per ligjerime edhe zoterinjtė Gjergj Dedaji per Ndue Perlleshin, Fran Camaji per Prek Calin, Dr. Riza Sadiku me temen mbi Xhem Gostivarin, Jetish Kadishani mbi temen per Ukė Sadik Ram Gjurgjevikun, Besim Morina per Ajet Gergurin, Luz Thaqi per Gjelosh Lulin. Ne ketė akademi per shkaqe objektive nuk kishin mundur te marrin pjesė edhe disa ligjerues por qe i kishin derguar kumtesat e tyre sic ishin Mr. Llukman Halili, Petrit Palushi, Klajd Kapinova, Sefedin Krasniqi, Mehmet Gjoshi. Ne fund u be edhe promovimi i librit te Gani Gecit ku foli Maxhun Smajli, librit te Tom Mrijajt ku foli Avni Billalli, librit te Maxhun Smajlit, ku foli Selman Etemi dhe Librit te Idriz Lamajt ku foli Arif Molliqi.

Ne ket akademi per te Djathten Shqiptare erdhen telegrame urimi nga te Gjitha viset e Shqiperis Etnike. Ne fund Keshilli organizativ pershendeti te gjithė ata qe kontribuan ne menyra te ndryshme qe kjo akademi e para e keti lloji per te djathten Shqiptare ta arrin suksesin e duhur. Me nje fjalė te rastit u paraqit edhe luftetari i oreve te para te UCK-sė dhe bashkluftetari i Adem Jasharit, Gani Geci, i cili beri nje elaborim te shkelqyeshem te Luftes se fundit ne Kosovė duk theksuar se lufta e fundit ne Kosove ėshtė vazhdimesi e luftes se Shaban Polluzhes e Mehmet Gradices e jo vazhdimesi e luftes se pansllavisteve komunist tradhtarve Ali Shukriu, Sinan Hasani etj.

Ne fund akademia per te djathten Shqiptare nxorri disa konkluzione te cilat do t'i bejm publike me vonė. Me fjalet Rrnoftė Shqipėria Etnike akademik Mark Krasniqi e mbylli ketė akademi per te Djathten Shqiptare. Duke mbetur me shpresė se nga Hamburgu i Gjermanis e Djathta Shqiptare filloi marshimin per berjen e Shqiperis Etnike.

Foto 1. Foto e perbashket e ligjeruesve me keshillin organizativ
Foto 2. Tom Mrijaj, Sekretar i Lidhjes se Prizrenit
Foto 3. Fadil Geci, deputet i Parlamentit te Kosoves
Foto 4. Emin Fazlia, Kryetar i BKDSH.
Foto 5. Muharrem Canaji, Perfaqėsues i Camerisė
Foto 6. Prof. Dr. Jahja Dranqolli, Ligjerues ne Univerzitetin e Prishtines.
Foto 7. Keshilli Drejtues i Akademisė Emin Fazli, Mark Krasniqi, Muharrem Canaji, Prof. Dr. Muhamet Shatri
Foto 8. Dr. Romeo Gurakuqi, Fran Camaj, Gjelosh Gjokaj dhe Nue Oroshi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara