HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DEBATI I SOTĖM NĖ KOSOVĖ

-- nga Albin Kurti

Albin Kurti Problemi kryesor i debatit dhe dialogut nė Kosovė, jo vetėm publik dhe sidomos atij politik, nuk ėshtė mungesa e tij, por kotėsia e tij. I gjithė debati zakonisht bėhet pasi tė jenė marrė vendimet. Forumet, konferencat, debatet televizive, shkrimet nėpėr gazeta, njėsoj sikurse dialogu i institucioneve tė Kosovės me UNMIK-un realisht nuk i paraprijnė vendimmarrjes dhe nuk janė pjesė e saj. I tillė ėshtė rasti me Rezolutėn 1244 dhe me interpretimet e saj, me Kornizėn Kushtetuese, me marrėveshjet e kryeadministratorėve tė UNMIK-ut me Serbinė dhe me ēdo gjė tjetėr qė kanė bėrė kryeadministratorėt, me "Standardet para Statusit", me bisedimet me Beogradin, me decentralizimin, me privatizimin etj. Debati aktual te ne nuk influencon vendimet; ai ndihmon nė bėrjen publike tė tyre, nė pėrhapjen sa mė tė madhe tė tyre.

Kritika nė debat ėshtė pa ndikim tė posaēėm dhe lejohet me synimin qė tė mbetet e tillė - pa ndikim, si dhe pėr tė krijuar iluzionin e pluralizmit tė mendimeve dhe tė demokracisė. Debati qė zhvillohet nė Kosovė nuk ka efekt nė vendimmarrjen e atyre qė kanė pushtetin por kryesisht nė bashkėjetesėn me pasojat e atyre vendimeve: duke relativizuar padrejtėsinė, pabarazinė dhe zgjidhjet e pafavorshme pėr neve, duke propaganduar qėndrime androgjine politike ("tė balancuara", "neutrale", "tė moderuara", "politikisht korrekte"), gjithnjė me qėllim madje edhe tė pafshehur tė asimilimit tė pakėnaqėsisė dhe zemėrimit tė qytetarėve.

Pushtetit i nevojitet debati, i cili s'do tė ketė rėndėsi. Kėtu qėndron kuptimi i ekzistencės sė debatit tė sotėm nė Kosovė. Mund tė flasėsh e tė shkruash sepse kjo do tė jetė njė pikė mė pak nė kupėn e mbushur plot. Natyrisht, pėrderisa kjo nuk vihet nė lidhje me veprime konkrete qė rrezikojnė status quo-nė. E ruajtja e staus quo-sė ėshtė gjithmonė ruajtje e pushtetit. Kėsisoj, ky debat ėshtė shėrues. Ky shėrim ėshtė fatal. Sepse tė "trajnon" tė durosh gjithēka; sepse tė "trajnon" tė nėnshtrohesh ēdo herė.

Diskutimi dhe polemika
Modeli totalitar politik dhe shoqėror i UNMIK-ut qė i ėshtė mbivendosur Kosovės, bėn qė debati i paktė qė nuk ėshtė i kėtij lloji, tė jetė polemikė e pothuajse asnjėherė diskutim. Nė njė nga intervistat e tij tė fundit, Michael Foucault flet pėr diskutimin si pėr gjurmim tė sė vėrtetės ku tė drejtat e njėrit i pėrcakton bashkėbiseduesi tjetėr pėrmes pyetjeve. Ata janė tė barabartė nė debat, dhe janė nė tė njejtėn anė pėrkundruall tė vėrtetės qė nuk e kanė, por e pandehin dhe e aspirojnė. Te polemika nuk ėshtė qėllim e vėrteta dhe aty nuk ka barazi. Polemisti shfaqet nga pozita e privilegjuar, nga piedestali i autoritetit ku vetė ėshtė ngritur dhe qė e posedon paraprakisht. Me atė rast, bashkėbiseduesi i tij nuk ėshtė partner por kundėrshtar i tij.

Ai e konsideron veten si pronar tė sė vėrtetės qė vazhdimisht dėshmon pafajėsinė e tij dhe qė duhet tė triumfojė mbi tjetrin duke vulosur pėrfundimisht pohimin inicial vetjak si tė vetmin tė vėrtetė. Atėherė kur ėshtė i mundur dialogu i kujtdoqoftė nga vendasit nė Kosovė me zyrtarė tė UNMIK-un nė ēfarėdo mėnyre, pa pėrjashtim bėhet fjalė pėr polemika. Zatėn, situata nė Kosovė, nuk ėshtė situatė e njė konflikti ndėretnik ku struktura ndėrkombėtare ėshtė vėzhguese dhe ruan paqen, por ėshtė situatė e dominimit absolut tė kėsaj strukture mbi qytetarėt qė janė vetėm vėzhgues. Pikėrisht, kjo marrėdhėnie nė mes tė pushtetit tė gjithfuqishėm dhe qytetarit tė pafuqishėm - pa tė drejtat qė atij i takojnė dhe me trajtimin vetėm si banor qė i bėhet - ėshtė ajo qė duhet tė problematizohet nė shoqėrinė tonė nė Kosovė. Ne jemi tė dominuar; ky ėshtė problemi dhe nga kėtu fillon zgjidhja.

Mediumet pėr mediumet
Debati mė i theksuar nė kohėt e fundit ka qenė ai pėr mediumet dhe rolin e tyre gjatė ngjarjeve tragjike tė 17 dhe 18 marsit tė kėtij viti. Vazhdoj tė besoj se ai megjithatė ishte njė shans i pazakonshėm qė vendasit tė paraqiteshin si subjekt dhe tė faktorizoheshin. Kjo nuk ndodhi. Pėrkundrazi. U bė debat, u bė debat pėr atė debat, nė tė cilin mė sė shumti folėn mediumet pėr vetė mediumet. Nė pamje tė parė mund tė duket se bėhej fjalė pėr diskutim, pėr udhėtim kah e vėrteta. Mirėpo, nuk ėshtė kėshtu. Premisat e debatit nuk e lejonin kėtė, kurse pranimi i menjėhershėm i tyre nga mediumet i bėri ato tė pavėrejtura.

UNMIK-u nė kėtė debat hyri me ofensivė duke llogaritur nė epėrsinė fillestare qė krijon akuza. Llogaria doli e saktė pėr shkak tė qėndrimit qė morėn mediumet kryesore. Ato reaguan tė pėrēara duke iu gėzuar heshturazi sulmeve ndaj mediumeve rivale dhe secila u kufizua vetėm nė mbijetesėn vetjake tė krizės. Nėpėr tryeza dhe takime tė ndryshme qė organizoheshin, pjesėtarėt e KFOR-it dhe zyrtarė tė UNMIK-ut tėrė kohėn flisnin pėr pėrgjegjėsinė e mediumeve. Ata kishin pėr pikėnisje tezėn dinake se nėse debatohet mjaftueshėm pėr fajin e mediumeve, ato do tė perceptohen si fajtore. Kjo ngjau dhe asisoj u zhvendos mjaft vėmendja e njerėzve nga fajtorėt dhe pėrgjegjėsit e vėrtetė. Sepse, sido qė tė jetė ndaj mediumeve, realisht nuk do tė mund tė kishte njė proces tė vėrtetė gjyqėsor.

Kėsisoj, nė vend qė mediumet tė trajtonin pėrgjegjėsinė e pushtetit, u bė e kundėrta! Kjo sinjalizonte qartė kohėra tė errėta pėr Kosovėn. Ky debat, i konceptuar dhe i nisur kėsisoj, ėshtė dashur tė refuzohet nga mediumet. Distribuimi gjithandej i barabartė i pėrgjegjėsisė qė u bė dhe pėrgjithėsimi relativizues - pėrkundėr faktit se i tėrė pushteti ishte i monopolizuar dhe koncentruar - si dhe trajtimi sė pari i pėrgjegjėsisė sė mediumeve nuk ėshtė dashur asesi tė pranohet. Nuk i kemi pasur mundėsitė e njėjta qė t’i kemi tė tilla edhe pėrgjegjėsitė dhe pėr mė tepėr kėto pėrgjegjėsi nuk janė tė sė njėjtės kategori.

Dikush ėshtė i emėruar me pėrgjegjėsi tė tillė, e ka atė profesion dhe prioritet; identifikohet me tė. Dikush shumė i caktuar ishte pėrgjegjės pėr rendin, qetėsinė dhe sigurinė. Ishin kėto organet pėrkatėse tė pushtetit. Sepse, fundja, nėse vetėm pėr dy orė do tė zhdukeshin ato nga cilido qytet evropian, kaosi i pėrmasave tė papara dhe tė paimagjinueshme do tė shpėrthente. Ndėrsa nė Kosovė, praktikisht pėr dy ditė pothuajse kolapsoi i tėrė sistemi i mbrojtjes dhe i sigurisė dhe ndonėse nė rrethana kaotike, vetėpėrmbajtja qytetare ishte faktori kryesor qetėsues. Pėr pėrgjegjėsinė e mediumeve do tė mund tė flitej vetėm atėherė kur do ta shterrnim pėrgjegjėsinė qė kishin forcat e rendit dhe mbrojtjes. Por, me atė rast do tė duhej qė shumė zyrtarė e oficerė tė shkarkoheshin dhe jepnin dorėheqje.

Dhe pikėrisht me debatin pėr pėrgjegjėsinė e mediumeve kjo u evitua. Aq mė tepėr, nė kėtė debat qė zgjati rreth dy muaj, edhe njė tjetėr nivel i kornizave rrėnuese e tė padurueshme u etablua fuqishėm. Nė fillim flitej pėr ngjarjet e 17 dhe 18 marsit. Pastaj flitej shumė mė tepėr pėr raportet e organizatave e instituteve tė ndryshme pėr kėto ngjarje, nė tė cilat zakonisht bėhej sėrish distribuimi uniform e i padrejtė i fajit. Nė kėtė mėnyrė premisat e debatit tani as qė ishte e nevojshme tė imponoheshin sepse ato nėnkuptoheshin. Ngjarja ishte reduktuar nė raportet mbi ngjarjet. Pra, marrė nė tėrėsi, e gjithė kjo qasje dhe tė gjitha kėto premisa ishin fatale. As nuk arrihej tek e vėrteta, as nuk ngadhėnjehej dot me to. Diskutimi s'ekzistonte, ndėrsa nga polemika mediumet dolėn tė mundura. Sot, gati i tėrė ai presion i jashtėzakonshėm mbi mediumet, i kryer jo vetėm nėpėr debate, tani ėshtė shndėrruar nė autocensurė.

Jo vetėm qė ngjarjet e sė kalurės u zėvendėsuan me raportet pėr to, por edhe pėrcjellja e ngjarjeve nė tė ardhmen, ashtu siē edhe tashmė ėshtė duke ndodhur, do tė vėzhgohen nga imagjinimi i raporteve ndėrkombėtare qė do t'i pasojnė ato. Parashikimi i qėndrimit tė UNMIK-ut pėr raportimin e gazetarit pėr ngjarjet i pėrcakton ngjarjet nė raport me publikun. Ka kohė qė politikat redaktuese janė mė tė ngurta se kurdoherė mė parė. Njė vetėvrasje qė zvarritet por e padyshimtė i ka kapluar ato.

Pėr ēėshtjen e mediumeve nė debatin mbi ngjarjet e marsit, ky artikull ėshtė shkruar tepėr vonė, por edhe para kohės. Proceset politike, ekonomike dhe sociale nė Kosovė janė negative. Thellimi i krizės ėshtė shumė i shpejtė dhe po e polarizon shoqėrinė. Dhe nėse nuk ndryshon diēka ndėrkohė, mediumet kryesore nė Kosovė duket se nė momentet kritike, qė do tė jenė tė shumta, do tė pozicionohen nė anėn e pushtetit dhe pėrfundimisht do tė mbarojnė si pjesė tė establishmentit.

Shekulli, 15/06/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara