HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkodra nė vėshtrimin multidisiplinor

Etimologjia dhe evolucioni i emėrtimit Shkodra

-- nga Agron Luka, studiues nė Shkodėr

Fakti qė edhe vetė autoritetet e gjuhėsisė sonė, konkretisht pėr etimologjinė e toponimit Scodra, nuk janė shtypur mė shumė se disa rreshta apo edhe faqe me numėrim, tregon qartė se aty janė ndeshur vėshtirėsi tė konsiderueshme.

Sidoqoftė, nuk ėshtė e justifikueshme deri nė atė masė, sa qė tė mos ishin dhėnė edhe disa hipoteza tė ndryshme nė procesin e kėrkimit, sipas “cilėsisė” tė gjuhės sonė, e mbase edhe me ndonjė pėrzierje apo deformim tė greqishtes, siē ka pasur e ka p.sh. pėr Epidamn / Dyrrahionin etj.

Edhe vetė kryeautoriteti E. Ēabej gjatė tė gjithė karrierės, pėr etimologjinė e emrit Scodra ka shkruar vetėm njė herė (bashkė me Xhuvanin), madje edhe aty jo tėrėsisht me mendimin e tij, por mė shumė si njė “inventarizim hipoteze”, siē ka qenė rasti i njė hipoteze tė hedhur nga Hani, qysh me 1853, ku shėnohej: “Scodra: Kodra / Shkodėr: Kodėr (?); ku “S: Sh, paraqet njė parashtesė tė ilirishtes - shqipes me funksion tė paqartė, sidomos nė formime tė lashta.” 1

Nga kjo hipotezė dhe nga mėnyra e formimit tė saj, dilte se kishim njė zgjidhje S - Kodra dhe se ishte e hapur mundėsia pėr tė operuar me kompozita edhe nė varjante tė tjera tė mundshme.

Siē mė kumton studjuesi i njohur i qytetit tonė W. Kamsi, andej nga mesi i viteve 70, prof. Ēabej i kishte komunikuar, se nė skedėn Shkodra kishte shėnime tė pabotuara, ku e shihte si me mėdyshje prezencėn e kodra nė pėrbėrjen etimologjike.

Ndėrkaq, Ēabej nuk ėshtė marrė as me vetė etimologjinė Kodra.

Qė ka ėasur me shumicė: inventarizime; vėnie nė gjendje dyshimi e hipoteze; luhatje; plotėsime me tė dhėna tė reja; pėrfundime si tė sigurta; pastaj edhe mbrapa - kthehu pėrsėri nė gjėndje hipoteze a enigme etj, tė gjitha kėto evidentohen shpeshherė, pėrgjatė tėrė atij volumi kolosal pune qė ka kryer prof. Ēabej.

Si njė diferencė luhatje, mbase mund ta konsiderojmė edhe dukurinė nė analizėn e prashtesės S, ku njė herė nė fillim analizohej S: Sh me funksione tė pa qarta nė formime tė lashta, ndėrsa mė vonė u fut si “S - ja indoevropiane, nė grupet e formuara SK: ShK”. 2

Sidoqoftė, deri mė sot gjė tė shkruar tė botuar nga Ēabej, konkretisht pėr etimologjinė dhe prejardhjen e Scodra, nuk kemi.

Kėshtu pra, nė tėrėsi sa qe gjallė Ēabej e deri aty afėr fundit tė shek. XX, etimologjia paraqitet: me njė hipotezė S - Kodra e hedhur nga autoriteti evropian i shek. XIX, Hani; njė hipotezė e natyrės popullore dhe e pėrfolur edhe nėpėr ndonjė autor shkodran, po me Kodėr / Kodra; ndonjė hipotezė me kėndvėshtrim mė tė ndryshėm, e ngulur e pa vėnė nė evidencė pėr motive tė ndryshme; pa shprehur asnjė mendim, nga autoritetet profesioniste me rrogė shteti, tė gjysmės sė dytė tė shek. XX.

Mbetet me pikėpyetje, pėrse vetėm Ēabej, nuk provoi tek zėri Shkodra tė ndėrtonte njė gjendje hipotezash. (?!)

Te qyteza Drisht, fare afėr e brenda rrethit tė Shkodrės, prof. Ēabej e kishte bėr njė gjė tė tillė, madje ishte prononcuar edhe mė shumė se sa njė hipotezė: “Drivastum: *Drivėsht: Driėsht: Drisht. Emri i kėtij qyteti lidhet me Drinin, prandaj Bogdanin e ka Drinsht”. 3

Mė vonė, vetė Ēabej duke reflektuar mė imtėsisht u kthye edhe njė herė nė gjendjen e hipotezės, ku shkruante: “... emri nė shqiptimin vendas tė zonės, pėrdoret me i hundore Drisht... n.q.s. nazalizmi aty ėshtė i kahershėm, mendimi shpie te Drini, pra Drisht nga njė *Drinsht. Kjo ndėrkaq i bie ndesh formės Drivastum; e me anė tjetėr Drishti bie bukur larg Drinit. Pėr Kirin, i cili rrjedh pranė Drishtit, dokumentohet nga Sufflay edhe emri Drimac. A ka tė bėjė emri i Drishtit me kėtė hidronim, mbetet njė ēėshtje e hapur, ashtu siē gjithsesi puna e emrit tė Drishtit.”

Ndonėse nė mėnyrė amatore autodidakte, ne qysh me 1983, kishim shtruar pyetje - ēėshtjen: “Nė regjistrimin e formės Skodrinon dhe tė tjerave qė na rezultojnė me shkrim grek tek monedhat shkodrane tė shek. II - III p.e.r. (mė tė hershme se forma Scodra ekohės sė pushtimit romak), a nuk mundemi tė shohi ndonjė hipotezė pėr njė tip kompozite si S - Kodra + Dri - Non, m.q..s. e kemi Drin / Drinaz - en (edhe Drinase) fare afėr grumbull Kodrave, rrėzė Kodėr - kėshtjellės dhe madje “qė i binte pėrmes pjesės sė poshtme tė qytetit”, siē e shkruante Barleti?

(Ky shkrim “Shėnime pėr Komunėn Qytetare Shkodrane” megjithėse mė tėrritėn tre herė pėr diskutime e plotėsime nė red. e Rev. Studime Historike, ngeli aty dhe mua mė nxorėn jashtė si i prekur politikisht... vetkuptohet se as e futi njeri as nė inventar. Falenderoj gazetėn “Shqipėria Etnike”.

Nė shėnimet lakonike qė iksihte shkruar me dorėn e tij prof. Z. Shkodra nė anė tė fletės shkruhej: “ Mund tė supozohet edhe njė Shko + Drin, Vendi te shko Drini (?).

Gojarisht mė pati thėnė se ideja qė nė njė kompozitė, Dra e Kodra - s bie nė njė bashkim me Drin, ndoshta mund tė qėndrojė. Kjo kėrkon njė mendim linguisti kompetent, pastaj mbetet pėrsėri enigmatike S - ja nė ballė.

...

Kodra - n, nuk e kisha nxjerrė direkt nga Barleti, kuptohet nga pėrkthimi i tij, i cili e quante konkretisht Kodra kėshtjellėn, si Kodra ose si Kodra shkėmbi. (Rr - Sh - f 39, 40 etj.)

Kėtė Kodra e krahasoja me njė qytezė Kodrion, nė jug nė Epir i regjistruar i dokumentuar nė ekzistencėn e tij qysh nga shek II - III p.e.r., ndonėse i paidentifikuar akoma. 5

Mua mė kishte rėnė nė sy njė fakt mjaft evident.

Vetė Ēabej kishte shkruar se “do tė merren si primare nė analizė emra qė dokumentohen mė pėrpara nė kronologji etj”.

Ndėrkaq ai vetė pėr rastin, kishte zgjedhur Scodra, qė ishte njė regjistrim i kohės romake tė pushtimit (ose edhe i autorėve greko - romakė) dhe i kishte lėnė jashtė regjistrimet e tjera mė tė hershme, qė rezultonin nga regjistrimet numizmatike si: Skodrinon, Skodreinon, Kodrinon, Kodreinon, Drinon, Dreinon etj. 6

E pra kėtu bėhej fjalė edh epėr njė distancė kohore, qė shkonte nga shek. III p.e.r. e deri te njė ditė distancė deri te kufiri i pushtimit romak, pra nė njė farė kuptimi takoheshin edhe si bashkėkohorė.

Por, Ēabej e kishte neglizhuar kėtė fakt - realitet, ai kishte marrė atė formė ose trajtė siē i quante ai, qė i kishte leverdisur nė atė qėllimin e tij, se forma Scodra kishte kaluar nėpėr gojėn e vendeve etj.

Por, kėtu m.q.s. starti i analizės historike gjuhėsore, nuk ishte nė rregull si fillesė, domosdo ndoshta jepte edhe pasoja tė tjera.

Kishim tek emri njė evolucion praprirės ilir, nėn atė korracėn regjistruese tė natyrės greke, apo njė arsye tė menjėhershme imponuese e pasojė a pushtimit romak, si p.sh. heqjen e menjėhershme tė sufiksit grek Non dhe transformimit nga Dri nė Dra?

Kishim me kėtė rast edhe ndonjė ndėrrim gjinie nga mashkullore nė femėrore?! Apo, apo, me pushtimin e djegien romake vetė qyteti i poshtėm largohej nga Drini e mbetej nė pjesėn nė S - Kodra?

Ē’ėshtė e vėrteta, te trajta Scodra, Ēabej u mor vetėm me pjesėn e pėrparme Sk: Shk, si njė dukrui fonetike pėr disa raste specifike nė rrugėn historike tė fonetikės albanishte - shqipe; dhe me pjesėn Dra: Der, madje ai kėtė diskutim e gjeti tė hapur nga albanologėt evropianė. Kėshtu te forma Scodra, ai u mor vetėm me “anėt” duke lėnė jashtė “midisin” - rrėnjėn / ose rrėnjėt e njė kompozite, prejardhjeve dhe evolucionin historik, me ose pa ndėrhyrjet deformuese tė huaja etj.

Domosdo tė bėnte pėrshtypje, se te forma grafite: Skodrinon, Skodreinon, Kodrinon, Kodreinon, Drinon etj, qė rezultojnė nga monedha shkodrane, bėnte mu edhe me sy tė lirė, identiteti i pjesės Dri / Drei nė trup tė emėrtimit qytet, me vetė grafitė e regjistruara pėr lumin Dri, nė autorėt antikė si Drinon etj, pėr mė tepėr edhe se nga ana reale Skodrinon ishte qyteti me Dri, me Drin origjinalin e famshėm.

Dr. prof. Ēabejt nuk i ra nė sy ky fakt?!!

E pra te Drishti ai bėn ēmos qė ta bėjė me Dri, i afron edhe Drimac / Kirin (ish Klausali - Qafė Shali) si njė degė tė Drinit, madje te zėri Drin, ka hedhur edhe idenė se vetė fjala Dri nė ilirishten e lashtė pėrdorej nė kuptimin (rrjedhė - lum), pra mė pėrpara se tė zėvendėsohej nga lumi me bazė latinishten flumen.

Edhe pėr sa i pėrket shqiptimit, edhe aso kohe edhe sot e gjithė ditėn mund tė konstatohej fare lehtė se edhe zona e qytetit e ajo pėrreth e shqiptonin Dri me i hundore e paksa tė zgjatur, por mė tepėr populli megjithėse e njeh Drinaz / Drinas - en, vazhdimisht preferon formėn e parė. Diēka e tillė mbase ka qenė nė traditė sa duket, edhe pse Drini mund tė jetė alternuar disa herė nė nivelin e ujrave nė dy degėt e tij. 8 Kėndej, shtrohet pyetja: a i ka njohur me hollėsi prof. Ēabej ato regjistrimet e monedhave shkodrane?

Si mendim i parė, na vjen se ka tė ngjarė qė kėtė temė, ai ndoshta ia linte vetė dijetarėve shkodranė e pastaj tė bėnte vlerėsimet e pėrmbledhjet; si njė mendim i dytė, duket seprej njė kohe tė gjatė ai ka pritur njė raportim mė tė bindshėm tė rezultateve tė gėrmimeve arkeologjike, si dhe tė vetė literaturės numizmatike.

Nė lidhje me rastet me vėshtirėsi, aty nga viti 1963 ai shkruante: “.. vetė trualli i Shqipėrisė, ndėrkaq mundet qė ruan fshehtėsinė e burimit tė gjuhės sė saj. Shati i arkeologut mbase edhe kėtu do ta vėrė gjuhėtarin pėrpara njė gjėje tė papritur.” 9

Me 1966, S. Islami paraqiti njė pėrmbledhje mjaft tė vlerėsueshme, tė monedhave shkodrane me shkrimin grek, shoqėruar edhe me njė Katalog. 10 Topi ishte tashti, si tė thuash nė fushėn e gjuhėtarėve, por nuk dihet se pėrse me kėtė zė konkretisht, Ēabej nuk u mor mė. (?!)

Madje nuk ishte marrė as me vetė fshehtėsinė e kuptimit, shkaqet e ndėrrimit etj, tė emėrtimeve: gjuhė shqipe, shqipėtar, Shqipėri, qė ishin njė detyrim madhor i tij, pėrderisa tė gjitha punėt vinin e grumbulloheshin rreth monopolit e kultit tėtij, siē ishte edhe metoda enveriane e asaj kohe...

Tashti, pėr sa i pėrket kėrkimeve arkeologjike nė Shkodra, mund tė thuhet pa frikė e pa pikė hezitimi apo nėnkuptimi, se pėrgjatė “tė gjithė kohės sė Enverit”, nuk u akorduan asnjėherė fonde serioze pėr gėrmime masive e tė mirėfillta arkeologjike. Arsyeja duhet kėrkuar jo kund tjetėr, por veē ta themi si mė butė: nė predispozicionin antishkodran.

Jugu enverian

... Mė nė fund “jugu enverian”, me dėshirėn e tij ia dorėzoi stafetėn “veriut ramizian”, ose siē ia gjeti vetė populli sintezėn: Hoxha Alija, Ali Hoxha”...

Aty nga mesi i viteve 80, nė kuadrin e tė ashtuquajturve “Novatorizma” u bėnė edhe disa transferime tė studimeve nėpėr “Qendrėzat” poshtė. Pėr Shkodrėn u caktuan ca fonde pėr nja dy a tre sezone verore gėrmimesh. Pėr fat tė keq, kėto gėrmime arkeologjike iu lanė nėdorė vetėm Bėrthamės lokale tė Muzeut, ose mė saktė nja katėr arkeologėve pa shumė pėrvojė e pa emėr. Tė mbetura pa asnjė orjentim, pa mbikqyrjen e pa ndihmėn e kompetentėve tė Tiranės, kėto u transformuan shpejt nėgėrmime sondazhi mbarė e mbrapsht. Si “suksesi mė i madh” u trumbetua njė prerje / ngushtim muresh, nė vijėn e trekėndėshit Drin - Bunė, njė lloj muri mesjetar ,e lidhje llaēi. Ekzistenca e tij bėnte mu, nga njė trakt e kthesė qė vetė gėrryerja e ujit e kishte nxjerrė nė evidencė, ndėrkaq arkeologu, nė stilin e asaj kohe mburrej se e kishte zbuluar me ndihmėn e “menēurisė popullore”, sipas thėnies sė njė plaku baēallekas se “nuk i bahej janxheja nė atė vend”...

Po kėshtu edhe ekzistenca e njė trakt muri me sisteme kullash, qė dukeshin edhe me sy tė lirė nė mes tė ferrave, u reklamuan si “zbulime tė reja”. Njė sinjalizim i yni pėr njė trakt muri me gurė kuadratikė tė punuar brenda nė Drin i ngelur nė nivelin e tabanit tė zhavorit, pastaj edhe tė ndonjė objekti mermeri nė njė vend ku duhej tė kishte qenė ajo Gėlqerorja e shek. XIV, u “lanė” nga arkeologu Lahi, “pėr njė radhė tjetėr”...

Objektet qė u gjetėn iu nėnshtruan mė pas njė shtegtimi magazinash... Shumė kohė mė vonė u bė njė raportim i thatė, me pėrshkrime tip inventarizimi, u shfaq ndonjė ide pėr kohėn e Prevalitanit, e kaq! Gjithė ato shpresa tė mėdha qė ishin vėnė nė kėto kėrkime, rezultuan njė tullumbac i fryrė, gjithsesi si tėrė pėrfundimet eatyre “novatorizmave”, arėzave, tufėzave, tė imtave tė konsumit tė gjerė, pėrgjithėsisht gjėra tė vogla qė, futeshin edhe nė xhep kollaj...

Deri atėhere edhe kontributi i disiplinave tė tjera nė kuadrin e njė studimi multidisiplinor, ishte gati i papėrfillshėm, veēanėrisht i hartografisė, hidrologjisė, gjeologjisė etj.

Nė dekadėn e Demokracisė pluraliste, u bėnė disa punė tė mira, sidomos me lirinė e pjesmarrjes nė punė studimore, duke ia lėnė vetė punės ta tregonte vlerėn e saj.

Ndėrkaq nė punėt e kėqija, lidhur me ēėshtjen qė kemi nė diskutim, ėshtė shkatėrrimi dhe rrafshimi i Zonės arkeologjike, nga disa “autoktonė” tė rinj. Ėshtė e vėrtetė se tė gjithė e kemi provuar dhe e provojmė shijen e hidhur tė rrėnimeve, qė u bėnė nė kohėn e pushtetit lokal tė PPSH, por qė tė vazhdojė ky rrėnim edhe nėn pushtetin lokal demokrat, kjo ėshtė e papranueshme!

Studimi i i dr. R. Gurakuqit (ose mė drejtė njė Kumtesė me 5 copė faqe) ka pretendimin tė japė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm mbi prehistorinė, antikitetin, zhvillimin e qytetit nė pellgun e Shkodrės, kronologjizmin, periodizmin etj, punė qė nė realitet, pėrveē thėnieve sporadike, nuk ishte kryer mė parė nė njė botim tė veēantė. (v. 1995)

Mendojmė se ka disa pika tė diskutueshme.

Autori e ka titulluar studimin: “Lidnja dhe zhvillimi i qytetit nė krahinėn ilire tė Labiatisė”, duke e datuar kėtė lindje nga shek. IV p.e.r. 11 Por, a kishte ekzistuar kjo krahinė e Labiatisė, nė shek. IV p.e.r. dhe a ishte edhe vetė qyteti nėn vartėsinė e saj?!

Sa dimė deri mė sot vetėm nė regjistrimet romake tė pas vitit 168 p.e.r., kemi regjistrim vetėm pėr liqenin Labeatus, sigurisht nėn njė trajtė tė romanizuar. Nė vitin 1969, nė gėrmimet nė varrezėn e Ēinamakut, Kukės u gjetėn edhe 3 copė monedha tė Lisit, 1 copė e Skodrinon, Bazileos Genthios dhe 4 copė me njė etnikon tė ri Labiatan. 12

Autori i zbulimit, arkeologu B. Jubani, me tė drejtė kėtė monedhė e lidhi me territorin e fisit tė Labeatėve / Labiatan, nė rrethet e liqenit tė Shkodrės. Fillimisht u pat menduar si njė lloj datimi i shek. IV - V p.e.r., mirėpo mė vonė u ndryshua mendimi aty te shek. II p.e.r., para vitit 168 p.e.r. etj. Edhe vetė fakti i dukshėm qė deri atje kishin shtegtuar monedha tė tjera tė Skodrinonit, Lisit, gjithsesi fliste pėr interpretimin e rregullt qė kishte bėrė Jubani.

Dr. Gurakuqi na siguron se periodizimin, pėr “krahinėn e Labiatisė”, ku fut edhe Shkodrėn e njė varg qytetesh tė tjera, e ka bėrė i bazuar nė punimet tip tė dr. prof. N. Ceka.

Ndėrkaq Ceka e ka degdisur kėtė Labiatan, si njė “koinon” nė rrethin e Kukėsit, duke ia “internuar” jo vetėm origjinėn, por duke i shtrembėruar edhe emrin si Labian, pėr mė tepėr “monedha e malokėve” ishte ehde me anijen e tipit liburn... nga sa duket orakulli ia kishte parathėnė ndėrtimin e liqenit tė Fierzės, Cekės... !!! 13

Sa duket dr. prof. Ceka, atje ku tė gjendet monedha, themelon edhe nga njė koinon tė ri, siē ka gjetur edhe njė monedhė tjetėr me etnikonin Ardianon nė Elbasan... 14

Siē po shihet, kėto ndėrrime - hamendėsitė e analizat e Cekės, nuk duken si shumė tė sigurta.

Vijmė te njė pikė tjetėr. Dr. Gurakuqi shkruan: “Shkodra ka mė se dymijė vjet qė nuk ka ndryshuar emrin. Romakėt e kanė thirrur qytetin Scodra: po ashtu edhe grekėt... Han ka menduar se emri vjen nga fjala shqipe Kodra, Tezė kjo tashmė e kapėrcyer nga studiuesit”.

Sigurisht, Gurakuqi tashmė duhet ta ketė tė qartė, se ėshtė fjala pėr autorėt grekė nė shėrbim tė romakėve e jo pėr grekėt e kohės sė shkrimeve nė monedhat e Skodrinonit tė shek. II - III p.e.r.

N.q.s., Gurakuqi e ka fjalėn vetėm pėr regjistrimin romak Scodra, vėrtet ai me ca ndryshime tė vogla, nuk ka ndryshuar edhe aq, nė trashėgiminė gojore tė ilir - alban - shqiptarėve, ndėrkaq nė burimet e shkruara tė huaja ka ndryshime. Pėr sa i pėrket etimologjisė, vėrtetė se ka mundėsi qė Hani u bazua nė traditėn gojore me fjalėn shqipe Kodra, por ai e bazoi hipotezėn (e jo Tezėn) te njė regjistrim i venetishtes, nė Friuli nė formėn Codriopo (qytet i Kodrės).

Dhe e fundit: pėr thėnien “Tezė e kapėrcyer tashmė nga studiuesit”, na duket se Gurakuqi eka fjalėn pėr njė studim tė vetėm tė dr. prof. D. Luka, ku vetė ai hedh njė hipotezė tė re, por pa luajtur asgjė tė mėparshme nga gjendja e hipotezės. Nuk do tė ishim zgjatur edhe kaq shumė me kėtė Kumtesė, po qe se ajo nuk do tė ishte kryesorja nė Simp. II, “Shkodra nė Shekuj”.

Dr. prof. D. Luka me shumė meritė, ka demostruar njė hipotezė tė re me: “... kompozitėn Shko + Drin, me kuptimin (qytet i ndėrtuar) aty ku shkon Drini, formim i pėrligjur edhe nga konfiguracioni i vendit.” 15

Autori konkretisht tashti bazohet tek monedha shkodrane, duke futur si bazė elementin lum, Drinin, pėr tė cilin mbron mendimin se edhe nė shek. III - II p.e.r. ishte afėrsisht aty pranė Shkodrės.

Ē’ėshtė e vėrteta, dr. Gurakuqi ka tentuar ta largojė disi me hamendje Drinin nga Skodrinoni, pėr atė kohė, mirėpo harron se pavarėsisht nga shmangiet majtas - djathtas tė Drinit nė atė shtratin e gjerė tė zallishtes, gryka ku do tė futet nė fund tė fundit, Kodėr - shkėmb / Kėshtjellė - Harku i Berdicės nuk shkon mė shumė se as 400 m!

Pasi ka pėrmendur atė trashėgimi tė paraardhėsve nė temėn e etimologjisė, d.m.th. atė qė dinte edhe zyrtarisht, D. Luka ka demostruar edhe mundėsitė nga ana teoriko - gjuhėsore etj, dhe siē e thamė deri nė fund e ka ruajtur relativitetin e hipotezės.

Diku midis rreshtave, D. Luka shkruan edhe pėr: “njė veprim analogjie, ndikimi i emrave tė ngjajshėm nga forma si Kodėr - Kodra”, edhe kėtė e ka futur si njė mundėsi tė dytė pėr tė justifikuar paraqitjen e asaj formės Skodra / Shkodra, e cila normalisht duhej pritur tė shkonte si Skodri ose tė paktėn si Skodri - a, m.q.s. te vetė Drin / Drini ėshtė ruajtur mbaresa dhe gjinia mashkullore.

Kėshtu, ndonėse indirekt, D. Luka ka pranuar edhe ekzistencėn e vetė fjalės Kodra nė kronologjinė e shek. II - III p.e.r., d.m.th. pėrpara kohės romake.

Ndėrkaq, nė analizėn e regjistrimeve numizmatike, na duket se ka vend pėr tė diskutuar, qoftė pėr vetė formė grafitė e regjistruara, tė paraqitura edhe nė Katalog, e qoftė edhe pėr vetė metodėn e pėrzgjedhjes sė tyre nga D. Luka.

Sė pari: D. Luka ka bėrė njė pėrzgjedhje me preferencė pėr trajtat e regjistruara nė ndarjen Sko - Drinon, Sko - Dri - Non, m.q.s. i shkojnė pėr shtat idesė sė tij tė hipotezės etimologjike.

Duhet tė vėrejmė se po tė jetė se kėto ndarje shprehin kuptime sipas ndarjes, atėhere duhet tė vėmė nė dukje se ka edhe ndarje tė tjera si: S - Ko - Dri - Non, Ko - Drinon, Dri - Non etj, ēka do tė thotė se kemi tė drejtė tė vendosim edhe hipoteza pėr ndonjė lidhje kompozite mė tė ndryshme. Por, pėrderisa jemi nė relativitet, na duhet tė mendojmė edhe mundėsinė e njė vendosje - ndarje sipas estetikės, mundėsisė sė vendit nė monedhė. (?)

Sė dyti: Nuk ka llogjikė qė pėrparėsija e pėrzgjedhjes sė formė - ndarjes Sko - Dri - Non, Sko - Drinon, Sko - Dreinon, tė justifikohet si trajtė mė e saktė, sepse nė atė fondin e Katalogut tė 1966, na paska pasur numrin mė tė madh tė prerjeve numizmatike. Sasinė reale tė prerjeve numizmatike dhe raportet nė numėrimin total tė tyre, absolutisht nuk e pėrcaktojmė dot sot etj, madje as sasinė totale qė ka Muzeu dhe koleksionistėt. Gjithsesi ky kėndvėshtrim nuk pėrbėn ndonjė argument pėr atė qėllim qė pėrdoret, ėshtė njė vendosje arbitrare.

Sė treti: Siē e kemi thėnė disa herė tashmė, ka edhe regjistrime tė tjera tė shrkuara: Kodrinon, KO - Dreinon, Drinon etj (nė pjesėn vijuese do tė japim njė pasqyrė tė kompletuar, sipas Katalogut).

Nė mendimet qė ka shfaqur vetė prof. Islami, i konsideron kėto grafi tė shkurtuara, tė njė forme themelore qė ai e merr si Skodrinon / Skodri’non / Skodreinon. Me kėtė ide, ai pėr tė gjitha monedhat e ndryshme ka njė plotėsim nė kllapa me pjesėn e munguar tė grafisė si shkurtim. Madje, me shumė mendjelehtėsi, prof. Islami nė ndonjė rast prononcohet edhe “pėr gabime ortografike tė numizmatit antik” (!?), ēka ėshtė si fort e zorshme, n.q.s. nuk ka ndonjė lloj arsye tjetėr.

(shih p.sh.: Skordi - Non, Skodrh - Non, Skodri)

Mendojmė, se nė konditat e njė ēėshtje tė hapur, nė mundėsitė e punės duhet parė se kemi ndoshta tė bėjmė edhe me ish emėrtime qėi kanė paraprirė, formės Skodrinon, pra shprehin nė njė fraė mėnyre edhe njė fazė mė tė hershme drejt zhvillimit si qytet. Por, ato mund edhe tė jenė edhe si njė pėrkatėsi e njė krahine me Drin - Anė ose e njė lagje - pjesė mė tė veēantė tė qytetit, sė fundi mbase ngrejnė krye ish emėrtime qė ruheshin ende, pėrdoreshin sipas ndonjė preference etj.

Kėtu, sigurisht duhet riparė edhe saktėsia e kronologjisė, analizat kimike etj.

Referencat:
1. J. G. Hahn, “Albanesische Studien”, 1853, I, f. 238: A. Xhuvani, E. Ēabej, “Parashtesat e gjuhės shqipe”, bot. nė vėll. “A. Xhuvani”, I, 1980, f. 406.
2. Shih mė sipėr, “Parashtesat...”, cit; E. Ēabej, “Spirantet, S - ja indoevropiane dhe grupet e formuara me tė”, nė Skicė e Fonetikės historike tė shqipes, libri “St. pėr Fonetikėn historike tė Gj. shqipe”, 1988, f. 62.
3. E. Ēabej, “St. pėr Fonetikėn historike...” cit. nė 2, f. 27.
4. E. Ēabej, “St. Etim. nė fushė tė shqipes”, III, f. 321 Drisht.
5. “Ilirėt dhe Iliria nė autorėt antikė”, T, 1965, Harte, Iliria Mijv I p.e.r. Kodrinon? i paidentifikuar.
6. S. Islami, “Le Monnayage de Skodra, Lissos et Genthios” me Katalog, nė rev “Studia Albanica”, nr 11966 f. 225 - 253.
7. E. Ēabej, “St. Etim. III, cit. F. 319, Drin.
8. K. Luka, “Gjeografia toponomastike nė dy Kadastrat e Shkodrės tė shek. XV”, Rev. Stud. Fil. Nr. 1, 1976, f. 136 - 188, zėri Drinazė - a.
9. E. Ēabej, “Rreth Historisė sė Gjuhės Shqipe”, 1973, f. 86.
10. cit. nė shėn. 6.
11. R. Gurakuqi, “Lindja dhe zhvillimi i qytetit nė krahinėn ilire tė Labiatisė”, Sem. II, “Shkodra nė Shekuj”, I, 1998, f. 15 - 19.
12. B. Jubani, “Varreza tumulare e Ēinamakut, Kukės”, nė “Pėrmb. art. ark. pėr Hist. e lashtė tė Shqip.” I, Disp. I, nga S. Anamali, 1971, f. 198 - 200.
13. N. Ceka, “Ilirėt”, 2001, 122, 135 etj.
14. Shih shėn. 12, f. 200, kumtim gojor i N. Ceka.
15. D. Luka, “Rreth prejardhjes sė emrit Shkodėr”, nė Sem. I, Shkodra nė Shekuj, 1994, f. 223 - 228; “Rreth prejardhjes sė emrit Drisht”. Sem. II, Shk. nė She. f. 21 - 23.

Dėrguar nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara