HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHITJA E PALLATIT, NJĖ AKT KRIMINAL

-- nga Aurel Plasari, Koha Jonė, 18.04.2004

Aurel Plasari Nė historinė e qytetarisė shqiptare, shitblerja e "Pallatit tė Kulturės" do tė mbetet e stampuar si damkė e zezė, si njė prej pėrdhosjeve mė tė pafytyra tė konceptit "kulturė" nga ana e "qeverisjeve demokratike". Edhe heshtja pėr kėtė e njerėzve tė "kulturės" nuk rezulton veēse pandershmėri, shumė-shumė kompromis, pėr tė mos thėnė frikė. Kundėrveprimi i munguar i inteligjencies tiranase? Faqe e vogėl turpi.

Dhe kėtu nuk ėshtė fjala pėr "disa mjedise" tė Pallatit tė Kulturės, sikurse po thuhet nė ndonjė media, jo. Eshtė fjala mirėfilli pėr njė institucion qendror kulturor qė quhej njėherė e njė kohė "Pallati i Kulturės", njė ndėr tri institucionet qė korpusi kulturor i qendrės sė Tiranės pėrmbante, krahas Teatrit tė Operės e Baletit dhe Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė. Na ishte ē'na ishte dhe mos na ishte. Njė institucion qendror kulturor qė u shndėrrua skuthėrisht nė "Qendėr tė Biznesit Kulturor".

Kulturė e madhe, besa, me kafehane, dugaja ordinere, qendra bingoje e llotoje, magazina etj.! Dhe sidomos zyra tė dhėna me qira palėve tė treta a tė katėrta. Zyra dhe zyra dhe zyra prapė, me pamje nga sheshi dhe aspak vapė! Tani, nė u privatizoftė, tė shtohen edhe ruletat, shurrėtoret apo ndonjė gjėsend tjetėr...! Mė 1994, kur u dukėn shenjat e kėtij procesi tė mbrapshtė qė do tė shpinte kėtu ku duket se po shpie, sepse i tillė ishte iniciuar qysh mė 1993, jam rrekur ta ngre zėrin nė disa instanca, atje ku mundesha, pa qenė Drejtor i Bibliotekės Kombėtare, sepse nxjerrja nė mezat si plaēkė "Gabi" e njė institucioni tė tillė publik nuk ėshtė ēėshtje qė lidhet me "bibliotekėn" dhe vetėm kaq.

I vetmi rezultat qė kam mbėrritur ėshtė qė personalisht t'i neveris dhe t'i pėrēmoj ata ministra tė PD-sė qė e kurdisėn njė shitblerje tė tillė dhe, jo pak, edhe ata qė e "miratuan" kėtė shpikje nėn termin magjepsės "joint venture". Dhe po njėsoj vijoj t'ua ofroj edhe tani neverinė dhe pėrēmimin tim. Fuqi tjetėr unė s'kam. Sot, gjithsesi, e tėra kjo "histori plehurinash tė demokracisė" mund tė ketė njė vlerė ngushėlluese: tė shėrbejė si antikorpet brenda shoqėrisė sonė demokratike pėr tė refuzuar kthimin e mundshėm, "kthimin e madh", atė qė po gatitet me rrapėllima e ulėrima.

Njė kthim pa kėrkuar ndjesė, njė kthim pa thėnė "faji im", njė kthim pa premtuar se do tė ndreqen ato ēfarė u patėn prishur, mbase njė kthim pėr tė nisur shitblerjet e atyre pasurive qė kanė mbetur ende pa u shitur e pa u blerė. Unė ju falenderoj qė mė kėrkuat opinionin pėr kėtė ēėshtje, por bėhuni pakėz tė guximshėm, hidhuni edhe shkoni e kėrkoni jo opinione, por llogari nė zyrat e atyre vėshtroni si heshtin mediat e "atyre" qė e gatitėn dhe e lejuan dhe bėnė se nuk e kuptuan kėtė akt kriminal, siē janė kriminale aktet kur dikush rreket tė shesė atė ēfarė nuk i pėrket, nė pisk tė vitit 1993, nė kohėn qė demokracia "nxirrte xixa", kėtu nė Tiranė, nė Tiranėn tonė, dmth. nė Tiranėn e ish-Pallatit tė Kulturės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara