HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse duhet tė jemi krenarė pėr Papa Klementin e XI

Me rastin e 283 Vjetorit te Vdekjes se Papes shqiptar, Klementi XI (te vetequajtur Albani), ambasadori shqiptar ne Vatikan Zef Bushati, tregon se pse shqiptaret duhet te jene krenare per figuren e tij. Papa shqiptar jetoi ne mes te dy shekujve 17-18 dhe pergjate te gjithe mandatit te tij, u interesuar pareshtur per fatin e bashkekombasve te tij.

Ne historine shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, permendet si nje Pape me "gjak shqiptar," si nje Pape me "origjine shqiptare," si Papa qe ka konvokuar Kuvendin e Arberit me 1703 dhe se ka patur plot merita te tjera per ceshtjen shqiptare. Emri i tij nga disa studjues eshte permendur sikur ai te ishte larg botes shqiptare dhe sikur t'i takonte nje bote qe nuk ishte ne lidhje te vazhdueshme me shqiptaret dhe Shqiperine. Ne kete menyre, kesaj figure madheshtore te popullit shqiptar nuk i eshte ushtuar nje kapitull i domosdoshem ne historine e Shqiperise. Megjithate i rendesishem eshte fakti se ne asnje rast nuk injorohet origjina e tij shqiptare nga autore te huaj, por perkundrazi theksohet "krenaria" e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij per ceshtjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si nje veprimtari patriotike.

Papa Klementi XI - Albani e dinte fort mire ate fjalen ungjillore "se cdo peme njihet dhe dallohet nga frutet e saj," ashtu si kunder cdo shqiptar, vecanerisht ne shtetet e huaja, dallohet ne shqiptarizmen e tij, nga veprat qe ai kryhen ne dobi te ceshtjes kombetare dhe te jetes se shqiptareve. Keshtu qe edhe per Papa Klementin XI - Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmen e tij se sa e dine ne te vertete vete shqiptaret, te cilet ne tjetersimin e tyre gjate sundimeve te huaja jane larguar pak a shume nga traditat evropiane. Qendrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Francesk - Albani te zgjidhet Pape, per te dhene nje kontribut me te madh edhe ne jeten politike ne ato vite, kur Evropes po i kercenohej rreziku nga Perandoria Osmane, te cilet mbanin nen sundim gati te gjithe Evropen Juglindore. Kohet e fundit e sidomos nga autoritetet me te larta te Kishes Katolike, eshte evokuar emri i Papa Klementit XI - Albani, nepermjet motiveve me te mira te se kaluares se lavdishme te Shqiptareve dhe te luftes se popullit shqiptar per liri dhe pamvaresi.

Keshtu psh: Papa Pali i VI, me 17 Janar 1968, me rastin e perkujtimit te 500 vjetorit te vdekjes se heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, nder te tjera ka deklaruar: "Nder ata, qe hypen mbi katedren e Shen Pjetrit, me kenaqesi po e kujtojme paraardhesin tone Klementin XI-Albani, i cili mburrej per rrjedhen e tij te mocme Shqiptare."

Ndersa, Papa Gjon Pali i II gjate vizites qe beri ne Shkoder, me 25 Prill 1993 dhe ne intervistat qe i parapriu kesaj vizite, disa here e ka permendur emrin e Papa Klementit XI-Albani, duke theksuar lidhjet e tij, madje edhe ne forme te ngushte, ne mes te Vatikanit dhe Shqiperise, lidhje keto qe ishin te vazhdueshme dhe gjithmone te mira per udheheqesit popullore shqiptare. Si dallim nga Papet e tjere, autori Gjerman, (mbase me i njohuri i historise se Papeve) L.B. Von Pastor, pikerisht Papa Klementit XI-Albani i ka kushtuar hapesiren me te madhe ne nje vellim, cka do te thote se edhe nga aspekti bashkohor, Papa Klementi XI - Albani konsiderohet Pape "i madh", qe ka lene gjurme te thella ne Kishen Katolike dhe ne jeten politike evropiane. Epiteti "i madh" zakonisht perdoret per ata Pape, qe kishin sukses ne organizimin kishtar, ne jeten politike, etj. Prandaj dhe trupi i tij i shenjteruar gjendet sot, sipas rradhes, ne anen e djathte ne pjesen lart te Basilikes se Shen Pjetrit ne Vatikan, kurse portretet dhe bustet e tij jane te shumta, si ne Rome ashtu edhe ne Urbino, ne vendin e lindjes, e ne vende te tjera.

Krenaria e origjines Shqiptare e Papes Klementi XI - Albani u cfaq edhe ne momentin kur u zgjodh Pape. Mbas emrit te Papenise, ai vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, per t'u dalluar perpara botes se eshte Shqiptar. Ne kete menyre, ai vazhdimisht emrin Alban e ka motivuar me boten Shqiptare. Ne historine e gjate te Papatit, qe se bashku me Papen aktual Gjon Pali i II, behen 263, ky rast do te ishte ndoshta i vetmi, qe Papa paraqitet me mbiemrin e vet karakteristik te kombesise se tij. Edhe biografi francez i Klementit XI - Albani, M.Reoule e ka theksuar kete moment te pa kujdesur te Papes per ceshtjen Kombetare, duke thene: "Gjon Francesk Albani, qe kishte origjine Shqiptare, u kujdesua posacerisht per fatin e Kishes ne vendin e paraardhesve te tij. Me inisiativen e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike te Ballkanit (14-15 Janar 1703). Kjo ishte nje fitore e madhe per kulturen dhe kombesine Shqiptare, mbasi qe kleriket ishin te paret, qe filluan te shkruanin ne gjuhen shqipe dhe te krijonin monumentet e para te letersise shqipe."

Gjon Francesk Albani u lind ne Urbino (Itali) me 23 Korrik 1649. Keshtu, qysh ne vitin 1660, pas kryerjes se shkolles fillore, shkoi ne Rome per te ndjekur kolegjin romak. Ne vitin 1668 diplomohet ne Drejtesi. Ne vitin 1670 fillon karrieren kishtare. Me 13 Shkurt 1690, emerohet kardinal. Me 9 tetor 1700 fillon detyren e Papes. Papa Klementi XI - Albani vdiq me 19 Mars 1721 mbasi e udhehoqi kishen Katolike per 21 vjet rrjesht dhe rreshtohet i katerti per nga vitet ne krye te Kishes Katolike mbas Shen Pietrit me 35 vjet, Papa Pio IX me 31 vjet, Papa Gjon Pali-t me 26 vjet.

-- Korrieri, 9 prill 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara