HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Itlianėt pretendojnė "Mare nostrum" edhe nė emėrtimin e lashtė

Deti Adria/Adriatik: emėrtim i lashtė ilir apo italik?

-- nga Agron Luka, studiues nė Shkodėr

(Nga tė dhėnat e shumė autorėve tė hershėm antikė rezulton emėrtim me prejardhje ilire)

Nė "Grande Dizionario Enciclopedico", Vol. I, 1933, nė emrin Adria shkruhej: "ADRIA (Atria, Hadria). Antichissima citta della Venezia, da cui prende nome il mare Adriatico, gia sulla riva di questo mare, tra le foci dell'Adige e del Po. Il contiuo lavoro dei fiumi col trassporto e il deposito di limo sottile ha fatto retrocedere la spiaggia di 23 km circa, cosicche ora la citta di Atria ha perduto il contatto del suo mare. Appartiene al Polesine, la regione fra Agige e Po, cioe della provincia di Rovigo... Vuolsi fondata prima ancora della venuta degli Etruschi, i quali dai suoi edifizii trassero, dicesi, l'esempio dell'atrio, o portico della casa (Atrium ab Atriatibus Tuscis dictum. Varrone). Decadde con Roma e con gli esarchi di Ravena". Pėrkth. shqip: "ADRIA Atria, Hadria. Qytet shumė i lashtė i Venecias, nga i cili merr emrin deti Adriatik, tani nė afėrsi tė bregut tė kėtij deti, nė mes tė grykderdhjes tė Adixhe e tė Po. Puna e vazhdueshme e lumenjve me transporte dhe depozitimet e lymit tė imtė kanė bėrė qė tė zmbrapset plazhi rreth 23 km, kėshtuqė tani qyteti Atria e ka humbur kontaktin me detin e tij. I pėrket Polesinės, krahinės midis Adixhes dhe Po, pra provincės sė Rovigos. Thuhet tė jetė themeluar mė pėrpara se sa ardhja e Etruskėve, tė cilėt nga ndėrtimet e tyre nxorrėn thėnien, shėmbullin e atrio-s ose portiku i shtėpisė (Atrium prej Atrianėve, thėnie e Tuskėve/Etruskėve. Varron) Ra me Romėn dhe me eksarkėt e Ravenės".

(Atrium lat. ishte njė sallė e madhe, si tip holli i ndėrtesave antike romane e etruske, ndėrsa Portiku ishte njė hapėsirė e mbuluar e mbėshtetur nė kolona dhe e hapur pėr pamje. Kuptimi kėtu ėshtė tė tregojė se qyteti Atrio, pėr nga pozicioni gjeografik dhe rėndėsia portuale e tregtare ishte si tė thuash Portiku a Taverna e Adriatikut, si njė shtėpi nė lartėsi, qė sheh dhe zotėron pamje. A.L.)

Te emri ADRIATICO (mare) f 159-160 shkruhej: "Gli venne il nome dalla citta di Adria (V,), nė shqip: "I vjen emri nga qyteti Adria i Venecies".

Pas pothuajse njė dekadė mė vonė, autorėt e enciklopedisė Treccani, Vol. I, bot. 1943, f 14, nė emrin Adria shkruanin: "Adria, geograficamente Citta della provincia di Rovigo, sul Canal Bianco. L'Hadria, od Atria degli Antichi, si vuole abbia dato il nome al mar Adriatico, mentre, oggi ne dista circa 30 km. Appartene alla confederata etrusca, e divenne potente colonia. In parte seppelita dalle aluvioni dell' Adige e dell Po. Vestigia del p. dell' antica Adria// - Picena, v. Atri"; Nė f 105: "Atri ant. Adria Picena, geog. C. della prov. di Teramo, su di un colle a 422 m.s.m. 14 202 ab. Atriano".

Shqip: "Adria, gjeografikisht qytet nė provincėn e Rovigut, nė Kanalin e Bardhė. Hadria ose Atria e antikėve, duhet ti ketė dhėnė emrin detit Adriatik, ndėrsa sot ėshtė larg rreth 30 km (nga deti). I pėrkiti konfederatės etruske dhe u bė koloni e fuqishme. Nė njė pjesė ėshtė i mbuluar nėndhe nga aluvionet e (lumenjve) Adixhe e Po; Rrėnojat e njė pjese tė antikes Adria Picena, shih Atri"; nė f 105: "Atri, antikia Adria Picena, gjeografikisht qytet i procincės sė Teramos, mbi njė kodėr nė 422 metra mbi nivelin e detit. 14 220 banorė. Atriano".

Ndėrsa nė f 15, te emri Adriatico, mare, shkruhet: "In antico, l'-aveva una superfice piu vasta dell'attuale... E noto che il bacino del Po e la pianura del litorale furono, per molto tempo, letto alle acque dell mare. Gli antichi poi consideravano l'- come una continuazione del mar Ionio. I Romani lo chiamarono mare Superum. Rimane ancora incerto sel'- debba il suo nome ad Adria nel Veneto, oppure ad Adria Picena (Atri)."

Shqip: "Nė antikitet (deti Adriatik) kishte njė sipėrfaqe mė tė gjerė se aktualia... Ėshtė e njohur se delta e Po-s dhe rrafshina bregdetare ishin pėr shumė kohė, shtrat i ujrave tė detit. Antikėt e konsideronin pastaj si njė vazhdimėsi e detit Jon. Romanėt e quanin Deti Superior. Mbetet akoma e paqartė nėse (deti Adriatik) ia detyron emrin e tij Adria-s nė Veneto apo Adria Picena-s (Atri)".

Sic konstatohet, teza italiane megjithse e formuluar si e sigurtė, pėrsėri ruan njė farė relativiteti. Shohim se edhe vetė brėnda hapėsirės italiane identifikimi i Atrio-s do tė ndryshojė, duke u kthyer nė njė cėshtje tė diskutueshme ndėrmjet dy qyteteve pretendente, nga tė cilėt njėri ėshtė nė deltėn e Po-s dhe tjetri shumė mė poshtė, afėr Ankonės. Nė kėtė rast vėrehet se edhe ajo njėfarė lidhje etimologjike nga atrium e portikus, duket se lėkundet.

Varroni ishte njė historian romak i shek I p.e.r. dhe ai nuk kishte pėrse tė merrej si shtylla kurrizore pėr kėtė cėshtje, sepse shumė kohė mė parė pėr kėtė ishin deklaruar autorėt antikė grekė mė tė hershėm.

Pak njohuri dhe krahasim edhe me detin Jon.
Pėr shkak tė shprehjeve mė tė qarta tė autorėve antikė, emėrtimi i Jonit, nuk paraqet ato vėshtirėsi si tė Adriatikut. Kėtu, enciklopeditė italiane nuk shėnojnė ndonjė pretendim prejardhje italike, megjithse realisht tė tilla formulime kishte nė antikitet. Me kėtė rast, te Treccani psh, mungonin fare edhe ato dy rreshtat pėr historinė e etimologjinė.

Ajo qė thonė autorėt italianė, se nė antikitet deti Adriatik konsiderohej si njė vazhdimėsi e detit Jon, ka nevojė pėr njė sqarim pėr lexuesit tanė. Nė njė kohė tė parė, para dhe mbas shek VIII p.e.r., kur fillon i quajturi si "kolonizimi i madh perendimor helen", si Jon autorėt e vjetėr helenė quanin komplet Jonin qė njohim sot dhe tė gjithė pellgun qė zė sot Adriatiku. Ky realitet i ish traditės helene reflektohet qartė te Herodoti shek V p.e.r. i cili si "deti dhe gjiri Jon" e quan pellgun edhe deri pėrtej Epidamnit. (Herod. "Historiae", VI,127: "Amfinesti epidamnas, i biri i Epistrofit, erdhi nga gjiu i Jonit"; IX, 92: "por nga Apollonia qė ndodhet buzė detit Jon")*

Ndėrkaq sė paku nga shek VIII p.e.r. kur hetohen liburnėt dhe ardianėt si zotėrues tė bazave tė fuqishme Korkyrė/Korfuz e Epidamn, mbase duhet tė ketė filluar tė lėvizė edhe emėrtimi gjiri, deti Adria/ Adriatik. Nė pak kohė Adria do ti shtojė pretendimet duke i marrė hapėsirė detare Jonit, aq sa disa autorė e bėnin emėrtimin sipas dėshirės ose jo rrallė edhe tė dyzuar. Kjo ka qenė arėsyea qė Skylaksi, njė autor i shek VI-V p.e.r. detyrohet tė bėjė sqarimin: "Deti Adriatik dhe Joni janė e njėjta gjė". (Scyl. "Periplus", 26, 27)

Sic rezulton nga autorėt antikė emėrtimi i detit Jon lidhej me mitologjinė. Njė paraqitje mė tė plotėsuar e jep Apollodori i shek II p.e.r. qė shkruante: "Hera dėrgoi njė zekth, i cili iu ngjit lopės (ėshtė Io ose Jona e shndėrruar nga Zeusi qė e dashuronte, nė njė mėshtjerrė tė bardhė. A.L) e bėri qė ajo tė hidhej nė det dhe prej saj ky det mori emrin Jon. Jona pėrshkoi pastaj Ilirinė dhe duke kapėrcyer malin Hajmon, kaloi me not ngushticėn e Thrakisė, qė pėr shkak tė saj e quajnė tani Bospor...(Apollod. "Bibliotheca", II, 7)

Apollodori i ishte referuar mitologjisė sė njohur helene tė Zeusit dhe Io/Jonės, tė cilėn e trajtonte edhe Herodoti (II, 153). Sic njihet kjo mitologji helene kishte afėrsi e imitime nga mitologjia egjiptiane e Isidės dhe e Hyut kokdem Apisit. Por, referenca e Apollodorit merr njė interpretim mjaft tė rėndėsishėm pėr ne, sepse ka pėrmendur "kalimin e Jonės edhe nėpėr Iliri", gjė tė cilėn nuk e ka fare Herodoti. Dhe kjo do tė thotė pėr ne, se ilirėt mbi variante tė tyre tė vjetra, kishin bėrė imitime e identifikime me mitologjinė e madhe helene, ose ndoshta edhe me ndikime egjiptiane e fenikase direkt.

Tek autorė tė tjerė antikė, krahas avancimit tė Adriatikut, ne do tė konstatojmė edhe njė fakt tjetėr: ilirėt qė nga njė kohė e hershme i kishin bėrė njė modifikim ish emėrtimit tė vjetėr nga Jona femėrore, duke futur nė lojė varjante me njė Jon mashkullor me origjinė ilire. Sipas Strabonit ("Geographica", VII, 9.), qė citon referencėn nga vepra e Theopompit tė shek IV p.e.r. (sot e humbur) rezulton: "...malet Keraune, fillim i ngushticės sė gjireve Jon e Adri... Joni ėshtė emri i pjesės sė parė tė kėtij deti, ndėrsa emrin Adria e ka pjesa tjetėr gjer nė fund, por tani i tėri ka marrė kėtė emėr. Theopompi thotė se nga kėta emra njėri (kuptohet Joni A.L) rrjedh prej sundimtarit tė kėtyre vendeve qė ishte nga Isa..."

Tek Apiani i shek II (Bella Civilia, II, 39.), do tė informohemi edhe pėr njė Jon tjetėr, njė ish bazileus mitologjik ilir, me njė ish origjinė barbare nga gjyshi Epidamn dhe i pėrmirėsuar me "farė hyjnie tė Poseidonit": "Joni i biri i Dyrrahut, tė cilin e ka vrarė pa dashje Herakliu dhe ku vetė Herakliu e ka hedhur nė det me qėllim qė ky det tė bėhej eponim i Jonit" etj. Kėshtu te emri Jon shohin edhe pretendime pėr njė prejardhe dhe pėrkatėsi ilire.

Te autorėt antikė e gjejmė tė reflektuar edhe garėn e pretendimeve, pėr ti dhėnė njė pronėsi me pėrkatėsi etnosi, emėrtimeve tė kėtij deti. Stefan Bizantini i shek VI ("Urbibus et Populis", Jonion) shkruante "Jonion, det pranė Italisė. Eskili nė Prometeu i lidhur. Disa thonė se rrjedh prej ilirit tė quajtur Jon, disa tė tjerė prej italikut Jon. Edhe Adriatiku quhet gjiri i Jonit. Jone quhej edhe deti qė nga Gaza e deri nė Egjipt, prej Iut/Hyut qė kishte fytyrėn si tė kaut".

Shihet qartė se nė kėtė garė kemi: helenėt e Eskilit me Ion/Jonėn femėrore e cila nga shtatzania me Zeusin ka lindur nė bregdetin egjiptian Hyun kokdem Epafin ose Jonen, tė cilin grekėt e krahasonin me Apisin, Hyun egjiptian kokdem tė birin e Izidės. (Krhs. edhe Herodotin cit.); kemi ilirėt me dy bazileusa Jonė, njėri nga Isa, kurse tjetri nga Durrėsi, biri i Dyrrahut, nipi i Epidamnit, njė emėr i krahasueshėm ky me "dem", ku sa duket reflektohen gjurmė tė lashta tė njė mitologjie ilire me metamorfizime demash, lopėsh e vicash pinjollė; kemi edhe mė tė vonuarin italikun Jon.

Me prejardhje helladike, epirote e ilire dmth nga ish gadishulli ynė Evropa nė gadishullin Apenine kishte me dhjetra emėrtime. Njė pjesė e kėtyre emėrtimeve lidheshin me emigrime tė hershme dhe njė pjesė edhe me eksporte tė mitologjive etj.

Njė mendim i vegjetuar pėr afro tre dekada.
A mund tė lėkundej sadopak pikpamja italiane? Kėtė ide dhe disa shėnime me karakter diskutues, i kam pasur qysh nga v. 1968. Thjeshtė pėr vėrejtje personale tė pavarura, unė kisha konstatuar, se disa autorė antikė tė hershėm dhe tė mėvonshmit pas tyre, kishin pėrmendur detin Adria-Adriatik, lumin Adria, qytezėn Adria, malin Adria, banorin adriates etj. Ata e lokalizonin tė qartė shtrirjen e detit Adria/Adriatik, lokalizonin tė qartė malin Adria te fiset Ardiane, ndėrsa nuk kishte qartėsi pėr identifikimin e lokalizimin e lumit Adria dhe qytezės Adria. Nė kėtė pikė unė kisha vėrejtur se edhe Adria-lumė e Adria-qytet me pak arsyetim kalonin nė anėn tonė ilire, duke e cuar tė tėrė ballancėn e Adriave nė favor tė gadishullit tonė.

Nė vizimet e punės kisha edhe ndonjė vėrejtje tė karakterit gjuhėsor. Te fiset ardiane do tė mjaftonte vetėm njė metatezė, qė ardiani tė sillej si adrian dhe banori tė barazohej me adriates. Pėr kėtė kishte njė bazė arsyetimi, sepse po aty autorėt antikė kishin lokalizuar malin Adria.

Nqs emėrtimet tona me Adria ishin interpretuar, ose mund tė kishin qenė si rrjedhime tė njė emėrtimi deti tė tashėm ose mė tė lashtė, apo shpesh edhe si rrjedhime tė shprehjeve, si psh "Adria e taulantėve" te Bizantini, atėhere pėrse nuk duhej tė ishin si tė tilla edhe ato dy Atriat italike?!

Nga trajtimi i autorėve antikė mua mė rezultonte se tek "Atria/Adriat" italiane kishim tė bėnim me njė pėrpunim-rregullim italian. Njė temė kaq delikate sigurisht qė mė fuste frikėn, sepse kishte pėrfundime tė shprehura nė enciklopedi me autoritet, pastaj vėrejtjet bėheshin nga pozicioni i njė autodidakti etj. Kisha ngurruar edhe mė vonė, pėr shkak se autoritetet tona linguistike nuk kishin shprehur ndonjė lloj mendimi. Por, mbi tė gjitha ishte persekutimi politik. Aso kohe nuk mjaftoheshin vetėm tė tė thoshin se "ke rrokullisur vozėn nė Krane", por ndonjė vigjilent tė rraste prapa krahėve edhe ndonjė letėr nė Komitetin e Partisė...

Mė 1981, duke u marrė me disa varjante supozimesh rreth kompozitave tė emėrtimit Skodrinon, pėrsėri kjo cėshtja e Adrias mė kishte intriguar mjaft. (Skodrinon = S/Kodra + Drin/on; Shkamb kodra + Drin/on; Skord + Drin/on si Drini qė vjen nga mali Skord; ?)

Pjesėrisht idenė time tė pjesmarrjes tė hidronimit Drin nė kompozitėn Skodrinon, kėsaj rradhe guxova dhe e dėrgova pėr diskutim e botim nė red. e rev. Studime Historike.1

Mbas nja dy vjet pritjeje, shkrimin tim e diskutuan, por nuk e gjetėn tė botueshėm. Nė shėnimet lakonike qė kishte vėnė anash fletėve tė shkrimit tim, prof. Z. Shkodra kishte shkruar edhe njė supozim tė tijin: "Shko + Drini, dmth andej nga shkon Drini? Krahaso monedhat e vjetra tė Shkodrės "Skodrinon". (Ruajmė origjinalin)

Kjo ide, qė me sa duket kishte qarkulluar aso kohe edhe nga tė tjerė, nė realitet mbetej vetėm si njė supozim i thjeshtė dhe nuk kishte ndonjė farė ilustrimi qė tė merrte miratimin sė paku si hipotezė. Sidoqoftė pėr mua ishte me shumė interes sepse pranonte brėnda kompozitės elementin hidronim Drinin. Hidronimi Drin i lidhur edhe si etimologji si rrjedhje ujore, me njė kronologji tė lashtė indo-evropiane etj, hapte premisėn qė tė hidhej sė paku mendim-supozimi se Adria/Adriatiku e kishte marrė emėrtimin nga gadishulli ynė. Por, pėr arėsye tė kuptueshme unė nuk pata mė mundėsi ta zhvillonja kėtė temė.

Deri nė atė kohė, pėr etimologjinė e Shkodra, Cabej - Xhuvani kishin ripėrsėritur njė hipotezė tė Hanit, qė bazohej nė albanishte/shqipen Kodra.2

Nė v. 1993, prof. D. Luka e demostroi nė parametrat e njė hipoteze, kompozitėn Skodrinon tė pėrbėrė nga dy fjalė tė lashta tė gjuhės shqipe shko dhe Drin me kuptimin "/qytet i ndėrtuar/ aty ku shkon Drini", duke pohuar nė tė njėjtėn kohė qė "emri ka kaluar pandėrmjetėsisht nėpėrmjet gojės sė shqiptarėve qė nga koha pararomake, sepse zhvillohet nė pajtim tė plotė me rregullat e fonetikės historike tė gjuhės shqipe".3

Nė v.2001, e trajtova kėtė temė dhe krahas mendimeve tona kemi shprehur dhe disa vėrejtje pėr gjėra tė diskutueshme, si psh pėr kalimin nga emėrtimi Skodrinon i regjistruar nė monedhat me shkrimin grek, nė Skodra nė kohėn romake.4

Kishte pasur edhe gjatė influencės greke ndonjė evolucion vendas qė kishte dhėnė njė Skodra, tė cilėn e gjetėn romakėt, apo kėto tė fundit e imponuan drejpėrdrejt atė trajtė? Pėrse nė regjistrimet e mėvonshme nė latinishte do tė kishim edhe njė rikthim si "Skodrinense"? Ishte vetėm cėshtje fonetike?

Kėshtu ne mendonim dhe mendojmė pėrsėri se mbi njė formė mė tė hershme ka pasur edhe zhvillime tė tjera, cka do tė thotė se emri nuk ka qenė i pandryshueshėm. Mini ndryshime ka pasur edhe nė vet shqiptimet e ndryshueshme tė zonave vendase dhe mė nė fund skishte pėrse tė mbahej si absolute "ai kalimi i vazhdueshėm vetėm nėpėr gojėn e vendasve", sepse nė kohėn e pushtimeve kishte edhe gojė tė tjera, aq mė teper "kur fonetika historike e shqipes" nuk hynte me aq precizion nė punė.

Plini i Ri shek I, shėnonte: "mbi brigjet e lumit Drin, ndodhet Skodra, njė qytet qė gėzon tė drejtėn romake, tėtėmbėdhjetė mijė hapa larg detit. Pėrvec asaj po zhduket kujtimi i shumė qyteteve greke dhe shumė qendrave tė fuqishme. Dhe me tė vėrtetė nė kėtė krahinė qenė labeatėt..." (Plini, Natyralis Historiae, III, 22.26)

Ironia e ndryshimeve qėndronte kėtu se Skodra, qė ai e kishte vendosur midis dy brigjeve tė lumit Drin, tashti me dashje a pa dashje, dukej sikur kishte humbur pikėrisht Drinin, qė ishte nė regjistrimet pararomake me shkrimin grek si Skodrinon/ Skodreinon. Sic njihet ndryshime shkaktojnė edhe tė folmet e ndryshme zonale dhe si mė vecanėrisht diftongjet hundore, psh te kompozita Balldre, qė noteri venecian mė 1416 e kishte registruar si "Baladrini". Njė "ei", greqishte, qė kishte vlerėn fonike tė njė "i" e kishim pėr shek III p.e.r. edhe te regjistrimi Epeirotan - Epir. Ne na duket se ajo "a" fundore te Skodra ėshtė njė rezultat i ndikesės romake. Njė emėr femėror qė ėshtė gjetur nė Durrėsin antik, figuron nė formėn Skodrina. Tė vėrejmė edhe formėn shkodrian tė toskėrishtes.

Te Flori romak i shek II me anė tė njė lloj "gabimi ortografik", nqs mund tė quhej kėshtu, apo tė njė metateze edhe vetė Skodra na kthehej si Skorda. (Epitome, II, 13)

Dhe cfarė duhet tė themi pastaj kur konstatohet se edhe 4 shekuj mė parė nė monedhat me shkrimin grek konstatohet po kjo grafi si SKORDI-NON /Skordinon, qė numizmati S. Islami e quante "si gabim ortografik tė formėpunuesit tė monedhave"?!5

Gjithsesi, e rėndėsishme pėr ne ėshtė prezenca e hidronimit Drin, nė emėrin e lashtė tė qytetit, qė nė monedhat na del edhe me formėn e thjeshtė Drinon e Dreinon. Nė kėtė pikė ne kemi ngritur cėshtjen nė se kjo trajtė shkrimi duhet interpretuar si emėrtim i njė ish qyteze a pjese lagjeje (si te Lisi e Akrolisi) apo si njė shkurtim i Skodrinon - Skodreinon, sic i kishte interpretuar komentatori numizmat S. Islami. (cit 5)

Tė mos e harrojmė se e kemi edhe ne njė krahinė si Zadrima dhe kjo Te Drin apo Te Drinas, mund tė komunikonte nė tė dy degėt me lundra me detin Adriatik.(krhs. mė poshtė me Adrise, Hadria, Jader, Zadari i sotėm)

Sic mė rezulton nga botimet, me zėrin Adriatik prof. Cabej nuk ėshtė marrė, kurse te zėri Drin, ai dhe linguistėt europianė para tij (nė fakt Cabej bėn vetėm njė sintezė dhe jep bibliografitė), kanė futur njė kategori tė tėrė lumenjsh nė njė hapėsirė kolosale, por si cuditėrisht Drin-ėt e Adriat tona gadishullore nuk i kanė lidhur fare me detin Adriatik dhe pėr mė tepėr as nuk i kanė krahasuar sė paku as si ngjajshmėri me Adri-at italike.6 (?!)

Cfarė rezulton konkretisht nė autorėt antikė pėr detin Adria/ Adriatik dhe Adria-t tona?
Do tė ishte shumė e natyrshme dhe e pėrligjur, edhe nga sa sipėrtrajtuam, qė te autorėt antikė romakė, tė kishim pohime tė njė prejardhje italike tė emėrtimit tė detit Adriatik. Mirėpo rezulton se pohime tė tilla krejtėsisht tė qarta, tė cilat tė korespondojnė edhe me ato tė autorėve antikė grekė, nuk ka.

Straboni, qė nė zėrin Adria ėshtė mė i bollshmi, shkruante: "Nga veriu deti i Sicelisė arrin deri te kepi japyg, te gryka e gjiut tė Jonit...malet Keraune janė fillim i ngushticės sė gjireve Jon e Adria... Gjiu i Jonit ėshtė njė pjesė e atij, qė ne tani e quajmė Adriatik, i cili djathtas kufizohet nga bregu i Ilirisė dhe majtas nga bregu i Italisė, deri nė fund ku gjendet Akuilea... gjatėsia e tij ėshtė rreth 6000 stade, gjėrėsia e tij mė e madhe nuk i kalon tė 1200 stadet".(G.II, 20. 5; VII, 8)

Ai vazhdon: "Pas kėtyre vijnė gjithė ata qė zėnė brigjet e gjirit Adriatik dhe teritorin e Akuilesė...Nė malet Apenine gjendet njė liqen, nga i cili del lumi Atesin; ky lum pasi merr me vehte edhe lumin tjetėr Atagin, derdhet nė Adria... Njė tjetėr vargmal shkon drejt Ilirisė e Adrias... Akuilea, qė ėshtė nga tė gjitha qytetet e kėtij vendi, mė afėr fundit tė gjirit tė Adrias, ka qenė ndėrtuar nga romakėt pėr tė pėrmbajtur barbarėt.. Anijet e ngarkesės arrijnė nė kėtė vend nėpėr Natiso, duke kaluar njė largėsi mė tepėr se 60 stade. Kjo ėshtė qendra e tregėtisė sė romakėve me ata popuj ilirė qė janė afėr Istrit...(IV, 6.9; V, 8.1)

Sic shihet me Adria, gjithkund kuptohet vetėm deti ose gjiri i Adrias/Adriatikut, ku derdhet lumi Po dhe afluentėt e tij.

Duke iu referuar Theopompit tė shek IV p.e.r. (sipėr. cit.) Straboni (VII, 9) vazhdon: "Theopompi thotė se nga kėto emra njėri (ėshtė fjala pėr emrin e detit Jon. A.L.) rrjedh prej sundimtarit tė kėtyre vėndeve, qė ishte nga Isa dhe emri Adria rrjedh prej lumit omonim ... Theopompi thotė edhe disa gjėra tė tjera tė pabesueshme... qė (lumi) Istri me njė nga grykat e tij derdhet nė Adria. Tė tilla janė edhe disa thashetheme tė Eratostenit, sic thotė Polibi...I gjith bregu i Ilirisė ėshtė me shumė porte tė mira si nė bregdetin e gjatė e si nė ishujt e afėrm, kurse pėrkundrazi nga ana e Italisė pėrballė s'ka porte". (kupto tė mira. A. L; Strab. VII, 9, 10)

Tė vihet re pra se Theopompi nė shek IV p.e.r., tre shekuj para Strabonit, kishte pohuar se "emri i detit Adria/Adriatik rrjedh nga emėrtimi i njė lumi si Adria", porse nuk kishte bėrė ndonjė lokalizim dhe identifikim me ndonjė lum Adria tė Italisė, pėrkundrazi sic do ta shohim nė autorė tė tjerė, lokalizimi ishte nė bregun ilirik. Gabimet, ose thashethemet e dėgjuara tė shek IV p.e.r. si psh "derdhja e njė dege tė Istrit/Danubit nė Adrian det", sigurisht se janė tė falshme.

Le ta shohim tani se nė cilin teritor mund tė lokalizohet ky lumi Adria, tė afrojmė edhe njė krahinė tė madhe qė quhej Adria dhe ti trajtojmė pak edhe Adria-t e tjera ilire, duke ja kundėrvėnė asaj qytezės shumė tė lashtė etruske - italike.

S. Bizantini i shek VI, duke cituar shumicėn e autorėve antikė, na ka lėnė njė vepėr tė sintetizuar tė shkėlqyer, "Peri poleon kai demon", ku shkruan edhe pėr qytetet dhe popujt ilirė e epirotė, ku jep edhe tė dhėna me shumė rėndėsi tė karakterit gjuhėsor, mbasi ai vetė ishte njė leksikograf i shquar etj. Ja si shkruan ai: "ABROI, fis pranė Adrias sė taulantėve, fqinj tė helidonėve, sipas Hekateut...

ADRIA, qytet dhe pranė tij gjiri Adrias si edhe lum, sipas Hekateut. Krahina ėshtė e pasur me kullota, prodhon dy herė nė vit, lindin binjakė, shpesh edhe tre katėr keca nė vit, gjithashtu nė disa raste edhe pesė e mė tepėr; dhe pulat pjellin dy herė nė ditė dhe nga madhėsia janė mė tė vogla se tė gjitha pulat e tjera. Qytetari dhe banori adrianos, sipas Asianit. U thonė edhe adriates dhe detit- Adriatik". ( f 416)

Mund tė konstatohet fare lehtė se informatat e Hekateut tė shek V p.e.r dhe Asianit, interpretohen nga Bizantini me njė vendodhje pėrgjatė bregut Adriatik tė gadishullit tonė.

E kemi tė bazuar lokalizimin e "qytetit Adria, lumit Adria, krahinės Adria, banorėve adriates", nė bregdetin tonė Adriatik, nga fakti se nė Iliri e ka vendosur vetė Aristoteli i shek IV p.e.r. kėtė "krahinėn Adria, ku dhitė pjellin nga tre - katėr keca nė vit dhe pulat nga dy vezė nė ditė", informatė tė cilėn, padyshim se edhe ai e ka marrė nga Hekateu i shek V p.e.r. , po ashtu si Bizantini.

Ja ta citojmė pėr siguri dhe krahasim Aristotelin (842, b): "Thuhet se tek ilirėt gjėja e gjallė pjell dy herė nė vit dhe mė tė shumtat bėjnė binjakė, bile shumė tre ose katėr keca, disa pesė e mė tepėr... Thonė se edhe pulat nuk bėjnė njė ve nė ditė si nė vėnde tjera, po pjellin dy e tre herė nė ditė..." Po kėtė Iliri e ilirėt, ka parasysh edhe Skymni i shek III-II p.e.r., kur shkruante:

"Pastaj vjen i quajturi det Adriatik,
Theopompi pėrshkruan pozicionin e tij,
ai bashkohet me detin Jon...
Thonė se rreth detit Adriatik,
banojnė njė shumicė e madhe barbarėsh,
pothuajse njėmilion e pesqindmijė
e aty, sic thonė edhe bagėtia pjellin binjakė...
Iliria njė tokė e gjatė...
anės detit Adriatik..."

(Scymni, Europa, 368-440)

E dhėna e Hekateut shek V p.e.r. korespondon me atė tė Theopompit shek IV p.e.r., qė "lumi Adria i ka dhėnė emrin detit Adria" dhe se teritori se ku ndodhej ky lum lokalizohet krejtė i qartė nė hapėsirėn tonė ilirike, nga Aristoteli i famshėm i shek IV p.e.r. etj. Hekateu qė ka qenė mė i hershėm se Theopompi, kishte edhe elementin qytet, pėrvec lumit.

Straboni shėnonte: "Fiset panone janė breukėt, andrizetėt, ditionėt, peirustėt, mazejtė dhe desidiatėt... Pėrvec kėtyre janė edhe disa fise tė tjera tė vogla mė pak tė rėndėsishme dhe qė shtrihen gjer nė Dalmaci e gjer nė krahinat e ardianėve, nga ana e jugut. I gjithė vendi qė shtrihet nga gjiri i Adrias, vend malor, gjer nė gjirin e Rizonit dhe tokėn e ardianėve... bie midis detit dhe fiseve panone". (VII,5.3)

Konstatohet se autorėt antikė krahas makroemėrtiveve hidronime si deti e gjiri Jon dhe Adriatik, pėrdornin edhe ekuivalente si deti e gjiri i Ilirisė apo Italisė e madje edhe si "gjiri i Europės". Nė raste tė tjera kemi edhe emėrtime lokale si psh "deti i Dalmacisė", "deti i Sicilisė" etj, dhe nė kėtė rast tė tilla mikroemėrtime kemi me "gjirin e Rizonit dhe gjirin e Adrias", ku mbase do tė kishin edhe "gjirin e lumit Drin", tonin. Me krahinėn ose me detin Adria duket se shkon edhe ai "Baretion, fshat pranė Adrias" e Bizantinit (f 417), informatė pėr tė cilėn ai na jep edhe referencėn nga Theopompi, XLII, pėr tė cilėn ne mendojmė se shkon me Barin/Tivarin, qė italianėt e bėnin si Antivarino, megjithse nuk janė nė vijė tė drejtpėrdrejtė.

T. Livi shek I p.e.r. , sic e shėnon red. "si gabimisht" e shkruante Drinin e Skodrės si Oriund, lumė "i cili buron nga mali Skord dhe pasi pėrmbledh Klausalin dhe Barbanėn qė buron nga liqeni Labeat, derdhet nė detin Adriatik. (XLIV, 31)

Shihet se ky Oriund, qė mund tė ishte si Driund, ka gabim edhe nė vendburimet, ndėrsa e sjell Barbanėn/Bunėn me derdhje nė Drin e jo tė kundėrtėn. Nė kėtė arsyetim shkon afėrsisht edhe Ptolemeu, kur menjėherė pas Ulkinion, vendos "Gryka e lumit Drilon", qė shtrihet deri te Lissos. (II, 16,3 e 4)

Rėndėsia e Drinit tonė shihet se ishte njė pikė-qendėr edhe pėr gjeografėt edhe pėr navigatorėt, kur Plini shkruante se "Iliria, nė gjerėsinė mė tė madhe shkon 325 000 hapa; gjatėsia e saj qė nga lumi Arsia deri te lumi Drin arrin 800 000 hapa. Nga Drini deri nė Kepin Akrokeraun janė 172 000 hapa. Agripa e ka matur kėtė gji tė Italisė dhe Ilirisė me 1 700 000 hapa. Ky gji, nė kufijtė qė i kemi dhėnė pėrfshin dy dete: detin Jon nė pjesėn e parė, mė brėnda Adriatikun, qė e quajnė tė epėrm". (Plini, III 26,29)

Sipas Apianit: "Agroni ishte mbret i vendit tė ilirėve... ky i kishte shtrirė pushtimet qė nga Fari e deri nė Epidamn e Korkyrė dhe kishte njė flotė tė madhe...pretendonte trashigiminė e Pirros sė Epirit..." (H.R. Ilyrike, 4.7)

Ndėrsa Dion Kasi na sqaron se Agroni sundonte edhe mbi ardianėt e po ashtu edhe Teuta e shoqia. (H.R. f 272)

Mund tė konstatojmė se Shkodra ndodhej afėrsisht nė qendėr tė hapėsirės gjatėsore tė Ilirisė e Epirit dhe mbase kjo mund tė ishte njė kanditate e asaj Adria-s, si lumė e qytezė. Kujtoni ato monedhat si Drinon e Dreinon. Na duhet tė shėnojmė kėtu tė gjith shtrirjen qė zėnė Drinėt nė gadishullin tonė gjėrazi e gjatazi, cka edhe shkon me hapėsirėn e ilirėve.

Nga Straboni nxjerrim edhe kėto: "Buzė detit Adriatik ėshtė pothuajse e tėrė Ardia, kurse nė mes ndodhet Paionia...Ėshtė edhe mali i Adria, qė e ndan Dalmacinė...pastaj ėshtė lumi Naron, rreth tij janė ardianėt...afėr ardianėve ėshtė Fari...Ardianėt mė vonė i quajtėn edhe uardanė...pas bregdetit tė ardianėve dhe plerejve vjen gjiri i Rizonit dhe qyteti Rizon dhe disa qytete tė vogla. Vjen edhe lumi Dril, i cili mė thellė nga lindja arrin deri nė Dardani...
(VII, 5, 6,7)

Tani vėreni me kujdes se si edhe Ardia ilire ka aty afėr malin Adria. Shikoni po me kujdes se si emrat e ilirėve adrianė paraqiten me trajta qė variojnė si: "ardianė, uardanė, vardajt, vardeioi, sardiejt" tė cilat kanė nevojė pėr specifikime e mendime kompetete tė gjuhėsisė. (shih nė Treguesin e emrave)

Nga Theopompi i shek IV p.e.r. kemi informatėn e sigurtė tė regjistruar se nė atė kohė kishin ekzistuar fiset ardiane dhe qė madje ishin mbizotėrues nė njė hapėsirė tė madhe, kishin njė sasi prej 300 000 skllevėrish etj.(Atheneu, VI, 271e 101)

Duhet theksuar kėtu se cfarė tregėtie kolosale skllevėrish duhet tė kenė bėrė kėto ardianė/adrianė, megjithse edhe kjo shifėr hyn nė ato ekzagjerimet e Theopompit.

Duke iu referuar Treguesit tė emrave, shohim se nė teritorin tonė tė bregdetit dhe atė tė brendshėm gadishullor, kemi disa emėrtime me "Drin" dhe kemi disa qyteza a qytete tė tipit Adria, si psh: Adra, Adrise, Hadre, Jadera, qytet i Liburnisė, (Ptolemeu, II, 16,6 etj) qė shkon me Zadarin e sotėm. Tė kujtojmė kėtu se sllavėt e sollėn edhe detin Adriatik si Jadranskoje more. Pra Jadera e Jadranskoje shihet qartė edhe me sy tė lirė se kanė njė lidhje. Nė kėtė hulli pėr mendimin tonė do tė shkonte edhe emėrtimi i alpeve Dinarike, ku me njė"r", do tė ktheheshin si alpet Drinarike. (Pėr krahasim po kujtojmė edhe malin Jablanica, ku me heqien e "J" sllave dhe metatezėn "lb" do tė kishim malin Albanik ?)

Po kėshtu kemi Adrianon, fortesė nė Maqedoni (Proc. IV, 4); por kemi edhe monedhė me etnikonin ARDIANON e gjetur nė Elbasan, sipas N. Cekės.7

Nė librin e tij tė fundit "Ilirėt", 2001, N. Ceka, nuk e ka rradhitur edhe qytetin Adria, si njė ndėr mė tė hershmit, krahas Sesaretit etj dhe ne do tė thoshim se ky duhet tė jetė. Pretendimi aq i sigurtė italian, besojmė se lėkundet akoma mė shumė po tė kujtojmė se nė atė zonė ku ata kanė Atrin/Adrian dhe njė degė tė parėndėsishme tė lumit Po, ka pasur infiltrime tė jershme tė etruskėve dhe tė vetė ilirėve adrianė.

Pėrfundime: Lumi Adria, krahina Adria etj, qė pėrmendin autorėt antikė tė hershėm si Hekateu e Theopompi etj, qė sipas tyre i ka dhėnė emrin edhe detit Adriatik, rezulton nė teritoret ilire. Mbetet pėr identifikim qyteza Adria, qė kėrkon tė dhėna tė tjera, tė dhėna arkeologjike etj. Emėrtimi ilir i detit Adriatik, qoftė edhe si njė luftė konkurrence midis romakėve e ilirėve, dėshmon pėr njė ekzistencė tė thellė tė kėtyre fiseve nė teritorin e gadishullit tonė dhe se ata kishin karakteristika tė njė faze tė etnosit.

Referencat Bibliografike:
* Tė gjitha referencat nga autorėt antikė janė nxjerrė nga libri "Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė", 1965. Pėr lehtėsi leximi dhe pėr mosngarkesė tė panevojshme ref. e autorėve antikė i kemi vendosur nė tekst nė kllapa.
1. A. Luka, "Shėnime pėr Komunėn qytetare republikane tė Shkodrės nė shek XIV - XV, sipas M. Barletit dhe M. Becikemit", ruajmė origjinalin me shėnimet e prof. Z. Shkodra)
2. E. Cabej, "Studime Gjuhėsore", V. I, Prishtinė, f 285; J.G. Hahn, "Albanische Studien", I, 1853, f 238; A. Xhuvani, E. Cabej, "Parashtesat e gjuhės shqipe", bot. nė "A. Xhuvani", Vep. 1, 1980, f 406.
3. D. Luka, "Rreth prejardhjes sė emrit Shkodėr", nė "Sem. I, Ndėrkombėtar Shkodra nė shekuj", Shkodėr 1994, f 223-228.
4. A. Luka, "Diskutim rreth kronologjisė, etimologjisė dhe evolucionit tė emėrtimit Shkodra", gaz. Shqip. Etnike, 14 Qershor 2001.
5. S. Islami, "Le Monnayage de Scodra, Lissos et Genthios" me Katalogun e monedhave, nė Rev. "Studia Albanica", nr. 11, 1966, f 225 - 253.
6. E. Cabej, "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes", III, 1987, f 319, zėri Drin.
7. Monedhė me etnikonin ARDIANON, kumtim gojor i N. Cekės, dhėnė B. Jubanit, nė "Varreza tumulare e Cinamakut, Kukės", bot. nė "Pėrmb. art. pėr Hist. e lashtė tė Shqip.", I, Disp. nga S. Anamali, 1971, f 198-200; Krs. pėr qytezėn Adria edhe nė "Hist. e Shqip.", tekst maket 1974.

Dėrguar nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara