HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ekskluzive pėr "TemA":
Flet ish Shefi i Komisariatit tė Elbasanit, i plagosur nė vendngjarje

Dėshmia: Ja kush na vrau nė Cėrrik

-- nga Agron Kuliqi, TemA, 06.03.2004

Agron Kuliqi, njė ndėr drejtuesit e plagosur tė policisė dhe forcave tė Gardės nė Cėrrik, tregon tė vėrtetėn e ngjarjes sė 23 majit, ku ngelėn tė vdekur gjashtė efektivė tė Gardės sė Republikės. Kush ishin personat qė organizuan pritėn, kush i drejtonte dhe kush ishin ekzekutorėt. Lidhjet e tyre me drejtues tė shtetit dhe presionet e shumta qė ēuan nė mbylljen e ēėshtjes nga Prokuroria. Fushata elektorale e 1997-ės e ish Presidentit Rexhep Meidani qė u investua nga grupet kriminale qė kryen masakrėn. Emrat e personave qė dhanė jetėn pėr rivendosjen e ligjit nė Cėrrik, dy ish-ushtarakėt e lartė qė hartuan planin e sulmit, drejtuesit lokalė tė Partisė Socialiste qė dirigjonin lėvizjet e grupeve kriminale, emrat e personave qė ekzekutuan sulmin ndaj gardistėve. Tė gjitha nė specialen e pregatitur nga gazeta 'TemA' pėr masakrėn mė tė madhe tė kryer ndaj efektivėve tė Gardės sė Republikės, masakrėn e Cėrrikut.

Neritan Ceka mes rebelėve tė vitit 1997 Agron Kuliqi tregon pėr gazetėn "TemA" momentet e tmerrshme tė masakrės sė Cėrrikut nė 13 maj tė vitit 1997. Nė atė kohė, shef i sapoemėruar i komisariatit tė Elbasanit dhe pjesėmarrės sė bashku me efektivėt e Gardės sė Republikės nė operacionin pėr rivendosjen e rregullit nė qytezėn e Cėrrikut. Tashmė shtatė vjet pas ngjarjes, kur i kujton atė ditė, e kalon me dhimbje, por pėrpiqet tė flasė pėr hir tė sė vėrtetės, pėr hir tė humbjes sė jetės tė gjashtė shėrbėtorėve tė shtetit.

"Jam pėrpjekur e kam folur edhe nė shtyp dhe do tė flas deri sa tė zbardhet kjo e vėrtetė, e cila mundohet tė mbulohet, pėr hir tė atyre punonjėsve tė shkretė qė sakrifikuan jetėn, e pėr hir tė atyre qė u plagosėn e mė pas u detyruan tė largohen nga vendi," thotė Agroni me njė hije dhimbjeje qė i ka rėnė mbi fytyrė. I mban mend tė gjithė ata qė organizuan, komanduan e masakruan gjashtė efektivėt, emrat e tyre, vendin ku ndodhen, lidhjet me persona nė funksione tė larta shtetėrore. Madje disa prej tyre janė zyrtarė tė shtetit, paēka se kishin vrarė po funksionarė tė shtetit.

* * *

Agron Kuliqi ėshtė emėruar shef i komisariatit tė Elbasanit nė 22 maj tė vitit 1997, njė ditė pėrpara se tė ndodhte masakra. Ai ėshtė njohur me gjendjen alarmante qė ekzistonte nė Elbasan dhe nė qytezėn e Cėrrikut. I kishte rėnė pėr barrė tė rikthente qetėsinė e rendin e humbur nė kėtė vend. Ngjarja zė fill nė 22 maj, kur komisariati i policisė sė Elbasanit sulmohet nga njė grup njerėzish tė armatosur. Agron Kuliqi ka lėnė menjėherė mbledhjen qė po zhvillonte me prefektin, kryetarin e Bashkisė e shumė tė tjerė, qė po diskutonin pėr normalizimin e situatės, pėr tė rikthyer kontrollin mbi komisariatin e Elbasanit. Pas shumė pėrjekjesh dhe plagosjes sė disa efektivėve ėshtė rikthyer normaliteti nė komisariatin e Elbasanit. Por paralelisht me kėtė sulm, ėshtė sulmuar edhe posta e policisė nė Cėrrik. Inspektorė krimesh tė policisė nė Cėrrik kanė informuar Agronin se posta ishte sulmuar dhe ishte pushtuar nga elementė kriminalė.

Agron Kuliqi ka vėnė nė dijeni menjėherė ministrin e Brendshėm tė asaj kohe Belul Ēelėn, pėr ngjarjen e rėndė dhe i kishte kėrkuar pėrforcime. Njė grup nga Reparti 711, pjesė e Gardės sė Republikės, ėshtė nisur nė drejtim tė Elbasanit. Pėrgjatė gjithė natės policia e Elbasanit nė bashkėpunim me efektivėt e Gardės qė kishin nė krye Arjan Ēengėn, kanė hartuar planin e veprimit pėr tė rikthyer normalitetin nė qytet dhe pėr tė nxjerrė nga kthetrat e bandave Cėrrikun. Rreth orės 7:30 rreth 32 efektivė sė bashku me Gardėn me nė krye Agronin dhe Arjan Ēengėn janė nisur nė drejtim tė Cėrrikut me disa mjete tė blinduara dhe makina policie. Ata janė futur nė Cėrrik nga unaza, nga jashtė qytetit dhe pėrgjatė rrugės kanė parė shumė njerėz me tė cilėt nuk kanė replikuar as me fjalė pėr tė mos folur me armė. Pasi kanė bėrė njė lėvizje, nė bazė tė informacioneve qė kishin, kanė dalė nga qyteti dhe kanė shkuar 5 kilometėr larg nė fshatin e quajtur Shalės, ku ndodheshin dy magazina me armė. Atje kanė marrė armėt dhe janė rikthyer pėr nė Cėrrik. Sapo janė futur nė qytet, nė qendėr ku ndodhet kinemaja, nė mes njė shesh dhe pėrballė disa pallate, janė ndodhur nėn breshėrinė e armėve nga mė tė ndryshmet duke filluar nga kundratanku e duke pėrfunduar tek granatat.

Agroni me njė grup efektivėsh kanė qenė pėrpara blindit duke ecur e paraprirė forcave tė tjera. Ndėrsa autoblinda i ndiqte nga pas. Fillimisht ėshtė qėlluar mbi blindin ku kanė ngelur tė vdekur katėr efektivė tė Gardės: Sali Martini 42 vjeē, Halit Haxhia 27 vjeē, Bashkim Mella 21 vjeē, Besnik Syla 21 vjeē. Mė pas breshėria ka pėrfshirė edhe Agronin dhe efektivėt e tjerė qė u paraprinin nė kėmbė mjeteve tė tjera. Personat qė qėllonin kanė qenė tė dislokuar nė katėr pika tė larta mbi ndėrtesat dhe i qėllonin efektivėt e policisė dhe gardistėt nga katėr pika tė ndryshme tė kryqėzuara. Nė kėtė shkėmbim zjarri u vranė edhe dy tė tjerė Qemal Mehmeti 25 vjeē efektiv i Gardės dhe Petrit Gjonaj 25 vjeē, efektiv i policisė sė gatshme, u plagosėn rreth 15, mes tė cilėve edhe Agron Kuliqi. Ka qenė njė moment sfilitės e vetėsakrifikues e gjithė ajo punė qė kanė bėrė kėta djem pastaj pėr tė tėrhequr tė plagosurit, e pėr tė gjetur njė shteg pėr tė ikur nė drejtim tė Elbasanit pėr tė shpėtuar.

Katėr grupet e banditėve, tė instruktuar nga dy ish ushtarakė tė lartė tė larguar nga puna si Pertrit Senja (ish komisar brigade) dhe Jogji Ēala (ish komisar i shkollės sė Lirė Papėrr) si dhe tė dirigjuar nga: Llazėr Bici kryetar i PS sė Cėrrikut dhe Met Bozi, nėnkryetar i PS dhe kryetar i Komitetit tė Shpėtimit Publik, sipas dėshmitarėve Xhemal Buzani, G.M., e disa tė tjerė, tė cilėt kanė dėshmuar pėrpara oficerit tė policisė Arjan Ashiku, i cili u largua nga puna me ardhjen nė pushtet tė socialistėve nga Ministri i Rendit Neritan Ceka.

Emrat e personave tė ndarė nė katėr grupe qė qėllonin mbi efektivėt e Gardės dhe tė Policisė janė:
Nė grupin e parė ishin: Arben Ēollaku, Roland Cėrriku, Taulant Kovaēi dhe njė person i thirrur Cogla.
Nė grupin e dytė: Roland Xhepaxhiu, Nard Pole, Altin Koēi, Nard Braka, Nol Braka dhe Ardian Xhija.
Nė grupin e tretė: Ardian Toska, Edmond Tafa, Arben Tafa, Lorenc Allushi, Lorenc Xhelili dhe Ardiani i Asimes.
Nė grupin e katėrt: Tomor Buzani, Tar Toska, Xhet Toska, Luan Nora dhe Sokol Buzani.

Tė gjitha dihen, emrat e organizatorėve, tė ekzekutuesve, ka dėshmitarė okularė, ka tė mbijetuar nga kjo tragjedi, por gjithēka u mbyt nga heshtja e drejtėsisė. Ata qė sakrifikuan nuk u shpėrblyen, ata qė shpėtuan u nėpėrkėmbėn u kėrcėnuan e u detyruan tė linin vendin, nga instanca tė larta shtetėrore.

Kur keni shkuar nė Cėrrik dhe pėrse duhet tė shkonit atje?
Mė 21 maj 1997 unė jam komanduar nga ministri i Rendit i asaj kohe Belul Ēela, si shef i komisariatit tė policisė nė Elbasan. Mė datėn 23 maj qė ėshtė edhe dita e masakrės, mė ėshtė bėrė prezantimi si shef i komisariatit dhe jam njohur me situatėn dramatike qė po kalonte rrethi i Elbasanit. Mė 22 maj patėm takim me prefektin e rrethit tė Elbasanit dhe me kryetarin e bashkisė. Gjatė kėtij takimi jemi njohur me problemet e shumta qė kishte ky vend dhe veēanėrisht edhe me problemet e rendit. Nė fund tė takimit jam informuar se ėshtė sulmuar komisariati i policisė nė Elbasan. Kam shkuar menjėherė nė vendngjarje pėr tė ndjekur situatėn, kemi patur shkėmbime zjarri dhe njė luftė tė ashpėr pėr tė vendosur kontrollin nė komisariat. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė sulmuar edhe posta e policisė nė Cėrrik. Kam folur me eprorėt e mi Belul Ēelėn ministėr i Rendit dhe zv.ministrin Agim Shehu. I kam vėnė nė dijeni dhe i kam informuar pėr situatėn e krijuar.

A ju kanė ofruar pėrforcime nga Tirana?
Nga Tirana janė nisur njė grup i forcave speciale tė repartit 711 qė ishte pjesė e Gardės sė Republikės. Forcat kanė ardhur nga Elbasani dhe kryesoheshin nga Arjan Ēenga qė ishte i Gardės. I kam informuar pėr situatėn dhe gjatė gjithė natės kemi pėrgatitur planin operativ sesi do tė rivendosnim qetėsinė nė Cėrrik. Gjatė hartimit tė kėtij plani kemi marrė informacione nga inspektorėt e krimit nė policinė e Cėrrikut pėr personat qė kishin sulmuar postėn e policisė dhe pėr organizatorėt. Emrat e tė cilėve do t'i them kur tė kalojmė nė ngjarjen e Cėrrikut.

Kur jeni nisur pėr nė Cėrrik?
Rreth orės 7:30-8:00 tė mėngjesit jemi nisur drejt Cėrrikut dhe operacioni zhvillohej nė bashkėpunim nga forcat e policisė sė Elbasanit dhe efektivave tė Gardės dhe kishte si qėllim normalizimin e situatės nė Cėrrik. Nė qytetin e Cėrrikut jemi futur nga unaza e qytetit nga ana e jashtme dhe nga informacionet e para qė kishim, kemi ndaluar dy persona qė ishin pjesėmarrės nė goditjen e postės. Kemi lėvizur nėpėr qytet pa konfrontime me qytetarėt dhe kemi dalė rreth 5 km jashtė Cėrrikut nė fshatin e quajtur Shalės, pasi kishim informacione se aty ndodheshin dy magazina me armatime nga mė tė ndryshmet. Kemi shkuar nė kėtė vend, morėm armėt dhe jemi kthyer sėrish pėr nė qytet pėr t'u tėrhequr pėr nė Elbasan pasi kishim vendosur efektivat e policisė nė postėn e policisė. Gjatė lėvizjes nėpėr qytet ka pasur shumė qytetarė me tė cilėt nuk kemi shkėmbyer asnjė fjalė pėr tė mos folur pėr shkėmbim zjarri. Ne nuk kishim shkuar tė sulmonim ata dhe as ata nuk kishin asgjė me ne. Mė pas u pėrdor emri i tyre pėr tė justifikuar krimin e shėmtuar qė kishin bėrė grupet kriminale.

Kur ka filluar shkėmbimi i zjarrit?
Kur po ktheheshim nė qendėr tė qytetit ku ndodhet kinemaja, njė shesh pėrpara dhe disa pallate pėrballė kanė filluar tė shtėnat e para. Aty u ndodhėm nėn njė breshėri tė madhe zjarri. Tė shtėnat vinin nga lart dhe dukej qė plani ishte parapregatitur mė sė miri pėr tė na zėnė nė befasi. Fillimisht ėshtė qėlluar mjeti i parė i blinduar me armė duke filluar nga kundratanku, mitralozat 12.7, automatikė e tė tjerė. Nė kėtė mjet vdiqėn efektivat e Gardės: Sali Martini 42 vjeē, Halit Haxhia 27 vjeē, Bashkim Mella 21 vjeē, Besnik Syla 21 vjeē.

Unė sė bashku me forcat e tjera kam qenė duke ecur pėrpara nė kėmbė dhe mjeti i blinduar na ndiqte nga pas. Breshėria e armėve ėshtė lėshuar edhe mbi ne. Mua mė ka kapur plumbi nga pas nė kurriz dhe mė ka depėrtuar tejpėrtej duke mė dalė nga barku. Nė kėtė breshėri kanė ngelur tė vdekur Qemal Mehmeti 25 vjeē efektiv i Gardės dhe Petrit Gjonaj 25 vjeē, efektiv i policisė sė gatshme.

A e kujtoni si ishte organizuar kurthi dhe kush ishin pjesėtarėt qė merrnin pjesė nė pritė?
Kėto u sqaruan mė vonė dhe gjatė hetimeve, pasi unė nuk mund tė bėja identifikimin e tyre, sepse ata ishin tė vendosur nė lartėsi tė pallateve.

Prita ishte organizuar nė katėr pika:
Nė grupin e parė qė qėllonte ishin: Arben Ēollaku, Roland Cėrriku, Taulant Kovaēi dhe njė person i thirrur Cogla.
Nė grupin e dytė: Roland Xhepaxhiu, Nard Pole, Altin Koēi, Nard Braka, Nol Braka dhe Ardia Xhija.
Nė grupin e tretė: Ardian Toska, Edmond Tafa, Arben Tafa, Lorenc Allushi, Lorenc Xhelili dhe Ardiani i Asimes.
Nė grupin e katėrt: Tomor Buzani, Tar Toska, Xhet Toska, Luan Nora dhe Sokol Buzani.

Ndėrsa mė pas morėm vesh se hartuesit e planit tė rrethimit tonė ishin dy ushtarakė tė liruar Pertrit Senja (ish komisar brigade) dhe Jogji Ēala (ish komisar i shkollės sė Lirė Papėrr).

Ndėrsa koordinatorė dhe organizatorė ishin: Llazėr Bici kryetar i PS sė Cėrrikut dhe Met Bozi, nėnkryetar i PS dhe kryetar i Komitetit tė Shpėtimit Publik.

A jeni tė informuar, ku ndodhen tashmė kėta persona?
Disa prej tyre janė funksionarė tė lartė shtetėrorė. 90 pėrqind e tyre janė vrarė pėr larje hesapesh dhe shumė tė tjerė janė nxjerrė nė kėrkim pėr krime tė tjera.

Ēfarė bėri drejtėsia pėr tė zbardhur kėtė ēėshtje pas 1997?
Absolutisht asgjė. Nė kėtė masakėr ngelėn tė vrarė gjashtė persona dhe u plagosėn mbi 15 tė tjerė dhe disa tė tjerė u morėn peng. Drejtėsia nuk e zbardhi asnjėherė kėtė ēėshtje. Madje Arjan Ashiku, oficeri qė ishte marrė me kėtė ēėshtje dhe na vuri nė dispozicion ne njė sėrė dokumentash hetimore mbi kėtė ēėshtje, u pėrjashtua nga policia dhe iu hap padi penale. Pas kėrcėnimeve tė shumta ai u largua jashtė vendit dhe tashmė ndodhet nė Kanada. Dosja u pezullua pas presioneve tė shumta nga instanca mė tė larta nga hetuesja Nasifer Ēala, e cila pas kėrcėnime u detyrua tė linte punėn dhe tė largohej edhe kjo jashtė vendit.

A u shpėrblyen ata qė sakrifikuan pėr vendosjen e rendit nė Cėrrik?
Po, u shpėrblyen me pushim nga puna, pėrndjekje e persekutim. Ky ishte shpėrblimi. Tė gjithė personat qė janė plagosur atė ditė tė zezė nė Cėrrik janė pushuar nga puna me ardhjen e socialistėve nė pushtet. Pėr familjet e atyre efektivėve tė vrarė nuk u bė asgjė dhe sakrifica e tyre sublime u nėpėrkėmb nga pushtetarėt e ri.

Meidani ishte deputet i asaj zone, a ka bėrė kėrkesė si ish president pėr zbardhjen e sė vėrtetės sė kėsaj masakre?
Janė po kėto elementė dhe grupe kriminale tė cilėt mė pas investuan fushatėn e ish Presidentit Rexhep Meidani, i cili u bė deputet nė kėtė zonė elektorale. Ishte detyrim moral ndaj banorėve tė kėsaj zone, tė cilėt pėr hir tė sė vėrtetės kanė dashur edhe tė na ndihmonim nė atė moment tragjik ku ndodheshim, pėr ish presidentin Meidani qė tė jepte urdhėr pėr zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje, gjė qė ai nuk e bėri.

Meraku im i madh tashmė ėshtė zbardhja e kėsaj tė vėrtete historike dhe nderimi i sakrificės sė atyre punonjėsve tė shtetit qė lanė jetėn e tyre pėr vendosjen e qetėsisė nė atė kohė tė trazuar nė Cėrrik.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara